Diktatori nga Bosfori

5 Nëntor 2016, 15:35Rajoni TEMA

Me arrestimin e politikanëve kurdë, me shtypjen e lirisë së fjalës dhe me përbuzjen e çdo vlere universale presidenti turk Rexhep Taip Erdoan po e largon Turqinë nga civilizimi. Në viset shqiptarë duhet të bien kambanat e alarmit dhe të fillojë distancimi i qartë nga diktatura turke.

Shqiptarët nuk duhet të lejojnë që në këtë moment të çarjeve të mëdha gjeopolitike mes Lindjes dhe Perëndimit të joshen nga ofertat e helmuara të Erdoanit, i cili duket se e ka zgjedhur modelin shtetëror, të cilin synon ta ndërtojë: është modeli rus dhe kinez i diktaturës së kapitalizmit të egër dhe i shtypjes së lirive qytetare.

Nga Enver Robelli

Këtë javë ishte për vizitë në Bernë ministri i Jashtëm turk. U takua me homologun e tij zviceran, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale. Së paku kështu u tha zyrtarisht. Në të vërtetë mes dy ministrave mbretëroi kryesisht heshtja. Zvicerani ishte i tronditur me sjelljet gjithnjë e më autoritare të qeverisë turke, ndërsa kryediplomati turk u tregua pafund kryeneç, duke mos pranuar asnjë kritikë. «Turqia është vendi ynë, me të bëjmë çfarë të duam» – ky është mesazhi aktual nga Ankaraja.

Rrjedhimisht, këto ditë kryetari i Turqisë ka intensifikuar përpjekjet për ta shndërruar vendin e tij në autokraci ose thënë më saktë në diktaturë. Përpjekja për grusht shteti në korrik, e cila u dënua njëzëri nga qeveritë perëndimore, po i shërben Rexhep Taip Erdoanit si rast, si «dhuratë e Allahut», për të larë hesapet me të gjithë kritikët e tij. Rexhep Diktatori ka rrokur shpatën dhe po pret e vret e arreston e syrgjynos çdo kritik. Në qelitë e tij po përfundojnë gazetarë të pavarur, proevropianë, po arrestohen politikanë kurdë, të cilët janë besnikë ndaj Republikës turke, por kritikë ndaj metodave gjithnjë e më arrogante, të dhunshme të Erdoanit.

Përpjekjen për grusht shteti Erdoani dhe klani i tij po e shfrytëzojnë për të demontuar shtetin ligjor, për të suspenduar të drejtat civile, për të ngufatur lirinë e fjalës, për të shkelur mbi vlerat universale siç janë të drejtat e njeriut, për të pështyrë mbi vlerat e civilizimit europian, të cilat dikur, në fillim të viteve ’20, ishin bazë për ndërtimin e republikës moderne turke të personifikuar nga Mustafa Kemal Ataturku.

Rexhep Taip Erdoani po hyn në histori si Anti-Ataturk. Duke suspenduar ndarjen e pushteteve, duke zhvilluar një luftë të tmerrshme kundër çdokujt që nuk mendon si militantët e partisë së tij AKP, duke e dobësuar aleancën historike të Turqisë me Amerikën dhe shtetet e mëdha të Europës perëndimore dhe duke iu ulur në prehër Vladimir Putinit – Erdoani po ndjek një kurs tepër të rrezikshëm, një kurs me të cilin nuk pajtohen miliona turq me orientim perëndimor.

Një Turqi e sunduar nga despoti Erdoan nuk duhet të ketë vend në Bashkimin Europian. Rrjedhimisht, Brukseli do të duhej të ndërpriste menjëherë negociatat me Ankaranë. BE ka treguar mjaft mirëkuptim ndaj Erdoanit, ka dënuar grushtin e shtetit, i ka ofruar Turqisë heqjen e vizave për zonën Schengen, por me kusht që presidenti turk të respektojë disa vlera themelore mbi të cilët është krijuar kjo Europë siç e njohim sot. Përgjigjja e Erdoanit ndaj të gjitha ofertave perëndimore është arroganca e pashoq.

Pas zhvillimeve të fundit dramatike në Turqi, në viset shqiptare duhet të bien kambanat e alarmit. Erdoani nuk mund dhe nuk duhet të jetë idhull politik i disa segmenteve të shoqërisë shqiptare në Ballkan. Parulla e tij «Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë» duhet të hidhet poshtë nga të gjithë politikanët shqiptarë. Prej vitesh Turqia nuk synon zhvillim të marrëdhënieve në dobi të dyanshme me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë shqiptare, por përpiqet që me diktate të imponojë rregullat allaturka të jetës publike e politike. Për këtë qëllim qarqe të afërta me Erdoanin po financojnë në Maqedoni «partinë politike» Besa, e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni në dhjetor. Në të njëjtën kohë po bie autoriteti i Prishtinës dhe Tiranës në viset shqiptare në Maqedoni.

Turqia e ndien veten aq të pushtetshme në Tiranë, saqë e detyron qeverinë shqiptare të anulojë tenderë, të cilët i fitojnë firmat e afërta me ish-mikun dhe tani armikun kryesor të Erdoanit, imamin Fetullah Gylen. Ka dyshime të mëdha se disa matrapazë shqiptarë që shpallën së fundi «pavarësinë e Çamërisë» punojnë për interesa të Erdoanit, mbase edhe mund të jenë të financuar nga qarqet turke. Erdoan së fundi ka vënë në dyshim kufijtë me Greqinë dhe vetëm atij i konvenon një acarim i raporteve shqiptaro-greke, në mënyrë që të arsyetohet se Athina nuk ka probleme vetëm me Turqinë, por edhe me Shqipërinë.

Greqia shpesh nuk ka qenë shtet miqësor ndaj shqiptarëve, mes Athinës dhe Tiranës ende ka hendeqe të mëdha, por momenti i ashpërsimit të raporteve është indikativ dhe aspak në favor të Shqipërisë, e cila pret hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë Shqipërinë mund ta bllokojë Greqia. Të ashpërsohen raportet me Athinën për nja 18 a 20 shtëpi që duhet të rrënohen në Himarë është mendjelehtësi të cilën e personifikon vetëm Edi Rama, i cili duket se së tepërmi është entuziazmuar që gjatë vizitës në Beograd miku i tij Aleksandër Vuçiq i tha se serbët dhe shqiptarët janë dy popujt më të rëndësishëm të Ballkanit. Politikanët shqiptarë të Tiranës dhe Prishtinës që marrin krahë pas lavdërimeve nga Beogradi, zakonisht përfundojnë në gërmadhat e historisë. Ekziston një racizëm i shfrenuar grek ndaj shqiptarëve, këtë assesi nuk duhet harruar dhe duhet luftuar, por në 25 vitet e fundit qindra-mijëra shqiptarë kanë arritur që përmes Greqisë të bëhen qytetarë të BE-së dhe të krijojnë një mirëqenie që në vitet ’90 as që mund ta ëndërronin në Shqipërinë që vuante për bukë.

Shqiptarët nuk duhet të lejojnë që në këtë moment të çarjeve të mëdha gjeopolitike mes Lindjes dhe Perëndimit të joshen nga ofertat e helmuara të Erdoanit, i cili duket se e ka zgjedhur modelin shtetëror, të cilin synon ta ndërtojë: është modeli rus dhe kinez i diktaturës së kapitalizmit të egër dhe i shtypjes së lirive qytetare.

14 komente në “Diktatori nga Bosfori”

  1. tfgs1 says:

    PLEHRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA sunitoshqipfolese,ki eshte baba juaj……………….allah uakbar!

    1. loni says:

      ik o gazetar leshi se na keni care bythen me kete shprehje,,SHPTYPJE E FJALES SE LIRE,,nuk hahet FJALA E LIRE O GAZETAR BYTHE,se kemi 25 vjet qe nuk po e ngopim barkun me FJALEN E LIRE,AS ME LIRINE E QYTETARIT,prandaj lere turqine te zgjedhi rrugen e vet,,KUR SHUMICA E POPULLIT KERKON DIKTATURE,DEMOKRACI,MBRETERI,PERANDORI,ANARKI ETJ,NUK KA ASKUSH TE DREJTE TA GJYKOJ,APO TA NDALOJE,TURQIA PO ZGJEDH RRUGEN QE DESHIRON SHUMICA E POPULLIT,ATE DIKTATURE SIC E QUANI JO GAZETAR LESHI,CTE KEQE KA KETU PER SHQIPERINE??ne cfar po bejme me fjalen e lire??ujin mullar,apo se kemi 25 vjet qe prodhojme vetem refugjate,rregulloni shqiperine dhe lereni turqine apo grekun te zgjedhin rrugen qe duan vete,nuk jemi ne shtet te kritikojme te tjeret qe jemi me mut nga te gjithe,keshtu turku,ashtu greku,keshtu rusia ashtu serbi,boll me sikur e ndritet ju me shqiperine,dhe nuk ju ngel gje tjeter tani,mbase e keni bere shqiperine si zvicra te kritikoni shtetet qe nuk dine te ecin ne rrugen tone te lavdimshem,merruni me veten dhe lereni kritikat per shtetet e tjera,boll me me karagjozlliqe gazetar leshi.

  2. Bazarhesap says:

    Ti Enver RrotK…a….i po deshe mund te shkosh dhe te zevendsosh HDP dhe ti sherbesh kauzes te PKK aleates te Assadit dhe Putinit kur te duash!!!
    HDP eshte krahu politik i PKK dhe marin pjese ne veprimtari Terroriste duke transportuar armatime dhe duke ndihuar kamakazet PKK te sterhohen ne qytete te Turqise qe me pas kryejne akte Terroriste duke vrare me qindra civile te pafajshem.
    Nuk ka me shpetim per ato grupe qe kryejne akte Terroriste shteti Turk do tu tregoj atyre dhe bashkpuntorve te tyre sa ju vlen lekure!!!

    1. D.K says:

      Ja dhe sherbetor i erdoganit me emer tyrk bazari i hesapit qe irritohet %me te drejte)për babën natyral

  3. Alban Hamzai says:

    Analize e sakte e nje mendjeje evropiane. por fatkeqesisht kryeministri yne I gjate e ka mendjen te shkurter ,e ka vetem per batuta si ish kryetaret e koop.bujqesore ulur ne trungun e pemes duke pire raki (ky tani ulet ne kolltuket e rehatshem dhe ,nen efektin e nargjilese enderon sulltanin).Por nje ish kryeminister I Shqiperise ka shkruar:Jam sulltan mbret I vertete,shok te tjere nuk kam ne jete/ gjaketor e zemerderr,nga frika me bejne nder….Prandaj populli,qe te mos katandiset ne poturak,por te behet Qytetar,duhet ta mendoje mire voten ne v.2017.Ju lutem botoni komentin tim!

  4. WEB 1 says:

    Shumë vonë gazetar,shumë vonë!!!!demi eshte kryer dhe nuk ka kthim prapa ,nuk po mjaftojnë 100 vjet për të zgjidhur katastrofën etnike, fetare ,territoriale qe lane osmanët ne ballkan ,imagjino sa vite duhen akoma te vesh një stop erdoganit me politikën e tij.Një ditë politikane si rama ,berisha ,meta ,nuk do jenë me ne pushtet ,por politikat e huaja qe i kanë drejtuar ne menyre katastrofike do lene shenje edhe për një 100 vjeçar tjeter

  5. qipro says:

    kan hik per lesh ushtaret e janulles vetem ondrra me baben e vet erdogan shofin

  6. n.thati says:

    Shqiptareve ne Maqedoni u kanoset nje rrezik i madhe i nje katastrofe kombetare.Per 15 vjete radhasi partia e Ali Ahmetit u mundua qe ti integroje shqiptaret ne shtetin,jetn ,kulturen dhe gjuhen maqedone,duke u munduar ti zhveshi nga cdo gje qe eshte shqiptare.Tash ne skenen politike kemi partine e re Besa te sponzoruar nga Turqia,e cila qe tash po punon per turqizimin e shqiptareve dhe islamizmin radikal…..Eshte ne vetedien e intelektualeve te mirefillte shqiptare per te alarmuar opinionin shqiptare ne Maqedoni dhe gjetiu per rrezikun qe u kanoset bashkekombeve te tyre ne Maqedoni ,edhe pse vone ….

    1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      nuk ka shqiptare ne FYROM,ata pak qe ishin dikure nje pjese iken[te brengosur dhe diktuar prej suniteve turq] dhe nje pjese u sllavizuan.Ata qe ti ”jo pa qellim” quan shqiptare nuk kane qene dhe nuk do te jene kurre te tille,pasi flitet per turq shqipfoles te cilet normalisht iu bashkangjiten partive apo sponsorizimeve turke gje e cila eshte teper normale pasi jane te nje ADN apo gjaku me turqit.

      1. shqipfoles makedonie vic says:

        KURRE SHQIPFOLESIT E MAQEDONISE SKANE qene shqiptare por TURQ ne shpirt e zemer…thjesht flasin shqip qysh qemoti dhe skane asnje lidhje kulturore shoqerore me Shqiperine…


        ne maqedoni ka turq e sllav por jo shqiptare..ne djall vafshit se bashku me kombin koqevar…

  7. Ben Dibrani says:

    Mire per Erdoganin analizon drejt po me Ramen c’pate? Po mbron interesat e Shqiptareve qe duhet te jene qytetare ne Greqi, por ata nuk i lejojne. Ku eshte problemi? Ashtu sic u mbrojten interessar e Shqiptareve ne Kosove, ne kundershtim me interesin Serb, ash edge keta shqiptare qe po shohin endrra per prônât e tyre qe nuk ja japin. Shqiptaret qe kane vajtur ne Greqi e kane fituar me pune pasurine, nuk ja ka falur njeri. C’pate Rrobell, c’pate? Eshte e drejte themelore, nuk eshte tangerllek.

  8. xixellonja says:

    Zoti Enver Robelli – ti midis te tjerave shkruan : ( Te ashpersohen maredheniet me Athinen per nja 18 a 20 shtepi qe duhet te renohen ne Himare eshte mendjelehtesi qe ……….) do me thene ti ju thua lexuesve : – Edhe per planet regullues te qendrave te banuara ne Shqiperi duhet te konsultohemi me fqinjin tone Greqine, vetem qe asaj te mos i prishet qejfi.
    Pyetja ime eshte direkte : – Po ti per ti pasur maredhenie te mira me fqinjet e tu, me perpara se ta vendosesh per te bere dicka ne familjen tede, ju mer leje fqinjeve te tu ?

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    @ ben dibrani
    I dhjeu pronat r shqipetareve te shqiperise
    Edi rama po po kerkoni pronat e camerise
    Jam shume dakort per pronat r cameve
    Po keta po ja lerojne nenen pronave tona
    MOS i hengshin.

  10. korcari says:

    i vetmi buri krenarie per turkoshqiptaret eshte mama Turqia dhe baba Erdogani.
    komb bastard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje