Hetim lidhjeve të gjyqtarëve me kriminelët që nuk jetojnë

5 Nëntor 2016, 09:42Kronika TEMA

Edhe pse procesi i zbatimit të ligjit të Vetingut ka “ngrirë” nga Gjykata Kushtetuese, Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, ka hartuar një udhëzim për kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Udhëzimi mbështetet në Kushtetutën e re dhe ligjin e Vetingut, por detajon mënyrën e kontrollit të njerëzve të drejtësisë. Udhëzimin do të zbatohet vetëm nëse gjykata konfirmon rolin e DSIK në procesin e Vetingut shkruan “shqiptarja.com”.

Konkretisht, në udhëzimin e DSIK, parashikohet që, gjyqtari dhe prokurori do të konsiderohet i përfshirë në krim të organizuar edhe në rastet kur personi, me të cilin ka pasur kontakte, nuk jeton më. Pika tre e udhëzimit e parashikon që personi konsiderohet I përfshirë në krimin e organizuar edhe kur procedimi penal i filluar ndaj tij pushohet nga organi procedues për shkak të vdekjes, ose sepse nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet si dhe kur deklarohet i pafajshëm nga gjykata pasi vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet.

Po ashtu, person I përfshirë në krimin e organizuar” është çdo person që është dënuar ose proceduar penalisht, brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për një nga veprat e parashikuara në ligj, me përjashtim të rastit kur është deklaruar i pafajshëm me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Udhëzimi parashikon dokumenti i dorëzuar nga subjekti do të quhet i vlefshëm dhe do të pranohet në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar , vetëm nëse plotëson disa kushte. Kushti i parë është që dorëzimi i deklaratës duhet të bëhet nga vetë subjekti, në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Bashkëlidhur, subjekti i rivlerësimit duhet të dorëzojë një fotografi (me përmasa për dokument). Po ashtu, deklarata duhet plotësuar nga vetë subjekti i rivlerësimit, në dorëshkrim, me shkronja kapitale dhe pa korrigjime, nuk duhet të mbeten rubrika të paplotësuara, Subjekti i rivlerësimit shkruan emrin dhe mbiemrin në vendin e caktuar, në fund të çdo faqeje.

Subjekti i rivlerësimit, ka të drejtë të paraqesë një kërkesë me shkrim drejtuar Komisionit, për kontrollin e figurës, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Kërkesa I bashkëlidhet formularit për deklarimin e kontrollit të figurës, sipas shtojcës 3 të këtij ligji.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar fillon menjëherë procedurën e kontrollit të figurës. DSIK në bashkëpunim me grupin e punës, brenda 60 ditëve nga konstituimi I grupit të punës, verifikon nëse informacioni është i saktë dhe nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar.

Në përfundim të afatit 60­ditor, DSIK mund t’I kërkojë Komisionit një zgjatje 30­ditore të afatit të verifikimit, në rast se është kërkuar informacion nga shtete të tjera. Brenda 10 ditëve nga përfundimi i kontrollit, DSIK, pas përgatitjes nga grupi i punës të dokumentit/ raportit, ia paraqet atë Komisionit.

Gjyqtarët e vlerësuar nga KLD

Gjyqtar Petrit Çomo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Sokol Tona, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Ridvan Hado, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtar Agim Bendo, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Fiqirete Mullaj, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Fatmira Hajdari, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Etleva Deda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda;

Gjyqtare Marjana Dedi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtare Blerina Muça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Amarildo Laçi, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Albana Boksi, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;

Gjyqtar Fuat Vjerdha, Gjykata e Apelit Shkodër;

Gjyqtare Dhurata Haveri, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;

Gjyqtar Fran Prendi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje