“Armiqtë” e Shqipërisë dhe shqiptarofobia si mjet politik

5 Nëntor 2016, 12:55Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Dalldia nacionaliste ka qenë gjithmonë një mjet për të tërhequr popullin në hullitë e politikës.

Kujtoni, besoj, turmat e “dehura” kuqezi, që mbuloheshin me flamuj e ndiqnin nga pas Kreshnik Spahiun, që vëzhgonte armiqte greke me dylbi nga brigjet e Ksamilit?

E kujtoni edhe Sali Berishën, kur denonconte mu në Bruksel shqiptarofobinë e Europës, bash si Enver Hoxha në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë, në Nëntor 1960, që i çorri maskën imperializmit të ri sovjetik Hrushovian, që kishte lëvizur nga binarët e Stalinizmit.

Për kapital politik, Berisha akuzonte Europën se nuk na do, se ka një sjellje përçmuese ndaj nesh, ndaj shqiptarëve, ndaj dhe nuk na hapte dyert e integrimit, që në fakt do të ishte garancia për pushtetin e tij.

Tashmë e ka marrë Rama flamurin e nacionalistit.

Por ai nuk i ka shpallur luftë Europës.

Përkundrazi, ai po bën atë që do Europa dhe atë që duan shqiptarët. Ai po bën “paqen historike” me Serbinë, dhe po i “tregon vendin” Greqisë.

Në emër të udhëheqësit rajonal, ai ka marrë përsipër të “bëjë pajtim” me serbët, pa praninë e viktimave të serbëve.

Ndërsa me greket, vec deklaratave zyrtare të qeverisë, qe duhet të jemi të qartë, ishin të domosdoshme, të drejta dhe korrekte, po u hakërrehet edhe personalisht më postime facebook-u dhe deklarata publike.

Ata që marrin mundimin të mendojnë, e kanë kritikuar për këtë sjellje, por turma e ka duartrokitur në masë. A do të duartrokitet në Bruksel, ashtu si për Serbinë? Nuk ka rëndësi, votat këtu mblidhen.

Pas zgjedhjeve, kësmet….

Të duash vendin tënd, është detyrë e çdo shtetasi e aq më shumë e çdo politikani. Por nacionalizmi i shfrenuar, asnjëherë nuk ka qenë tregues i dashurisë për atdheun, por mjet abuzimi politik.

Politikanët dhe udhëheqësit tanë kanë një mijë mënyra të tjera për të treguar se e duan këtë vend, edhe pse fqishnjët tanë kanë merituar me kohë një qëndrim më dinjitoz nga ana jonë. Por duke lënë pas historinë, ka ca kohë, të paktën nja 70 vjet, që nuk janë ata përgjegjës për asnjë nga paudhësitë tona.

Përgjegjës për të gjitha të këqijat tona jemi ne, klasa jonë politike dhe ne që e kemi zgjedhur dhe mbajtur në këmbë. Në vend që të shikojmë bilancet tregtare me Greqinë, ne diskutojmë se kush e shpëtoi Akropolin 350 vjet më parë.

Pushtimet moderne nuk bëhen më me tanke në kufi, por me kamionë mallrash në doganë.

14 komente në ““Armiqtë” e Shqipërisë dhe shqiptarofobia si mjet politik”

  1. profi nga banofi says:

    edhe populli ate po ben.
    me kamjona mallrash me drog drejt greqis.
    kenaq popullin vella grek me duhan hashash!

    1. trap gazetar says:

      Te kerkosh reciprocitet me fqinjet qenka nacionalizem!?

  2. Besa says:

    te paret shqiptarofob dhe qe e kane tmerr shqiperine jane vete shqiptaret: ata po kerkojne te largohen cdo dite nga ky vend, nga kjo politike, nga kjo shoqeri pa imagjinuar kthim.
    Shikoni shqiptaret ne amerike se para kujt flamuri betohen cdo mengjes neper shkolla

  3. Kuq e zi says:

    Ceshte kjo… nje taktike e bute sulmi alla grekçe?
    Meqe jemi ne teme greku çam luftar paja tha “vetem i imi qenka faji po ai hajduti nuk paska asnje faj”
    Pra kike te thuash qe te mbrosh atdheun eshte detyre e cdo qytetari por pa permendur kunder kujt do e mbrosh ty te ben laraman … shqiptarçe i thuhet bythe qire po jo nga ato qe e hajne nga mbrapa por nga ato qe shesin pra shume me keq

  4. Durrsaku says:

    Mire e ke ti babush qe kerkon te shikosh shifrat e kamioneve neper dogana qe shkojne e vijne, po si thua ti ta mbushim Shqiperine me varreza greke ( bosh) ne kembim te pak businessi me shme?
    Ore mbushni ju pseudo gazetare ?!?! Mendoheni ju per ate qe shkruani para se tia leshoni çorben popullit pr ta lexuar ??
    Te them te drejten nuk habitem aspak pasi nje vend si i yni ku dhe inxhinierat, mjeket, ekonomistet i nxjerr gjysmake dhe te rakomanduar, te vetmit qe do nxirrte OK do ishin GAZETARET.

    Populli duhet te haje pa dyshim por duhet ta beje me dinjitet, na kane perbuzur 30 vjet dhe kete shqiptari nuk e duron.

    1. Gazi says:

      Po mutin ambasador si e duroni se ma hoqet trurrrrrrin?

    2. Gazi says:

      Po mutin ambasador si e duroni se ma hoqet trurrrrrrin?>

  5. tfgs1 says:

    nuk ka shqiptarofovia por sunitofovia,sic shkruan i madhi M.Velo:”…..kur shikoj nje myslimon ne rruge me ze frika……..

  6. Blendi says:

    O Mentar ! Kryeminstri nuk shprehu urrejtje o mjeran, biles as nacjonalizm, por vetem 1 pasqyrim te drejte te situates duke i konsideruar Greket komshinj, por qe duhet te na respektojn si njerez te barabarte. Kjo ca si ty i tremb , se jeni mesuar te perfitoni nga sillogjet anti-Shqiptare dhe te thithni gjakun ketij populli te vuajtur sikur TARTABIQET. Shume poshte je Mentor Kikia. Mesohu te mos trembesh nga te vertetat. Eshte me mire.

  7. katarakti says:

    Gabim ke shkruajtur o Mentor. Ben pjese edhe ti ne ate turmen e kokebosheve qe u duket vetja brilante. Sikur jane te zgjedhurit e Zotit dhe populli duhet t’i shohe drejt ne goje se çfare margaritaresh nxjerrin. Ne vendin tend, meqe e more ti persiper te shkruash, do ta kisha trajtuar ndryshe problemin. Pikerisht per shkak te politikaneve qe kemi pasur, kamionet ne kufi jane sot 20 me 1 ne favor te grekeve. Rama nuk po ben nacionalistin, or teveqel, por po ben dinjitozin. Nuk po i lepihet grekeve dhe askujt tjeter. Dhe bravo i qofte. Pra nuk ke kullundrisur gje fare o Mentor. Ju anal-istet kozmopolite, europiane, super te qyteteruar, qe rastesisht dhe fatkeqesisht keni lindur ne ate vend te nemur qe quhet Shqiperi, i keni bere dhe po i beni nje sherbim shume te keq vendit. E keqja eshte se jetoni mire ne Shqiperi, nga parate e zeza qe merrni nga botuesit ose nga politikanet, dhe nuk ua mban bytha te dilni ne Perendimin tuaj te dashur dhe ta shihni si fitohet buka andej. Por rrini ne Shqiperi dhe kakarsni si gjeli maje plehut duke na dhene leksione demokracie dhe kozmopolitizmi. Jeni thjesht plehra dhe njerez pa dinjitet. Te shitur per para dhe ndofta edhe te te huajt. Ose te ambasadoret qe i keni aq shume qef. Turpi ju mbulofte.

  8. Gazi says:

    respekte katarakt!
    Ke thene te verteten

  9. bani says:

    Tamam vete ne shqiptqret jemi fojtoret kryesore,nuk e luan topi.Deshmitare je ti palogazetare dhe ajo buqja siper teje.Qelbesira,shkerdhata,….

  10. Djalli I avokatit says:

    Kryeministri nuk ka folur me greket si nacionalist por so partner I barabarte,shqipetaret kerkojne partneritet me fqinjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje