Vota shqiptaro-amerikane: kundër Sheshelit, për zonjën Clinton

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Veton SurroiNga Veton Surroi

Më 8 nëntor kauza e shqiptarëve në Evropë dhe në Amerikë mbrohet me votën e bashkuar të shqiptaro-amerikanëve për zonjën Hillary Clinton. Jo vetëm ngase Donald Trump premton se do të bëjë çdo gjë që është në kundërshtim me interesat e shqiptarëve. Por, ngase zonja Clinton ka kapacitetin, instinktin dhe përcaktimin për të adresuar çështjet madhore të interesit shqiptar, ato të konsolidimit të NATO-s dhe të demokracisë liberale në shtetet dhe shoqëritë shqiptare.

Zgjedhjet në SHBA janë prej kohësh ngjarje globale. Për shumëkënd kanë shije spektakli, për të tjerët analizë se çfarë do të sjellin në të përfunduar. Dhe këtu nuk po flasim për qytetarët e Amerikës, ata që do të votojnë. Fjala është për ne të tjerët, që nuk do të votojmë, por dosido do të ndikohemi në jetët tona nga veprimet apo mosveprimet e presidentit të ri amerikan; përkatësisht presidentes, nëse do të kërkohej vota ime personale.

Çështja se a do të zgjidhet presidenti (Trump) apo presidentja (Clinton) kësaj here ka të bëjë edhe më shumë me jetët tona se zakonisht, sepse përzgjedhja që do të bëhet nuk është mes dy kundërshtarëve tradicionalë ideologjikë, njëri pak në të majtë të qendrës tradicionale, tjetri pak në të djathtë të qendrës tradicionale. Kësaj here, përzgjedhja është mes një kandidateje të traditës politike amerikane dhe të një kandidati që i përket një tradite tjetër. Atë traditë nuk do kërkuar në Amerikë, është lehtë e identifikueshme në fqinjësinë e afërt të shqiptarëve.

Ajo traditë quhet Vojislav Sheshel, vojvodë i çetnikëve, i cili në fillim të viteve nëntëdhjetë u shpërfaq në politikë me parulla të thjeshtësuara të popullizmit të ri serb. Serbia duhej të ishte e madhe sërish, thoshte Shesheli, në mënyrë që serbët të jetonin më mirë. Ekzistonte një konspiracion i të gjithëve që Serbia të mos jetë e madhe (e kroatëve, hebrenjve, masonëve, shqiptarëve dhe kujtdo që t’i binte në mend Sheshelit atë ditë që do të mbante fjalimin) dhe andaj duhej bashkuar serbët kundër të tjerëve. Atyre që nuk do ta pëlqenin një këso Serbie do t’i priste fati i keq: ai premtonte se kroatëve do t’ua nxirrte sytë me lugë të ndryshkura e shqiptarëve të Kosovës për çdo vit u premtonte se do t’i dëbonte tej Bjeshkëve të Nemuna, për në Shqipëri.

Shesheli në fillim quhej palaço dhe shumë njerëz, përfshirë edhe shqiptarë të Kosovës, qeshnin me brutalitetin e fjalorit të tij, posaçërisht kur në debate shante kundërshtarët e vet politikë, e në veçanti kur kundërshtarët e tij politikë qëllonin të ishin femra – një inspirim për të që të tregojë se nuk e kanë vendin aty.

Të gjithë ata që qeshën nuk e bënë më kur vojvoda çetnik ishte në Vukovar, ndërsa vriteshin kroatët, në Bosnjë, ndërsa vriteshin boshnjakët, apo kur kolonat e shqiptarëve të Kosovës filluan t’i kalonin Bjeshkët e Nemuna si ikanakë.

2.

Donald Trump nuk ka pasur nevojë të investojë shumë mund intelektual për të gjetur platformën e tij politike.

Sillet sikur ta kishte lexuar dr. Sheshelin: premton se zgjidhja për çdo gjë është që Amerika të bëhet sërish e madhe dhe këtë ta bëjë duke ua prishur konspiracionin antiamerikan kinezëve, demokratëve, meksikanëve, njerëzve që si Obama thoshte se nuk janë as të lindur në Amerikë, myslimanëve dhe kujtdo që t’i bjerë në mend ditën e mbajtjes së fjalimit. Atyre që nuk u pëlqen një ide e këtillë do t’i dëbojë që në ditët e para të presidencës përtej Rio Grandes, për në Meksikë; apo do të pengojë të hyjë nëse janë myslimanë, derisa të merret vesh se çka duan myslimanët në të vërtetë në këtë botë.

Sikur dr. Shesheli dhe Milosheviqi pas tij, edhe Donald Trump pranon se jo të gjithë “ata” janë të këqij. Sikur Shesheli dhe Milosheviqi, që thoshin se ka shqiptarë të ndershëm, ashtu edhe Trump thotë se në mesin e meksikanëve dhe myslimanëve ka njerëz të mirë dhe të ndershëm – që është forma më e lehtë për të treguar për një paragjykim ndaj kolektivitetit. Qoftë të shqiptarëve. A të meksikanëve. Apo të myslimanëve.

Apo të femrave, të cilat në sytë e Trumpit nuk shërbejnë për një kut tjetër matës pos atij të pamjes fizike.

Për një elektorat të mërzitur me establishmentin politik amerikan paraqitja e Trumpit mund të jetë dukur si rast për të qeshur. Por, siç u pa me Sheshelin, qeshja mund të mbetet në fyt.

3.

Për shtetet dhe shoqëritë shqiptare në Ballkan, rreziku i Trumpit nuk është vetëm ai i paraqitjes së një popullisti. Fundja, shtetet dhe shoqëritë shqiptare janë të ndikuara negativisht nga popullizmi evropian. Qoftë me veprimin e drejtpërdrejtë të Putinit (për të cilin Trumpi flet me admirim) për destabilizimin e Ballkanit dhe cenimit të interesave shqiptare për një Kosovë të pavarur dhe Maqedoni stabile e demokratike. Qoftë nën ndikimin e Erdoganit dhe krijimit të modelit të tij të “vëllait të madh” për vëllezërit e tij të vegjël në shtetet shqiptare. Qoftë edhe me popullizmin, posaçërisht primitiv dhe posaçërisht të dukshëm në kapjen e shtetit të Kosovës.

Rreziku i Trumpit është paraqitja e një alternative të fortë populliste më Amerikë, fitimi i së drejtës së qytetarisë në vendin të cilin shoqëritë e brishta evropiane ende e shikojnë si model demokracie. Dhe atë mu në momentin kur popullizmi evropian ka marrë forcën e vet, madje do të testohet në zgjedhjet presidenciale franceze me të djathtën e skajshme të zonjës LePen.

Dhe me kaq nuk mbaron rreziku i tij, aty fillon. Kandidati presidencial Donald Trump e sheh NATO-n si një shoqëri aksionare, vlera e së cilës përcaktohet çdo ditë në bursë. Ai u sugjeron japonezëve dhe koreanëve jugorë të ndërtojnë bomba bërthamore, e shteteve të tjera brenda NATO-s që të fillojnë t’i paguajnë SHBA-së shërbimet e mbrojtjes së saj.

Kandidati Trump Rusinë e sheh me simpatinë që ka për Putinin dhe aftësinë e tij për të kontrolluar Krimenë, një pjesë të Ukrainës, dhe luftën në Siri.

Me përcaktime të këtilla në politikën e jashtme, të cilat nuk i ka pasur asnjë kandidat presidencial gjatë tërë shekullit XX, Trump godet drejtpërsëdrejti interesat shqiptare, të cilat janë ngushtë të lidhura me anëtarësimin e plotë të shteteve të shqiptarëve në NATO dhe me pengimin e depërtimit të Rusisë në to.

Për më tepër, me rrezikun real të popullizmit të ri evropian dhe të “demokracisë joliberale” tashmë të filluar si koncept në shtetet si Hungaria, shtetet dhe shoqëritë e brishta shqiptare kanë nevojë për një Amerikë demokratike të interesuar që investimi i tridhjetë vjetëve të kaluar në konsolidimin e demokracisë në Evropën Lindore e atë Qendrore, përfundimisht dhe në Ballkan, të ketë sukses.

4.

Shqiptarët e Amerikës, ngado që të kenë shkuar në Amerikë, kanë treguar gjithherë kapacitetin e vet për t’u organizuar dhe bërë bashkë në kauzat e mbrojtjes së kombit, qoftë në avancimin e demokracisë në Shqipëri, luftës për liri e pavarësi në Kosovë, barazi në Maqedoni e Mal të Zi.

Më 8 nëntor kauza e shqiptarëve në Evropë dhe në Amerikë mbrohet me votën e bashkuar të shqiptaro-amerikanëve për zonjën Hillary Clinton. Dhe jo vetëm ngase Donald Trump premton se do të bëjë çdo gjë që është në kundërshtim me interesat e shqiptarëve. Por, ngase zonja Clinton ka kapacitetin, instinktin dhe përcaktimin për të adresuar çështjet madhore të interesit shqiptar, ato të konsolidimit të NATO-s dhe të demokracisë liberale në shtetet dhe shoqëritë shqiptare.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

24 komente në “Vota shqiptaro-amerikane: kundër Sheshelit, për zonjën Clinton”

  1. Distrikti70 says:

    Bravo Veton Surroi! Ne fakt, faleminderit, Veton Surroi!

  2. ANTON says:

    ti fol per vete o klysh i sorrosit,shumica e shqiptareve ketu ne amerike do votojme per trump

    1. sabo kurti says:

      Anton i keopatres ,me cfa te drejte na perfaqson .Te njoftoj se Une dhe familja e ime do te votojme per Klintonin , ne shenje falenderimi per ate qe kane bere per kombin shqiptare .bravo Syroi

    2. Epirioti II says:

      Qorr dhe mosmirenjohes po se po, por edhe mashtrues. 80% e shqiptareve qe njoh une ne USA (dhe njoh shume) do te votojne per Klinton.

    3. .greece and turkey are shit says:

      Ti ndyresire greko-turko-serbe je nje palaco interneti. Une nuk kam njohur nje Shqiptar ne Usa qe voton trapin. Madje kam lidhje edhe me camet ortodox te greqise qe jetojne ne Usa dhe kane mbeshtetur fuqishem Clinton pasi e shohin zgjidhjen e tyre vetem nepermjet saj.

    4. Leke Preci says:

      ky Antoni qe flet ne emer te shqipetareve se do votojne per Trapin ben mire te zhduket nga amerika mbas dates 8 se do e zhdukim ne pastaj .
      Ka fytyre kjo flluqesire te flas kunder Surroit dhe kunder Hillarit . Ky Antoni eshte nje kelysh i paguar nga Trapi dhe trap do ngelet edhe ky antoni i cili fsheh edhe mbiemrin nga frika …

  3. Dulla says:

    Posi jo më, të punojë America që të hajë bota….

  4. Dulla says:

    Posi jo më, punon Amerika dhe të haj gjithë bota….

  5. Ne vetem per ju hajnat e Ballkanit jetojme e punojme ne Amerike
    Shko more pall k………,…

  6. albana says:

    Shume shqiptare ne Amerike do te votojne per Trump. Ashtu si shume te tjere do votojne per Clinton. Nuk mendoj qe ceshtja shqiptare do te jete ne konflikt me interesat e Amerikes ne ballkan pavaresisht kush do jete president pas zgjedhjeve. Shqipetaret duhet ti mbushin mendjen vetes qe te punojne fort, shume fort per te ardhmen e tyre sigurisht ne partneritet me perendimin , por mos te presin se do ti vijne gjerat nga qielli. Secili kujdeset per shtepine e vet ne rradhe te pare, te tjerat jane demagogji.

    1. Musa luzha says:

      po kush voton per trumpin do thot voton kunder vehtes votoni ju shqiptaro- American per cilin doni ju jeni te sigurt por vet e dini se vota amerikane ndikon ne ballkan e per at mendni ju flm

  7. A. B says:

    Or SURRO

    Këtë shkrim të mrekullueshëm a na e përktheve nga serbishtja përmes GOOGLIT, se na dalin mendimet e shpartalluara e të shkallmuara
    dhe në pastë ndonjë fije kuptimi, ahere ato janë futur në kallëpin e sintaksës së serbishtes.
    Në gazetat tona, jo rrallë, na parakalojnë anal – listë kalliboshë me kokë përpjetë, për mungesë kokërra gruri

  8. BERISHA LARGOHU says:

    Nuk fiton Clinton, kosovaret e kane te kote shpresen per Clinton.

  9. Asnall Ballisti, i Riu says:

    ME LE´ MËSUES, ME LE´ !
    (Kështu i drejtoheshim dikur moti mësuesit me mirësjellje, ndër të tjera, për të na sqaruar…)

    Citojmë të googlediturin SURRO: – ” Të gjithë ata që qeshën nuk e bënë më (kakën)…kur vojvoda….”- Sollëm shembull këtë fjali më të shkurtër, por në stilin surromendime, surroshkrim, surrosintaksë, surrologjikë,surroshtjellim,surropërkufizim, surrofillim,surrombarim…

    ME LE´ Mësues, ka mundësi të na sqaroni se cka deshte të thoshte shkrimtari me këto grumbuj fjalësh?
    Ju falënderohem.

  10. Daku says:

    Shkrim medioker.Mendoja se kishte me shume nivel Vetoni.Shqiptaret e Amerikes do votojne per nje Amerike me te mire per femijet e tyre,qe qartas Trump e premton.Dinastia Clinton eshte ne panik.

  11. Niku says:

    Mencuria eshte te besh miq ne Amerike ne te te dy krahet e politikes ameriakane dhe jo duke i futur vezet te gjitha ne nje shporte.
    Trump ose Kliton ate e vendos populli amerikan me 8 Nentor.
    Le te presim e pregatitemi per te dy opsionet dhe jo per nje si thote Vetoni.

    1. Niku origjinal says:

      Niku, qe me ke vjedhur emrin, nuk eshte ashtu. Une nuk votoj per ate qe thote qe vajza e tij i ka bythet e mrekullushme dhe po te mos ishte i ati i saj, do te bente seks me te.
      Votoni Klintonin ore shqiptare se me Trapin keni per te pare pasojat.

  12. Monica Lewincki says:

    Une do votoj per Hillary Clinton, grua zonje. Nuk di me bo keq, as te genjej. Mbase filloj inter ne Shtepin e Bardhe se me kane premtuar ta mbaroj ate që nisa. Trump eshte i si Shesheli ketij profesorit qe shkruan. Do beje Ameriken e madhe thote gomari…

  13. njeri says:

    vetem idiotet dhe te pa informuarit kane per te votuar genjeshtaren, hajduten Hillary

  14. Ariani says:

    Bythëlëpirja e shqiptarëve ndaj çdo të fuqishmi, është karakteristika kryesore dalluese e tyre, gjatë gjithë historisë (së shkurtër) të tyre…! Më pëlqen të fitojë Trump, që të shikoja këta lepuj, si do të lëpinin bythën (dhe jo vetëm) e tij, me gjuhën plot nga p…. i zonjës Klinton… Hahahahahahahaaaaa…!!!!

  15. Leone-53 says:

    Eshte e kot qe bene “moral” o zotni se per ke do votojne shqiptaret ne amerike.
    Gjithsejcili nga ne qe jetojme jashte shqiperise duhet te shikoje cfare shkruajne e cfare bejne me pas partite politike per ne e per te ardhmen e femijve tane qe eshte me e rendesishme.
    Trump perfaqson ate ane qe kerkon te stabilizoj dicka qe eshte bere keq si ne amerike e ketej ne Europe duke mbrojtur popullin qe e voton e jo globalizmin e semure qe po semure cdo dite kete bote te trazuar.
    E majta kudo ne bote eshte E SEMURE rende nga disa “FENOMENE” si solidariteti e te tjera PORDHE TE QERUARA qe na rendojne shume ne njerzve te ndershem qe e kemi ndertuar jeten me djersen e derdhur ne vite.
    Si mund te votoj une ketu ne Itali p.sh. te majten italiane qe po e mbush Italine me klandestine afrikane duke i sistemuar neper hotele duke harxhuar 35-40 euro cdo dite per ta sepse dorzojne nje kerkese per AZIL POLITIK qe nuk jane te tille (reth 6 % e tyre e kane mare ate kete vite) e per 1 vit ata jane ne pritje te pergjigjes qe sigurisht eshte negative!.. E pastaj kane te drejt te bejne rekurs per 6 muaj te tjere ndoshta e te gjitha keto me avokat paguar nga shteti!..
    Kesaj i thone CMENDURI te shqyesh bythen me thonje.
    Shkurt femijt e mij ketu te punojne per te mbajtur BYTHZINJT e Afrikes qe ne nuk u kemi borxh dhe qe ne fakt si shkruan nje pedagoge e njohjes se Afrikes nuk jane shtresa qe vuajne por jane shtrese e mesme atje sepse si mund ti gjeje nje afrikan 5000 euro per te aritur deri ketu?!…
    Dhe shqiptaret e amerikes te votojne kush i mbron me mire ata per jeten e tyre e pike.

  16. bledi philly says:

    jo mër daj jo une do votoj per donaldin se nuk e duroj dot ate buzëqeshjen fallco ti hillarisë, kokrra mashtruses.

  17. Igli says:

    Vallaj trumpit do ja jap veç per inot te ktyre kopetentave qe na japin mend si te votojm. Trump all the way.

  18. Fatmir Lohja says:

    Shqipetaret anekend botes i kane detyrim moral familjes Klinton,per shpalljen e pavaresise se Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *