Mhill Fufi flet pas përjashtimit nga PD: S’di gjë… (pikëpyetjet e vendimit të Bashës)

fufiNjë ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar demokrat, deputeti Mhill Fufi thotë se është njohur me këtë vendim vetëm nëpërmjet medias. Fufi thotë se nuk ka marrë asnjë njoftim nga PD-ja për përjashtimin.

Nuk kam njoftim nga grupi i PD-së për përjashtimin. Me lajmin jam njohur në media. Nuk jam njohur me ndonjë vendim të grupit për të mos votuar ligjet”, tha ai paraditen e sotme.

Partia Demokratike njoftoi dje përjashtimin e deputetit Fufi, me argumentin se ka thyer bojkotin e grupit parlamentar demokrat, duke votuar krah maxhorancës të gjitha ligjet e parashikuara në seancën e djeshme.

Megjithatë, përjashtimi i Fufit duket i çuditshëm, pasi ai votuar çdo ndryshime dhe çdo ligj, pjesë e paketës së reformës në drejtësi.

PD nuk e ka përjashtuar atë.

Këtë herë ka zgjedhur të bëjë ndryshe.

Flitet se pakënaqësia e PD dhe Lulzim Bashës ndaj Mhill Fufit ka kohë që qarkullon, qysh nga javët e forta e plot tension e kërcënime ndërkombëtare, që i paraprinë votimit të ndryshimeve në Kushtetutë, ndryshime që i hapën rruge reformës në drejtësi.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Mhill Fufi flet pas përjashtimit nga PD: S’di gjë… (pikëpyetjet e vendimit të Bashës)”

  1. Porti says:

    Do e marri Rama kete se i mungon ndonje ne liste..
    Fufi , doshi, prenga, rama. Ri – styling, progres at work. Me ne sundojne te gjithe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *