“Gjeniu” i çmendurisë sonë

pepushajNga Bledi Lumani

 

Që prej së premtes mbrëma, pothuajse në të gjitha portale shqiptare, qarkullon një intervistë e një djaloshi 15-vjeçar nga Shkodra, që e konsiderojnë si gjeni se ka akses në mirëmbajtjen e Facebook.

Pak javë më parë ai kishte bërë edhe një letër të këndshme, që tregonte realitetin shqiptar.

Një fëmijë i zakonshëm shkodran por që ndryshon nga fëmijët e tjerë nga dëshira e tij për të mësuar gjëra të reja dhe sidomos për të krijuar.

Nilidoni është shumë i aftë në përdorimin e kompjuterit, aq sa stafi i rrjetit më të madh social, Facebook, e ka vënë atë në listën e njerëzve të besuar dhe tashmë ai ka akses në mirëmbajtjen e këtij rrjeti”.

Kështu thuhet në tekstin që e gjen pothuajse në të gjitha portalet dhe që përshkruan “gjeniun” 15-vjeçar Nilidon Pepushaj.

Por çmenduria më e madhe e të konsideruarit si “gjeni” e një të riu të talentuar, nuk qendron këtu.

Në të gjitha portalet që e kanë pasquruar intervistën e tij, si titull është vendosur se çfarë mendon “gjeniu” për Ramën, Berishën, Bashën e Metën.

Nëse do të kishin pyetur p.sh Barack Obaman se çfarë mendon për Ramën, Berishën, Bashën e Metën, edhe mund ta mirëkuptoja këtë pasqyrim të shumëfishuar në portalet shqiptare.

Por të pyesësh një 15-vjeçar se çfarë mendon për politikanët shqiptarë dhe ta pasqyrosh si një nga lajmet e ditës, është thjesht çmenduri.

Një 15-vjeçar, edhe gjeniu më i madh qoftë në këtë dynja, mund ta pyesësh për shumë gjëra: shkollën, ëndrrat, ambiciet, modelet që ka në jetë etj, etj.

Në rastin e “gjeniut” tonë, e kishin pyetur edhe për politikën.

Duke qenë se më dilte ngado, e dëgjova për kuriozitet pjesën ku ai jepte mendimin për politikanët.

Djaloshi u vu pak në siklet kur e pyetën dhe bëri disa përcaktime naïve. Nuk tha asgjë të veçantë, të meritonte titujt e gjithë portaleve.

Dhe është normale, nuk ka asgjë për t’u çuditur, pasi ai është thjesht një 15-vjeçar, moshë në të cilën është e pamundur të arrish pjekurinë e të menduarit.

Por edhe nëse do të kishte thënë ndonjë përcaktim brilant për politikanët tanë, kujt i intereson se çfarë tha ai!

Ai është një adoleshent i talentuar në fushën e teknologjisë dhe për këtë ishte thirrur të fliste në emision.

Për këtë duhet ta përmendim, dhe pse jo, të jemi edhe krenar për një të ri shqiptar që ka akses në rrjetin më të madh në botë.

Nilidoni mund të pasqyrohet si një shembull i mirë për të rinjtë dhe për shoqërinë shqiptare, e cila mund të jetë e aftë të nxjerrë edhe të rinj kaq të mirë.

Pastaj për Ramën, Berishën, Bashën e Metën, mjafton çmenduria e bombardimit me fjalimet dhe “bëmat” e tyre nga mëngjesi në darkë, e televizioneve dhe portaleve.

Nuk është nevoja të detyroni edhe fëmijët tani të flasin për ta dhe pastaj të bëni lajm se çfarë mendojnë për të “shtrenjtit” politikanë.

Nuk është serioze!

Shënim: Poshtë është edhe video e “gjeniut”, që flet për Berishën, Ramën, Metën e Bashën.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në ““Gjeniu” i çmendurisë sonë”

  1. vang says:

    NUK ESHTE VETEM NAPOLEONI I MADH POR KA EDHE NAPOLEON TE II-TE.,DHE TE III-te.

  2. Kellira says:

    Bledi ke vrare mendjen gjithe jeten per te bere percaktime me qindra faqe te cilat ky djaloshi i beri per 2 minuta dhe me nga nje fjalë.
    Duhet me ia respektu inteligjencen. S’ke cfare te besh!

  3. tema says:

    Pronari shtëpisë së bardhë është JEB BUSH.?

  4. xheJ eN Bi says:

    Per nje 15-vjeçar te jap mendime per njerez publik eshte shume e veshtire ,po ky eshte vertet gjeni se
    i ka dhene cilesimin me perfekt per Sali Berishen .” Nje YLL POLAR qe i shkojne pas gjithe fshataret ”

    Skypion Rupi-çupi, Nilidoni i ka ven vulen .
    Edhe ti nje fshatar je qe i shkon pas.

  5. vjosani says:

    Ne se ky djale do kish nje mencuri qofte edhe mesatare, pergjigjae tij do te ish mospergjigja per gjera qe jane jashte moshes se tij. Mos krijoni idhuj pa krena… se i beni qeharake…

    1. Argita_B says:

      Djaloshi eshte pergjigjur ne menyre spontane, te sinqerte, sinterike dhe me nje analyse qe eshte per du admiruar.
      Veçse kete pergjigje qe dha ky djalosh mund ta japin me dhjetra, qindra apo mijera te tjere. Per sa i perket gjeniut ne informatike, aty po, djaloshîduhet degjuar me interes pasi eshte me te vertete i rralle ne kete fushe.

  6. Alba-Dar says:

    -==Po te ndiqet e kujdes duket sikur eshte njohur me pare me pyetjet . I UROJ SUKSESE NE FUSHN QE KA TALENT.
    — Gjate 40 viteve te fundit eshte folur per disa femije gjeni, A mund te thot kush per ndo njerin ku eshte tani …

  7. Arben says:

    Per moshen qe ka ky djale ishte nje gjeni. Pra per moshen. Por per mendimin tim vleresimet qe dha per politikanet tane e bejne nje gjeni me te madh ne moshe. Deshi nuk deshi njeri, vleresimet jane fikse dhe me shume vend.
    Ky djal flet paster se nuk eshte anetar partie, nuk eshte i indokrinuar dhe nuk ka simpati per xhunglen tone. Kur ky brez do te qeverise Shqiperine situata do te jete ndryshe.
    Kur nje shtepi si ka punet ne rregull edhe femijte te tregojne rrugen.

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    Qe e ka qare fare
    Per meten
    Bravo nilidon
    Ai ja ka fut te gjitheve.

  9. vaso says:

    Ketij gazetari duet ti hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit.

  10. Bena says:

    Te lumte per pergjigjet,por me shume per Ilir lapanjozin,ilir hajdutin,ja ke vene vulen,te lumte mendja dhe goja more gjeniu i vogel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *