UEFA i akordon FSHF-së fond solidaritetit për futbollin shqiptar

4 Nëntor 2016, 16:20Sociale TEMA

UEFA ka akorduar një fond solidariteti për klubet e Kategorisë Superiore. Federata Shqiptare e Futbollit në një njoftim për mediat thekson se ky fond do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjitha skuadrat që morën pjesë në Kategorinë Superiore në edicionin 2015-2016.

Ky fond akordohet nga përfitimet e Champions League. Nuk do të përfitojë nga ky fond skuadra e Skënderbeut, e cila ka qenë pjesëmarrëse në fazën e grupeve të “UEFA Europa League” të edicionit 2015-2016. Shuma e e akorduar nga UEFA është afërsisht 486 300 euro.

Çdo klub do të përfitojë afërsisht 54.000 euro. Klubet e futbollit do ta përfitojnë këtë fond, pasi të paraqesin një projekte për zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe ndalohet përdorimi i fondit për qëllime të tjera.

Gjithashtu, në projektet që do të paraqesin, klubet duhet të jenë minimalisht me 30% të shumës së përgjithshme, bashkëfinancues. Projektet do të shqyrtohen dhe miratohen nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF. Zbatimi i tyre do të monitorohet nga UEFA dhe FSHF. Fondet do të vihen në dispozicion të projekteve të paraqitura duke filluar nga janari i vitit 2017./f.b

3 komente në “UEFA i akordon FSHF-së fond solidaritetit për futbollin shqiptar”

  1. Dibrani-UK says:

    Lajme shume i mire per te korruptuarin Duka??
    Para se gjithave Uefa duhet te panalizoj strukturat e Blater-Platinit ne Shqiperi dhe ne te gjitha vendet e korruptuara sidomos afrikane

    1. Saba says:

      Keto para jan dedikuar armando duko mafiozit kur do ta hekin qafe ket debil ket kriminel.

  2. Emer says:

    I lau borxhet neper kazino Monçja i Durresit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje