Veliaj në Vjenë, vlerësohet me Pllakën e Artë të Bashkisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

veliajKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Austri, ndalesë e cila erdhi pas ftesës së homologut të tij, kryetarit të Bashkisë së Vienës, Michael Häupl.

Në takimin me homologun vienez, Veliaj diskutoi mbi zhvillimet në kryeqytetin shqiptar dhe prioritetet e punës së tij, pas më shumë se një viti në detyrë. Në bisedën mes tyre, u vu në fokus të veçantë politika e ndjekur nga Bashkia e Tiranës për planifikimin urban, por edhe për çështje të strehimit social. Kryebashkiaku i Tiranës u njoh më nga afër me praktikën e ndjekur nga Bashkia e Vienës dhe eksperiencën e saj në këto fusha.

Kryebashkiaku i Vjenës, Michael Häupl vlerësoi punën e bërë nga homologu shqiptar për menaxhimin e kryeqytetit të Shqipërisë. Vizita e kryebashkiakut Veliaj në Vienë erdhi në kuadër të një fushate të gjerë për të promovuar Tiranën si një destinacion i mirë investimesh dhe turizmi.

Prej një viti, kryebashkiaku Veliaj ka nisur një fushatë ambicioze për promovimin e kryeqytetit shqiptar. Para ndalesës në Austri, Veliaj ka zhvilluar një tur edhe në Gjermani, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Veliaj në Vjenë, vlerësohet me Pllakën e Artë të Bashkisë”

  1. mirel says:

    Mire qe e more dekoraten, po popullin e ke lene si plerat ne rruge, pa autobus.

  2. Golloja says:

    Ky po ben pune te mira. Hallall i qofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *