Aktivisti i Vetëvendosjes që humbi jetën në burg, ndodhej në qeli prej 68 ditësh si i burgosur politik

astrit dehariAstrit Dehari mbahej në burg prej 68 ditësh si i burgosur politik me prova të fabrikuara në një proces të montuar gjyqësor.

“Në këto momente të rënda për familjarët dhe shokët e Astrit Deharit, dhe për të gjithë ne, Lëvizja VETËVENDOSJE! po ndjek nga afër deklaratat kontradiktore të organeve të shtetit të Kosovës lidhur me vdekjen e tij. Astrit Dehari po mbahej në burg prej 68 ditësh bazuar mbi akuza të montuara për terrorizëm nga Prokuroria dhe Policia e kapur e Kosovës. Astrit Dehari ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Nga njëra anë, Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur rrugës për në Spitalin e Prizrenit për shkak të konsumimit të barnave. Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur pasi ka mbërritur në Spitalin e Prizrenit dhe ende nuk ka nxjerr raport mbi vdekjen e tij. Burime të tjera tregojnë se Astrit Dehari mund të ketë vdekur në burg si pasojë e mungesës së duhur të kujdesit ndaj shëndetit të tij. Kurse kryeprokurori i Prizrenit deklaron se vdekja është e dyshimtë. Të gjitha këto janë informata kontradiktore dhe të papërputhshme.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë disa herë thirrje dhe protesta për lirimin e aktivistit Astrit Dehari dhe 5 aktivistëve të tjerë që ende mbahen si të burgosur politikë. Protesta e fundit për lirimin e aktivistit Astrit Dehari është mbajtur dje pranë burgut të Prizrenit, por kërkesa jonë e drejtë ka rënë në vesh të shurdhër.

Përtej deklaratave kontradiktore të organeve të shtetit, ndërkohë që ende jemi duke bërë maksimumin për të marrë vesh të vërtetën e plotë mbi ngjarjen, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban pikësëpari përgjegjës për këtë vdekje zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, Prokurorinë dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë mbajtur Astrit Deharin si të burgosur politik për 68 ditë rresht pa zhvilluar një gjykim të paanshëm dhe të drejtë me akuza krejtësisht të montuara”, bën me dije Lëvizja Vetëvendosje.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Aktivisti i Vetëvendosjes që humbi jetën në burg, ndodhej në qeli prej 68 ditësh si i burgosur politik”

  1. Koqovo o zemer Serbise says:

    e vrane shqipfolesit e kosoves..ashtu si fluturun vellane e tij nga kati i 6shte.


    mafja ne pushtet e THAQIT dhe SERBIT ISA MUSTAFA jane vegla Serbe.

  2. Kapit Tupalla says:

    Rubikoni u kalua.
    Gjaku nuk është ujë !

  3. LORA says:

    Dhimbje dhe revolte per humbjen e jetes se nje djali te ri,aktivisti te spikatur te Vetvendosjes dhe nje mjeku te ardhshem,ne sherbim te jetes dhe shendetit te popullit te tij.
    C’po ndodh ne Kosove keshtu ?????Sot Kosoves I mungon dhimbshem nje djale I ri ,ikur ne rrethana rrenqethese.
    Pres me padurim nje komunikate te plote dhe te besueshme te spitalit te Prizrenit dhe Vetvendosjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *