Doreza e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rudinaNga Rudina Xhunga

Njoh një grua që ka qenë mësuese në Tiranë. Prej vitesh jeton në Greqi dhe pastron shtëpi. Tani që është moshuar, pastron shkallët e pallateve.

Herë herës, merr në telefon djalin dhe i thotë që komshia po i vjedh shtëpinë. Hyn fshehurazi dhe i merr vajin e djathin që ajo ka ruajtur për t’ua sjellë mbesave. Djali niset nga Tirana, shkon ta takojë dhe e siguron që komshia nuk ka nga hyn.

Gruaja ka shenjat e para të demencës, por ajo nuk do t’ia dijë të vizitohet. I vetmi shqetësim i saj, veç komshijes greke, është pensioni.

Megjithë lutjet e djalit, do të rrijë edhe tre muaj, pasi vetëm atëherë, plotëson kohën për pension dhe kur ta marrë, mund të vijë në Tiranë të kurohet, blejë ilaçet dhe mbyllë vitet e pleqërisë, me pensionin e një copë jete si pastruese në Greqi, që nuk ka të krahasuar me vitet e saj si mësuese në Shqipëri.

Tani ajo është trembur dhe pyet djalin, nëse do të ketë sherr mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ajo do të mbetet pa pension.

Njoh edhe një vajzë që u martua 18 vjeç në Greqi. Lindi një djalë dhe pasi u nda nga i shoqi, iku nga Athina dhe e la djalin të jetonte atje, me të atin.

Në Tiranë punon si manikyriste. Mendjen e ka te i biri, por nuk do ta heqë nga shkolla, as nga mundësitë që i jep Athina dhe jo dot Tirana. Çdo  ditë, kur është ora që djalit i mbaron mësimi, ajo e telefonon, të dijë a ka shkuar në shtëpi, apo është rrugëve. Dhe kështu pasdite, kështu në darkë, kështu në mëngjes, sepse nëna e djalit adoleshent punon në Tiranë, por jeton me orën e Greqisë. Dhe këto ditë ka frikë. Frikë mos nis sherri me Greqinë dhe i kthejnë djalin. Ku ta çoj, thotë. Ku?

Njoh shumë njerëz që kanë ikur nga Greqia, pasi humbën punën dhe presin me sytë andej, mos rregullohet gjendja, e kthehen sërish të punojnë.

Njoh të tjerë që shkojnë çdo verë dhe pushojnë në shtëpitë e grekëve. Njoh të tjerë që janë martuar me grekë. Të tjerë që kanë fëmijët e burrat në burgjet greke. Nuk njoh askënd që ndan jetën me Greqinë, të jetë ndjerë më krenar për kombësinë, pas deklaratave të Ramës dhe shpërthimit të sherreve patriotike shqiptaro-greke.

Shqiptarët duan të jetojnë, jo të gjithë duan të shesin mend në Facebook.

Ndaj duket komplet pa lidhje kjo zhurmnajë: Himara është jona, Greqinë e kemi bërë ne.

E vetmja mënyrë të bashkëjetosh me një fqinj, është të mos ndezësh sherre, por të pranosh kompleksitetin e një lidhjeje. E një lidhjeje të nevojshme, jetike dhe të mundshme.

Ndoshta Rama po përjeton kthim në rininë e hershme, kur ka qenë në Greqi dhe mbase ka menduar si shumëkush nga ne: Po këta ç’kanë që janë më të pasur? Nuk janë as më të zotë, as më të mençur.

Ndoshta Rama ndihet më i sigurt dhe i plotësuar matematikisht, pas aleancës me Idrizin.

Por, nëse është kështu, asgjë nga këto nuk është e mjaftueshme për t’u hedhur dorezën grekëve.

Me Idrizin mund t’i bëjë karshillëk Metës, por jo Ciprasit.

Dhe kujtimet e rinisë, nuk të ndihmojnë të zgjidhësh hallet e qeverisjes.

Shqiptarët kanë nevojë për grekët dhe grekët për shqiptarët, si dy fqinj. Të barabartë , apo jo, këtë e përcakton mënyra si komunikon.

Sepse një i barabartë, nuk ka nevojë të të tregojë sa i barabartë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

62 komente në “Doreza e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve”

  1. Aureli says:

    Rudina lere Ramen se hakmerret ai……

    1. tfgs1 says:

      EXO oi vrromotourkalvani nga toka e bekuar nga Zoti,Greqi!
      Lyrashet sunite kafshuan doren qe u zgjati nje pjate supe dhe kjo eshte fatale!
      Keta njetundrake jane axaristoi[bukshkale]…………..

      1. LleshANAKU says:

        tfgs1 je ndonje nga ata qe marrin pension nga greku se u je lepire. Judinen, per te cilen kam pasur respekt, ia futni kot, pa asnje kuptim dhe me keqdashje. Mos Rudina mendon se do te ishte mire qe, per disa telefonata, e ku ta di une, t’ nenshktrohemi Greqise, te ulim koken perpara kercenimeve te tyre? Jo. Kurre jo!

      2. Shijaksi says:

        Ke shitur b.. en per 300 euro ti grek i poshter

      3. EX SHIJAKS says:

        ME TY TURCOMUTOS ESHTE E KOTE TE MERESH…KE NJE DEMENCE TE GRADES SE FUNDIT…KURSE TI RUDINA BEN MIRE TE MOS SHKRUASH SIKUR TE JESH NE TETEVJECARE SEPSE INTERESAT E SECILIT NGA SHQIPTARET QE JETOJNE JASHTE NUK VIHEN PERBALLE INTERESAVE KOMBETARE..PSE DIKUSH JETON NE GREQI PER TE MARE PASTAJ PENSIONIN NUK E DETYROI KUSH,PSE DIKUSH U MARTUA DHE U NDA ME GREKUN NUK JA KA FAJIN EDI RAMA DHE INTERESAT KOMBETARE…THIRRI MENDJES PARA SE TE SHKRUASH NJE ARTIKULL E TE KRITIKOSH TE PARIN KRYEMINISTER SHQIPTAR QE FLET HAPUR PER CESHTJEN CAME DHE MOSNDERHYRJEN E GREKUT NE CDO VENDIM TE QEVERISE SHQIPTARE.

    2. Tani says:

      Shko moj shurreufull! Shqiperia duhet te mbroje dinjitetin e saj dhe te mos te lere keta maskarenj qe te na neperkembin. Nuk e kuptoj se si keta diote qytetare shqiptare kane deshire te shkojne tek armiqte tane qe i trajtojne shqiptaret si skllever. Perse nuk e mbeshtet Ramen dhe ti thuash qeverise greke mjaft me mutesirat qe beni por na u delke ne krah te grekerve dhe kundra Rames. Ne gop te semes vafte Greqia. Kam 23 vjet qe jetoj ne imigracion por kurre nuk kam shkelur vend ne Greqi. Edhe sikur pa buke te mbetem dhe Greqia te jete i vetmi vend qe ka buke, une do te preferoja qe me mire te vdisja me dinjitet se sa te shtrija doren dhe te lutesha per nje kothere tek keta maskarenj. z. Ei Rama, KM i Shqiperise populli qe te votoj te mbeshtet per ate qe bere. Keta palo gazetare le te lehin si qen te terbuar kundra teje. Nuk ndihmohen ata emigrante me mbeshtetjen e politikave te Greqise dhe luften kunder KM tend. Kjo eshte edhe aresyeja qe ata e bejne fshirjen, qe te rrisin merine e shqiptareve kunder qeverise. Mendojne si bizantine qe shqiptaret vertete do te urrejne KM qe i ka bere krenare dhe po ja kthen nderin Shqiperise. Po ben gjithcka ne pushtetin e tij qe te ndertoje nje shtet normal dhe europian shqiptar. Jam shume i sigurte qe ne 10-20 vjet Shqiperia do tja kaloje Greqise per nga zhvillimi. Ka bere dhe po ben nje perparim te jashtezakonshem dhe me mire do te behet. Mendoj qe te kthehm ne Shqiperi sapo te dal ne pension. Tani ka gjithcka per tu kthyer.

    3. Bobi says:

      Po cfar te bejm moj zonje te pyesim greket edhe kur te rregullojm rruget e himares se na i ngel qejfi dhe na bien tanket ne kufi ? Shqiperin e la ne miserje komunismi dhe i detyroi shqipetaret te mergojn dhe Edi Rama shyn fare . Eshte e pabesueshme !!! Kercenojn per luft , por per cfar ? Po si mund te jetosh me paqe me keto fqinj ? Bejm lypsin me evropen e horrin me shqipetaret. Kam patur respekt per ju por kesaj rradhe ja ke keputur kot

  2. Lugati says:

    nigjo ktu ti mi tyryfyle sa sa nuk shkoj une me parimet e lugatit kryeminister te ripjelljes jane te pakte ke gjithe komentusit ktu maksimumi jena 5 persona po ktu ja ke fut kot rudina..tashi simas teje me qi ka shqiptare. qe. punojne ne greqi ne duhet me ul breket qe te na qine ene n byth..edhe po i japim dhe himaren apo jo..ju klasa gazetareve dhe opozita kur nodhin kto debate me greket dhe serbet duhet ti leni vec xhelozite dhe idete politike dhe ti dilni krah kryeministrit sjqiptare qofte i mir o i keq ..dhe kryeministri mu me pelqe ajo o gjo tjeter dhe une duhet ta mshtes sepse nuk po bohet fjale per idete e mija o gjona personale te mijat dhe te tujat rudina po per kombin..pranej bohuni i cik serioza dhe do e shifni mrapa qe edhe shqiptaret do ju vlersojne kur shkruni per interesa kombetare dhe jo personale

  3. B. K says:

    Hal me gru, e hall pa gru. Mos qofsha nën lëkurën e Ramës.
    Sa vështirë e ka.

  4. Labi Vlore says:

    Rudina.Me sinqeritet te them se shkrimi jot eshte i barazvlefshem me nje hartim te klases se 6 ose 7 te shkolles 9 vjecare.Duket sikur e ka shkruar nje femije 12-13 vjec.

  5. krenar says:

    Kur je konfuze behesh edhe cinike.Rudina:Ju kerkoni andrimin e miqesise,kurse Rama po perpiqet qe
    ti veshi miqesise Robat e reja qe ka here po rine te kycura ne Raftet e harreses.Thellesia per ta kuptuar
    nuk ka nevoje te thuash se duhet te jemi te barabarte.Rudi:
    Me thuaj nje rast,qofte edhe dy motra te jene te barabarta ne dashurine e tyre me njera tjetren?
    Dhe une atehere do te jap te drejte,dmth nuk do te quaje cinike…respekte.

  6. PANDO says:

    I ke rene pikes.por kush ta kuptoj qe vetem fqinjesia, tolerance ,bashkjetesa jane istrumentat qe ky pseudopatrioti Rama duhet ta kuptoj …..po
    me ngjan si paraardhesi I tij Sala , diplomat e poltikan qe ai pianeci ,ku Rama me duket si trung pa gjethe

    1. Sandor says:

      Nga emri (por edhe nga dialekti alla Janaq) duke si 300-evrosh.

  7. B. K says:

    Më të pasur!!!! Mirazh.
    A e di ti, moj mike, se sa janë borxhet greke? Normal që kush nuk e di.
    Pasuri i thonë PBK, jo kreditë.
    Sipas teje, një matrapaz, shpik një hall dhe del e hyn në borxhe majtas e djathtas dhe i bën lekët rrush e kumbulla. Pasojnë telashet, kërcënimet për moskthim borxhi…dhe të kap depresioni ekonomik dhe shëndetësor.
    Cfarë resursesh materiale kanë ata në krahasim me ne, ky është shpjegimi.
    Shqipëria është vend i potencialeve të mëdha. Kalojmë rrugën e sprovave të mundimshme.

  8. Ivan i madh says:

    Xhunga si shume kaluar e ke mare a ke jetuar e punuar te pakten nje muaj qe ti njohesh grekerit qe na i hedh fain Rames megjithese Ai ka kusuret e veta. Zonje e nderuar grekerit nuk duan tja dine se cfare thua ti, une apo ndonje tjeter po vetem interesin e tij e pasaj as te njohin se kush je edhe pse ke punuar e jetuar me vite me ta. Prandaj kete qe thua ti jane fjale boshe se ata kete politike kane pasur e kane e do ta kene se e quajne vetem qendra e botes. A svepruan keshtu kur ishte miku Juan Berisha e Nanua apo i ke haruar. Prandaj ta kesh te qarte ti e ata qe te fryjne ty se rezikohen emigrantet e ligjshem per te kethyer jane brockulla te pa ligjeshmit po. Eja ndonje here e shesh ne per platite(sheshet) parqet e plazhet e Athines si flitet e bisedohet shqip. Se na keni neperkembur ju media dhe qeveritaret tane me servilizmin dhe puthadoren pa jane sjelle keshtu qeveritaret greke pse nuk me turqit, egjyptjanet se ata kane shtet e qeveritare qe i doli zot emigrantet te tyre. Dhe tani qe nje ju kethy kundra u ngrite te gjithe ju lakenjte te ulerini se ju vjen keq se mos i gjeje gje emigrantet e ligjeshem mos u shqetesoni ska per ti ndodhur gje se tani i mbron Europa.

  9. xyz says:

    Rudina ja ke fut kot. Ke treguar 1 NIVEL 0 intelektual. Greqia nuk po ndalet, me Det, Himare,Kishe Greke, Varre imagjinare kudo… e deri ne Shkumbin. Intelektuale ZERO. Edi Rama nuk shprehu urrejtje, per kundrazi, por nuk u be b..lepires si shume nga ju te ‘mencurit’ tane…..
    Rama eshte ne krehun e se DREJTES dhe duhet perkrahur me maturi dhe ta perdornisi tabel qitje qe te fitoni simpatine anti-Shqiptare, shoviniste Greke.

  10. leka says:

    Mbasi i ka bythet ngrohte vet,Rama,ben mender trimin duke ja kthyer koburen idiote fqinjit,por plumbat me rikoshete kthehen dhe takojne emigrantet shqiptare dhe vet Shqiperine.
    Tani po filloj ta besoj,se Rama eshte ne efektin e droges.

  11. arben says:

    Ku igjete keto shembuj moj Rudina ??/ Cfare ju tha Rama qe nuk e kuptojne greket apo ti me nje pjese te opozites antishqiptare ?/
    Shume ne greqi punojne pastruse apo cdo lloj pune te rendomte qe ti nuk i ke provuar se je gazetare dhe nuk eshte turp.
    Shume shqiptare punojme per te mbajtur familjet ne greqi ,dhe nuk ndjehemi keq per kete .
    Por me vjen cudi me ju te mencurit e atdheut qe tregoheni me racista se vete greket kunder nesh.
    Cfare tha Rama qe ju prishi ju qejfin ??? Qe jemi njerez ashtu si ju..
    Jeni mesuar me bindjen kundrejt te madhit ,me te fortit se ne ,i dhame varret e te pareve ,detin ,bankat ,ekonomine etj ..
    Cfare perfaqesoni ju kasta e perkedhelur e demokracise shqiptare ?
    Nje bravo e madhe per EDI RAMEN qe i tregoi per here te pare greeve se shqiperia ka shtet te pavarur e dinjitoz dhe nuk mund te merret neper kembe sic u be per 23 vjet me qeverite e shitura e kryeministra te deshperuar e pa pike kurajo qe hiqnin dhe breket per nje gote uzo.
    Miqesia krijohet ne baze te respektit reciprok dhe jo ne baze te interesit te greqise..Po beni cdo gje qe te sabotoni EDI Ramen dhe qeverine shqiptare por nuk mundeni .Edhe kryeministri i ri qe po projektohet per ne 2017, dhe e dini fare mire qe po merr mbeshtejen e grekeve ,dhe gjithe portaleve antishqiptare ku ben pjese edhe ti ,do te jete nje deshtim i madh

  12. No says:

    Keshtu e kupton lirine e fjales ti xhunga? Pa folur per prifesionizem, ajo eshte kategori qe ti num e njeh!
    E di? Kur nuk te lexoja mendoja – gazetare. Po ti qenke fare karabushe!!!
    Nese te flasesh brockulla, e quan pune, …PUPUPU

  13. Ilir sinani says:

    Problemi Rudina, eshte qe geeket kete raport nuk e shikojne keshtu. Greket e konsiderojne Shqiperine si nje qen cirku, kur ngre shkopin hidhu e kur ul shkopin ulu. Sa here ka nje acarim mblidh 100 shqiptare e coi ne kufi, nuk e dallon e njejta strategji per 25 Vjet. Mos u tremb Rudina, ngrie koken lart se nuk I mbledhin dot gjysem milioni ti cojne ne kufi.
    Nuk ke qene ti qe beje ate emisionin hetues ne Gumenice pake kohe me pare? Per te drejtat e Cameve, cfare ka ndryshuar qe atehere? Eshte koha Rudina qe greqise ti tregohet qe Shqiperia eshte fqinj I greqise dhe jo aneks I saje. Ty mbase nuk te shqeteson fakti qe himara pak nga pak e sa here I duhet greqise eshte bere si ai fandi spathi, them I ne nga a net tona, qe greqia e blen me pensione dhe e nxjerr nga menga sa here i duhet per antishqiptarizem si beri ne rastin e Kosoves,etj. Filozofia ortodoksiste e Greqise eshte e qarte dhe e pandryshueshme, vetem po te fusesh koken si struci nuk e ve re dot. Prandaj nuk jam dakort me faktin se duhet te rrime urte se mos na I prishet qejfi greqise, po kur na prishet qejfi ne a rri urte greqia?
    Rruga drejt prosperitetit eshte e veshtire dhe klientelizmi dhe yzmeqarizmi nuk jane aleatet e tu ne kete rruge,perkundrazi qendrueshmeria dhe drejtesia e veterespekti jane. Po u fshehe nga dorashka , koken ulur do e keshe gjithe jeten moter.

  14. P Duka says:

    Po si mbas teje moj zonjushe Shqiptaret ose Kryeministri duhet te mbylli gojen qe Greku don te behet zot shtepie tek ne apo pak toka na ka marr pa t drejt. Cameria do fitoi se eshte n te drejten e Zotit. Halle ka cdo familje Shqipetare. Por Shqiperia eshte Mema jone.

  15. Albania says:

    Ja ke ulur vlerat vetes moj xjhunge, apo nuk ke pasur vlera fare sepse me keto qe ke shkruar do te thote qe ti spaske qene kurre gazetare, lexova dhe nja dy komentues te tjere qe te mbeshtetnin por dhe ato e kane nga injoranca sepse jo gjithmone ne si komb duhet te tregohemi 8nferior karshi fqinjeve .Z.Rama beri shume mire qe foli me ato tone greqise sepse e meritonin jo si Berisha qe kur ne vitet 90 policia apo ushtria greke torturonin refugjatet shqiptare rrinte urte dhe nuk hapte gojen pekundrazi u fali dhe detin shqiptare.

  16. EUROPIAN CHARTER OF HUMAN RIGHTS & COUNTRIES RECIPROCITIES says:

    Shkrimi yt Rudinë kësaj here = SHKRIM SERVILIST & SHKRIM VASALIST.
    * Të Gjitha Të Drejtat Njerëzore [bazohen] Ligjërisht në Kartën Europiane të Të Drejtave të Njeriut;
    -JO TE SERVILIZMI.
    * Të Gjitha Marrëdhëniet e Drejta midis Shteteve [bazohen] në Frymën e Përgjithshme të Reciprocitetit;
    -JO TE VASALIZMI.

  17. evgjitngrenesi says:

    shumë dobët rudina! nga qejfmbetjet me ramën nuk duhet të shndërrohesh në një mini lubonjë apo mut nano! po flet si zëdhëse e dules! në ca momente të tilla duket kush ja me hile shqipërise dhe shqiptareve.
    emigrantet nuk të janë ankuar as ty as ndonjë tjetri , që na bëni sikur ju hap barku!
    nje bravo të madhe ramës! të vazhojë ne këtë rrugë se do të kete mbështetjen e shqiptareve.

    1. lola says:

      I vetmi realist ne shqiperi eshte lubonja
      I vetmi qe u bie ne kokè te gjitheve

  18. Ben Dibrani says:

    Rudina, perse e bastardoni veten deri ne kete pike? Nuk keni turp qe per inat te Rames shkruani kunder interesave te shqiptareve? A keni nje minimum dinjiteti apo ju jane errur syte nga urrejtja ?

  19. adnan kondakciad says:

    Mefal, por xhunge e ke mbiemrin dhe xhunge paske mbetur. Ke filluar ta matesh veten me hijen e Hotel Tirana. Ulu, ulu se do te thyesh qafen.

  20. Skender Xheko says:

    M.mbrema Rudine.Me vjen keq qe nje gazetare si ty bie ne kete nivel. Ata( refugjatet) jane te paret qe lane punen,token,dinjitetin,Shqiperine dhe u bene dashnore,sherbyes,etj.Si minj lane Shqiperine,nuk ju mesuan femijve gjuhen shqipe,nuk flisnin shqip ne rruge,tregje se ju vinte turp qe ishin Shqiptare,ka edhe nga.ata qe menduan se po u krijonin kushte mrrxhekoe te mira femijve.Nuk mumd te sakrifikosh te ardhmen e Shqiperine,per ata qe jane e shkuara.Edi Rama mund te kete te tjera kusure,por ne politike te jashtme eshte pozitiv dhe ashtu sic duhet.miqesisht Skender Xheko

    1. arben says:

      Po ti qenke BQ o kafshe

  21. Skender Xheko says:

    M.mbrema Rudine.Me vjen keq qe nje gazetare si ty bie ne kete nivel. Ata( refugjatet) jane te paret qe lane punen,token,dinjitetin,Shqiperine dhe u bene dashnore,sherbyes,etj.Si minj lane Shqiperine,nuk ju mesuan femijve gjuhen shqipe,nuk flisnin shqip ne rruge,tregje se ju vinte turp qe ishin Shqiptare,ka edhe nga.ata qe menduan se po u krijonin kushte te mira femijve.Nuk mumd te sakrifikosh te ardhmen e Shqiperine,per ata qe jane e shkuara.Edi Rama mund te kete te tjera kusure,por ne politike te jashtme eshte pozitiv dhe ashtu sic duhet.miqesisht Skender Xheko

    1. arben says:

      Per nje jete me te mire iken shumica e shqiptareve ,ashtu si dhe une ,dhe mbajtem familjet dhe ndertuam jeten ketu ne greqi .
      Duhet te jesh idiot i lindur qe te shkruash te tilla gomarlleqe si ti o skenderi i vogel. Kthehu pak me lart te lexosh komentin tim o idiot i lindur.
      Te gjithe shqiptaret e greqise jane patriote dhe e duan shqiperine ,se eshte atdheu yne ,do apo sdo ti e disa te tjere qe na silleshin me keq se greket . E kaluara duhet te jesh ti dhe gjithe rraca e spiuneve dhe hajduteve qe ropen shqiperine per 25 vjet.Ha pershesh ,kur thote EDI RAMA dhe mos fol marrezira.

  22. aqif tahipi says:

    Mos u acaroni kot or te nderuur komentuesa.Per shtresen e larte “elit(k)are ” ,eshte thjesht biznes edhe dinjiteti kombetar.

  23. Sokol says:

    Dashurine e verte e lejon edhe vete Zoti Rudine.. çna propozon ti Rudine te harrojme Çamerine dhe gjakun tone?

  24. timo says:

    Jeni e pa qartë në qëndrimin tuaj Znj. Xhunga. Jeni për nënshtrim apo për barazi. Në qoftë se jeni për barazi, Rama për atë po flet. Në qoftë se jeni për nënshtrim ndaj Greqisë bëheni të qartë pa lakime. Por a e mendoni se kjo do të ishte edhe sgjedhja e shqiptarëve të tjerë?!! Unë nuk besoj.

  25. al says:

    Kryeministri ka bere nje sherbim te mire vendit dhe popullit te tij, duke u munduar te ndricoje disa te verteta qe jane mbuluar ne shekuj,
    edhe nga injoranca por edhe nga venia ne sherbim te shovinizmit grek. Rama ka bere dhe nje sherbim tjeter te madh duke bere te mundu,r
    me kete rast, dhe njohjen e sherbetoreve te sotem te shovinizmit grek, qe sic duket te jete dhe Rudina, qe buken qe konsumon ne vendin e saj duket se ja detyron Greqise, ketij vendi te BE qe se bashku me Turqine otomane jane shtetet qe kane bere c’ka kane mundur per te poshteruar shqipetaret, duke u mohuar emrat apo mbiemrat por edhe gjuhen amtare. Cfare te keqe shikon ti Rudine qe Rames i ra per pjese te beje nje detyre per mbriojtjen e dinjitetit te vendit tone, kur kete gje duhet ta beje cdo kush ne vendin tone, qytetar, politikan apo gazetar. Miqesine me fqinjet duhet ta zhvillojme mbi baza te barazise dhe respektit, pa e ulur koken para padrejtesive qe na bejne greket apo turqit.
    Simbas teje zonje nuk duhet t’i tregojme grekut se Shqiperia ka nje shtet qe po forcohet per te patur dinjitetin e tij brenda vendit, por dhe qe duhet te mbroje te drejtat e bashkekombesve te tij edhe atje ku ato jetojne, dhe per kete qellim duhet te japin kontributin edhe gazetaret e
    lire, pune qe nuk mund t’a bejne sherbetoret e politikes megalomadhe greke, apo jo?…….Rudina

  26. Usa1 says:

    Thjesht akoma dhe buce lepirse e athines , mund ta prisja nga shume gazetare qe te shkruanin ne ket menyre por nga xhunga nuk e prisja !. Nje gazetare qe ben nje emisjon qe quhet shqip thjesht ka shkruar ne greqisht, xhunga je e vetmja fjerake qe flet ne ket gjuhe ne gjuhen e lepirses me mire mos fol budalleqe shko lepi ndonje akullore.

  27. n.thati says:

    Rudina ,sipas kesaj qe thua ti i bie qe ne jemi ne shoqerine skllavopronare,ku skllavi duhet ti bindet prnarit gjithmone pa marre parasysh aresyet.JO moj zonje,mendjelehte je ose e dredhur.Do ta theme nje thenje te te madhit Arber Xhaferri;Shqiptaret ndertojne keshtjella per tu mbrojte nga fqinjte grabitqare dhe jo per ti sulmuar ata.Krenohemi me Krueministrin Rama qe pa komplekse e thote te verteten,ashtu si e mendon ai dhe ne qe e ndim veten shqiptare.

  28. Sandor says:

    Rudina ketu nuk ngrihet dot mbi nivelin e nje shtepijakeje analfabete sentimentale, Politika shteterore nuk mund te motivohet nga tregimet “prekese” per ata te njohurit e saj. Nje burre shteti me keto mend nuk mund te shkoje dort as deri ne…
    Se pari, e mbi te gjitha, sepse ne nuk mund te falim pavaresine e dinjitetin tone, te na neperkembe greku, per hir te atyre qe jetojne ne Greqi e mund te mos u jape pensionin Greqia ose mund te mos i lejojne te mbarojne shkolllen ne Athine.
    Se dyti, nje politike dinjitoze shqiptare mund te kontribuoje per te detyruar qeverine greke te paguaj pensionet qe i ka bllokuar padrejtesisht,
    Se treti, sepse Greqia nuk i ka marre emigrantet shqiptare per bamiresi, por per te bere punet qe greket dembele nuk duan t’i bejne
    Se katerti shkuarja e emigranteve nga Europa lindore ne vendet e BEse ishte nje politike e BEse per te cilen Greqia ka marre shuma te majme dhe sikur, per nje moment te mendojme se Greqia nuk do t’i pranonte, ata dote pranoheshin ne vende te tjera te Europes.
    Se pesti, qeveria shqiptare ka mundesi po aq te medha “hakmarrjeje”, ndaj kompanive te biznesit grek qe ka vershuar ne Shqiperi, qe bejne miliarda dollare fitime ne vit, te cilat do te shpinin shpejt ne rezimin e qeverise se shtetit te falimentuar grek
    Rudina e thote hapur se nuk duhet te kerkojme reciprocitet dhe barazi ne marredheniet politike me Greqine, por duhet t’i nenshtrohemi tekave dhe synimeve aneksioniste te Greqise.
    Nje pyetje kam per komentuesit ketu:
    – A ka publiciste shqiptare qe paguhen nga asfalia?
    Mero, te lutem botoje, se komenti eshte plotesisht korekt dhe nuk dua ta botoj ne DITA.

    1. Vani says:

      Të lumt Vëlla,prsh nga Tërnoci,
      Lugina e Preshevës.

  29. katarakti says:

    Komentuesit e shumte te kane dhene noten qe meriton, moj Xhunga. Shihe veten ne pasqyre dhe mos merr kot. Nje pjese e juaj, gjoja si anal-ista dhe elitare kozmopolite, jane krejtesisht te shkeputur nga ndjenja kombetare. Madje atdhetarizmin e konsiderojne si nje provincializem katunaresh. Per ta shprehja me e pelqyer eshte:” Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve”. Dhe na sillen sikur kane ardhur nga Marsi. Apo te pakten nga Nju Jorku. Disa here keni dale bllof ju anal-et me parashikimet dhe konkluzionet tuaja. Ne debatin me Greqine te gjithe shqiptaret patriote, te majte dhe te djathte, duhet te jene me Edi Ramen. Sepse per here te pare gjate ketyre 25 vjeteve shkerdhatokraci doli nje udheheqes shqiptar qe flat si i barabarte me Athinen. Ne vendin tend, Xhunga, do te me vinte turp nga vetja, per ato gomarlliqe qe ke shkruajtur. Ju anal-istet jeni bere fakeqesia e ketij kombi. Edhe Shqiperia e kohes se Zogut ishte me dinjitoze me Athinen sesa kjo Shqiperia me gjasme demokratike. Qe te vinte puna qe te hiqnim breket para Greqise, siç le ti te kuptohet, qe t’i falnim asaj Detin, telekomunikacionet, bankat, qe t’i jepnim hektare me toke per te ndertuar varrezat e saj imagjinare, qe te pranonim ne mesin tone prej 25 vjetesh nje arqipeshkop qe punon per shkeputjen e Shqiperise se Jugut nga trungu ame, do te thonja ku je mor Enver Hoxha. Te paskemi share kot. Me keto plehra qe kane dale sot ti ke filluar te shendrish si margaritar.

  30. asioete says:

    PO MOJ RUDINA PO DHE UNE SOT KAM DEGJUAR HISTORINE E NJE NENE CAME QE AS NUK GUXON TE SHKOJE TE SHOHE PRONAT E SAJ NE GREQI….KUR TE DHIMSEN KAQ SHUME SHKO NDIHMOJI KETA SHQIPTARET QE NJEH DHE PERMEND NE SHKRIM. MADJE DO TE TE SUGJEROJA QE EDHE TI SI AJO MESUESJA SHKO KAP NDONJE FSHESE NE ATHINE E PASTRO DICKA SA RRI E NDOT PORTALET NE SHQIPERI

    1. . says:

      Boll bete Viktimat ore Hipokrita…. as edhe nje Grek nuk te ndalon te vizitosh Greqine.
      Asaj Hanemes Came (me tumane Turke) thuaj qe nuk munde te Tjetersoj Toponimet e shtetit qe pretendon te Vizitoje. Pashaporta e saje duhet te shkruaj “vend-lindja Margarit- Thesproti dhe Marigllec-Cameri”, ky eshte Problemi.

  31. Jimi says:

    Te te them sje gazetare? Nuk e them! Te te them je greke? Nuk e them! Te te them je patriote? Nuk e them!

  32. Dike Mullai says:

    Rudina:- Kam ndjekur regullisht emisionet Tuaja. Me kete shkrim, krahas mjafte kritikave me siper, mbetem i Zhgenjyer!!! Nese gjen forca te korigjohesh, ke kohe!

  33. Besa says:

    O popull hipokrit? vetem greku e serbi ju ben skllever ju???
    po ambasadori, gjermani. be okb bbc mqte hani??

  34. ........ says:

    QE doreza e RAMES mos bjeri aty ku thua ti zonja RUDINA çfar na keshillon ti qe te bej kryeministri jon , te uli kurrizin perball shtetit grek dhe ti thot atyre zgjyrave qe paguhen nga greku dhe qe nuk perfaqsojn himaren ” tashme beni si tju doj menderja” se greku na kthen mbrapsh rrefugjatet ,dinjiteti yn komtar kaq te ulet e ka vleren xhanem , po neqoftese po me kte presion greku te na kerkoj ato teritore qe pretendon si mendon zotrote tja japim, se jeni mendje ndritur dhe çudiberes ju gazetaret sot nga ju çnuk pret.

  35. Usa1 says:

    Diplomati Shaban Murati, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar atë që shumë qytetarë dhe njerëz me sens patriotik për vendin dhe aspak nacionalist kanë ndjerë në këto ditë debatesh mes politikanëve kryesisht të opozitës dhe një grushti analistësh rreth tyre, të cilët për asnjë çast nuk vlerësuan vendin e tyre, por vetëm i thurën himne Greqisë.

    “Këshilla për miqtë: Në debatin e ri midis Shqipërisë dhe Greqisë asnjë media greke, asnjë analist grek dhe asnjë politikan grek nuk u bë me Shqipërinë, por gjysma e mediave shqiptare, gjysma e analistëve shqiptarë dhe gjysma e politikanëve shqiptarë u bënë me Greqinë”, shkruan Murati.

    Kjo eshte e verteta kur 80 % e gazetareve dhe opinionistave jane te kapura nga agjenturat e jashtme !!.

  36. Shijaksi says:

    Nuk me pelqen shkrimi i kesaj zone,cfar kerkon ti, dhe disa analist si puna juaj,qe ne ti nenshtrohemi grekut te bejm si te thon ata!turp per ju, kjo na ben te kuptojm se jeni te shitur nuk keni pak dinjitet per vendin tuaj,perse jeni kthyer ne servil te grekut ,pa hidhini nji sy gazetave greke,as nji nuk shkruan mir per ne

  37. Fredi says:

    Po sa pseudo patriot jemi….po sa shume ndukemi kur na flasin per shqiperine…..po ne fakt jemi populli me i degjeneruar qe mund te kete pasur njerzimi…..sapo kalojme kufijt e shqiperise ..jo vetem shqipopatriote qe sjemi por arrojme dhe gjuhen shqipe direkt. Po per te harruar te gjitha skenat e tjera qe po ndodhin ne shqiperi doli gomari i gjate tha 2 llafe. dhe jeta ne vend u rregullua dhe tani do pushtojm boten… Sado qe borzhe te kete greqia dhe cdovend tjeter ne bote…ne jemi ata qe gjithmone do ua kemi nevojen se jemi nje komb qe per nje thes miell behemi per 1 ore edhe me origjine nga azerbagjiani…..SHQIPERI TE KAM DHJERE STE MORA VESH ASNJEHERE ( FISHTA)

  38. Rudina !
    Me vjen keq per mosvleresimin qe i ben ti kryeministrit si shqiptare ne radhe te pare ,pastaj si gazetare !
    Kryeministri shqiptar na beri ne te gjitheve ,perfshire edhe ty , qe te ndjehemi ata qe jemi !
    Duke e ditur e gjithe bota ,se Greqia perbehet nga me shume se ,80% allvanoza si popull e kam fjalen,dhe nuk nguron aspak te krijoj minoritete ne Shqiperi !
    Edi Rama i beri nji sherbim aq te madh kombit tone ,duke pastruar ‘balten shekullore’ qe na mbysnin duke na thene gjithmone ,,,,, minoriteti , minoriteti …
    Edhe une jam ortodoks dhe jetoj ne Greqi ,por ,po te vij puna qe te peshoj se me dua,te rri ne Greqi apo te kthehemi ne Shqiperi;do te preferoja te kthehem ne Shqiperi dhe te mbaroje kjo prralla me minoritete fallco !
    RROFTE Edi Rama !
    ??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
    ??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

  39. lili says:

    O rudina,nuk shitet vatani per disa hallexhi!Bravo Rames,edhe pse nuk tua asgje ma shume se nje te vert été,IU pelqej kjo a kjo grekeve…

  40. arti says:

    Bravo Rudina ke plotsishte te drejte.edi rama me duket nje erdogan.

  41. vaso says:

    Jeni ne pjesen me te madhe njerez qe kundershtoni nje realitet qe e njihni shume mire.Ne Greqi ketu e 26 vjet,punojne dhe jetojne me qindra familje shqiptare,eshte lindur dhe po rritet,shkollohet dhe formohen vit pas viti brezza te tere.Ka te ligjshem dhe jashteligjshem.Kane bashkepunuar te gjitha shtresat,sportiste,artiste,punetore,biznesmene,bota e erret,por cuditerisht politika,te pakten ne aparence kurre.Them keshtu se poshte tavolines edhe ata e gjejne gjuhen e perbashket.Greqia na pranoi ne te zeze,kurse Gjermania jo.Problemet me se shumti atje i zgjidhem.Edhe une dua qe me fqinjet te shihemi ne sy te barabarte.Te zgjidhim te gjitha problemet e trasheguara,per te cilat nuk kane pse paguajne brezat e sotem.Ama ecja ne te njejtat korridore,prodhon te njejtat pasoja dhe probleme,si “fshesa”,ndonese jo si me perpara,vashtiresi ne inegrimin e vazhdueshem te brezit te ri atje,pasoja te cilat i vuajne njerezit tane qe shohin te ardhmen atje,Qeveria duhet te jete e ndergjeshme,per perballjen e ketyre pasojave,dhe jo vazhdimisht te shajme grekun.Dihet kush eshte politika greke.Por nuk dime te qarte politiken e miqve tane,per mbeshtetjen e ASPIRATAVE tona TE DREJTA.Kur flasim per Kosoven e pavarur tashme,themi bashkim ne EU.Edhe problemi cam besoj se atehere mund te zgjidhet.Cdo nxitim do na vonoje me shume,Dhe ju lutem mos injoroni njerzit tane atte.

  42. lida al says:

    Eh Rudina, gabim qe u martove, ishe mire, shumica te donin, te respektonin, te vleresonin fjalen, te ndiqnin emisionet. Po ke gjetur njeriun e gabuar qe te ka ndryshuar krejt, por jo per mire. Merru me mire me familjen tani, rrit e eduko femijet e lere te te kujtojne njerezit ashtu si ishe.

  43. Alban Dardani says:

    — RUDNA, mos je me origjine nga XHUNGET e Permetit., me sakt nga zona e Deshnices.
    —- Permetaret, ne vecanti ne Deshnicaret shquhemi per toleracen, butsine, zemergjeresine, durimin, mikpritjen e te tjera veti, qe te tjeret na kane zili. Dhe une , qe ne emisionet e tua te para kam thene Rudina duhet te jet me origjin nga anet tona.
    — POR.POR… Ka dhe nga ata, qe keto veti te prmetareve i keqkuptojn , na thone ‘; JU Permetaret [Desnicaret] , ini as ma hengesh , e as ta hengsha..
    — Njihen barbarite greke ne luften e pare botrore, ne vecanti ne krahinen Deshnice me besim bektashjan. Por..POR… ne luften e dyte botrore, kur Italia fashiste sulmoi Greqine , 3 bataljonet shqiptare e dezertuan frontin. Njeri prej tyre ish kryesisht me deshnicar , madje komandanti bataljonit komshi me lagjen e XHUNGEVE . ATA nuk u hakmoren ndaj grekeve, nuk dolen ne krah te ITALIS por ndihmuan me sa munden ushtrine greke, me ushqim, me strehim, me informata per frontin italjan etjer
    — Barbaris greke [ per te cilat asnje qeveri greke ska kerkuar ndjes,] nuk ishpetuan as shtepite dy kateshe te fsit tim . Gjyshja ime me 6 jetime i braktisen, disa muaj jetuan tek ullishtat e vlores, kur u kthyen i gjeten te djegura. 15 vjet jetuat ne nje kasolle deri sa ndertuan dy kateshen tjeter dy her me te madhe.
    — Lufta italo – greke i gjeti perserei te reja . Vellai i gjyshit, me nje pjes te trungut prej 10 vetesh heren e dyte nuk u largua, Djali madh i tij , e kish dezertuar ushtrine italjane qe kur ishin ne Tiran,[ gazermat e e Ali Rizait ] pa u nisur ne frontin grek . Vete, ai , duke njohur pak gjuhen greke u kerkoi greke qe fshati te mos cenohej . Gjysmen e e shtepis dykateshe, ne ate dimer vdekjeprures per reth 5 muaj e vuri ne dispozicion te prapavijes e komandeds se ushtris greke. Fatmiresisht i shpetoi bombardimit te aviacionit italjan ,me demtime te lehta
    — Mbas clirimit, me gjith se ne proviokacuiionet e gushtit Jugun e shqiperis po e sulmonte ushtrija greke ,fisi, zona jon , si dhe gjith jugu i shqiperis nuk u hakmor ndaj refugjateve grek qe largoheshin prej luftes civile midis gekeve me njeri tjewtrin , I strehoi ,i ndihmoli me sa munden.
    Nuk u kerkoi harac, as per camet e perzene, as te ndryshojne emrin dhe fene , as te flene e jetojme si qeni si ka ndodhur me me njerzit tane te larguar pas viteve 90.
    — Me minoritaret, per 50 vjet jane trajtuar si vellezer, kemi jo vetem lidhje shoqerore por edhe miqsore e krushqi, Sumica e popullates greke i ka pritur ndihmuar e trajtuar shum mir refugjatet shqiptar te pas viteve 90.
    — E KUNDERTA KA NDODHUR ME QEVERITE DHE QARQET SHOVINISTE GREKE.
    — EKZISTON NJE PLATFORM E PLAN DJALLZOR KUNDER SHQIPERIS DHE JUGUT NE VECANTI, I NDARE NE DISA FAZA, ETAPA
    — TENTAKULAT DHE PIKETAT GREKE GRADUALISHT NGULEN THELL E ME THELLE ME SYNIM LARGPAMES TE PA LEKUNDUR.
    — UROJ QE RAMA TE JETE SERJOZ E I PA LEKUNDUR NE ATO QE THOT, DESHIROJ TE MOS I KET DEKLARATA PER KONSUM E PERFITIM POLITIK,
    — NJE INSTITUT APO GRUP SERIOZ PER SIGURINE KOMBTARE DUHET TE STUDJOJE E ZBARDHE NE DETAJE FIJET E DUKSHKME E TE PA DUKSHME TE NDERHYRJES GREKE NE PUNET E BRENDSHME TE SHQIPERIS DHE TI BALLAFAQOI HAPUR ME PALEN GREKE NE SE ATA VERTET DUAN NDERTIM MARDHENIESH TE SINQERTA E RECIPROKE.e te barabarta,
    — Kur gjeli te konsideron si kokerr misri , deri sa ta bindesh ti qe sje i tille, gjeli te ha.
    — Deklaratat e RAMES shteti grek ska arsye ti keq perdori apo ti shfrytzoi per hakmarrje ne se do qetsi , fqinjesi , bashkjetese e miqesi reciproke te barabarte.

    Respekte per mendimet qe jep .— T.V NY, USA

    u

    [rreze malit Trebeshin]

  44. pagani i dodones says:

    Rudina, po ti si thua te shesim dinjitetin per pensionin e asaj mesueses qe u be pastruese?…keshtu i bie qe dhe ti per leke shet dinjitetin andej ketej…
    mos u mer me me keto gjera se nuk mer vesh…qe ke qene e mire ne letersi ne tetevjecare nuk dmth. qe mund ti japesh mend Edi Rames…jeni vite drite larg…
    Camet per ate dinjitet humben cdo gje e send qe kishin…nuk pranuan te asimilohen e te quhen greke a turq…pa lerini ato teorite e ndrimit te fese…vete greket nuk e nderruan fene e u bene orthodokse
    ??…me pare ishin dhodhekatheistes…dhe sot krenare jane per ate periudhe te greqise se lashte, qe u ka dhene lavdine qe kane, kur besonin te perendite e olimpit dhe jo per periudhen e orthodhoksise…

  45. safo says:

    Rudina, te lumte! Pra ka nje rreze shprese edhe per shqiptaret. Jo te gjithe duan te shesim mend ne facebook. shqiptaret duan te jetojne aty ku kane zgjedhur te jetojne apo ku i flaku memedheu i tyre. E nuk mjafton kjo, qe na detyruan te ikim nga syte kembet, tani perpiqen te na krijojne edhe pengesa.
    Aty ku kotrollori grek ne kufirin shqiptar mbyllte nje sy “para turistit shqiptar” qe vjen ne Greqine e krizes per nje jete me te mire apo per nje dite pune qe nuk e gjen ne vendin e tij, tani eshte sycelur. A ka para te mjaftueshme “ky turist” shqiptar qe turret drejt Greqise? A ka prenotim hoteli ne Greqi? JO? atehere “piso” ! Kete thone rregullat e Shengenit qe zbatojne ne Gjermani e gjekte. E kjo quhet hakmarrje nga Idrizi !
    A nuk ka mundesi qe deklaratat fallco t’ja lene vendin relacioneve konstruktive per te dy popujt? Pikerisht kjo eshte tema qe shtron Rudina. Te lumte edhe njehere Rudina.

  46. anamaria says:

    O Zot…cfar niveli te shkruari e te menduari…dhe nje hartim i klases se katert fillore ka 100 her me shum kuptim e vlera se
    sa kto xhgaravinat e xhunges..ter xhunga.
    Je kot fare …moj gazetare.

    1. shqiptari says:

      @Anamaria!
      Te mendosh qe kjo gazetare debile, te kete pasur mundesine per kaq vjet te trajtoj probleme te rendesishme te shqiperise ne nje televizon kombetar. Cfare skandali. Kjo jo vetem gazetari nuk di te bej por as hartime…

  47. shqiptari says:

    @tfgs1 kam pershtypjen se ti je Çam me emer dhe mbiemer turk, dhe kete imazh e ke krijuar per te provokuar debat.

  48. kastriot says:

    Cka shkruani eshte e vertete por keni harruar nje fakt qe tek pala greje gjen me shume agresivitet se keq kuptim Diplomacia mund te zbusi keqluptimet por nik ndryshon interesatFaji i shqiptareve eshte qe nje shumice qe padyshim nuk njohin politiken nga naiviteti besuan tek Europa demokratike dhe jo te monarko–‘fashistetFaji i dyte ishte se ne kufi kishim greket dhe jo nepalezet ghithashtu greker na kane fqinj ne dhe anglo-saksonet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *