Arrestohet partneri i amerikanes që protestoi për HEC-et në Valbonë, vidhte energjinë

selimajNjë lidhje e paligjshme elektrike ka vënë në pranga partnerin e amerikanes që protestoi kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin Valbonë. Alfred Selimaj, partner i shtetases amerikane Catherine Bohne, e njohur si kundërshtare në ndërtimin e HEC-eve në Valbonë, është vendosur pas hekuravë në orët e vona të së premtes.

OSSHE dhe Policia kreu kontroll në orët e vona të mbrëmjes në restorantin e Selimaj. Ky i fundit u shoqërua nën akuzën e lidhjes së paligjshme elektrike dhe si pasojë vjedhjen e energjisë elektrike.

Arrestimit i Selimaj konfirmohet dhe nga Policia e Shtetit e cila sqaron për ReportTv se ndalimi i tij është bërë pasi gjatë një kontrolli me operatorin e energjisë elektrike në zonën e Valbonës dhe biznesin e Alfred Selimaj është konstatuar lidhje e paligjshme energjisë.

Selimaj aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Kukësit, ku dhe po merret në pyetje.

Bashkë me partneren e tij, amerikanen Catherine Bohne, Selimaj kanë protestuar kundër ndërtimit të HEC-eve në Luginën e Valbonës. Çifti Selimaj dhe Bohne njihen si dy nga kundërshtarët më të mëdhenj të ndërtimit të HEC-eve në Valbonë dhe prej kohësh ata kanë organizuar një sërë protestash sensibilizuese.

Selimaj pritet që të dal të hënën para gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë dhe akuzën ndaj tij, ndërsa burime nga prokuroria e Kukësit sqaruan se po shihet materiali i referuar nga policia dhe për të do të kërkohet masë hetim në gjendje të lirë.

Vetëm 1 javë më parë Selimaj dhe Bohne organizuar një koncert-protestë në Valbonë ku ishin të pranishëm një sërë përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe qytetar të kësaj zone që kundërshtuan ndërtimin e HEC-eve.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Arrestohet partneri i amerikanes që protestoi për HEC-et në Valbonë, vidhte energjinë”

  1. moritoniku says:

    lekuren te zeshket e paska ky “partnery”! paska bo shum plazh ne valbon.
    dhe shum gazmor duket.
    rrac arjane mo ,bjond sybojqelli si nga iran iraku

  2. Pirro i Epirit says:

    Ky eshte nje plehre ordinere qe merr 45 Euro per nje nate fjetje dhe nuk leshon fature tatimore duke mos paguar taksat. Ti behet edhe kontroll tatimor dhe te shkoje ne burg. ky ka dy ndertime.

  3. Ordineret says:

    Hajdut ordinere, jam kunder kesaj qeverie dhe qeverive shqiptare me antishqipetaret ed rama, sali berisha, ilir meta e fatos nano. por dhe keto funderrina qe nuk dine ceshte rregulli, fatura, licenca etj nuk eshte normale. keta te dy kane 10 vite qe bejen evazion fiskal spresin nje fature nje shisge vere duhet ta blesh 20 euro tek keta por paskan qene te pangopur edhe energjine e paskan vjedhe. turp turp turp ne kete vend ku njerezi nuk dine te jetojne si njeres. mallkuar kjo rrace politqensh qe nuk vendosin rregullat ne shoqeri.

  4. Albi_I says:

    Brava bravo, e demaskuat dhe nje armik te popullit. Por gjithsesi, krimi mbi Valbone ngelet, paguan a s’paguan drita Alfredi.

  5. Zzzzz says:

    I lumte suma ….ky shtet leshi qe cdo njeri tall bythen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *