Torturat tronditëse të klerit katolik nga komunistët: Prerje këmbësh me sëpatë, mbytje me thonj apo mbyllja në thes me një mace që e qëllonin me shkop

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

katoliketDëshmitë rrëqethëse të denja për në Mesjetë janë ato që tregojnë se si u vranë mes torturash kafshërore përfaqësueit e klerit, tashmë martirë.

Pasi ia prenë këmbët me sëpatë, Dom Lazer Shantoja u pushkatua, Papa Josif Papamihali u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit, Ata Serafin Koda vdiq pasi hetuesi e mbyti me thonj në fyt, Maria Tuci u mbyll në thes me një mace dhe e qëllonin me shkop.

Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj.

Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës.

Pas 22 vitesh punë kërkimore shkencore, nga e gjithë kjo e dhënë rrëqethëse, Vatikani përzgjodhi mes tyre 38 klerikë duke i shpallur martirë, prej të cilëve vjen një fakt edhe më rrëqethës: 28 prej 38 martirëve nuk kanë fare varr.

Të gjitha këto shifra u bënë publike dje gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, një pjesë që u shndërrua në homazh për klerikët martirë në nder të të cilëve nesër në Shkodër do të mbahet ceremonia e lumnimit të tyre.

Drejtori i Institutit të Teologjisë dhe Filozofisë në Shkodër At Mario Imperatori, një nga organizatorët e kësaj ceremonie Dom Mark Shtjefni si dhe studiuesit Parçel Hila dhe Dorian Koçi sollën në vëmendje të publikut fakte, të dhëna dhe dëshmi unikale, që nuk ishin dëgjuar më parë lidhur me persekutimin e klerit katolik shqiptar.

Mes 38 klerikëve të shpallur martirëve, një ishte gjerman, një polak dhe një italian. Edhe në insertin special të emisionit u bënë publike për secilin martir fundi i tyre tragjik, mes të cilëve do të veçohen si më të rëndat:

Dom Lazer Shantoja, pasi hetuesi i preu këmbët me sëpatë, e pushkatuan dhe e hodhën në një gropë pa emër.

At Serafin Koda, vdiq pasi hetuesi i futi thonjtë në fyt në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Maria Tuci, pasi refuzoi të bëhej e dashura e kryetarit të degës së Brendshme të Shkodrës, u torturua duke e futur në një thes të mbyllur bashkë me një mace dhe e qëllonin me shkop.

Papa Josif Papamihali, u torturua dhe u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit.

Imzot Jul Bonati, u mbyll pa qenë i sëmurë në çmendinë e Durrësit dhe vdiq teksa mjekët bën me të eksperimente si një kavie.

Dom Aleksandër Sirdani, pasi u tërhoq zvarrë i lidhur pas një kali, u mbyt në një gropë fekalesh.

E megjithatë ata shprehën besnikëri ndaj Jezu Krishtit në të cilin besonin si At Gjon Shllaku që  përpara se ta pushkatonin tha: Rroftë Krishti mbret. I falim armiqtë tanë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Torturat tronditëse të klerit katolik nga komunistët: Prerje këmbësh me sëpatë, mbytje me thonj apo mbyllja në thes me një mace që e qëllonin me shkop”

  1. shaqo says:

    Si nuk thane asgje per engjejt e kishes katolike, per bemat e tyre e mashtrimin e popullit te paditur ne emer te fese, c’u duheshin armet ne kisha, me ke do te luftonin priftrinjte, pse strehonin vrasesit e popullit ne kisha, diversantet merrnin bekimin ne kishe dhe pastaj vepronin ne popull. Mjaft se na e neveritet edhe fene ne besimtareve.

  2. Darius says:

    Kush i vrau Prifterinjte…..??
    Erdhen pra…zorretharet Patizane dhe zhduken cdo gje….

  3. RG says:

    O shaqo, me siguri qe ose ti ose yt ate i keni lare duart me gjakun e te pafajshmit, o komunist i qelbur qe akoma na tregon historine e PPSH. Diversantet e sat’eme, ata ishin deshmoret e pare te demokracise, o te vrafte Zoti.

  4. ........ says:

    MOS vini kryqin perpara antishqiptarve per ti mbrojtur ata , as njeri prej tyre nuk pa punet e zotit por i mbushen bodrumet e kishave me arm dhe u ben qendrat e prapagandes antishqiptare dhe e rreaksionit kunder pushtetit popullor ne at koh, tradhtaret dhe antshiqiptaret mos i justifikoni duke i fshehur mbas kryqit se dhe vet jezusi po te ishte gjall nuk do ishte aspak dakort me ca spiun te shrebimeve te huaja qe fshiheshin pas veladonit te priftit duke degjeneruar punet e zotit , kush beri prapagand dhe punoi kunder pushtetit popullor ne at koh te votuar nga populli SHQIPTAR e meritoj denimin se jo qe mashtruan nen veladonin e kishes por ishin dhe tradhtar te kombit ton , thuaini te vertetat siç jan mjaft me mashtrime se naj shpifet , kta jan denuar dhe pushkatuar fill mas çlirimit te vendit , kan qen streha e reaksionit te asaj kohe ne veri te vendit , punonin per sherbimet e huaja , feja vazhdoi punen pasi kta u denuan dhe 15 vjet te tjera se feja u ndalua ne vitin 67 , nuk jan vrar kot por kan qen thjesht tradhtar te kti vendi, po ka ardhur koha ti thuret lavdi tradhtarit antishqiptarit kriminelit mashtrusit dhe vagabondit ateher bejeni nje gje te till , bejeni djallin engjell siç i keni ber kto 25 vjet dhe mos u justifikoni duke i ren ne qaf shtetit te asaj kohe se po e kerkoni fain ne vend te gabuar,por me qellim per te demaskuar sistemin e kaluar ne kte rast pa as nje te drejt..

  5. Rita says:

    Ne nje kohe kur Martireve u behen nderimet e duhura ne dosjet shteterore keto figurojne te fajshem ne baze te denimit !!! Pr te hequr ose per te c”fuqiuar vendimet e gjykates se diktatures ,duhet te mblidhet parlamenti e te heqe fajesine e tyre !!! Lojra fjalesh !! Perderisa dhe ligji i propagandes eshte hequr automatiisht praohet pafajsia e te te gjitheve te denuarv nga ky ligj e nga te jitha ligjet absurde te diktatures qe perjetam !!! Eshte e njellojte si e diktaorin gjirokastrit ,,qe emerohet Diktator por dekoratat vazhdojne t”i mbeen te varur ne qfe se duhet perseri parlamenti t”ja heqe e te pezulloje ligjet e atehereshme !!! Sa per komentatorin Shaqo do te shtoja te se s pinjoli kasapve e xhahileve te popullit sgqiptar do beje mire jo vetemte mbylle gojen por te ndihmoje ne gjetjen e eshtrave te Martireve sepse mund te dije dicka nga i,,,,,,,,jati ,xhaxhai,apo daja !!! I perjetshem kujtimi i Martireve te demokracise se vertete!! Qe po te kishin ketuar ne nje Shqiperi te pa pshtuar nga djajte komuniste sot do te flisnim ndryshe ,,vendi do te ihte krejt ndryshe e s”do te provonim ne pafundesi pasojat e atij sistemi demon e shtypes !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *