Mbesa e priftit gjerman që u ekzekutua në Shqipëri: E kuptova shpejt pse daja e ka dashur Shqipërinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

mbesaNë mesin e 38 martirëve të kishës katolike që lumturohen në Shkodër është prifti katolik gjerman, Josef Marxen. Mbesa, Cecilia Giebermann rrëfen për rinjohjen me dajën e madh e frymëzimin që i dha figura e tij.

Zonja Giebermann, prifti katolik Josef Marxen (1906-1946) është në mesin e 38 martirëve të Kishës Katolike që lumturohen të shtunën më 5 nëntor në Shkodër. Ai është edhe daja juaj i madh, ju ndodheni në Shqipëri për këtë ceremoni, çfarë do të thotë kjo për ju?

Kur mësova për herë të parë për lumturimin jam habitur shumë. Mund të them se është një ngjarje që më tronditi emocionalisht. Ky udhëtim në Shqipëri është pika kulmore dhe përmbyllja e një pune disavjeçare, që kanë pasur ndikim edhe në familjen tonë. Jam shumë e gëzuar që këtë herë në Shqipëri mund të jemi të gjithë si familje; bashkëshorti im, pesë fëmjët tanë, dhe sigurisht Gjergji, një djalë i ri shqiptar që jeton prej një viti tek ne.

Sa dinit më parë për dajën e madh – priftin katolik Josef Marxen, i nderuar dikur për përkushtimin e tij mes banorëve, i cili shërbeu në Tiranë nga viti 1930 deri në 1946-n, kohë kur ai u ekzekutua?

Kur isha e vogël dhe kam pyetur për vëllezërit dhe motrat e gjyshërve të mi, mësova vetëm se daja i madh, Jozef-i, (në Shqipëri prifti njihej me emrin „Dom Zefi”, shën .red.) ka ndërruar jetë në Shqipëri. Në atë kohë u mjaftova me kaq. Por natyrisht në vitin 2008 u rizgjua interesi im për të.

..Ky ishte viti kur ju mësuat se prifti Josef Marxen, martir i kishës katolike do të lumturohet, një motiv për të nisur kërkime të reja, të cilat u përmblodhën në një libër që ju e botuat këtë vit. Çfarë ju nxiti për botimin?

Doja me këtë libër „Josef Marxen- misionar në Shqipëri – në kërkim të gjurmëve” të paraqisja figurën e tij si një misionar bindës, i ndershëm, ashtu siç e konfirmojnë edhe rrëfimet e dëshmitarëve të kohës. Doja ta rrëfeja historinë e tij.

Besimtarët katolikë e dinin që komunistët donin t’i vrisnin. Priftërinjtë mund të ishin larguar nga vendi për të vazhduar në siguri jetën e tyre. Por ata vendosën të qëndronin për të lënë edhe një dëshmi të besimit të tyre, shpesh nën tortura të rënda. Pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri besimi është i lirë të praktikohet. Shembulli bindës i martirëve të inkurajon.

Ju keni shkuar për këtë disa herë edhe në Shqipëri. Çfarë mësuat në këto udhëtime?

Në Shqipëri e kuptova shpejt pse daja i madh e ka dashur këtë vend: Njerëzit janë miqësorë në një mënyrë të tillë që më ka prekur shumë edhe mua. Në veriun e Shqipërisë ata e jetojnë besimin katolik në një formë shumë të vjetër dhe të respektueshme, shoh shumë të mira tek kjo. Nga këto udhëtime kam marrë me vete këto përshtypje që përmenda dhe disa miqësi.

Dua të them se dëshiroj shumë që lidhja jonë me Shqipërinë dhe shqiptarët që vijnë këtu të bëhet më intensive. Ndoshta mund të na bëhen shembull përzemërsia dhe çiltërsia e priftit Josef Marxen në takimet e tij me shqiptarët.

DW

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Mbesa e priftit gjerman që u ekzekutua në Shqipëri: E kuptova shpejt pse daja e ka dashur Shqipërinë”

  1. moritoniku says:

    e si ka mundesi qe keta njerez “miqsore” te prodhojn nje shtet dhe shoqeri armiqsore?!
    si ka mundsi qe kta “miqsoret” te jene banor burgjesh dhe kriminela profesjonale?!
    si ka mundsi qe kta “miqsore” te mos pranohen ne klubin europjan te komunitetit?!
    m duket se kta jan “miqsor” me ate qe vje nga larg me tufa me pare,se me njeri tjetrin jan hasem dhe e vrasin mas shpine.
    miqsor shqiptaret!
    esht si te thuash esht besnik gjarpri,apo,esht vegjetar chakalli,apo esht e ndershme dhe me karakter dhelpra…
    kto jan paradokse qe s kan sherim.
    edhe shqiptari I zymt veshtir se mund te behet I perzemert!

    1. Diktatura says:

      Ke shume te drejte, “miqesia” qe ka vene re kjo zonja eshte thjeshte nje fasade, dhe per me teper qe nuk ofron asnje avantazh per ato demografite veriore qe permend ajo. Paska shkuar ne veri dhe paska pare njerez te vobekte qe jetojne thjeshte dhe me perultesi. Jetojme ne vitin 2016, po shkon 2017, metodat e jeteses moderne kane per baze emancipimin, konkurrencen ne treg, modernizimin, arritjet ekonomike dhe shijimi i ketyre arritjeve ne plan shoqeror dhe shpirteror, nderkohe qe kjo akoma flet se sa kendshem eshte qe te ngelesh i prapambetur ne maje te maleve duke besuar ne ideologji te lena pas nga koha dhe eksperienca. Zonja do bente mire te hapte syte dhe te kuptonte qe besimi i saj eshte thjeshte nje diktature si shumte te tjerat, ku diktatori nuk eshte ideologjia politike por ajo fetare, dhe si rrjedhoje ajo “thjeshtesia dhe miqesia” qe po vrojton aty ne veri eshte thjeshte prapambetja qe prodhon besimi ne ideologji regresive. Trecereku i njerezve kane kercitur kane ikur ne emigracion nga ato zona, dhe ata qe kane mbetur kane ngelur aty ose sepse i ka ngel ora mbrapa ne tru, ose sepse jane plakur e s’kane me takat per asigjo!

  2. rrac arjane ne gomone says:

    shikjoni ata fmijet sesi I mbajn syt ke gjermania! si besimtaret ke statuja e jezu krishtit!
    se per ata fmij ,kjo esht tamam Mesija. esht shpetimtarja qe do I marri ne gjermani. dhe atje do ken vetura muzik rroba ushqim po se po,shtpi….
    dhe e shofin ate si perendesh. dhe jan te perzemert dhe dashamirs me te.
    domosdo. kush si don parat!?

  3. Eraldi says:

    @moritoniku po te ishe Shqiptar do kishe mundesi ta kuptoje, por per fat nuk je i tille ti.

Lini një Përgjigje te Eraldi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *