Një shoqëri mercenare!

Mero-BazeNga Mero Baze

Shoqëria shqiptare bën një diferencë të fortë nga Serbia dhe Greqia, lidhur me qëndrimin që mban ndaj konflikteve shtetërore dhe historike. Nëse në dy vendet fqinje, shoqëria në tërësi mbështet në bllok qeverinë për konfliktet me Shqipërinë, në Shqipëri ndahen gjysëm për gjysëm pro qeverisë sonë dhe pro qeverive fqinje. Në kushte të tjera, kjo duhej parë si epërsi e shqiptarëve dhe do të ishte një lajm i mirë për mendjen e hapur të tyre, por fatkeqësisht nuk është ashtu. Shqiptarët nuk rreshtohen se janë mendjehapur dhe çmojnë diçka tek Greqia apo Serbia, apo gjejnë gabime historike tek Shqipëria, po rreshtohen nga inati i qeverisë shqiptare.

Nëse në debatin mes shqiptarëve dhe serbëve, ka plot shqiptarë që dënojnë dhe palën shqiptare apo gabime të saj, nuk gjen thuajse asnjë intelektual serb, ta bëjë këtë. Edhe me genocidin e fundit të Serbisë ndaj Kosovës më 1999, gjithësej janë vetëm dy veprimtare të të drejtave të njeriut nga Serbia, që kanë bërë diferencën në Serbi.

Në Shqipëri deri në vitin 1997, shumë zëra të politikës dhe shtypit shqiptar ishin hapur me Serbinë dhe kundër kërkesës së Kosovës për pavarësi.

Ben Blushi ka shkrime në gazetën “Koha Jonë”, ku ka bërë thirrje që kosovarët të dalin në zgjedhjet serbe, Andi Bejtja pak më butë, por ka sulmuar legjitimitetin e kërkesës së Rugovës për pavarësi, ndërsa një delegacion i Aleancës Demokratike bash në kulmin e luftës së Bosnjës, shkoi në Beograd dhe u takua me gjithë krerët e lartë, përveç Milosheviçit, që “nuk gjeti kohë t’i priste”.

Antikosovarizmi në Shqipëri u kthye në një lloj racizmi shqiptar, kundrejt një pjesë të kombit të tyre që “shqetësonin” Serbinë.

Madje teoria e kombit kosovar, nuk është as e Halil Matoshit, as e Nexhmedin Spahiut, por e Fatos Lubonjës.

Shkrimi i tij “Ne shqiptarët dhe kosovarët”, botuar tek “Përpjekja”, ka qenë manifesti i parë relativizues i çështjes shqiptare në Ballkan, duke e ndarë atë në dy probleme, në atë shqiptare dhe kosovare. Por po të mos ishte parë si çështje shqiptare, Kosova nuk do ishte çliruar kurrë. Tani që u çlirua si çështje shqiptare, si çështje kosovare mund të konsiderohet vetëm stili i qeverisjes së tyre. Mirë është të mos na ngjajnë në këtë pikë, por kam frikë se janë më keq.

Frrok Çupi pastaj ishte kampion i fushatës pro serbe në Shqipëri, aq sa dhe kur ishte në ATSH si drejtor, shpërndante lajme ku thuhej se “ushtria jonë rrëzoi një avion armik”. Bëhej fjalë për rrëzimin e një avioni amerikan që bombardonte Serbinë nga ushtria serbe. Aq e turpshme ishte situata, sa Pandeli Majko u detyrua ta shkarkonte si drejtor dhe nuk e firmoste shkarkimin Presidenti.

Por e njëjta gjë ndodh dhe me Greqinë. Prej vitit 1991 kur është hapur Shqipëria e deri më sot, kemi pasur kriza ciklike me Greqinë, të natyrës politike, historike, fetare, emocionale dhe ndonjëherë banale, por në të gjitha rastet opinioni në Shqipëri ka qenë i ndarë, kurse në Greqi është unik, kundër Shqipërisë.

Kriza e parë e fortë ajo e vitit 1993, që nisi me incidentin me një prift grek në Dropull, lindi fenomenin “fshesa” . Ajo u thellua më tej me ngjarjet tragjike të Peshkëpisë, ku u vra një oficer dhe dy ushtarë shqiptare dhe një nga të akuzuarit për vrasje është Fred Bejleri, ai që kandidon për Bashkinë e Himarës nga PBDNJ. Kundërpërgjigjia shqiptare ishte po aq paranojake, dhe çoi në arrestimin e pesë veprimtarëve grekë të minoritetit lidhur me sillogjet e “Vorio Epirit”, duke i akuzuar për tradhëti kombëtare dhe përkeqësimi shkoi tek vendosja reciproke e vizave dhe gati gjendje lufte.

E gjithë kjo situate, ku natyrisht kishte përgjegjësi dhe qeveria shqiptare, në fakt shikohej me admirim nga opozita e asaj kohe dhe e përdori politikisht. Aq shumë u frikësua Berisha nga kjo sjellje e opozitës shqiptare dhe përfitimet e saj, sa iu mbush mendja që e rrëzoi Greqia nga pushteti dhe jo “Piramidat” dhe votat e vjedhura, dhe kur u rikthye, u bë njeriu më servil ndaj Greqisë.

E njëjta situatë po ndodh dhe sot me Edi Ramën. Retorika e tij antigreke është e qartë, jo aq si retorikë, po si mospërfillje për ta. Ashtu si nisi debati, pra tek brutaliteti i qeverisë greke për një garazh në Himarë që prishet nga plani rregullues, natyrisht që është provokim, por si vazhdoi në fakt tregoi se si janë punët mes dy vendeve.

Por dhe në këtë debat, shoqëria shqiptare mendon politikisht. Mbështetësit e Edi Ramës e lavdërojnë për patriot, të tjerët, që nuk e duan Edi Ramën, kanë nisur vajtojnë për ata që kthen Greqia në kufi dhe po mallkojnë Kryeministrin pse ua kthen fjalën mbrapsht grekëve.

Në fakt për shkak të origjinës së tij nga Bregu, për shkak të formimit të tij, për shkak origjinës ortodokse familjare dhe besimit katolik që ka vetë, Rama nuk ka komplekse ndaj grekëve, dhe është i sinqertë në distancën me ta. E ka natyrale, si qytetar, por ai është i dënuar të sillet si Kryeministër.

Do të ishte fatlume nëse do kishim një shoqëri mendjehapur dhe kozmopolite dhe intelektualë të mirëfilltë, që me mençurinë e tyre do të ulnin tonet e politikës rajonale dhe do t’i vinin frê nacionalizmit etnik, por kjo që ndodh në Shqipëri, është diçka më primitive se ajo që ndodh në Greqi dhe Serbi. Aty, në të dy ato vende ka një nënvleftësim për shqiptarët si njerëz koti, dhe bëhen pa menduar shumë me qeverinë e tyre dhe kur nuk e duan.

Kjo që ndodh në Shqipëri është më primitive. Këtu opinioni ndahet gjysëm për gjysëm pro qeverisë sonë dhe pro qeverisë greke apo serbe, për shkak se i shikojnë ata si aleatë për të rrëzuar qeverinë. Sikur ta shisnim këtë për shoqëri mendjehapur, me intelektualë vizionarë, mirë do ishte, por e keqja është se ata e dinë çfarë jemi. Një shoqëri mercenare!

REMOTE_ADDR:[]

35 komente në “Një shoqëri mercenare!”

  1. Shqiptar i Ndershëm says:

    Në Fakt ky është Synimi Final i Armiqëve të Shoqërisë Shqiptare : PËRÇARJA e ANARKIA.
    – të na shndërrojnë dhe të na akuzojnë gjysmën si tradhëtori esat pashë toptani;
    -të na shndërrojnë dhe të na akuzojnë gjysmën si spiuni spiro spiromilo.
    POSHTË SHOVINIZMI FQINJ DHE MERCENARËT E TYRE !!

    1. Adriatik says:

      O mero mjaft me kete historine jo nga bregu jo ortodoks jo ashtu. Rama me greket leviz si vegel e erdoganit. Politika e jashtme e rexhepit filloi me moton 0 probleme me fqinjet ashtu si edi drama. Tani turqit kane ber nje zullum me fqinjet nga iraku e siria deri ne kaukaz. Ku ka shtete te dobta kane sukses, ku ka shtet te fort bejn mbrapa si me Ruset qe i shkonte rexhepi si lango ne tel keta i thonin nuk te flasim.
      Edhe drama si vegel e rexhepit nuk do kete fund tjeter. Me turkocamet nuk i ben deputetet, ne greqi nuk e presin i thane ik se je halabak. Nje operacion fshesa duhet per pastrim te pergjithshem dhe kujtese turkoshqiptareve qe jane teibu me standartin me te ulet te jeteses ne evrope.

      1. DETI JON says:

        @ (Aegeion Thalassa),

        Pas çdo fotografie dinjitoze te Edi Rames me Barak Obama, ju veglat greke shpreheni me cmirë.
        Pas çdo konversacioni dinjitoz te Edi Rames me Angela Merkel, ju veglat greke shpreheni me ironi.
        Pas çdo qendrimi dinjitoz te Edi Rames ndaj Politikes Shoviniste Greke, ju veglat greke shikoni Rexhep Erdogan.
        Lëreni Detin Adriatik dhe Detin Jon, (@ greko maskarenj) dhe shkoni merruni me turkun andej tutje nga Deti Egje !

        1. Dyrrahu says:

          DETI JON,
          Ne jemi ata qe nderojme dhe duam te huajin, qofte ai edhe vrases i shqiptareve.
          Greket dhe serbet jane bindur tashme se ata jane shkalle me e larte e njerezimit nga ne. Ne momentin kur nje shqiptar nuk pranon qe greket e serbet te jene te privilegjuar ata vajtojne, kercenojne dhe carten pse shqiptari mendoka t’ua heqin privilegjen.
          Fatkeqesia qendron aty, ku zoti Baze thote ( parafrazim ) gjysma e shqiptareve mbajne anen e armiqeve per dhune te pozites. Ne Kosove themi “Mbane anen e shkaut per inate te vellaut”.

      2. EDI RAMA=ULIKSI SHQIPTAR says:

        Gjithe “rremujat” qe po behen 2-3 muajt e fundit per nje sy te vemendshem e kane burimin ne :
        Gafen e Rames qe shkoi si “pasagjer” i Erdoganit ne inagurimin e nje ure ne Turqi..Kur pas pak ditesh ndodhi nje gjysem grusht shteti.Takimi i shpeshte i Erdoganit me Putinin nga ana tjeter ndikojne ne ate qe Edi Rama eshte piketuar te debohet me “inteligjence”. ..bEN BLUSHI BERI MIRE SE E DEKONSPIROI KETE PLAN PARA KOHE

        ***
        Fill pas ketij episodi “vetvrases ” te Rames shikojme qe shitesi i detit jon Tradhetari Luludhe Basha shkon ene washington dhe new york dhe takohet me dashuri me mergaten greke lobi i te cilit eshte powerfull per ceshtjet shqiptare jo vetem ne washington dhe bruksel por dhe ne Tirane.
        ***
        Eshte hera e pare qe jam me Edi RAMES QE PAS 2013..
        sepse eshte kriminale ajo qe po ben shoqeria civile dhe diplloamcia e huaj ne lidhje me greqine pasi eshte pak te quhet pushtim..

        Me popullorce:
        Mire se po na pallojne greku me serbin por dhe duhet te paguajme qe po na e fusin duke na mbajtur kandilin nje lloj nenpunsi qe e e quajte Donald Lul Basha qe Gery kokokalari ja beri “epikrizen” si kripto berishist..thjesht nje ushta i berishistit te washingtonit ..mAKARTISTI wISNER MIK PRSONALE I BERISHOVIQIT DHE DAMIR FAZLLICIT
        Duke qene se e njoh ne meyre milimitrike raportin shqiptaro-grek ne vitet 1800-1912 me lejoni t’ju them disa fakte shume te hidhura
        “The documentary that shocked Greece – SKAI “1821” thuhen fakte te pa besueshme per historine e Greqise ku me pikante jane:
        1-Bavarezet (gjermanet) qe erdhen ne vitet 1800 per te rindertaur shtetin grek dolen ne nje konkluzion se greket e lashte me ate popullsi qe jetonte ne 1821 nuk kishin asnje lloj lidhje..pra greket e antikitetit ishin eleminuar.PRA PARA VITIT 1821 NUK EGZISTONTE FJALA GREQI
        Per te ri-dertuar nje shtet grek (mbreteri) gjermanet u mbeshten ne tre pika kryesore:
        GJUHA GREKE
        qe u ri aktivizua duke perdorur greqishten klasike qe kishte mbijetuar ne shume shkolla perendimore akoma..
        KISHA GREKE
        qe u ri aktivizua duek e ndihmuar ne deklarimine saj si autoqefale nga simotrat e saj.
        POPULLI ?
        Ky ishte problemi kryesor se greke “safi “nuk kishte keshtu qe u mendua qe te adaptoheshin rracat arvanitase (shqiptare epiriote) te besimit kristian qe kishin shumicen ne ato treva.
        Me nje fjale pervec pushtuesve turq (admistrata-xhami-ushtri) lufta kryesore qe u be ne territorit te ashtuquajtura greke ishte midis shqiptareve myslymane dhe dhqipatreve orthodokse
        Eshte fakt qe ne ato vite nga 100 komandantet e kryengritjes te grekeve artificjale 90 prej tyre pra rreth 90% te tyre ishin shqiptare arvanitas.
        ‘KATAPLIKTIKO” ishte dhe fakti tjeter qe shumica e cilesuar e fitimtareve ne 1821 ne te ashtuquajturen “greqia e re” ishin shqipfoles dhe per aresye banale u vendos qe gjuha zyrtare te ishte greqishtja dhe jo shqipja…dhe me keq akoam nuk u pranua as bi-lingualiteti…dhe pse ndodhi kjo ? Se shqiptaret arvanitas ordhodokse ishine me “greke se greket” qe vazhdon dhe sot…

        ***
        TRIMERINE QE PO TREGON EDI RAMA SI NJE ULIKS ME GREKET NE FAKT DUHET TE GODASE NE SYRIN E QIKLLOPIT QE ESHTE SALI MONSTRA QE PA PIKE TURPI NJE C’AMBASADOR E QUAJTI BURRE SHTET DHE KY I TANISHMI ESHTE NJE JELEK ANTIPLUMBI PER SALI PERBINDESHIN

      3. Janullaqi says:

        Ndeshja me Rusine eshte akoma 1 me ) per Turqine (asnje aeroplan turk nuk kane rezuar e asnje turk nuk ka vrare Putini.
        1 me zero Sa te dobet jeni ne arithmetike ju rogetaret 300-eurosh.

        1. Adriatik says:

          I ka bombarduar rracen ne siri dhe nuk dihet sa turomongole jane djegur nga bombat dhe ti po kujton avionin?
          Pastaj e cmendi e trajtonte si halabak desi sa ketkoi falje dhe iku ne rusi.

          Ik te rexhepi dhe fetullahu se 2 merr matematike.

      4. trojani says:

        Une me rexhepin nuk jam, por dy aeroplan ja hodhi poshte rusit,dhe putanka i ruajti koqet, apo jo !!!???
        Po ju vazhdoni te mbureni me topet e botes se tuajat ikeni te thara.
        Rama do vi ne greqi dhe do t’ ja u dhjesi fytyren dhe atje, bej sehir dhe mbahe mend.
        Rexhua ja u gamis kolotripidhen vete nuk ka nevoje te perdor ramen.
        Ju mbetet pa patridha more kaqol,ketu e humbet,po edhe atje ku kujton se e ke me te futur ta kane, se sa kthen krahet, thone na cau bythen alvanoja…

    2. €piriiiiii says:

      Shqiptaret MERCENAR kane qene qe ne kohet e vjetra pe ne kohen e Ilirise me 25 Imperator qe udhehoqen Romen e Lashte. Pastaj e treguan veten e tyre si Pashallare si Velira si Tahira si Subashe etjetj ne perandorin Osmane saqe ata ua mbeshtollen emrin ARRNAUT(mercenar) Fatkeqsisht Shqiptaret edhe pse kane BESEN si Vyrtyt si Tradit edhe kjo lindi si nevoje se PaBesia ishte shume me e madhe nder Shqiptar. Rasti me konkret eshte kur Nipi tradheton Xhaxhane Hamzai – Gjergjin. Fatkeqsisht Shqiptaret ne pergjithsi te Shesin Shpejt dhe per pak.

    3. Greece & Turkey are shit says:

      Artikull i bukur por i mungon qershia mbi torte…..thuaj vllehet e Shqiperise jane hedhur ne sulm sic ben ne Cameri me trojet tona! te fala janulles….

  2. katarakti says:

    10/10. Nuk ke çfare te shtosh dhe te heqesh. Keta jemi. Prandaj nuk bejme perpara. Rreth vitit 1400 kur dy feudale shqiptare po luftonin me njeri tjetrin per toka dhe pasuri, njeri nga ata therriti turqit si aleate. Dhe pastaj e pame se ku rame….

    1. UJËVARA says:

      Po mos ta shkruaje emrin greqisht dhe ta shkruaje Shqip UJËVARA, do të na mbushje mendjen 100 %.
      – sepse edhe mercenarët shqipfolës të janullatos janë mercenarë.
      – sepse edhe mercenarët shqipfolës të isisit janë mercenarë.

      1. te verberit says:

        hahaha, katarakt, ujvara! Trimi, pallikari!

  3. I Urti says:

    Opinioniste, intelektuale dhe politikane mercenar thuaj Mero. E kishe mire artikullin deri te fjalia e fundit. Ata qe i shiten Greqise jane opinionistet dhe intelektualet si ata qe permende ti dhe jane po keta qe me pas percajne shoqerine.

    1. LORA says:

      Ekzakt,
      dhe keta zgjyra mercenare nuk I qasen kurre gjysmes se opinionit publik shqiptar.
      Se kuptoj se si e konstaton Mero vellai kete gjysme gjakprishur.

  4. Verua says:

    Duhet Enveri Mero!!! Ishte hera e pare me ate burre qe u zhduken qelbesirat …

  5. Ben Dibrani says:

    absolutisht, u versulen ish-ministri i jashte, Tritan Shehu, ish-ambasadori ne USA Agim Nesho, dhe natyrisht karramelloja qe e mban veten per grek, u sul Rudina me gjithe burre, dhe shpura e “Syrit”. Jane kaq bastarde sa nuk e mban toka. Rama po ngre nje ceshtje te drejte, ne vend qe ta perkrahin, e sulmojne si te ischion media Greke. Cfare turpi, cfare funderrie morale.

  6. aqif tahipi says:

    O Mero ,me mire thuaj te verteten se keta lloj funderrinash te vetequajtur gazekare dhe anal iste ,por edhe nje pjese e politikaneve te ndryshem , per inat te Rames jane gati te shesin interesat e shqiperise me gjithe shqiptaret brenda. Jane aq palaco , sa pa pike turpi na lavderohen se i falen detin greqise (tradhetisht) gjoja per interesa te integrimit. E vetmja rruge , qe keta lloj shushunjash kane mbijetuar ne politiken e pas viteve 90 , eshte ajo e neperkembjes se dinjitetit kombetar te Shqiperise dhe Shqiptareve kudo qe jetojne ne trojet etnike dhe tradhtia e idealit kombetar.

  7. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    I nderuari Mero Baze,
    Ju lutem “rregulloni” gojën, domethënë korrigjoni vetveten. As pardje, as dje, nuk ka pasur, as sot nuk ka, dhe, as nesër nuk do të ketë, kundërkosovarizëm, në masën e gjerë të popullit shqiptar në Shqipërinë Politike, përndryshe Londineze. Kjo është absolute. Po, ka pasur, ka dhe do të ketë mercenarë, të cilët për një “lugë çorbë të prishur”, vihen në shërbim të qarqeve kundërshqiptare, jargaviten dhe zvarriten, ndonëse më pas e vjellin tërë jetën. Ata, që kanë bërë, që bëjnë e që do të bëjnë “dashuriçka” me Beogradin, Athinën dhe kryeqytete të tjera shovene, ata që “duartrokasin” për to, ndonëse një pakicë e vogël, janë shumë të rrezikshëm, sepse, duke gjetur “strehë” në media dhe në ambiente të tjera të ndotura dhe të “pakontaminuara”, deri te politika, tentojnë të legalizohen, të bashkëngjiten, të ngjiten, derisa të fitojnë pushtet ekonomik dhe politik. Prandaj, të tillët, nuk duhet të nënvleftësohen, përkundrazi, duhet të demaskohen dhe të mënjanohen, pse jo edhe të përçmohen e të izolohen, kuptohet jofizikisht, për t`u kthyer thjesht në të padëmshëm, në “ameba” shoqërore a politike, me qëllim që zëri, sjelljet dhe veprimet e tyre të jenë të pa ose sa më pak të dëmshme, në këtë “pluralitetin” tonë rrokopujë. Një gjë duhet ta dimë mirë: qarqeve kundërshqiptare, kur u shkon thika në kockë, nuk ka përse t`u duhen më spiunët e “fjetur”, përndryshe të “konservuar”, por i hedhin dhe i nxjerrin ata hapur në terren, për të mundur të dezinformojnë, të insinuojnë, të atakojnë, të presionojnë, të zhurmojnë, të sulmojnë, të sabotojnë e diversionojnë, pse jo, edhe të krijojnë “opinione” në favor të tyre dhe në dëm të Shqipërisë e të kombit shqiptar. Prandaj, kujdes, shumë kujdes për të gjithë ne…, kushdoqofshim e kudoqofshim!

  8. evgjitngrenesi says:

    megjithëse unë e konsideroj temën dhe meron si pjesë atyre që hanë bukën e shqiptareve dhe bejnë davanë e grekut, është e vetmja herë që bie dakort me të. greqia eshtë krijuar si shtet i shqiptareve ortodokse. me pak durim ,do ndahet në dy pjese. pjesa shqiptare dhe ajo aziatike. por nderkohë ne duhet të kemi bashkangjitur kosovën,maqedoninë,dhe malin e zi. pastaj e ka radhën arvanitia.

  9. Nardi.l says:

    Inferioriteti I politikaneve Shqiptare ne vite si dhe varferia dhe nevoja e njerezve qe shkojne ne greqi I ka bere greket te sillen ne menyre te turpshme duke I kthyer shqiptaret ne kufi.Kryeministri Rama per rastin konkret ka te drejte,ai duhet mbeshtetur Jo sulmuar.

  10. Zara says:

    Ky artikull eshte I mire per sa kohe permend emra te pervecem shqiptaresh qe Jane mbrapa hijes se berishes dhe Ne thelb Jane njerez te shitur per interesa perfitimi.
    Por nga ana tjeter eshte percares sepse ja vesh keto te keqia te nje grupi njerezish te keqinj, gjithe shoqerise shqiptare. Kjo nuk eshte e vertete. Overall artikull I dobet.

  11. kombi says:

    Nuk eshte dicka e re ne politiken Shqipetare , keshtu kemi qene gjithmone te percare ,prandaj dhe kemi katandisur te zaptuar nga fqinjet . PER INAT TE SIME VJERRE VAJTA FJETA ME MULLUZXHIUN.
    Keta qe dalin kundra dinjitetit qe Rama i vendosi ,jo vetes ,por shqiperise ,jane llumi i kesaj toke .

  12. razo says:

    I ke rene pikes o Mero dhe neser portalistet andej dhe mandej kufirit do te quajne ekstremist. Nuk ndodh kjo ne asnje vende te botes ku kryeministri te shahet sepse ben detyren. Pra, ben detyren dhe zbaton kushtetuten ne te cilen eshte betuar. Portalistet nuk perfaqsojne shoqerine pervecse ne media. Jane nje grup gjysmakesh dhe sharlatanesh ku nuk e kane pergje as te mbrojne nazismin e fazhizmin e jo me greqine e serbine. Kane arritur deri aty sa edhe per Skenderbeun e Ismail Qemalin ndahen ne pozicione e “analizojne” politiken e tij… E kupton ku jemi o mik? Inferioriteti i tyre intelektual eshte dukshem i qarte ndersa atyre qe ne shoqerine tone i kemi akademik e intelktual nuk ju jepet kurre mikrofoni. Kjo eshte deshperim o Mero, jane thjesht te deshperuar dhe nuk po ju vlen me as paraja qe grumulluan gjithe keto vite. Njerez pa ide e pa vizion. Kjo eshte periudhe e trazuar ende per shoqerine ne Shqiperi e cila ende nuk po mesohet me shtet. Tregon qarte se cfare lloj feudalizmi kemi qene, shtet ne letra por jo ne sherbim. Kjo kohe do iki do kaloj shume shpejt dhe keta portalistet nuk ka per ti permendur me njeri.

  13. skijatori nga kotorri says:

    komb bythqimash jan shqiptaret.
    kshtu kan qen gjithnji dhe kshtu do jen.
    mjafto ti shofesh si individa sesi jan dhe do bindesh qe kta bythqima individual krijojn nje komb bythqi total.
    esht matematikore kjo. formul arithmetike.
    gjith bota mban anen e vet,dhe shikojn edhe qe te mos i hyjn ne bahce komshiut sipas parimit biblik “mos i bej tjetrit ate qe s do doje qe ta benin te tjeret ty”! apo “duaje tjetrin si veten tende”..
    kurse shqiptarmuterit kombshurr kan parimin “rrasja derrin tjetrit”, ose “q!ja nonen te t thon bab”
    prandaj edhe s behet shqipnia dhe prandaj edhe do jen ne turbullira gjithnji shqiptaret me te tjere.
    ksaj rradhe paten mbeshtetjen amerikane sipas parimit te interesave gjeostrategjike. por kur keto interesa te bien ne plan te dyt a me posht,dhe ne plan te par te dalin interesat etike,kulturore,morale,fetare…socjale…,atehere shqipnija dhe shqiptaret do dalin pas liste dhe fqinjet qe jan me te zhvillu me te qytetnu me te emancipu me te integru me te e me te .. sesa shqiptaret ,do te marrin perkrahjen sic e kan pas historikisht. dhe shqiptaret do mbeten perseri te humbur vetem . sepse do vij koha qe s do pjerdhi kush per gjeopolitik,por per ate se kush je ti sa pare ke cfar zotsish ke.
    tash shqiptaret jan barrier antiruse. mir. por kur rusija te ndryshoj,se do vij nje dit qe edhe ata do behen demokraci tamam,ateher shqiptaret do shifen me sy tjeter nga perndimi dhe do ti jepet ajo qe meritojn. ata do trajtohen si komb kriminel dhe si te prapambet dhe si e keqja e ballkanit.
    sepse shqiptaret cdo gje harrojn. harrojn shtet,harrojn gjuh,harrojn fen,harrojn origjinen,harrojn edhe me jetu si rop te lir,por nji gje s harrojn. ata s harrojn sesi me bo krime. ky esht specjaliteti shqiptar. kjo gje do i fundosi njiher e mir atehere kur krimi do jet problemi kryesor ne bot .kur ne bote te gjitha ceshtjet e tjera te jen zgjidh. ceshtja e fundit qe do ngelet per tu zgjidh ne glob do jet krimi shqiptar. atehere shqiptaret do ta hajn hajdarin nderkombetarisht.

  14. ......... says:

    E cja vini re Meros njehere e nje kohe lepinte Berishen kur e pa qe sperfitoi gje u be armik i tij.
    Tani me nje artikull godet si pa dashje Blushin dhe mbur Ramen. Pret kocken e rradhes.
    Dikur kishe deshire ta lexoje tani eshte bere zedhenes i Rames.
    Nje gazetare asnjanes te shikoj realitetin duam.
    Nje gazete qe mos te na tregoje budallalleqe nga bota por realitetin tone (varferine papunesine etj) duam.

  15. Aleko says:

    Shkrimi I Meros teper korrekt dhe I drejte.Po ashtu eshte per interest tona individuale ,grupi apo partiake jemi gati te bashkohemi me kedo, me dreqin e te birin madje edhe me armiqte tane.Ne ka gje qe u mungon sot shqipetareve eshte mungesa totale e atdhetarizmit ne emer te ineresave te ngushta individuale..Kejo spjegon dhe faktinn trondites qe ne kushte paqesore tranzicioni uu zhvendosen nga vendi ne forme shperngulje gjysma e popullsise se vendit.E keqia e shqipeise vet shqipetaret.

  16. Stockholm says:

    O Mero,
    Te gjithe ne shqiptaret e dime perse nuk perkrahet nga gjysma e (pseudo)analist/opinionisteve kryeministri yne, por Vucici dhe Ciprasi.
    Eshte parja qe derdh lume UDBja dhe Asfalia, qe qysh nga 1990-ta jane shtruar kembekryq ne Tirane.
    Por lajmi i mire ka ardhur: Edi Rama ka filluar tua prese fijet dhe do e zgjidhe kete ceshtje shume shpejt.
    “Muaji i mjaltit” te fqinjve tane me Sali Berishera e Fatos Nanora ishte shume i gjate, por te pakten ka marre fund dhe kthim prapa nuk ka as mund te kete.
    Kete ti e di me mire se U.

  17. arbans says:

    Mero po pse nuk thua qe gazetare te caktuar jane vegla te agjenturave te huaja.

  18. Koti says:

    Si ne Greqi edhe ne Serbi ka nje nenvlersim te SHQIPTAREVE si njerez KOTI (Te lumte MB) ….por njerzit totalisht kotsekoti jane ata qe ju lepijne sumen grekeve dhe serbeve si puna e Sali Karxhiqit dhe Vangjush Dulles…etj etj.

    Kur vjen puna per atdhetarizem Qeveria e Shqipatreve eshte e PARA or tycer. Ne hell na duan ata prandaj kujdes or trapa.

  19. Nje shqiptar says:

    Per sa i takon qendrimit te popujve fqinj ne raport me qeverite e tyre; Ju zoti MERO nenvleftesoni rolin e kishes, te parashtetit dhe te shtetit ne keto vende qe Eshte e vertete qe disa ne Shqiperine tone,per inat te vjerres flen me mullixhin. Por kjo per shkak sepse shoqeria jone eshte me e lire me demokratike, dhe jo sepse eshte sipas teje primitive.Nuk dini Ju se cdo te thot kish,parashtet,shtet ne keto vende.Duhet te jemi te lumtur qe nuk jemi si ata.Mercenare ka patur e do te kete, por ky nuk eshte fenomen shqiptar.Keshtu MERO BAZE;;;;;;

  20. kali fisnik says:

    jo nje shoqeri mercenare,sepse mercenaret jan njeres. nje turm kafshesh thuaj,perderisa ne angli po I kontrollojn nga dhembet. si gomeret ne tregun e gjos gjall.

  21. tema says:

    Mendoj qe fjalimi i Rames ishte per tu vlersuar . Ne Shqipetaret duhet te jemi me te lidhur me njeri tjetrin dhe jo per interesa te caktuara te kritikojme kryeministrin . Kjo demton shume vendin tone . Nuk duhet te shitemi tek Greqia ,atij shteti zullumqar duhet thene stop pretendimeve qe kane per shqiperine . Nuk ka humbur asgje Greqia tek ne ,perkundrazi ,na ka marre .

  22. dash says:

    Sakte MeroBaze…ke hapur nje teme qe shumekush nga ne e ka menduar Por asnje se ka thene..bravo te qofte,je me lucido nga te gjithe…(edhe patriot do te thoja,se shume nga ne e harrojne kete)

  23. TIM says:

    ne jemi bere si ato kurvat sa me shum ti rahesh me shum te duan. Duhet pastruar ai vent nga keta politikan te qelbur!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *