Fatura e marrëzisë dhe Shqipëria si Donatella Versaçe

5 Nëntor 2016, 18:38Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Është bërë traditë që aksionet policore pagëzohen me emra të ndryshëm, shpesh shumë tingëllues dhe të çuditshëm. Por ndoshta emri më domethënës i një aksioni të tillë ka qenë një nga të parët e bërë nga qeveria Rama. “Fundi i marrëzisë” ishte akti që bëri bashkë kundër lojërave të fatit mijëra policë dhe qindra punonjës tatimorë e financierë në tetor 2013-ës. Për gati dy orë, pothuaj gjithçka që kishte të bënte me zarat apo të bardhën e të zezën u vu në kyç. Se çfarë ndodhi më pas, është tjetër gjë. Eshtë kronikë. Pak e zezë dhe shumë kronikë politike meqë politika dikton gjithçka në humorin e vendit. Por ajo që ka ndodhur me zarat në lokale, në fakt ka ndodhur me shumëçka tjetër në jetën e shoqërisë shqiptare. Njëra prej të cilave, më direktja, më e drejtpërdrejta dhe më e dukshmja, ka të bëjë me marrëdhënien mes individit dhe llaçit e tullave. Barbaria dhe padija, forca e verbër e individit dhe mungesa e ndëshkimit të ligjit, e kanë bërë përfundimisht Shqipërinë një vend ku është ndërtuar keq dhe barbarisht, në mënyrë pothuaj tërësisht të pakthyeshme. Mund të ketë operacione plastike, por e tëra është dëmtuar e sakatuar përfundimisht pa asnjë shpresë për përmirësim. Ose me po aq mundësi sa ka, sado cinike tingëllon, Donatella Versaçe të rifitojë rininë dhe virgjërinë. Edhe pse ndryshe nga Shqipëria, italiania e famshme të vetmin faj ka që ka besuar në vendin e gabuar dhe të vetmin problem e ka me veten që ja kanë dëmtuar ndërhyrjen e gabuara.

Askush nuk mund të bëjë një llogari financiare sa është fatura e përbashkët që i ka paguar çdo shqiptar kaosit, cilësisë së dëmtuar të jetës dhe vlerës së humbur të pronës. Askush nuk ka për të mësuar kurrë saktësisht sesa është fatura që sërish e gjithë shoqëria i ka paguar kësaj marrëzie të shtrirë në vite. Kur për vite e vite ishte më e lehtë të ndërtoje me tulla se të vizatoje me laps në letër, se kishte shumë më shumë muratorë sesa qytetarë dhe ku muret ngriheshin më shpejt se vullneti për t’i penguar ato ligjërisht.

Të enjten, duke folur për politikë dhe diplomaci, për Shqipëri dhe Greqi, për patriotizëm dhe llogari, për historinë dhe të ardhmen, për gjeopolitikë serioze dhe kulisa qesharake, kryeministri Rama dha disa shifra tronditëse. “…vetëm në Vlorë janë prishur 1657 objekte, gjithfarë soji. Në Tiranë 4828, në Durrës 1025, në Fier 460, në Elbasan 300 dhe kështu kudo, në çdo qytet të vendit tonë. Nga Tropoja… deri në Konispol… në zonën e Butrintit, janë prishur një total prej 9150 objektesh në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama që në krye të herës. Duke përmendur numra që mund të përdoren vetëm për një tokë të bombarduar, në një vend në luftë.

Në këto shifra të frikshme dhe jo përfundimtare janë përfshirë shtëpi banimi dhe biznese, kioska të mjera apo dhe ngrehina luksi me mermer. Pas secilit prej këtyre objekteve qëndrojnë minimumi disa fate njerëzore. Me emra dhe fytyra. Me shpresa dhe me zhgënjime. Të cilët veç e veç dhe të gjithë së bashku i paguan dhe do të vazhdojnë të paguajnë faturën e marrëzisë vetjake dhe të të gjithë shoqërisë. Një faturë që nuk ka çmim sepse askush nuk ja di çmimin. Një faturë që përfshin edhe koston e ndërtimit, edhe koston e shkatërrimit, edhe koston e reabilitimit, edhe duartrokitjen e legalizimit. Eshtë më shumë se para të humbura. Ky është monumenti më i turpshëm që brezi i viteve 90’, do t’i paguajë të nesërmes. Eshtë momumenti i talljes së merituar që kush vjen pas, do të bëjë me këtë brez që do të ikë.

Ka ndodhur dhe gjetkë në vende ku ka pasur përmysje të mëdha dhe ndrim sistemi, por askund si këtu. Shqipëria është një vend ku luftohet me policinë për të penguar ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë në parkun e liqenit dhe ku hipokrizia është miope: nuk arrin të shohë se vetëm disa qindra metra më tej, në anën tjetër të Liqenit, nuk ekziston më parku. Aty ka më shumë pallate sesa ka pasur dikur pemë. Ky është mielli ynë që derdhet e shkelet me këmbë, pa kuptuar se shumëçka nga përditshmëria e politikës është thjesht dhe vetëm krunde pa vlerë. Eshtë krundja e përditshme dhe e përhershme e mbijetesës për shumëkënd që gatuan marrëzia e përjetshme. Dhe marrëzinë, si rregull, nuk ka financier  që e llogarit dhe nuk ka aksion policie që e kuron. (Javanews.al)

5 komente në “Fatura e marrëzisë dhe Shqipëria si Donatella Versaçe”

  1. rudini says:

    Fatkeqesisht je e vertete.

  2. sucks says:

    Me kete artikull nuk mbur njeri dhe nuk shan njeri. Je politikisht ne rregull, shoku keshilltar i Kryetarit te Kuvendit. Te jep nje luster paanesie dhe dhembushurie per vendin. Lustra do te duhet kur te mbrosh me dhembushuri, qetesi dhe dashuri bosin tend. Por te lumte ty qe merr ato eurot ne fund te muajit dhe ne rrime merreni me ty.

  3. skijatori prej singapori says:

    shqiptar mer!
    komb bythqir!

  4. Hazalli says:

    O Vangjel, e ce pastaj, cna the?E di ti se dhe ti ke nevoje nga “brenda dhe nga jashte” per nje botoks si Donatela? Je mjaft i zgjuar per ta kuptuar perse e kam fjalen……

  5. Hazalli says:

    O Vangjel, e ce pastaj, cna the?E di ti se dhe ti ke nevoje nga “brenda dhe nga jashte” per nje botoks si Donatela? Je mjaft i zgjuar per ta kuptuar perse e kam fjalen……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje