Sherr mes adoleshentëve, 17-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin se i ngacmoi motrën

Policia-shqiptare_0Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasi është goditur nga një bashkëmoshatar në Mallakastër pas një sherri të nisur për motive të dobëta.

Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin M.B, 17 vjeç, banues në Mallakastër.

Sipas policisë, arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, pasi më datën 03.11.2016, në Mallakastër, ka tentuar të vrasë me thikë duke e goditur disa herë shtetasin Rr.A, 17 vjeç, pas një grindje që kanë pasur për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ai e ka goditur bashkëmoshatarin, pse i ngacmoi motrën.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *