Përse u “largua” Mhill Fufi nga PD: U “ble” nga mazhoranca apo e “hoqi qafe” Basha?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

fufiEdhe kryetari i ri i KQZ-së, edhe ligji i fundit i reformës në drejtësi mund të miratoheshin mbrëmjen e së enjtes pa votën e deputetit demokrat, Mhill Fufi. Por ai qëndroi si i vetmi deputet i opozitës mes anëtarëve të tjerë të koalicionit qeveritar.

Për Partinë Demokratike kjo ishte një surprizë, edhe pse Mhill Fufi kishte shfaqur pakënaqësi ndaj largimit të një të afërmi nga struktura drejtuese e degës së Mirditës.

Por kjo arsye që qarkullon në selinë e opozitës, nuk duket e mjaftueshme për të thyer një vendim të rëndësishëm grupi, një akt që Mhill Fufi nuk e bëri kur Lulzim Basha i përjashtoi vëllain, Ilir Pjetraj, nga kandidimi për Bashkinë e Laçit. Ky është i njëjti që ambasadori amerikan e renditi tek emrat e larguar nga politika si pasojë e dekriminalizimit.

Top Channel komunikoi me deputetin Mhill Fufi paraditen e së premtes, por ai nuk pranoi të komentojë as përse mori pjesë në votim bashkë me mazhorancën, as sesi e priti përjashtimin e menjëhershëm nga Partia Demokratike.

Por pasojat e veprimit të tij suprizë mbeten. Partia Demokratike është me një deputet më pak, megjithatë, pyetja më e rëndësishme mbetet a është Partia Socialiste me një deputet më shumë?

Nëse po, për çfarë mund t’i duhet një deputet më shumë mazhorances zyrtare prej 84 deputetësh?

Top Channel pyet se a është largimi i Mhill Fufit një paralajmërim, se marrëdhënia brenda koalicionit qeveritar nuk është ajo që duket?

Derisa këto pyetje të marrin një përgjigjje, përjashtimi i Mhill Fufit nga Partia Demokratike është një mesazh i fortë për deputetët e tjerë në prag të një vendimi të mundëshëm të Partisë Demokratike; bojkotin përfundimtar të Parlamentit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Përse u “largua” Mhill Fufi nga PD: U “ble” nga mazhoranca apo e “hoqi qafe” Basha?”

  1. gysi says:

    thone qe e ka rradhen te heqin qafe nga PD Kacin e zi Per kete kane udhezuar Loliten ta godasi si me stil

    1. Edkari says:

      Fufin e hoqi PD-ja se keshtu i pelqen LSI-se.
      Ne zgjedhjet e 2017 do qeverise mazhoranca
      e perbere kryesisht nga PD-ja e LSI-ja dhe
      opozite do jete PS-ja me PDIU-ne.
      Edvin Rama ka thene se ne parlament do shkoj
      vetem nje here ne 6 muaj qe mos te djeg mandatin.

    2. TIR says:

      parlament me skandal qe eshte ky qe kemi sot nuk ka pas ndonjehere shqiperia , dhe ne kohen e fishtes ka pas burra ,,,,,,,,,140 deputet gjith kjo shqiperi zgjodhi njerezit me te pa kulture analfabete kriminele ,,,,,,,,nga ky parlament mund te veqoj se meritojne te jene aty maksimumi 10 vete dhe nga keta dhjete veta tete jane gra,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,te betohem te futesh ne nje lagje te nje qyteti mund te mblidhet nje parlament me i mire se ky , me njerez te arsimuar te kulturuar inteligjent te dine shprehen te njohin mire ligjet qe votojne te jene prane qytetarit te dijne hallet dhe te keni ide se si ndertohet nje shtet…………..kurse parlamenti i tanishem me duket sikur kush e mbush me me shum gomar tempullin e demokracise, ca jan plakur aty dhe kur mos te jen pjes e parlamentit do vijne prap aty se ju duket se jan ne shtepine e tyre, ca te tjere betohem ne zot nuk e din cfare miratojne as qe njohin ligjin,,, disa mire qe din se ne cfare vendi te ulen ,, disa presin kur te filloj shfaqja sharjet me fis e rob shpie etj ,,,, disa te tjere presin te plasi grushti,,,me vjen shum keq qe pjesa e shendosh e shoqerise eshte lene menjane, dhe keta mafjoze qe fryhen si gjela i kemi mbi koke,,,,,,,,, ne shqiperi ka nja 60 parti keta qe jan ne parlament voten time as qe do ta marrin kurre ,, do mbyll dy syt dhe do votoj ku ti bie ne ndonje parti qe nuk eshte ne parlament ,,, vota ime dem ashtu siq po shkon dem dhe vota juaj rezultati flet vete,,,,,,,,,,

  2. josephina says:

    Kompeson numrin për ikjen e Blushit. :p

  3. Tit kaptinmodhi says:

    Rilindja ka nevoje per inteligjencen e Fufve, prandaj ndenji! Te e fundit vetem ky kish ngel pa ju bashku intelektualeve te Rilindjes

  4. Fatosi-kosove says:

    Kur filloj seanca e kuvendit doli palloka ne foltore dhe filloj te qaje per PS-n se bllushi iku nga partia dhe en si PD nuk largojme ata qe mendojne ndryshe ne PD dhe ne mbremje posa perfundoj kuvendi u mblodh PD bashke me palloken dhe prejashtuan mhill fufin bile pa e thene asnje fjale as kunder as pro qeverise,pra kjo eshte “toleranca” dhe espekti ne PD,por urojme te perfundoj me kaq per fufin se sa ish koleg te tij sot nuk jetojne vetem per keso veprime,dhe ne fund sa me shume deputet ikin nga kjo kope dhe sa me shume shqiptar e bojktojne kete kope vrastare aq me mire do te jete per shqiperine dhe rajonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *