Liria që kemi, dhe mund të humbasim!

4 Nëntor 2016, 19:03Blog TEMA

Nga Marenglen Rexhaj

 

Si duket ka ikur koha e shqiptarit të pa fe.

Mbremë në Ora News, në emsionin ARENA po diskutohej mbi temën ” Feja e shqiptarit”.

Të ftuarit e emisionit ishin kryesisht përfaqësues fetarë.

Ishte një prift ortodoks, një myfti, një pastor ungjillor dhe një gazetar, i cili kohët e fundit po shkruan mbi çeshtjet e fesë ndër shqiptarë.

Ndërsa po e shihja emsionin, po e shijoja pa masë dhe po lumturohesha që jetoj në Shqipëri.

Në një vënd, ku shumë gjëra nuk shkojnë siç duhet, por që ka lirinë të diskutojë për një çeshtje, që në ndonjë vënd tjetër, vënia në diskutim e saj do shihej si arsye e mjaftueshme për tu vrarë me gurë.

Ishte kënaqësi ti shihje ata klerikë të vënë përballë njëri tjetrit, dhe po ashtu përballë dy laikëve apo atëistëve.

Në deklaratat e secilit kuptohej deshira që kishin që Shqipëria të vazhdojë ta ruajë harmoninë fetare si një vlerë unike.

Njëri nga klerikët, pastori ungjillorë shkoi deri aty sa tha, se për të ruajtur harmoninë fetare duhet ta shohim fenë përmes kombit dhe jo kombin përmes fesë. Gjithashtu ai tha se duhet të çmojmë individin më shumë se ideologjitë fetare të cilave u përkasim.

Pavarsisht se sa të realizueshme janë prakikisht, këto janë deklarata me një mesazh të qartë, dhe marrin edhe më shumë rëndësi kur bëhen nga përfaqësuesi më i lartë i njërit prej komuniteteve fetare shqiptare.

Nuk di nëse ndonjë klerik tjetër i secilës fe në Shqipëri, të ketë bërë nje deklaratë të tillë.

Mendoj që kjo është një sfidë, që iu bëhet feve më të përhapura ndër shqiptarë.

Është një sfidë për ta, sidomos në këtë kohë kur shiptarëve po iu rikthehet interesi mbi fetë.

Duket sikur tani na duhet të zgjedhim fenë të cilës duan ti përkasim.

Dikush mund të thotë se feja nuk zgjidhet, por unë besoj se feja është dhe duhet të jetë zgjedhje, qoftë edhe kur zgjedh të ruash fenë të cilës i përket tradicionalisht.

Për mua liria, është gjendja në të cilën ti zgjedh atë që do, pa qenë e detyruar të zgjedhësh asnjërën.

Mendoj se shqiptarët rrallë ose asnjëherë nuk e kanë patur këtë lloj lirie.

Shqiptarët historikisht kanë zgjedhur fenë e të fortëve.

Këtu nuk dua të them që fetë janë instaluar duke përdorur forcen, ( dhe pse mund të ketë pasur raste) por shqiptari ka pranuar të ketë fenë që kanë patur ata që e kanë sunduar.

Prandaj kemi kaluar nga paganizmi në krishterim, nga krishterimi në islam e nga islami në komunizëm në varësi se cili ka qenë sunduesi i kohës. ( duke përjashtuar një numër klerikësh të cilët qendruan besnik pavarsisht përsekutimit)

Tani duket e vetmja kohë, kur shqiptari e ka këtë lloj lirie e për të vendosur se cilës fe do ti përkasë pa qenë i detyruar ti përkasë ndonjërës.

Siç e thanë edhe të ftuarit e mbrëmshëm në ARENA, përveç se ta shijojmë harmoninë fetare duhet të punojmë që ta ruajmë atë.

Fakti që e kemi nuk do të thotë që do vazhdojmë ta kemi.

Harmonia jonë e tanishme nuk është e pa prekshme, rryma të ndryshme politike apo fetare nuk do donin që kjo të vazhdojë të ndodhë.

Mbase është e rastësishme, por më çuditi fakti, që në përmbledhjen me shkrim të emisionit, ishte harruar të citohet pastori ungjillor.

Do doja të besoja që arsyeja e mos citimit të pastorit, të ketë qenë harresa apo injoranca e shkruesit, por do më frikësonte një shmangie e qellimshme.

Dhe kam frikë, se e tillë të ketë qenë.

E kam të veshtirë të besoj, që një redaktor harron aq shpejt se kë kishte në studio.

Ndërsa gjithë emisionin po kenaqesha nga liria që kemi për të diskutuar hapur mbi fetë, kjo shmangie më kthjelloi të mendoj se këtë liri, shumë lehtë mund të mos e kemi në një kohë të afërt.

Ne duhet të angazhohemi për ruatjen e lirisë, ku secili shqiptarë me të njejtin nivel zëri, të mund të tregojë çfarë beson apo çfarë nuk beson.

1 komente në “Liria që kemi, dhe mund të humbasim!”

  1. Bazarhesap says:

    Gjithashtu e ndoqa emisionin,por ke nje problem te vogel kur e quan M.Nanon ateist ose te pelqen ta kamaflozh Islamofobine e tij tej te shdervjellte kur nuk denon krimet e Serbeve ne baza fetare apo presionin e Greqise per konvertimin e imigrantve Shqiptar ne Ortodoks me force,por mundohet te vlersoj te braktisurin dhe te mjerin M.Velo !
    Shkrimi te anon nga tufa e Islamofobve pene thyer qe mundohen cdo dite te ofendojne,debojne,shumicen e popullsis autoktone por fatkeqsish si juve si dhe lideri I.Kadari qe ne fillim te viteve 90′ shpresonte qe Shqiptaret do konvertoheshin ne Katolik dhe te braktisshin Islamin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje