“Ku e bën shurrën ti?”/ Ja debati që nuk u dëgjua në kuvend mes Berishës e Ramës

rama berishaIsh-kryeministri Berisha dhe kryeministri Rama replikuan në Parlament edhe për dekoratat e dhëna nga Presidenti Nishani pak ditë më parë për 67 nacionalistë në zonën e Lushnjës.

“Panorama”, duke zbardhur debatin pa mikrofon mes tyre.

Batutat:

Sali Berisha: A doni t’jua lexoj shkrimin e tij te “Refleksionet”? A doni t’ju lexoj se ç’thotë ky për gjeneral Enver Hoxhën të udhëhequr nga jugosllavët? I keni te libri. Ky njeri ka marrë fund, dhe unë ju them se i ka përpëlitjet e fundit në pushtet. Njeri që s’ka kurajë, i mban dekretet e Presidentit në sirtar. Shkon i lutet Ilir Metës me orë të tëra që mos t’i sjellë për votim, se përndryshe bie. Po s’ka burrëri ai, ndaj është bërë pelte, qull është bërë. T’i lexoj këtu unë ty: “Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncim të plotë të origjinës së historisë së saj, ajo s’mund të ketë të drejtën për të qenë parti e ligjshme”. Janë të miat apo të këtij zotërisë (Ramës) këto?

Edi Rama: Ça bën kshu mo, gjithë ai komunist u katandise në ballist?

Sali Berisha: Vazhdojmë më tutje ç’ka thënë: “U ulëm për zbërthimin e mitologjisë së 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë, në themel të kolltukëve nisi tërmetin. Pra ata mund të kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në konferencën e Pezës është vendosur çështja e shtetit kurse …”

Edi Rama: Lexoi korrekt, mos të vij unë aty edhe të kap gabim, siç të kam kapur edhe herë tjetër. Lexoji fjalë për fjalë ato, jo siç të interesojnë ty…

Sali Berisha: Jo, jo, t’i lexoj korrekt, fare mirë, unë. Fjalë për fjalë t’i lexoj. T’i lexoj me korrektesën më të madhe dhe nëse unë të deformoj qoftë edhe një fjalë të vetme, hajde thuaje. Ja e kam këtu unë: “Kongresi i Përmetit quhet si legalizim i fitores së komunistëve në luftën civile dhe që i mohoi të drejtat kombit shqiptar”. Ja ku e keni. S’e thashë unë. S’më kuptove drejt kur të thashë qëparë se kur i vjen ngordhja qenit, vjen dhe bën shurrën në derë të selisë.

Gent Strazimiri: Bravo, ashtu bën ai.

Edi Rama: Po ti Sali ku e bën shurrën, në Parlament?

Sali Berisha: Se ky (Rama) do të ikë nga selia, s’ka punë me ju ky, ja ç’ka thënë për ju ky. Ja, o socialistë, çka thënë për ju ky që ju udhëheq sot. Meqë e hapa temën, do të them edhe vetëm dy fjalë. E kam thënë dhe e them prapë se është një faqe e ndritur Lufta Çlirimtare. E kam thënë, e them dhe do ta them gjithë jetën time. Duke thënë këto, e them dhe do ta them se që në momentin e themelimit të saj nga Mugosha dhe Begoviçi si reparte të Partisë Komuniste të Serbisë, me porosi të komitetit. Tani do të më dëgjosh pak mua ti për këtë çështje.

Edi Rama: Për atë të dëgjoj unë ty, se ti e di mirë atë parti. Ti e di ç’ke hequr për të qenë në atë parti. Baba Taku e di ç’ke hequr ti për të hyrë, po nuk tregon ai. Tani e mohon ti.

Sali Berisha: Në fakt, unë i përkas asaj kategorie të njerëzve që asgjë nuk mohoi. Organizoi Luftën nën udhëheqjen e Mugoshës. A e di ti që nuk u emërua sekretar i parë ai? A e di ti që i dhanë çelësat e financës dhe sekretar i parë e mbajti Dushani për kohë të tërë, deri sa e rekrutuan? Lexoni historinë. Pasi e rekrutuan, e vunë në krye, natyrisht Dushani urdhëronte. Erdhi një moment brilant në historinë tonë me ndihmën e qeverisë britanike, dhe ky moment i jashtëzakonshëm ishte Konferenca e Mukjes, e cila bashkoi forcat e shqiptarëve, pavarësisht nga dallimet ideologjike, në luftë kundër pushtuesit, por mbi të gjitha, përcaktoi si zgjidhje të çështjes kombëtare Shqipërinë etnike.

Edi Rama: Pse nuk ia thoje Hysniut këto ti? Ore, e ke pasur 25 vjet Hysniun, pse nuk ia thoje këto?

Sali Berisha: Zgjodhi Komitetin e Shpëtimit Kombëtar me në krye një eksponent kryesor të Ballit, intelektual i shquar, Hasan Dosti, dhe zgjodhi komandant të njësive partizane të Shqipërisë njeriun që në Konferencën e Pezës ishte krah për krah me partizanët, komandantin legjendar Abaz Kupi. Brenda një jave, ndërhyrja e serbëve ishte violente, ishte shkelmim dhe detyruan edhe Enver Hoxhën, duke kryer edhe aktin e madh të tradhtisë kombëtare. U bë debat këtu këtë javë për ata që dekoroi Presidenti i Republikës. Ore të mjerë, krimet e luftës nuk parashkruhen kurrë, nuk do të thotë se pse je në luftë, të kryesh krime monstruoze. Gjenocidi nuk parashkruhet kurrë. Krimet kundër njerëzimit nuk parashkruhen kurrë.

Edi Rama: Ore, pse nuk ia thoje Hysniut të gjitha këto, meqë i paske ditur ti…?!

Flamur Noka: Ia ka thënë Spiros, pa merak…

Sali Berisha: Dhe këtu del një avokat i xhelatëve serboshqiptarë dhe përmend origjina. Në vend se të dënonte me ashpërsinë më të madhe. Po, pas abrogimit të Mukjes është shumë e vërtetë që një pjesë e konsiderueshme e Ballit filloi rrugën e bashkëpunimit, dhe ajo është tradhti e mirëfilltë kombëtare. Por një pjesë e madhe e tyre nuk bashkëpunoi kurrë, u vranë dhe nuk bashkëpunuan, por qëndruan besnikë ndaj flamurit kombëtar dhe çështjes kombëtare. Ju na thoni se Tito deshi të fuste divizionet dhe Enver Hoxha ia refuzoi. Enver Hoxha pranoi divizionet, pranoi bashkimin.

Edi Rama: Po ishte burrë i zgjuar ai…

Sali Berisha: Jo nuk ishte burrë i zgjuar ai. Ai ishte një tradhtar i ndyrë, i pashembullt në historinë tonë kombëtare, i cili bëri gjithçka për të bashkuar Shqipërinë me Jugosllavinë. Të njëjtën gjë mbajti ai në ‘68, në ‘82, ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe e vërteta është se në njëfarë mënyre po vazhdon edhe ti kështu. Ju vërtet vini nga bllokmenët, por juve ju takonte që ndaj Luftës të mbani qëndrim. Në vend se të përshëndesësh gjestin e Presidentit të Republikës, në vend se të shkosh të vendosësh një tufë me lule tek ata fshatarë që u ekzekutuan vetëm se urdhëroi Dushani, i cili donte me çdo kusht të mbillte farën e luftës vëllavrasëse në Shqipëri.

Edi Rama: Pse s’Ia thoje Hysniut? Mirë Mehmeti nuk të pyeste, po t’ia thoje atij tjetrit.

Sali Berisha: Në vitin ‘90 ka me qindra artikuj. Asnjë prej tyre nuk ka thënë që PS-në ta nxjerrin jashtë ligjit. Asnjë prej tyre, përveç teje, pasi je i vetmi, je një ekstremist. E di pse e ke thënë këtë? Pasi e nisi Nexhmija me çdo kusht të merrte PD-në dhe mori atë që meritonte, u kthye ta merrte ky PS-në. U bë copa të merrte PS-në. Dhe pasi nuk e mori dot PS-në, shkroi mbrapa në librin “Refleksione” se këtë parti duhet ta nxjerrin jashtë ligjit. Unë të kam ty libër të lexuar, nuk ka libër më të mërzitshëm, por prapë se prapë unë t’i them gjërat.

Edi Rama: E di që s’ka për të të dalë shpirti pa më lexuar edhe një herë…

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në ““Ku e bën shurrën ti?”/ Ja debati që nuk u dëgjua në kuvend mes Berishës e Ramës”

  1. Treviso says:

    Po Millosheviçin kush e furnizoi me naft duke thyer emmbargon, Saliu apo Edi Rama? Po Fazlliçin kush e ftoi ne mledhjen e sigurise kombetare, Saliu apo Edi Rama? Po udheheqsit e UCK qe kishin ardhur per trajnim ne Tirane kush i vrau, saliu apo Edi Rama? Po Remzi Hoxhen kush e vrau, saliu apo Edi Rama? Mendoi se nuk do ti dilte sekreti per takimin qe beri me Millosheviçin. Kryekrimineli sali e ka shitur vendin tek serbet dhe tek greket, por eshte Europa dhe Amerika qe nuk arriten keto shtete te avancojne.
    Kryekrimineli Berisha ka hyre ne historine shqiptare si njeriu me tradhetare i kombit dhe ka bere pervete dhe merhumin presidet i zgjedhur nga mafja e ish qeverise tradhetare.

  2. Bardhi Tolabi says:

    O Sali!Lexo se c’thote Harry Fulcit,per keta “patriote” apo “nacionaliste” te Ballit Kombetar e te tjere te ngjashem me taLegalitetit,sipas Harry Fulcit:
    Këtyre batakçinjve të paturp mund t’iu bëjmë një lëshim duke mos marrë fare parasysh konsideratat dhe vlerësimet e komunistëve për ta, por ne nuk mund të jemi aq dorëlëshuar sa të injorojmë tërësisht konsideratat e të huajve për këto figura false të historisë. Ja çfarë thoshte për ta ish-drejtori i Shkollës Teknike Amerikane në Tiranë dhe ish-kuadri i lartë i CIA-s, Harri Fulc në shtator 1944: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman… Këto gërshetohen mirë prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti… Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.

    Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira, elementë të këtij grupi janë:

    Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
    Bajraktarët, dhe kapedanët myslimanë të Matit, Dibrës, Lumës: Dinet, Elezët.
    Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit: Markagjonajt, Krujat, Bushatët, Çobat, Harapët.
    Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandarmërisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”. (Dokumenti origjinal në arkivin e DASH: A.M 1211/16/875.01/9-2244)
    :
    Këtyre batakçinjve të paturp mund t’iu bëjmë një lëshim duke mos marrë fare parasysh konsideratat dhe vlerësimet e komunistëve për ta, por ne nuk mund të jemi aq dorëlëshuar sa të injorojmë tërësisht konsideratat e të huajve për këto figura false të historisë. Ja çfarë thoshte për ta ish-drejtori i Shkollës Teknike Amerikane në Tiranë dhe ish-kuadri i lartë i CIA-s, Harri Fulc në shtator 1944: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman… Këto gërshetohen mirë prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti… Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.

    Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira, elementë të këtij grupi janë:

    Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
    Bajraktarët, dhe kapedanët myslimanë të Matit, Dibrës, Lumës: Dinet, Elezët.
    Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit: Markagjonajt, Krujat, Bushatët, Çobat, Harapët.
    Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandarmërisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”. (Dokumenti origjinal në arkivin e DASH: A.M 1211/16/875.01/9-2244)

  3. Sorge says:

    Sali Berisha = tradhtari me i madh shqiptar i shekullit XXI, se i shekullit XX ishte babai i tij shpirteror Esat Pashe Toptani.
    Sali Berisha – i dyti pushtetar shqiptar qe hapi Lufte Civile pas Enver Hoxhes, ne vitin 1997.
    Sali Berisha- i dyti pushtetar shqiptar pas Enver Hoxhes qe vrau bashkepuntoret e tij pas kraheve
    Sali Berisha- i dyti tradhtar shqiptar pas Esat Pashe Toptanit qe u vu ne sherbim te shovinisteve serbe duke shkaterruar Shqiperine per te mos ndihmuar ne clirimin e Kosoves nga zgjedha serbe dhe qe shiti detin Jon shovinisteve greke per te qendruar sa me gjate ne pushtet.
    Sali Berisha- i pari pushtetar shqiptar qe vrau 4 demonstrues paqesore ne mes te Bulevardit.
    Sali Berisha- pushtetari unik shqiptar telendar, gojendyre, intrigant, i lig deri ne poshtersi te paimagjinueshme nga mendja njerezore.
    Sali Berisha- i dyti pushtetar ne Shqiperi qe meriton nje fund si Esat Pashe Toptani!

  4. Fatosi-kosove says:

    sali berisha e ban ne xhepgoje te lulit kurse luli dhe fazlliqi ne xhepgoje te sali berishes,pastaj ristani,paloka,noka,strazimiri,salijani,bumqi,llumqi,jozi,kozi,coki,loki,luki, e kafshet tjera nuk e dijne as vet ku i ze gjumi dhe si gdhihen,vetem se nuk e marrin vesh nga kush jane lagur para e pas,prandaj rroft PD-posht e nalt.

  5. sadna babul ka bidai says:

    ME VJEN KEQ PER CFAR FLISNI LIDHJET E DIKURSHME KANE QENE BASHKPUNIIM PER VENDET QE TE XHVILLOHEN PER NJE TE ARDHME PER VENDIN DHE ZGJERIM PER NJEREZIMIN , QE TE KISHIM HORIZON ZHVILLUES NE TE GJITHE VENDIN DHE KOMUNIKIM TE PERBASHKET MES SHTETET .URINEN E BEJNE NE BREKE VETEM NIVELET QE MESOJNE NGA TE TJERET ,Z EDI RAMA KA ATLETE MAGJIKE FLUTURUESE AJRORE ME KAP MUSHKONJAT PARLAMENTIT SI JU FUTEN TE CORAPET E LESHIT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *