Arrestohet ish- nëndrejtori i një banke në Fier, vodhi 1.3 mln euro

5 Nëntor 2016, 09:25Kronika TEMA

Policia e Fierit ka vënë në pranga një të dënuar me 12 vjet burg për “vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit”.

Mësohet se personi i arrestuar është shtetasi Gjergji Xhaho, 47 vjeç, banues në lagjen “Kastriot” të Fier.

Gjykata e Lartë Tiranë me Vendimin e datës 02.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të “vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”.

Policia bën të ditur se ky shtetas duke qenë nëndrejtor i një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash duke falsifikuar dokumentet.

Ai grabiti prot 1.3 milione euro.

1 komente në “Arrestohet ish- nëndrejtori i një banke në Fier, vodhi 1.3 mln euro”

  1. Farmir says:

    O Miri ti je next

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje