REAGIMI/ Koço Kokëdhima i përgjigjet ambasadorit Donald Lu, pasi e cilësoi të korruptuar

4 Nëntor 2016, 13:34Politika TEMA
REAGIMI/ Koço Kokëdhima i përgjigjet ambasadorit Donald Lu,

Koço Kokëdhima, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka reaguar ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Ky i fundit, i pyetur për ligjin e dekriminalizimit, ka dhënë emrat e disa deputetëve që janë larguar nga Kuvendi për shkak të lidhjeve me krimin dhe korrupsionin.

Mes emrave të përmendur, ishte edhe ai i Kokëdhimës.

Por, Kokëdhima thotë se ai nuk është hetuar asnjëherë për korrupsion

Reagimi i plotë Kokëdhimës:

SHBA është një vend mik dhe aleat strategjik i Shqipërisë. Dhe kur është fjala për marrëdhëniet mes zyrtarëve dhe politikanëve të vendeve tona, duhet të flasim hapur dhe sinqerisht.

Zoti ambasador Donald Lu, në një deklaratë publike dy ditë më parë, më përfshiu mua te politikanët e korruptuar e të inkriminuar të këtij vendi. Kjo është një akuzë tepër e rëndë që fyen dhe shkel personalitetin tim si qytetar, prind, biznesmen dhe figurë politike e publike. Dëshiroj që të përshëndes të gjithë ata shqiptarë që kanë reaguar në mbështetjen time. Unë besoj se zoti Donald Lu e ka bërë këtë deklaratë nisur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi papajtueshmërinë e mandatit tim në muajin maj të këtij viti.

Dua të sqaroj se për mua nuk është konstatuar asnjë shkelje nga Gjykata Kushtetuese. Nuk jam gjykuar dhe nuk jam shpallur fajtor. Gjykata Kushtetuese nuk më ka dyshuar, nuk më ka gjykuar, nuk më ka dënuar dhe nuk më ka cilësuar as si të inkriminuar dhe as si të korruptuar. Në pikën 22 të vendimit thuhet shprehimisht se që nga dita kur Kokëdhima është bërë deputet, kompania e tij nuk ka marrë pjesë në asnjë tender dhe nuk ka lidhur asnjë kontratë me entet shtetërore, por kjo kompani ka përmbushur deri në fund, edhe pasi ai është shpallur deputet, kontratat e lidhura përpara se Kokëdhima të bëhej ligjvënës.

Po shtroj pyetjen: Kush është krimi që kam bërë unë? Mund të konsiderohet krim fakti që në vitin 1998 themelova Abissnet-in, të parën shoqëri të licensuar në Shqipëri për shërbimet e internetit? Mund të konsiderohet krim fakti që Abissnet-i ka lidhur kontrata të ligjshme për të shitur shërbimet e tij? Abissnet-i është një shoqëri e suksesshme, që ka paguar rregullisht taksat, ka punësuar qindra djem e vajza të talentuar dhe u ka shërbyer me përkushtim klientëve të saj. Edhe këtu nuk ka asgjë kriminale. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u diktua politikisht. Në momentin e përshtatshëm do të publikoj fakte të qarta e të kuptueshme që hedhin dritë mbi këtë ngjarje. Për këto arsye e kam ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Strasburgut.

Unë jam 57 vjeç. Kam mbaruar dy shkolla të larta me rezultate të shkëlqyera. Gjithë jetën ia kam kushtuar familjes dhe biznesit tim. Jam biznesmen që ditën e parë kur u lejua sipërmarrja private në Shqipëri. Prej gati 20 vitesh kam themeluar e drejtuar mediat e grupit tim. Kam bashkëpunuar me mijëra njërëz dhe kam krijuar aq shumë njohje në këtë vend. Kam qenë në opozitë pothuajse me gjithë qeveritë e tranzicionit. Asnjëherë të vetme nuk jam proceduar për ndonjë shkelje penale apo kundërvajtje administrative. Asnjëherë të vetme nuk jam gjykuar për ndonjë arsye as në Shqipëri dhe as në një shtet tjetër. Një pjesë e madhe e gazetarëve të Shqipërisë kanë punuar me mua ashtu si mijëra njerëz nga biznesi dhe bota e sipërmarrjes. Dhe Shqipëria është një vend i vogël. Të gjithë këtu njihen. Askush në Shqipëri nuk e beson një deklaratë që më cilëson mua si njeri të inkriminuar. Në çdo rast u kam sugjeruar drejtuesve të PS-së të mos lejojnë të përfshihen njerëz me rekorde kriminale në funksionet shtetërore.
Z. Donald Lu më cilëson mua si politikan të korruptuar. Kjo deklaratë nëpërkëmb në mënyrë flagrante jo vetëm etikën diplomatike, por edhe atë qytetare. Ambasadori i nderuar e bën këtë akuzë pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa ju referuar asnjë burimi dhe më rreshton mua me njerëz të dënuar për vepra nga më të rëndat penale në gjykata të ndryshme europiane. Gjithë jetën kam punuar në biznesin tim. Mediat që unë kam drejtuar janë ndeshur ditë për ditë më qeveritë e korruptuara të këtij vendi dhe kanë qenë tribuna të luftës kundër korrupsionit për 20 vite me rradhë. Kam paguar kostot e kësaj lufte dhe qëndrese të pashembullt.

Do ta kisha shumë më të lehtë që të bëhesha me qeveritë si shumë media të tjera, por nuk e kam bërë kurrë. Kam qëndruar gjithmonë në anën e qytetarëve dhe jo në anën e pushtetit. Pasuritë i kam bërë me punë të ndershme në biznesin tim. Nuk erdha në politikë për të bërë para dhe as për të punuar për vete. Erdha në politikë i pasur për të punuar për vendin dhe për një karrierë të shëndetshme. Shumë nga qeveritarët e këtij tranzicioni hynë në politikë të varfër dhe u bënë milionerë me korrupsion, me vjedhje dhe duke tradhëtuar interesat e vendit. Në më pak se tre vitet e mia në politikë kam qenë deputet i Sarandës dhe Himarës. Atje bëra një punë të jashtëzakonshme për të ndihmuar njerëzit, për të luftuar korupsionin në emërime, në shërbimet publike dhe në institucionet e shtetit dhe për të nxitur zhvillimin e zonës. Kurrë nuk kam patur funksione shtetërore përveç këtyre kur isha deputet në jug të vendit. Shqipëria ka lënguar 25 vjet nën qeveritë e korruptuara.

Unë besoj se këto deklarata krejtësisht të pavërteta të bëra nga ambasadori i nderuar Donald Lu në adresën time janë të ndikuara nga ata njerëz që goditën mandatin tim në Kushtetuese dhe nga arsenali i jashtëzakonshëm i shpifjeve dhe intrigave të politikanëve të Tiranës që nxijnë njëri-tjetrin sa në një ambasadë në një tjetër. Fatin e karrierës time në politikë nuk do ta vendosin Intrigat dhe goditjet e ulëta të politikanëve të Tiranës. Vetëm qytetarët e këtij vendi do ta vendosin të ardhmen time në politikë.

Unë kam respekt të madh për vlerat dhe kulturën demokratike të Amerikës që u ka dhënë mundësi shumë shqiptarëve që të ndërtojnë jetën e tyre në SHBA. Kam nderim e mirënjohje për ndihmën e mbështetjen e qeverive të Amerikës ndaj luftës dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për liri, pavarësi e përparim gjatë shekullit të 20-të. Të gjithë shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë luftën për çlirimin e Kosovës dhe për këtë do t’u jemi mirënjohës SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së. Shqipëria e ka zgjedhur të ardhmen e vet në BE dhe me NATO-n dhe mund të përfitojë nga bashkëpunimi e partneriteti me SHBA-të, vendet e BE-së dhe ekonomitë e vendeve të tjera.

Në këtë kontekst është diçka e papëlqyeshme për mua që jam i detyruar të bëj këto sqarime sot këtu. Kam qenë dhe mbetem vazhdimisht i prirur e i gatshëm për të bashkëpunuar me sinqeritet dhe miqësisht me ambasadorin e ShBA-ve dhe me të gjitha ambasadat e tjera në Tiranë në rrugën e forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit të Shqipërisë me ShBA-të dhe me vendet e BE-së. Kjo është rruga e popullit shqiptar, ky është vullneti i tij. Politikanët e vendit kanë detyrimin që të punojnë në përputhje me këtë vullnet.

Shqipëria është shtet i pavarur. Ne jemi një vend sovran dhe zyrtarët tanë kanë përgjegjësi që të sillen si përfaqësues të këtij vendi sovran dhe të kërkojnë nga kushdo që ta respektojë si të tillë. Shqipëria nuk mund të jetë njëkohësisht edhe shtet që synon të antarësohet në BE dhe të trajtohet si protektorat. Reformat nuk importohen. Ato burojnë nga nevoja e zhvillimit dhe kerkesat e qytetarëve. Ndihma dhe këshillimi janë gjithmonë pjesë e mardhënieve mes vendeve mike dhe partnere.

Gjithmonë më kanë shqetësuar rastet e shfaqjes së një roli të pazakontë e me dy standarde nga një pjesë e ambasadorëve të huaj në Shqipëri. Me imponimin publik të pikëpamjeve të tyre, me shantazhet ndaj deputetëve për t’i influencuar ata në votën e tyre të lirë, me ndërhyrjet për të ndikuar vendimarrjet e organeve të drejtësisë e atyre shtetërore në Shqipëri, si dhe me akuzat e personalizuara pa prova e pa baza për vepra penale të supozuara të jenë kryer nga individë të caktuar në Shqipëri, këta diplomatë e vënë veten jashtë Konventës së Vjenës të prillit 1961, që rregullon marrëdhëniet diplomatike dhe pozicionin e diplomatëve në shtetin pritës. Për këto e për të tjera çështje ne mund të ndajmë mendime të ndryshme me njëri-tjetrin dhe me diplomatët e huaj. Seicili është i lirë që të mbrojë pikpamjen që i duket më e drejtë dhe më e mirë për vendin e tij, por askujt nuk i lind e drejta që për shkak të kësaj, të më etiketojë mua si dikush që nuk jam e që s’kam qenë ndonjëherë. Askush nuk duhet te hezitojë e të ketë frikë për të shfaqur pikëpamjët e tij. Diplomatet e vendeve te mëdha duhet te dëgjojnë më respekt vërejtjet dhe mendimet e njerëzve dhe të mos bejnë në Shqipëri ato veprime e sjellje qe nuk do donin te bënin të tjerët në vendet e tyre.

18 komente në “REAGIMI/ Koço Kokëdhima i përgjigjet ambasadorit Donald Lu, pasi e cilësoi të korruptuar”

  1. Adrian says:

    Ama kjo ishte deklerata bombe qe do beje ti?

    1. Beni says:

      Cfare biznesmeni je ti more mashtrues ordiner ? Ti je nje sharlatan mashtrues me vartesit gazetaret dhe punonjesit e tjere te firmes qe i le muaj te tere pa paguar qe i dhunon per te mos thene te mos flasesh per familjen kur per ty tregohen lloj lloj historishe imoraliteti ….. Kellire e neveritshme

  2. Emigrant USA says:

    Kujtova se cfar do te bente 2ka.. Kjo ishte pergjigjja Go to hell.

  3. Ami says:

    Deklarate e qarte dhe me shume kuptim z.Kokedhima. Ishte e nevojshme mendoj, pasi nuk mund te ngrihen akuza te tilla nga nje diplomat per nje qytetar te nje vendi demokratik. Aakush pervec oraganeve komeptente, Gjykate apo Prokurori, nuk mund qe te quaj kriminel dike aq me teper nje prsoanlite si ju. Shpresoj shume qe kjo te sherbej si nje reflektim per ambasadorin Lu dhe per te gjithe ata qe ishin pas tij. Mendoj se me kete qe eshte thene jane sqaruar dhe aludimet e njerezve per implikime te stermedhaja dhe skenaret e shfifur qe ngrene pet tju larguar te vertetes

  4. Qiparoi says:

    Ambasadori Lu nuk e njeh Kocon por dhe nuk i lejohet te flas me shume. Une e njoh Kocon . Kam bere dhe here tjeter koment per ate sepse enjoh. Koco eshte nje njeri me cilesi shume negative . Rrall se gje njeri ne Shqiperi si Koco. Ai eshte Mashtrues, Spihun, Aventurier, Hajdut, Imoral. Ai nuk ka shtyll kurrizore. Nuk e shikojme dot kete ne gazeta se ai ne qe enjohim na nervozon. Kur te filloje pune ne Shqiperi Drejtesia e Reformuar mendoje se duhet te harxhoje kohe dhe me Kocon.

  5. Briklona says:

    Z. Kokedhima, ke bere gjene e duhur qe e ke cuar ceshtjen ne Strasburg.
    Ti do te fitosh dhe prape do te jesh deputet, pasi per sa kohe ishe, na perfaqesoje me se miri.
    Ne, perkrahesit e tu dhe te E. Rames qe u vu ne rastin tuaj ne nje pozicion shume te veshtire,duke e detyruar ate dhe grupin socialist ta cojne ceshtjen tuaj ne Gj.K. presim fitoren tuaj .Ato jane kthetrat eSaliut qe ju cuan atje, jo PS dhe E. Rama, per kete jeni i sigurt edhe ju.Elektorati socialist ka nevoje per per figura si ju, i dashur Koco!

    1. Hataja says:

      Po mi Briklona po por parate per gjyqin e fituar nese fiton kokedhimi i paguajne taksapaguedit shqiptare.

  6. Drini says:

    po mire po se se kuptoj une cfare prisnin njerezit? qe te shpallje lufte?

  7. minatori says:

    Une prisja realisht qe Kocua ose ta shante keq, ose ta rinte Lu-ne. Kur degjova qe e nxori si ambasador me kerbac ne dore, qe u ben presion deputeteve, qe u ben presion organeve te drejtesise, nuk kishte ca ti shante me.,,

  8. Jak-Boston says:

    Vendimet e gjykatave shqipetare per ju zoteri Kokedhima jane te pavlefshme dhe smund ti perdoresh si argument dhe prove pafajesie pasi gjykatat jane fund e krye te korruptuara.
    Shkaku I ketyre gjykatatave dhe i sistemit te drejtesise ne pergjithesi jane nje nga aresyet e nje shteti jofunksional. Dhe nje shtet jofunksional domosdo qe do trajtohet si protektorat pasi sovraniteti ka rene ne doren e hajduto-krimineleve te kuq ku ben pjese edhe zoterrote sepse po te ishte ndryshe pse nuk u distancove nga banda politiko-hajduto-kriminale ku beje pjese?
    Keshtu shoku 2K mos na bej te ndershmin pasi ajo shprehja popullore shqipetare thote ” me thuaj me ke rri te them se kush je “.
    Keshtu shoku komunisto-kapitalist i kuq mos na tund neve kartat e sovranitetit te paqene dhe kartat e gjykatave te padrejtesise shqipetare.

  9. Alda says:

    Lu nuk persinifikon Ameriken se perndryshe nuk do te vepronte si nje adoleshent i rrembyer dhe i verbuar nga pasioni per te mbush xhepat e per te sulmuar qytetaret e nje vendi demokratike aq me teper me emra te pervecem. Besoj se duhet te nxjerr mesime nga keto qe keto lloj sjelljesh

  10. Bariu says:

    Po mire Koco eshte kriminel,i korruptuar,sipas Lu-luse,ndonese ai ka bere vetem bisnes,nuk ka vrare njeri,po per Sali Berishen pse nuk e quan te tille,ndonese ai ka vrare,jo nje e dy por shume,me dhjetra kundershtare te tij,dhe per kete gje ambasadori amerikan e quan “burre shteti”,vjedh e ben korrupsion me dhjetra fish se pasuria e Kocos,dhe kur hyri ne politike kishte ,sipas tij vetem 500 dollare,tani ka krijuar nje perandori ekonomiko-politike si familje,tamam si familjet mafioze nga me te egrat,-dhe per keto gjera ambasadori amerikan e viziton ,ne zyren e tij luxoze,qe ende ne si popull,nuk dime gje sa e ka blere,a e ka te regjistruar ,ne organet perkatse ,

  11. Dipllomati dixhital says:

    Ka patur individe qe mendonin se Koçua do te bente “Gjemen alla shqiptarshe” se keshtu jemi mesuar keto 25 vjet….te degjojme lloj-lloj turli faktesh,provash,skandalesh,shpifjesh,mashtrimesh te thena publikisht perpara gazetareve pa kurfare turpi e pergjegjesie. Po jo….ne rastin e sotshem patem te benim me nje deklarate te QARTE, te Drejteperdrejte , qe besoj qe ka bere qe ambasadori Lu te ndjehet i perdorur dhe i turperuar qe foli ashtu ne tym gjithmone “Alla parlament shqiptar” Nese Luja ka fakte ,te mos heshti se nuk eshte rallikoja…por ambasadori i USA. Sa per QI-PA-RUAN e me siperm qe e njikerka kaq shume mire Koçon ,i them: Qirjako nga Qiparoi….Qi o Qirjako, hapi gojen bajge leshoi, Qi o Qirjako.

  12. Lupo says:

    O kokedhier. Robt …….

  13. lysien says:

    Dhe ky malli kinez me amballazh amerikan qe eshte reshtuar perkrah Mero Bazes dhe Bledi Manes. Paguhen nga Rama per te perbaltur ate qe ka ai perball. Nese atyre balto-gazetareve u falet kjo gje, ai nuk mund te flas per nje shqiptar, te ngre akuza dhe te perbalt.

  14. Dejon says:

    Po fakte pse nuk na tha ky ambasadori qe del me akuza te tilla? PSe Rama nuk doli me nje deklarate per keto turpe dhe keto genjeshtra qe thote ky ambasador per nje politikan dhe nje qytetar te respektuar te Shqiperise. Apo z.Rama e ka instruktuar dhe e ka rektuar ne ushtrine e tij te shpifesve dhe ambasadotrin Lu sepse eshte e pashpjegueshme qe pasi Doshi pajtohet me Ramen, nuk eshte me i inkriminuar. Po ju mendoni se populli eshte budalla… do ndeshkoni z.Rama dhe do marr tatepjeten edhe PS me keto bemat tuaja

  15. sokoli says:

    Pushka e radhes e Edi Rames goditi bosh. I doli huq ai prodhimi pekinez.

  16. Alban says:

    Deklarata qe z.Lu ka bere jane teresisht abuzive dhe jasht komptencave te tij. Pse nuk regon ministria e Jashtme, pse nuk i kerkohet llogari ketij diplomati qe bene nje veprim tille jo etike. Duket qarte implikimi i Rames ne kete ceshjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje