“Rivali” i Ilir Metës kërkon rishikimin e koalicionit PS-LSI: Rama nuk na pyet, por na vë para fakteve të kryera

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rama-Meta-2-1024x733Rivali i Ilir Metës për kreun e LSI-së, Përparim Spahiu, kërkon rishikim të koalicionit të PS-së.

Sipas tij, Rama i vë ata gjithmonë para fakteve të kryera, duke mos i pyetur.

Ja çfarë thotë ai në një intervistë për “Panorama”

Çfarë mendoni se nuk po shkon mirë në koalicionin mes PS-së dhe LSI-së? Ju keni shprehur mendimin tuaj se vendi duhet të drejtohet nga një kryeministër i LSI-së. Sa i mundshëm është?

Gjëja e parë që nuk shkon është vendosja përpara faktit të kryer për vendimmarrje shumë të rëndësishme. Për ligjin e plehrave, për shembull, u veprua me shpejtësi dhe pothuajse në fshehtësi ndaj opinionit publik. Është tepruar shumë me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, i cili tejkalon çdo cak dhe është një instrument në duart e kryeministrit, duke përqendruar investime të mëdha, në pedonale, qendra qytetesh, palma, lyerje dhe bojatisje. Fondi shqiptar nuk është as peneli dhe as lapsi i kryeministrit e Shqipëria nuk është një telajo! Ka shumë probleme të thella nën makijazhin që po bëhet. Papunësia e para! Bujqësia dhe turizmi që kanë nevojë për vëmendje, kapitale dhe ndërhyrje rrënjësore. Tatimi progresiv i punës, gjoja i sheshtë, ndërkohë që tatim fitimi është i sheshtë 15%. Në Korçë është bërë qendra e re tregtare, sipas modelit të rikthimit në identitet dhe dyqanet janë 90% të mbyllura, sepse pronarëve u kërkohet të kallajisin tenxheret, si nëpër fotot e vjetra 100-vjeçare. Po sot tenxheret nuk kallajisen më 100 vjet më parë, apo jo? Nuk jam kundër të bukurës dhe kundër estetikes, por ashtu si edhe te njeriu, bukuria e vërtetë, buron nga shëndeti i trupi dhe i organizmit. Ashtu edhe në vendin tonë. Makijazhi, sado mjeshtëror, nuk e zbukuron dot një ekonomi, kur ka probleme me shëndetin. Ne duhet të shërojmë më parë ekonominë, të shëndoshim atë, pastaj mund të blejmë rroba e tesha të reja, sa të duam dhe ta spostojmë debatin për modën që duhet të ndjekim. Por mjerisht kjo kohë është akoma larg, prandaj duhet shumë kujdes si shpenzohen paratë se ato mbarohen! Dhe kur mbarohen, nuk duhet të marrim borxh më shumë sesa kemi këllqe.

Jeni shprehur me tone mjaft kritike ndaj qeverisë aktuale dhe ministrave të saj, duke thënë se nuk kanë mbajtur premtimet dhe se më shumë presin në paradhoma biznesmenë, sesa qytetarët e thjeshtë. A mund të themi se koalicioni me PS-në ka dështuar?

Këtë të biznesmenëve ndër paradhoma ministrash e kam pasur për kolegët e mi të LSI. Disa prej tyre kanë pasur shumë vërejtje nga baza zgjedhore. Sepse baza jonë është veçanërisht e ndjeshme ndaj të zgjedhurve të saj. Dhe ka pasur reflektime besoj për këtë. Për koalicionin nuk mund të them se ka dështuar. Mendoj se duhet rishikuar! LSI, kjo forcë e madhe politike, duhet të ketë një peshë progresive në vendimmarrjet dhe të bëjë bllok ndaj: Faktit të kryer! Sepse ne nuk duhet të paguajmë një faturë të kripur elektorale, për fajin apo mosrealizimet e të tjerëve. Duhet të rrisim presionin. Dhe kjo ndihmon edhe në kthjelltësinë e vendimmarrjeve të kryeministrit, që madje duhet të na falënderojë për këtë kërkim llogarie që është krejtësisht konstruktive.

Disa ditë më parë, ambasadori amerikan tha se disa Ministri të qeverisjes aktuale mund të vlerësohen me notën 0. Ndani të njëjtin qëndrim?

Përveç shumë burimeve të informacionit që ka zoti Lu, ndoshta ka ndjekur edhe fushatën time, për të kryesuar LSI. Përtej humorit mund të them se ambasadori ka të drejtë, por është treguar zemërgjerë. Niveli 0 nuk bën asnjë punë, çështja është kur janë nën nivelin 0, dhe prishin e shpërdorojnë paratë e shqiptarëve për paaftësinë e tyre. Shikoni koncesionet ku është mbërthyer ekonomia shqiptare. Janë qindra miliona euro që shkojnë për shërbime, të cilat nuk shkëlqejnë. As në performancë dhe as në transparencë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në ““Rivali” i Ilir Metës kërkon rishikimin e koalicionit PS-LSI: Rama nuk na pyet, por na vë para fakteve të kryera”

  1. Albania says:

    Ne fakt edhe kur ishit ne koalicion me pd e trustit te familjes Berisha ju shkelqyet si parti, nuk vidhnit skishit korrupsion bile arrite5 ta conit Shqiperine ne majat me te larta.O idjot ti dhe partia jote jeni njerezit me te korruptuar ne bote por ty te pelqen te kthehesh tek beqirat e pd se vjedh me rehat dhe jo se te ha shppirti per shqiptaret.

    1. Skanderbegu i Kastriotit says:

      Kom kto pytje per Deputetin Perparim Spahiu,qi thjesht po e quj Deputeti Pare.
      Pytja e pare.
      Si je pasunu kaq shume??
      Pytja e dyte.
      Ku e ke te punsum sot vllajin tat Yllin,nji njeri i paaft dhe i paskrupullt, qi e ka marre shkollen mbasi ngeli ne shume provime dhe rroft kafja e Nones ne Bulqize,nji puntore e shakthet por dhe komuniste e flaket,??
      Pytja e trete.
      Ku e punsu dajen Leone,dhe ky nji ingjinier qi e morri shkollen me shume zvarritje,dhe pijanec,qi tash ka kriju dy firma ne Bulqize,ndersa nusja e dajes shefe arsimi po ben kerdine duke sjell te paaftet ne shkollat??
      Pytja e Katert
      A te solli ne Lesh e Li Yll Manjani kushrini jot,Ministri i Drejtsis qi po mban peng Reformen ne Drejtsi,ene qi po te perdor si mashe per te trazu prrushin e Kolalicionit.??
      Zotni Pare Spahiu,ti je nje MIj i Zi dhe i rrezikshem,por mos u hap shum se do marresh veten ne qafe.
      Ju ne LSI jeni mbledh dhe keni kriju kupolen e Hajdutrise dhe te Babzitunve qi sngopen dot.E hongret 4 vjet me Berishen dhe tash 3 vjet jeni fuqizu me Ramen dhe tash na kerkoni Kryeministrin.
      Or Edi rama Kuzhina e Lalsit po jep rezultat:..Ksaj i thone i jep gishtin dhe te morrin doren kta Hajdutat e Monikes dhe te Likes.
      Zotin Pare Spahiu,nga Monika ti po perdoresh si ato Kukllat e fryme per seks.
      Te kon vu para Like Metes,thjesh qi ta eksitosh ate,dhe po ja nxjerr bojen vetes krejt se Likja ka me ta derdh ne surrat.
      Por kjo perdorja joje e ka dhe nji te mire se ti je me lekur te zeze dhe kshtu ndoshta shpreson se mund te bohesh i bardhe.

  2. adriatiku says:

    Ky, Perparim Spahiu, e meriton Kryetar i LSI-se. Por meqense ka gjithe ato vrejtje per qeverisjen dhe jep dhe “zgjidhje” , ta shikojme do te behet kryetar i LS-se apo eshte vendosur ne gare formalisht. Ne qoftese eshte formalisht, bien te gjitha vrejtjet e tij dhe del se eshte nje njeri hipokrit qe nuk ja vlen, ne qoftese fiton si kryetar i LSI-se, ja vlen ta degjojme dhe te reagojme per progresistin e fasoneve. Ai shprehet se s’ka pse te mbaje pergjegjesi para elktoratit te tij per keqeverisje, por kur qeveriste me Sali Berishen a i mbajti pergjegjesite e tij?! Une mendoj se njerez te tille formale dhe hipokrit nuk ja vlejne as te intervistohen se eshte njesoj si po behet tani neper media me historine e Himares qe del se historiane eshte Vangjel Dule e Panajot Barka qe flasin si te deleguar te Athines extreme dhe jo si qytetare shqiptare. Ta shikojme pasneser sa njeri formal do te jete dhe kjo s’ka asnje dyshim se eshte i tille. Megjithate te presim per te dale opinioni im dhe fjalet e mia ne besushmerine e fjaleve qe thote.

  3. Zarif says:

    Po pse o Spahi nuk jeni ngopur me zhvatjet qe i keni ba shqiptarve ju si LSI me ne krye korruptorin dhe hajdutin me çizme Lir Floririn.
    Mesa duket poshtersia tek ju nuk ka kufi, ndersa une mendoja se tashme jeni ngopur…….

  4. Skanderbegu i Kastriotit says:

    Kom do pytje per Deputetin Perparim Spahiu,qi thjesht po e quj Deputeti Pare.
    Pytja e first.
    Si jeni pasunu kaq shume ju??
    Pytja e dyte.
    Ku e ke te punsum sot vllajin tat Yllin,nji njeri i paaft dhe i paskrupullt, qi e ka marre shkollen mbasi ngeli ne shume provime dhe rroft kafja e Nones ne Bulqize,nji puntore e shakthet por dhe komuniste e flaket,??
    Pytja e trete.
    Ku e punsu dajen Leone,dhe ky nji ingjinier qi e morri shkollen me shume zvarritje,dhe pijanec,qi tash ka kriju dy firma ne Bulqize,ndersa nusja e dajes shefe arsimi po ben kerdine duke sjell te paaftet ne shkollat??
    Pytja e Katert
    A te solli ne Lesh e Li Yll Manjani kushrini jot,Ministri i Drejtsis qi po mban peng Reformen ne Drejtsi,ene qi po te perdor si mashe per te trazu prrushin e Kolalicionit.??
    Zotni Pare Spahiu,ti je nje Mij i Zi dhe i rrezikshem,por mos u hap shum se do marresh veten ne qafe.
    Ju ne LSI jeni mbledh dhe keni kriju kupolen e Hajdutrise dhe te Babzitunve qi sngopen dot.E hongret 4 vjet me Berishen dhe tash 3 vjet jeni fuqizu me Ramen dhe tash na kerkoni Kryeministrin.
    Or Edi rama Kuzhina e Lalsit po jep rezultat:..Ksaj i thone i jep gishtin dhe te morrin doren kta Hajdutat e Monikes dhe te Likes.
    Zotin Pare Spahiu,nga Monika ti po perdoresh si ato Kukllat e fryme per seks.
    Te kon vu para Like Metes,thjesh qi ta eksitosh ate,dhe po ja nxjerr bojen vetes krejt se Likja prap do zgjidhet kryekar i Lesh e Lise dhe ka me ta derdh ne surrat.
    Por kjo perdorja joje e ka dhe nji te mire se ti je me lekur zij dhe kshtu ndoshta shpreson se mund te bohesh,.. i bardhe.

  5. ETHEM says:

    LSI ESHTE FATKEQSI KOMBETARE.KY SPAHIU NJE IDJOT KOMPLET I FUTUR NGA LIKJA PER DIVERSJON NDAJ PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *