Paskal Milo rrëfen bisedën me kryeministrin Simitis për “çështjen çame” në ’99

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

miloIsh-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka zbuluar për herë të parë një detaj të takimit të vitit 1999 në Athinë kur së bashku me kryeministrin Ilir Meta ngritën për herë të parë Çështjen Çame.

Ndërsa kryeministri grek Simitis gjatë konferencës për shtyp mohoi ekzistencën e Çështjen Çame duke vënë në siklet palën shqiptare Milo tregon se kur e ka pyetur jashtë kamerave Simitis se përse këtë qëndrim kur çështja u diskutua në takim ai u përgjigj “Pse si mendoni ju se unë e kam të lehtë me mediat dhe opinonin grek këtu”, raporton Report TV.

Sipas Milos kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog dhe aspak me një klimë të tensionuar siç po ndodh sot. Për ish-ministrin e Jashtëm retorika me Greqinë sot ka shkuar kaq larg sa kjo mund të ndikojë edhe në një veto të mundshme të Greqisë për negociatat e Shqipërisë.

Milo ka folur dhe për librin e tij më të fundit “Udhëkryqe shqiptaro gjermane” ndërsa i ka sugjeruar qeverisë shqiptare që Gjermania të ketë statusin e partnerit strategjik.

Për sa i përket politikës së brendshme Milo tha se ende nuk e ka vendosur se me kë do të jetë në koalacion për zgjedhjet e 2017 por shtoi se marrëdhëniet politike sot me Ramën janë zero.

Intervista e plotë: 

Ju keni keni nxjerrë sot në botim librin tuaj më të fundit që e keni quajtur Udhëkryqe shqiptaro gjermane’ Pse këtë emër?

Jo pa qëllim e kam quajtur kështu sepse marrëdhëniet mes dy vendeve kanë patur ulje dhe ngritje. Në udhëkryq njeriu takohet edhe në momente të mira dhe jo të mira, dhe prandaj unë e kam qujtur udhëkryqe.

A mund të themi ne sot se një pjesë e Ballit Kombëtar që bashkëpunoi me nazistët erdhi si pasojë e  prishjes së marrëveshjes së Mukjes?

Unë kam folur për Mukjen, ku e kam trajtuar gjërësisht Mukjen dhe prishjen e marrëveshjes. Mukja në vetvete ishte një përpjekje për të bërë kompromis. Por kjo përpjekje u pa me dyshime nga të dyja palët dhe nuk ishin të sinqertë me njëri-tjetrin. Nxitje për të prishur marrëveshjen e Mukjes ishte nga Partia Komuniste. Kjo ka ndodhur për një arsye, për luftën për pushtet. Komunistët nuk mund ta pranonin që të kishin të njejtin pushtet me ballistët. I pari që prishi marrëveshjen dhe provokoi konfliktin, ishte Enver Hoxha dhe Partia Komuniste i cili në shtator dhe 1 tetor në vitin ‘43 përmes një letre u shpreh se nuk ka pajtim me Ballin, por luftë deri në fund. Ai urdhëron forcat në terren të luftojnë më Ballin. Balli më pas bëri gabimin fatal që me Mit’hat Frashërin ju dërgoi një letër organizatave të Ballit Kombëtar ku shkruan se përkohësisht nuk duhet t’i luftojmë gjermanët dhe të presim. Kjo vjen në kohën kur gjermanët kishin më pak se një muaj në vendin tonë. Balli heq dorë nga lufta. Kjo e çoi për të luftuar forcat partizane, dhe ku bëri më pas bashkëpunim me forcat gjermane.

Jeni dakort me dekorimin e 67 ballistëve nga Presidenti Nishani?

Fillimisht dua të jap mendimin tim për ngjarjen. Ngjarja është kriminale pa dyshim të vrasësh njerëz të pafajshëm. Njerëzit sot duhet të kuptojnë që në vitin ’43-‘44 njerëzit në radhën e ballit Kombëtar mobilizoheshin me imponim. Manastirliu ishte pronari, ndërsa fshatarët donin apo nuk donin bashkoheshin me çetën e tij sepse ai u hiqte bukën e gojës. Ishin njerëz të gënjyer që nuk njihnin parimet e Ballit Kombëtar. Ne nuk duhet të keqpërdorim një ngjarje historike për qëllime politike të ditës. Presidenca e sotme nuk mundi të dalë përtej përkatësisë partike, nga rrjedh presidenti. Nishani duhej të këshillohej me profesionistë përpara se të kryente një veprim që i hodhi më shumë benzinë zjarrit. Për mua ky dekorim mbron tezën e Luftës Civile .
 
Ne jemi pajtuar me gjermanët, italianët, por ballistët dhe partizanët nuk janë pajtuar akoma? Kush është përgjegjës?

Ky nuk është defekt i sotëm i shqiptarëve, është një defekt gjenetik i shqiptarëve. Gjithmonë në jetën e brendshme politike shqiptarët kanë pasur luftë për pushtet, larg së krijuari një shtet demokatik dhe të pavarur. Unë e quaj absurditet që sot shqiptarët të diskutojnë për Luftën e Dytë Botërore. Ne duhet ta kujtojmë me respekt luftën nacionalçlirimtare.

Po sot kemi udhëkryq apo kemi marrëdhënie më të mira me Gjermaninë?

Marrëdhëniet me Gjermaninë mund t’i konsiderojmë shumë të mira. Gjermania është një partner kritik edhe në marrëdhëniet me Shqipërinë, në kuptimin që Gjermania mbështet po nuk toleron në plotësimin e të gjitha kushteve nga BE. Gjermania sot ka një rol shumë të rëndësishëm në BE dhe pa dyshim dhe pasja e marrëdhënieve të mira me Gjermaninë është gjë positive. Qeveria mundohet ta konsiderojë një vend mbështetës por sot Gjermania nuk është partner strategjik ndonëse se është fuqia më e madhe e Europës .  Këshilla ime për qeverinë është që Gjermania te futet në vendet që njihen zyrtarisht si partner strategjik.

 
Kjo vizitë e Ramës në Gjermani, mund të ndikojë tek ato vende që janë të luhatura për integrimin e Shqipërisë. Ju e mendoni që Gjermania mund ti imponohet Athinës në rast të një vetoje të Greqisë për shkak të marrëdhënie të acaruara që kemi aktualisht?

Më lejoni që të them se në bazë të informacinit që kam, mendoj që Komisioni Europian do të japë një rekomandim të përshkallëzuar për Shqipërinë për hapjen e negoaciatave. Do japë parimisht rekomandimin pozitivish, po do t’i kushtësojë hapjen reale të negociatave me plotësimim e disa parametrave të tjera që kryesorja do të jetë zbatimi i Reformës në Drejtësi, dhe mundet të ketë një klauzolë kundër fenomenit të kanabisit.

A mundet që Gjermania të jetë ndikuese tek vendet e lëkundura?

Gjermania që prej 3 vitesh në kuadër të procesit të Berlinit ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen e vendeve të Ballkanit. Në këtë kuadër Gjermania mbështet edhe Shqipërinë. Kërkon të krijojë një klimë pajtuese në Ballkan. Gjermania është një faktor kryesor që ka marrë një rol udhëheqës në procesin e inegrimin e Ballkanit Lindor në Bashkimin Europian.

Flasim pak për konfliktin e sotëm më Greqinë. Deklarata e sotme Omonias për Himarën ku përmendet vazhdimisht komuniteti Helen i Himarës. A është një term i lejuar?

Këtu kemi të bëjmë me një abuzim me historinë nga të gjitha palët. Unë i ndjek me shumë vemendje. I kam ndjekur edhe dje në Kuvend, që i konsideroj abuzime të historisë për qëllime poltike. Kemi polemika me një vend partner që unë i konsideroj të palogjikshme. Të dy vendet kanë probleme të përbashkëta dhe nuk mund të zgjidhen me luftë, por me qetësi me argumente. Për mua sa më pak retorikë dhe folklor parlamentar, aq më shumë krijohet mundësia për një kompromis.

Mund të arrihet ky kompromis me Greqinë para dhjetorit ku vendoset për hapjen e negociatave ?

Është shkuar shumë larg në retorikën akuzuese, saqë një muaj nuk mundet të sheshojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Greqia mund të vendos veton?

Unë nuk dua ta besoj por që në Ballkan çdo gjë mund të ndodhë.

Ku janë marrëdhëniet me Ramën sot? Në zgjedhjet e 2017-ës si do jenë këto marrëdhënie?

Nëse do ta pranoja termin mik, do thoja se janë shumë të mira. Por në nivelin politik janë zëro. Ju e dini mirë që përcaktimi i nivelit të marrëdhënieve të dy partive politike, që kanë qenë aleate, nuk mund të varen nga më i vogli por nga më i madhi.

Në inagurimin e librit tuaj sot ishte ishte Meta, ishte sinjal bashkëpunimi?

Ne kemi një përvojë njohje dhe bashkëpunimi 25-vjeçare. Ne kemi pasur bashkëpunime, kur ai ishte kryeministër dhe unë ministër i jashtëm.

Madje ishit ju ekipi që ngritët në Athinë çështjen çame për herë të parë ku Meta ishte kryeministrit dhe ju ministër i Jashtëm në vitin 1999. Si u trajtua atëhërë cështja came dhe a ka ndryshim me mënyrën si po trajtohet sot ?
Ai moment ishte një moment menaxhimi i qetë diplomatic me shumë finesë dhe që të dy kryeministrit dhe unë që kam qenë present në takim e kemi trajtuar me realizëm por duke patur parasysh që është një ceshtje shume delicate sapo behet publike ndez gjakrat e palëve.

Po në takimin brenda me ju si reagoi kryeministri grek ndaj Çështjes Çame që ju parashtruat?

Do ju them vetëm një fjalë që po e them për herë të parë në studio . Kur e kam pyetur ish-kryeministrin e Greqisë në ate kohë Simitis duke i thënë që me  deklaratën tuaj para gazetarëve ju e keni vënë çështjen came në një pozitë mohuese dhe ne në një pozitë aspak të favorshme ai mu pëgjigj:  Pse si mendoni ju se unë e kam të lehtë me mediat dhe opinonin grek këtu”.Pra  unë mendoj që çështje të tilla delicate nuk zgjidhen duke i nxjerrë në pazar dhe duke akuzuar me terma të forta atë më të cilin kërkon që të arrish marrëveshjen .  Sepse në mes janë ngjarje që i ka rënduar e kaluara, kur ju shtohen edhe emocionet e ditës dhe llogaritë e përditshmërisë politike  atëherë bëhet sikur ju hidhet benzinë zjarrit. Në vend që të shuajnë zjarrin, qeveritarët bëjnë të kundërtën, godasin njëri tjetrin, bëjnë replika me një gjuhë aspak diplomatike.

Më kë do jeni në koalicion në 2017-ën? Akoma nuk e keni vendosur?

Ka një pikëpyetje të madhe përpara.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në “Paskal Milo rrëfen bisedën me kryeministrin Simitis për “çështjen çame” në ’99”

  1. A. B says:

    Po c´të keqe ka, teoretikisht, interesi kombëtar nga tezat e Ballit KOMBËTAR, ti historian e polishtikan?
    Hiq paralelizmat e dallimet ndërmjet politikës shtetërore të SUEDISË dhe parimeve e praktikës së Ballit të respektuar KOMBËTAR?

  2. Shqiptari says:

    Po ku pyet Dhqiptati sa te kemi ameriken dhe turqine ,greqin e kemi si leter higjenike

  3. Baton Gostivari says:

    …dhe kryediplomai z. Milo, që nga ahere..99-ta e deri më 2019, ose 2029 e 2099, sipas këtij rekomandimit tüaj të diplomacisë së maces nën sofër, (duke i marrë problemet në efektin e latencës), a thua se do ketë ndonjë lëvizje 1 mm brenda një shekulli?
    Kësaj i thonë argëtim me tragjedinë shqiptare të Camërisë, por me fjalë serioziteti teatral.

  4. dash says:

    Marredheniet mes dy vendeve duhet te jene te hapura mes respektit reciprok ,jo me kompleksitetin qe ka influencuar keta 25vjet, dihet qe ne ballkan ne te kaluaren e afert cdo shtet eshte perpjekur te perfitoje ne menyre edhe te ulet me gjitonet.Shpesh viktima Kane qene shpiptaret.Ballkani shume i trazuar me kufijte e paqarte nuk do kete kurre paqe ne se nuk lihet pas sjellja e furbit ose e me te fortit.Greqia qe eshte ne nje pozicion me te favorshem Duke qene ne UE po sillet akoma me nje mentalite te vjeter, Por ne se mendon te kete paqe rreth vetes duhet te lere pas kete mentalitet.Diplomacite kunder interesit te vendit nuk kana kuptim…

  5. Vezhgues Mergimtari says:

    Paskal Milo eshte spekullant kur thot se eshte i pari me I.Meten qe ka ngritur Ceshtjen Came ne Athine me 1999. Ky spekullant dhe i dosjes
    dilomatike me Greqin e di mire se para tij eshte Muhamet Kapllani me 1991 ne takim me Samaras ne Korfuz qe paralajmeroi dhe ngriti Ceshtjen Came. Eshte ish ministri i Jashtem A.Serreqi qe ka bere nje bisede te ashper me Papuljas per kete ceshtje dhe e detyroi ate qe zyrtarish te diskutohej dhe u diskutua nga nenkomisionet e perbashketa me 1995. Te fshehesh keto fakte qe ekspertet e te dyja paleve kane diskutuar konkretish dhe te tergosh vetem deklarata ne ere e te me voneshme qe na servir Paskal Milo apo histori te tija ros ne Athine e kudo eshte sa e pa sakt dhe jo serioze per nje ish minister te Jashtem madje dashakeqe qe fsheh dosjen e vertet te bisedimeve shqiptaro-greke per Ceshtjen Came. Per shkak te ketyre aventuriereve politik dhe historik tragjedia Came eshte ketu ku eshte dhe ku tentojne ta zhysin edhe sot.

  6. tema says:

    Të drejtat e njeriut s’cënohen në vëndin tonë si për 3000 muxhaidinët iranian çamërinë apo gollobordsit e hostrenit. Shembullin tonë duhet të ndjekin të gjitha shtetet fqinje

  7. tema says:

    Të drejtat e njeriut s’cënohen në vëndin tonë si për 3000 muxhaidinët iranian çamërinë apo gollobordsit e hostrenit. Shembullin tonë duhet të ndjekin të gjitha shtetet fqinje me një gra tjetrën anembanë botës

  8. skijator says:

    o Pa skaaaa lllllos !
    tash mas nji decade e gjete ti te na tregosh se ca flitet per ne me t hujt a?
    po ti,me ne je apo me grekt,qe ja paske majt secret grekut llafet e tij!!!
    ikni o shqiptare se te gjith muter jeni! te gjith tradhtar ke t hujt!
    debila!
    greku na vret mu ne tempullin e drejtsis se tyre,ne gjykata prokurorina hetusina burgje,,,vritet shqiptari m hu n byth nga policija greke,nga ata njers qe duhet te ruajn drejtsin, atje ku drejtsija merr form,kurse ju I mbani pishtarin grekve! grekve dhe kujtdo tjeter.
    behen muhabete me t hujt dhe I mahen secret shqiptarve!!!
    shahet shteti shqiptar,vetem me I bo qejfin t hujve. shahet ai shtet I cili ishte shteti me I plot ne historin ton,shteti qe ka funksjonu tamam. shteti me autoritar,shteti me serjoz. i thon diktatur. e jo si ky I sotmi qe t vret kryetari shtetit n mes t rruges,apo t vjedh vet polici dhe gjykatsi..
    po,paska qen me e mir diktatura atehere!

  9. Kasandra says:

    Një bombë nga prof. Milo
    Mospajtimi politik dhe lufta për pushtet na qenkan “një defekt gjenetik i shqiptarëve, thotë me zë të lartë prof. Paskal Milo që pretendon se është historian dhe shkencëtar. E para, në cilën shkencë futet “ky defekti gjenetik i shqiptarëve”? Në ADN-n njerëzore nuk futet. Qelizat e saj nuk e përmbajnë luftën për pushtet që është aktivitet shoqëror për interesa të palëve të ndryshme (me rregullin e treshit edhe mundet!), por kanë informacionin e nevojshëm gjenetik për organizimin dhe funksionimin e qelizave të gjalla si dhe trashëgimin e karakteristikave individuale që ndihmojnë shkencëtarët në zgjidhjen e problemeve të ndryshme shëndetësore etj.
    E dyta, në cilin shtet të botës nuk bëhet luftë për pushtet, madje në forma të ndryshme, të egra ose tinëzare ose të moderuara?! Kjo varet nga regjimi, kushtet social-ekonomike dhe objektivi i luftës.
    E treta, po të ishte “gjeni” vendimtar në luftën për pushtet shoqëria njerëzore nuk do të ishte zhvilluar nga komuniteti primitiv deri tek shoqëria moderne sot.
    E katërta, kush nuk gjen dot arsyen e vërtetë ose i shmanget asaj për “unitetin ose mosmarrëveshjen” midis vetë shqiptarëve fajëson në mënyra të ndryshme gjenin shqiptar, njëlloj si Faik Konica që në momente dëshpërimi fajsoi kombin për disfatat e tij dhe bëri deklarata në dëm të kombit të cilat disa i quajnë mençuri dhe i përsërisin ose i botojnë si argumente për veprimet ose gafat e tyre. Ato as nuk duhen përmendur se i turpërojnë autorët e tyre që mund të kenë bërë edhe vepra të mira për mëmëdheun.
    E pesta, Shqipëria e sotme (përfshirë Kosovën) është, në radhë të parë, frut i përpjekjeve mbarëshqiptare historikisht edhe tani, sidomos po të mbahet parasyshë se për grabitjen e teritoreve etnike shqiptare dhe për pozicionin e tyre gjeostrategjik edhe sot ndërthuren interesa të forta antishqiptare. Diplomacia shqiptare nuk mund të mbylli sytë dhe veshët kur diplomacia fqinjë vazhdon me eksponentët e saj rrugën e vjetër madje brenda në tokën e pakët shqiptare për të krijuar xhepa apo rrethana që më vonë të pretendojë edhe tokën e kishave ortodokse dhe të varreve të ushtarëve grekë apo edhe truallet minoritare që janë tokë e kulluar shqiptare, siç po ndodh me Himarën.
    Dhe e gjashta, nderi dhe krenaria greke me të cilën ata mburren aq shumë e do që ata ushtarë të prehen në tokën e tyre amtare dhe qeveria greke të bëjë siç bënë gjermanët dhe italianët për ushtarët e tyre që nuk i lanë në vend të huaj. Ndryshe po të kërkojnë edhe turqit apo shtetet e tjera fqinjë të njejtën gjë ne kthehemi në kujdestarë varrezash pa pagesë, përveç tokës që del jashtë përdorimit prodhues. Pra ne jemi të dëmtuar dy herë, dje dhe sot, madje tre herë se veç kësaj, ato varre janë litari i mbetur jashtë i tersit të Pojanit që do të vazhdojë gjithmonë gërr-mërret dhe do të dëmtojë qetësinë në vend si dhe marredhëniet e fqinjësisë së mirë, ashtu siç krijohen incidente edhe tani. Diplomacia e mençur dhe e sinqertë i zgjidh problemet pa zvarritje në frymën e të vërtetës së argumentuar me fakte historike dhe në mënyrë racionale, dmth,miqësia të shkojë e të vijë, secili në shtëpinë e tijë. Mbulimi i tyre me justifikime të ndryshme është diplomaci hileqare e keqe si ajo e Titos që fajësonte serbët për pamundësinë e bashkimit të Kosovës me truallim amë pas Luftës së Dytë Botërore, siç ishte vendosur qysh para lufte për zgjidhjen e problemeve etnike e kufitare! Ai dhe ata që vunë firmën e zezë në letër të bardhë dolën nga fjala duke i shkaktuar popullit shqiptar një goditje të dytë fatale. Kush është djegur nga qulli i fryn edhe kosit! Kasandra.

  10. Bomba says:

    Na doli edhe ky simperhera me intriga nga me te ndyrat.E kishte pyetur jasht kamerave?????????????????? kush e pa kete dobic grek te fliste jasht kamerave me Samitis? dhe tani kercenon shqiptaret per veton e Greqise. o pika qe ste bie o idiot ,o Historian Leshi,o mashtrues genjeshtar.A ka me Ortodokse ne shqiperi te tipit Milo? po pat te shqelmohen jasht dhe te shkojne ne Greqi apo Qipro se nuk ka shtet e Komb tjeter qe I pranon keto Hipokrite e bashkepunetor te Grekut

  11. Aleko says:

    Nese kryeministri grek friksohet nga populli dhe ekstremistet qe kane mbushur greqine ,kejo eshte puna e tyre.. Kejo nuk duhet te na pengoje ne Shqipetaret te kerkojme te drejtat e popullsise came dhe ceshtjete tjera ende te pazgjidhura me kete vend s I psh ligji absurd I luftes.Shoqeria greke dihet eshte brumosur me genjeshtra kur vjen puna per historine dhe maredhenjet greko shqipetare.nga kisha dhe institucionet greke per nje kohe te gjate qysh kur u formua shteti greke.Jane pikerisht keta qe shtiren si te friksuar sot nga populli I saj per te justifikuar zvvarritjen e zgjidhjes se problemeve midis dy vendeve..Paskal Milo edhe pse nje historian me integritet cuditerisht bie shpesh ne keto ujera te ndenjura greke qe nuk jane ne interesin e shqiperise… keqardhje !………………

  12. Aleko says:

    Nese kryeministri grek ka frike nga shoqeria dhe ekstremistet grek qe kane mbushur greqine ,kejo eshte puna e tyre.Kejo nuk mund te na pengoje ne shqipetaret per zgjidhjen dhe mbrojtjen e problemeve te trssheguara ,qe kane lidhje me genacidin grek ndaj camerise ,ligjin absurd te luftes dhe mjafte ceshtje te tjera qe greket mbajne peng.Dihet qe nje shumice greke eshte edukuar dhe mashtruar me mjafte te paverteta ne lidhje me historine shqipetare dhe msredhenjet historike shqipetsro greke.Kisha dhe institucionet greke e kane ushqyer dhe vaxhdojne ta ushqejnr popullin me keto perralla qe me krijimin e shtrtit greke.Dhe tani qeveritaret grek na shtiren si te friksuar nga nga populli i tyre qe vet kane ushqyer qe kur lindin me perrallat e vorio epirit,qe te mund te mbajne peng zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve,.Nderkohe qeverit shqipetare nuk cajne koken per sensibilitetin e shqipetsreve kundra ndertimeve te varreve te ushtareve grek ne teritorin tone ngs forcat ushtsrake italiane..,E kame thene dhe me para ne Tirane vepron nje lob qe mbron interesat greke dhe duhet neutralizuar ss nuk eshte vone.Paskal Milo edhe pse nje historian dhe intelektual me integritet bie shpesh ne keto ujrat e ndenjura greke.,,Keqardhje.,

  13. Aleko says:

    Nese kryeministri grek ka frike nga shoqeria dhe ekstremistet grek qe kane mbushur greqine ,kejo eshte puna e tyre.Kejo nuk mund te na pengoje ne shqipetaret per zgjidhjen dhe mbrojtjen e problemeve te trssheguara ,qe kane lidhje me genacidin grek ndaj camerise ,ligjin absurd te luftes dhe mjafte ceshtje te tjera qe greket mbajne peng.Dihet qe nje shumice greke eshte edukuar dhe mashtruar me mjafte te paverteta ne lidhje me historine shqipetare dhe msredhenjet historike shqipetsro greke.Kisha dhe institucionet greke e kane ushqyer dhe vaxhdojne ta ushqejnr popullin me keto perralla qe me krijimin e shtrtit greke.Dhe tani qeveritaret grek na shtiren si te friksuar nga nga populli i tyre qe vet kane ushqyer qe kur lindin me perrallat e vorio epirit,qe te mund te mbajne peng zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve,.Nderkohe qeverit shqipetare nuk cajne koken per sensibilitetin e shqipetsreve kundra ndertimeve te varreve te ushtareve grek ne teritorin tone te vrare nga forcat ushtsrake italiane..,E kame thene dhe me para ne Tirane vepron nje lob qe mbron interesat greke dhe duhet neutralizuar ss nuk eshte vone.Paskal Milo edhe pse nje historian dhe intelektual me integritet bie shpesh ne keto ujrat e ndenjura greke.,,Keqardhje.,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *