Skandali seksual, bashkëshortja i kërkon divorcin gjyqtarit Guximtar Boçi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bociGruaja e ish-kryegjyqtarit të Gjirokastrës, të shkarkuar javën e shkuar nga KLD-ja pas skandalit seksual, bën gati padinë për divorc.

Razie Boçi mësohet se ka pajtuar një avokat dhe po përgatit procedurat për të kërkuar në gjykatë ndarjen me bashkëshortin, Guximtar Boçin, me të cilin ka dy vajza të rritura, shkruan Panorama.

Burime të afërta të familjes bëjnë të ditur se e shoqja e gjyqtarit, që prej së enjtes kur dëgjoi denoncimin e 40-vjeçares Rudina I., deklaroi se do të kërkonte divorcin, i cili pason një gëzim familjar, siç ishte martesa e vajzës së madhe fundjavën e shkuar.

Kërkesëpadia do të dorëzohet në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër, aty ku 3 vjet ishte kryetar Guximtar Boçi, bashkëshorti nga i cili kërkon ndarjen.

Fundjavën e shkuar, pas skandalit, vetë ish-kryegjyqtari në një intervistë për “Panorama”, teksa dha versionin e tij për gjithë sa ndodhi, pohoi se familja i ishte shkatërruar dhe gruaja i kërkoi divorcin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *