FOTOT/ Soni Malaj rrëfen detajet e lidhjes me biznesmenin më të ri në moshë

5 Nëntor 2016, 13:02Lifestyle TEMA
FOTOT/ Soni Malaj rrëfen detajet e lidhjes me biznesmenin më të

Gjashtë muaj pas shpalljes së fejesës më biznesmenin nga Tirana, Klevin, Soni Malaj deklaron se është në prag të krijimit të një familjeje të re të konsoliduar dhe tradicionale. E ftuar në emisionin NIN në “Klan Kosova”, Soni ka rrëfyer edhe një sekret për takimin dhe shkëndijën e dashurisë me Klevin.

“Nuk jemi njohur në palestër, madje dhe ushtrohemi secili në palestra të ndryshme”, tha ajo.

Ndërsa duke rrëfyer për takimin e tyre të parë, u shpreh: “Takimi ynë i parë ka qenë nëpërmjet një mikeshës sonë të përbashkët. Ka qenë një takim i rastësishëm. Unë e kisha takuar edhe herë të tjera, por nuk e mbaja mend. Ai as nuk më ka parë. Unë e kam pasur në profil. Ka qenë punë e pasurive të patundshme, apartamente, që është edhe biznesi i tij…

Por askujt nuk ia merrte mendja se dy miqtë e vjetër të mikeshës së përbashkët do të puqeshin bashkë… Dhe ndodhi për ditëlindjen e saj, kur të dy patëm takimin përballë. Takimi ishte krejt i rastë- sishëm. Pas festës (ditëlindjes së mikeshës), unë po prisja rojen e parkingut për të marrë makinën. Aty ai kaloi. Unë e pashë në errë- sirë, atij i shndritën sytë dhe buzëqeshi. Ishte rastësi. U pamë përballë. Unë në fakt e ngatërrova, por pastaj thashë “mos është ai që njoh?”

Pyetjes së Alaudin Hamitit nëse bashkëjeton me Klevin, këngëtarja iu përgjigj: “Akoma jo, jemi si çift adoleshentësh. Bëj shaka, se ende nuk bashkëjetojmë, por besoj se së shpejti po. Drejt asaj rrugë jemi…”

Pyetjes a do të bëhet Soni prapë nënë, ajo iu përgjigj: “Po, normalisht unë dua familjen, kam besuar te një familje e konsoliduar, e shëndetshme e tradicionale, kështu që besoj se po. Ndërsa diskutimit se a mundet një artiste e njohur të ketë atë familjen tradicionale që flet Soni, ajo iu përgjigj: “Varet se kë do vendosim në plan të parë. Unë vendos familjen në plan të parë, prindërit, familjen, vëllain dhe Klevin. “Nuk duhet të merret kaq shumë seriozisht pjesa e të quajturit personazh publik, aq sa të na penalizojë jetën. Unë menaxhoj mirë gjithçka. Unë çohem në mëngjes, çoj gocën në kopsht, ushtrohem në kanto, bëj ushtrime fizike, gatuaj, etj. Pra kam kohë për çdo gjë e asgjë e s’më pengon”.

Ndërsa ngacmimit nëse e frymëzoi dasma e mikeshës së saj Elia Zaharia, që të organizojë dasmë edhe për vete, ajo iu përgjigj “Jo”.

4 komente në “FOTOT/ Soni Malaj rrëfen detajet e lidhjes me biznesmenin më të ri në moshë”

  1. nina says:

    E cna intereson ti ne??? sa here martohesh e ndahesh???? probleme morale ke

    1. Ore perse keto bucet tona gjithmone shkojne pas lekut mor aman! E paskan dashurine te lidhur gjithmone me. Jjerez me leke! Sa bukur do ishte psh te lidhehsin njehere me njejtez pa leke por qe ti lidhte dashuria e jo llogaria bankare! Kurva muti, mjere ata meshkuj qe bien ne rrejten e ketyre baxhellave

  2. Ali pazari says:

    Dhe ky eshte “lajm i radhes” tek TEMA!!!? Turp per lajmin publik per te pare nje maske femre…

  3. miri says:

    E dime qe, gazetat jane hambar shume i madh per t’u mbushur por, mos na murziteni me artkuj qe nuk kane asnje vlere.
    Konkretishte ,kujt i hyn ne qese se, nje qytetare si Soni Malaj eshte martuar me nje bizesmen? Askujt?
    Siç duket,deri me tani nuk i ka propozuar njeri dhe he,shyqyr qe u lidh me nje djal qe merret me biznes dhe beni lajm per te shkreten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje