Arrestohet 44-vjeçari në Korçë, i vodhi patatet në arë dhe rrahur fermerin

5 Nëntor 2016, 10:33Kronika TEMA

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi tentoi të vidhte patate në tokën e një personi tjetër, duke e dhunuar fizikisht këtë të fundit.

Ngjarja është shënuar në Sheqeras, ku Krist Koro u kap duke vjedhur patatet në tokën e M.P., 31 vjeç. Fermeri nga Nizhaveci i kërkoi autorit të largohet nga prona e tij, por Koro e ka goditur me mjete të forta në trup, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Ndaj 44-vjeçarit rëndojnë akuzat e vjedhjes dhe dëmtime të tjera me dashje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje