Bosi i FBI-së që po trazon fushatën presidenciale në SHBA

5 Nëntor 2016, 15:10Politika TEMA

Një karrierë e jashtëzakonshme. Për një kohë të gjatë shefi i FBI-së, James Comey, llogaritej si i paprekshëm dhe i pakritikueshëm. Ai është çmuar si një figurë që e gjen gjithmonë rrugën e duhur ndërmjet fronteve për t’i mbajtur larg njëra tjetrës politikën dhe drejtësinë.

Por, ai tani, në mënyrë të vetëdijshme apo thjesht për qëllime të mira, e ka bërë pikërisht të kundërtën: Hetimi i tij dramtik dhe i keqkuptueshëm për të kontrolluar e-mailë të tjerë nga rrethi i Hillary Clintonit ka shkaktuar rrëmujë në garën për në Shtëpinë e Bardhë.

Comey tani krahasohet me ish- drejtorin e famshëm të FBI-së, J. Edgar Hoover, i cili policinë federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka udhëhequr për rreth 50 vite, nga 1924 deri 1972, dhe e shndërroi atë në «Gestapon e Amerikës». Së fundmi, edhe presidenti Barack Obama nuk u përmbajt nga kritikat ndaj tij, por pa e përmendur me emër. Tani mendohet që pavarësisht se kush to t’i fitojë zgjedhjet në SHBA, ditët e Comeyt në FBI janë të numëruara.

Pozita e tanishme e Comeyt llogaritet si pika më e ulët në karrierën e tij. Por, kur ta shohësh më nga afër, siç bën «watson.ch», kjo nuk paraqet ndonjë befasi.

Skena të denja për film

John Ashcroft, ish ministri i drejtësisë në kohën e George W. Bush pas një operacioni po qëndronte në stacion intensiv. Njerëzit e presidentit u përpoqën të përfitonin nga kjo situatë dhe t’i nxirrnin atij duke qëndruar në shtrat një nënshkrim për vazhdimin e programit të kontestuar të NSA-së për përgjime.

Por, plani dështon. Edhe atë në saje të James Comeyt, atëbotë zëvendësministër. Ai në pikë të natës kishte nxituar me veturë me sirena të ndezuara në spital dhe e parandaloi manipulimin e shefit të tij nga njerëzit e presidentit. Ajo që nuk është tematizuar publikisht është fakti që Comey e nënshkroi vetë vazhdimin e programit për përgjime, ndonëse pas ndryshimit të një formaliteti juridik. Ky program vazhdoi deri më 2011 dhe përmasat e tij u zbuluan nga dëshmitë e Edward Snowdenit.

Në fund doli që heroi nuk ishte vërtet hero, por një burokrat, i cili dëshironte të mbronte shpinën e tij; mu ajo që shpërtheu tani në rastin e e-mailave të Clintonit. Comey për një kohë të gjatë ka qenë republikan, por ndërkohë nuk është më anëtar partie; ai ka shërbyer si një balancues i agjendave të të tjerëve. Mu kjo e ka krijuar mitin e tij si i pakorruptueshëm, por që në fakt ka qenë intuita e tij për t’u paraqitur në opinion.

Historia me Clintonët

James Comey i ka pasur Clintonët në shënjestër që në vitet ’90-të. Ai ka qenë shefi i një komisioni të Senatit që e ka hetuar një skandal imobiliesh nga koha e Bill Clintonit si guvernator në Arkansas. Comey nuk kishtë ngritur akuzë, por kishte hartuar një raport plot insinuata, një paralajmërim i trajtimit të aferës së tanishme të e-mailave.

Më 2002 Comey ishte ndeshur përsëri me Clintonët: Ai ishte dashur të hetojë amnestinë e një evazionisti tatimesh nga Clintoni, një rast që FBI-ja e ka nxjerrë nga sirtarët përsëri tani në kulm të fushatës zgjedhore për president.

Kishte pasur zëra që kishin paralajmëruar për të që kur presidenti Obama më 2013 Comeyn e emëroi si drejtor të FBI-së. Mënyra e ushtrimit të autoritetit nga ana e tij kishte qenë shkak i pakënaqësive të shumta. Ai e kishte kundërshtuar një reformë në drejtësi; i kishte sfiduar si Shtëpinë e Bardhë, ashtu edhe lëvizjen Black-Lives-Matter që angazhohet kundër dhunës ndaj zezakëve në Amerikë, duke e zmadhuar rrezikun nga terrori në provincë.

Comey, thotë raporti i gazetës, e ka stërkequr aferën e e-mailave që në korrik, duke ikur nga dhëmbëzorët me formulime dykuptimshe: Nuk është rast për të ngritur akuzë, por njëkohësisht Clinon ka qenë «skajshmërisht mendjelehtë». Kongresit i ka dorëzuar detaje nga afera, të cilat hedhin pyetje të tjera, kurse hetimet e FBI-së ndaj menaxherit të Donald Trumpit për dyshime se ka lidhje me Rusinë i mban të fshehta.

Sjelljen e tij një specialist i FBI-së e sheh si një akt të luftës politike. Sipas tij: «Dikund në një qoshe të errët yjesh të qiellit zgërdhihet J. Edgar Hoover.»

7 komente në “Bosi i FBI-së që po trazon fushatën presidenciale në SHBA”

  1. loni says:

    po pse ndodhin edhe ne amerike gjera te tilla intrigash,po kjo amerika gjasme denonte sistemin komunist per intriga te tilla,kurse tani i ben vete?apo i ka pas bere me kohe keto lloj intrigash politike,Comey po heton e_mail e Clitonit,por lidhjet e Trump me Rusine i mban te fshehta???un dija qe keto intriga beheshin vetem ne diktature,dhe jo ne demokracine Amerikane qe gjasme eshte per tu marre si shembull nga bota tjeter,me keto lloj intrigash qe po lexoj qenka me hale edhe ky sistem nga diktatoria,ikem nga shiu po na mbyti bresheri,keshtu perkthehet ky ndryshimi jone,bravo Amerikes.

  2. Besa says:

    E ka trazuar Klintoni o injorant
    cna gjeti me keta njerez te ligj

  3. Besa says:

    E ka trazuar Klintoni o injorant
    cna gjeti me keta njerez te ligj..

  4. Besa says:

    E ka trazuar Klintoni o injorant
    cna gjeti me keta njerez te ligj..
    respekte Lonit

  5. Phoenix says:

    Ne regjistrin zyrtar te shqipes “mu” eshte “pikerisht”. Cila lope e ka pjelle kete perkthyesin tuaj? Cdo lajm i perkthyer eshte nje ofendim per lexuesin. Na aktivizuat ulceren me keto perkthime google translate.

  6. Phoenix says:

    Ah, Shefi se Bos ka mafja.

  7. PANDO says:

    ne Americe institucionet jan te pavarur dhe veprojne ne baze te ligjit dhe jo te Maliqit .pike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje