Andrea Stefani: Basha mizor si Enveri

Basha berishaAndrea Stefani nuk është dakord me të gjithë ata që e konsiderojnë Lulzim Bashën kreun zyrtar të PD si një njeri të butë.

Analisti shprehet se Basha sa herë i është dhënë rasti ka nxjerrë anën nmë të keqe të karakterit të tij, dhe këtë e ka treguar kur ishte Ministër i Brendshëm, i vënë nën akuzë për krimin monstruoz të vrasjes së katër demonstruesve të pafajshëm të opozitës së atëhershme nga Garda e Republikës përballë Kryeministrisë në bulevard më 21 janar 2011.

Dëgjon Lulzim Bashën të hakërrehet për luftë kundër krimit dhe habitesh. Të ndodh ngaqë ky burri, ka një akuzë publike mbi shpinë për krimin e rëndë të vrasjes së protestuesve në 21 Janar dhe sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sjellja e tij politike denoncon përjetimet e tij të fshehta, faktin që ai beson se protestuesit në 21 Janar ishte e drejtë që të vriteshin. Këtë duket besojnë, dhe kjo është më alarmante, edhe shumë nga mbështetësit e tij dhe të PD.

Ky është një mentalitet kriminal që ne e trashëgojmë edhe nga diktatura komuniste (pra, jo vetëm nga ajo) që u themelua mbi terrorin dhe frikën e kallur në shpirtrat e njerëzve nëpërmjet vrasjeve. Një i tillë akt terrorist, në funksion të një terrori si themel i diktaturës, qe edhe ai i vrasjes së 67 ballistëve nga Mehmet Shehu në Lushnjë, krim që është debatuar këto ditë në media dhe në “Dita”.

Ajo që bën përshtypje është reagimi i aktorëve të ndryshëm ndaj këtij terrorizmi kriminal. Në radhë të parë i Enver Hoxhës në një letër që ai i dërgon Mehmet Shehut. Është një dokument që dëshmon natyrën cinike të Enverit që gjithçka e perceptonte dhe e mendonte në funksion të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit. Sapo ishte kryer një masakër e përbindshme nga Brigada e I-rë por kjo nuk e pengoi Enverin që ta nisë letrën për Mehmetin me një mburrje për sukseset e Brigadës si dhe me një falënderim për komunistët e saj. Pastaj vjen gjoja “kritika” për vrasjen e 67 ballistëve. Po a mund të vihet drejtësia lidhur me një masakër me kritikë dhe autokritikë? Nëse ishte “ushtar i drejtësisë”, sikundër pretendonte se qenë partizanët, Enveri duhet të kërkonte proçedimin e Mehmet Shehut, nxjerrjen e tij përpara një gjyqi të rregullt ushtarak që duhet ta gjykonte për krime lufte kundër njerëzimit. Por kjo nuk ndodhi. Sepse Enverit dhe ambicies së tij për pushtet i duheshin elemente gjakatarë si Shehu. Dhe shkruan Enveri lidhur me masakrën: “Ky xhest e errëson tablonë. Ky ekzekutim, shoku Mehmet sikundër që e njeh edhe vetë në letrën që i çon shtabit, është i tepruar dhe pa vend dhe shumë i gabueshëm pse në vend që të na sjellë fitime na dëmton”.

Pra, ajo që është një masakër reduktohet në një “xhest” që errëson tablonë kur në fakt, ajo e zhyen me gjak atë. Por Enverit nuk i bënte përshtypje fare ai gjak i derdhur sepse në subkoshiecën e tij bolshevike dhe kriminale derdhja e gjakut qe e nevojshme për marrjen e pushtetit. Prandaj për të, ekzekutimi në masë i ballistëve është i tepëruar jo se është një krim i përbindshëm kundër qënies njerëzore por “sepse në vend që t’i sjellë fitime Enverit në funksion të marrjes së pushtetit, e dëmtonte.

Pra s’ka problem nëse bën masakra, nëse vret e pret kur kjo i shërben marrjes së pushtetit. Kjo qe logjika kriminale e atij që në sajë të ushtrimit të terrorit do të bëhej diktatori i Shqipërisë për 45 vjet. Një logjikë antihumane që NE, shumica e shqiptarëve e pranuam, ndryshe nuk do ta duartrokisnim Enverin dhe diktaturën për 45 vjet.

Pra, problemi nuk është se ç’mendonte Enveri pra, një njeri. Problemi i vërtetë që mbetet është se kjo psikologji prej katili gjeti rekrutët e vet në gjeneratën e asaj kohe. Nuk qenë të pakët, madje qenë në shumicë, ata shqiptarë që atë masakër të kryer nga Shehu, por edhe krime te tjera të kryera më vonë nga diktatura, t’i quanin të drejta dhe “për të mirën e popullit”. Në 45 vjet triumfoi psikologjia gjakatare e grykës së pushkës që mbron pushtetin e “popullit”.

Edhe dekorimi që Presidenti Nishani i bëri ballistëve të pushkatuar qe i pasinqertë dhe pjesë e një manipulimi politik. Po të qe për qëndrim human, Nishani duhej të dekoronte më parë 4 të rënët e 21 janarit. Por Bujari është ushtar i Berishës dhe do bëjë deri në fund veprime që i shërbejnë Berishës dhe berishizmit. Dekorimi i ballistëve u bë prej tij pikërisht tani kur Berishës (edhe Bashës), në mungesë të një kauze reale kundër qeverisë Rama, i duhet të ringjallin gogolin e rikthimit bashkë me të majtën edhe të komunizmit në pushtet. Në funksion të kësaj rrene është bërë edhe dekorimi i 67 ballistëve të pushkatuar kriminalisht dhe ky manipulim përçarës është, në thelb, një fyerje për ta.

Është fakt se qysh në fillim të erës bolshevike u ngritën disa zëra kundër kësaj psikologjie kriminale dhe antihumane. Njeri nga këtë zëra qe ai i Sejfulla Malëshovës që e perceptonte komunizmin të pandarë nga humanizmi nga dhembshuria për krijesat njerëzore. por Malëshova u shpall armik i pushtetit popullor dhe Enver Hoxha tallet tek “Titistët” me revoltën e tij për vrasjet që po bëheshin edhe kur po çlirohej Tirana. Por në Pleniumin e Beratit, qëndrimi i Enverit ka qenë krejt tjetër. Në raportin e mbajtur prej tij (nëse nuk qe dakort me raportin, siç pretendon dekada më vonë te “Titistët” përse e mbajti?!) shkruhet se:

“Në Lumë po vihen në plumb kot së koti dhe në mënyrë histerike 20 katundarë të cilët dorëzohen dhe shokët tanë i pushkatojnë. Po vriten në Tiranë me duzina njerëz e oficerë të dorës së dytë, të cilët, duke patur besim të plotë në drejtësinë tonë…dorëzohen. Një punë e tillë s’është okazionale, por është i tërë toni që i është dhënë punës organizative të Partisë, ushtrisë. Jo vetëm te ushtari i thjeshtë, por edhe te anëtari i Partisë, ka humbur zemra e vërtetë e komunistit, e atij njeriu që i dhimbset jeta e tjetrit, që mendon më shumë për të zhdukur një njeri që mund të ndreqet dhe t’i shërbejë vendit. Jo, shokët tanë e kanë humbur këtë gjë dhe në radhë të parë, udhëheqësit e përmbi ta, anëtarët e Komitetit Qendror. Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s’është me ne, që s’mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit, të zhdukin anëtarët e Partisë kokat e të cilëve bien pa peshuar mirë”.

Kjo psikologji e zhdukjes dhe ndëshkimit të njerëzve që mendojnë ndryshe u ruajt gjatë gjithë viteve të diktaturës. Dhe prej andej, ajo është edhe sot prezente, në një masë apo në një tjetër, në një formë apo në një tjetër, në lidershipet politike por edhe te mbështetësit e tyre të vjetër e të rinj, të majtë e të djathtë. Ende ka shumë shqiptarë që mendojnë se është e drejtë dhe e lejueshme të vrasësh për të mbrojtur ca interesa “të larta”. Kështu ca nostalgjikë të enverizmit dhe diktaturës e quajnë ende të përligjur masakrën e kryer nga Mehmet Shehu në Lushnje. Ngjashmërisht, jo pak militantë të PD, e quajnë të përligjur vrasjen e protestuesve në 21 janar. Prandaj vazhdojnë të mbështesin një politikan si Basha.

Të përligjur e quan atë masakër edhe vetë Lulzim Basha që sillet si dikur Enveri, sikur nuk ka ndodhur asgjë por vetëm një “xhest” i pahijshëm. Por, për të qenë të ndershëm, Enveri bëri një letër, sa për ta larë duart, duke e kritikuar Shehun për “aktin e tepruar” në një kohë që Basha hesht sikur nuk ka qenë ne dritaren e zyrës në momentin kur protestuesit u pushkatuan mizorisht m’u para saj. Vetëm sepse mendonin ndryshe për qeverinë e Bashës që sot pretendon të vijë përsëri në pushtet për të “luftuar krimin”!”.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Andrea Stefani: Basha mizor si Enveri”

  1. denis says:

    andrea stefanopulli nje rrote k…

  2. Prenga says:

    Enverit Ti e larot si puna jote ti hashe mune nga e djela ne te shtune!

  3. Tano says:

    Stefan meqe e permend kaq shpesh 21 janarin pse nuk e citon ilir Meten? Ngjarjet e 21 janarit u ben kunder Metes me bllok ne dore! Ti ke qene vet prezent ne ate proteste kunder Metes dhe ne media e ke quajtur si i korruptuari i qeverise Berisha! Tani qe Ilir Meta eshte me Ramen nuk e citon ! Sepse per ty 21 janarin e perdor per ta politizuar kunder Bashes!

    1. eli-tiv says:

      ..basha vrau….qelloi mbi njerez paqesor….shqiptar….ne shesh te Tiranes….diten…Supozo ne kohe lufte….o prapa shpine cfare mund te bej ky njeri….Flet per krime …ku si askush tjeter ka fakte per te..Justifikime te tilla …se per kete arsye…o tjetren…eshte po ashtu llogjike kriminale….kushtu llogjikoi edhe blushi..e sot ne romanin e tij vret k/m….
      Meta shkon sot per sot…quhet hajdut….mund te kete edhe te tjera…POR meqe meta vodhi…luli duet te vriste..
      Vrasjet ne lufte..jane pjese e luftes…ligjet e luftes ndryshojne me ato ne kohe paqe….POR vrasje si te shehut duhen denuar…ashtu si do te denohen berish e basha 21 janarin…por shume me shume..se jemi ne paqe….e ne demokraci….Ku jane ballistet sot…??? pse nuk denojne 21 janarin….??…..

  4. demokrati says:

    Reagimet si keto me siper tregojne se berishistet dhe enveristet jane bashke kunder kujtdo qe i kritikon idhullin partiak. Ne kete rast jane kunder Andrea Stefanit qe i bie edhe Berishes e Lulit por edhe ish-diktatorit.

  5. hajn hajni i hajnave says:

    e gjith bota ,edhe perendimi,ben te njejten gje. qe do te quhej:
    “per qellime me te larta ,sakrifikon kauza me te vogla”,
    “per nje fitim me te madh ben nje harxhim me te vogel” ,
    “collateral damage”,
    ne konceptin e bisnesit kjo. ose mund te quhet ” investim paraprak” . “sakrific investimi” “rrezikim I pareve ne investim”
    pra,me qellim qe te arrihet qellimi madhor clirimi dhe kauza e komunisteve (sipas tyre e drejt),ata do te nderrmerrnin edhe veprime aksjone xheste qendrime ekstreme dhe qe shkojn ne kufi ose kalojn kufirin e normalitetit dhe te parimevet,porse perkohesisht dhe te kontrolluara ne mas dhe hapesir dhe koh.
    edhe amerika sot ben te njejten gje kur torturo ne Guantanamo. behet per qellim te lart. esht lufta kunder terrorit. mbrohen njerzit e lir nga terroristet.dhe do sakrifikohen interesa me te vogla si ato qe quhen “te drejtat elementare te njeriut” ,per tu mbrojtur interesa me te larta,si demokracija,lirija,sigurija kombtare dhe globale…porse kjo gje ,kto kufizime,ky akt ,kjo shkelje,behet e kontrolluar e kufizuar e monitoruar dhe e kufizume ne te gjitha dimensjonet.
    apo,me qellim per te fitu luften e dyt botnore,u hodhen dy bomba atomike ne dy qytete japoneze. vere ketu: mbi dy qytete civile e jo mbi ushtrin e armatosur japoneze.
    gjera similare u bene edhe gjat bombardimeve te gjermanis me thy hitlerin . Drezdeni esht bo germadh si Hiroshima. u bombardon qytete civile.
    e te mos flasim per rusin a per kinen e dreqin me te birin qe po te ken rastin te djegin te gjall ne turren e druve “per interesa shtetnore” dhe askush s bzan.
    thjesht ketu hyn ne veprim ajo qe quhet common sense. qe ne shqip mund ta shqiperonim “llogjika normale njerzore”.
    pra cdo veprim gjykohet nga ana llogjike. a make sense? a ka kuptim ajo qe behet?

  6. Ivan i madh says:

    O idioti Stefani po cfare te ka bere Enveri qe ne cdo artikull e lidh me te te teme te ka bere qe e ke pike referimi dhe inat. Apo qe te arsimoi e te dha pune qe te tjeter e kishin ender mor lamash po na detyron qe te prodhimin e fjalorin dhe te tjeter i degdiste ne provinaca. Kesaj i thone me te drejte ushqeje Qene te te haje doren. Sje i vetem ke dhe Berishen e nje shgan te tjeter qelbesirash e maskarenjsh te ngjashem. Nuk rezohet kalaja se nje grup endacakesh si ty i bjene me gure vetem myshkun i pastrojne.

  7. Ivan i madh says:

    O idioti Stefani po cfare te ka bere Enveri qe ne cdo artikull e lidh me te te teme te ka bere qe e ke pike referimi dhe inat. Apo qe te arsimoi e te dha pune qe te tjeter e kishin ender mor lamash po na detyron qe te prishim e fjalorin dhe te tjeter i degdiste ne provinaca. Kesaj i thone me te drejte ushqeje Qene te te haje doren. Sje i vetem ke dhe Berishen e nje shgan te tjeter qelbesirash e maskarenjsh te ngjashem. Nuk rezohet kalaja se nje grup endacakesh si ty i bjene me gure vetem myshkun i pastrojne.

  8. bledi says:

    shkruaj kunder BERISHES e BASHES sa te duash .Vetem mos dil ne televizor se na trem kalamojt

  9. Sverige says:

    Stefan, eshte nje mesim elementar i historise qe cuditerisht ti nuk e ditke. Komunismi eshte nje fe, si te gjitha fete e tjera (monoteiste, politeiste,animiste, teriantropike, etj.) Ne librat e shenjte te komunizmit (te profetit Marks) vihet si detyre e komunisteve krijimi i nje bote te lirisw, drejtesise e barazise shoqerore, Fanatizmi i deologjik (i cdo ideologjie) ashtu si dhe fanatizmi fetar (i cdo feje pa perjashtim) i ka kushtuar miliona jete njerezimit. Une jetoj ne Suedi dhe ketu ka nje shprehje “Fanatizmi ideologjik e justifikon cdo krim me besimin se krimi i sherben kauzes se Zotit, dhe krimineli eshte misionar i Zotit.

  10. Bomba says:

    Andrea Greko Ortodoks qe ushqehet ne Albanistan me parate e popullit pagan dhe ben propaganden e Janullatos qe ne krye te qeverise shqiptarete te zgjidhen e te qeverisin gjithmone djemt e Janullatos (e Greqise) Ky bastard akoma nuk e kupton se vrasja e atyre 4 banditeve qe kerkonin te shkaterronin shtetin shqiptar ishin kriminele dhe mire ju be qe u vrane,Pithi I Sames vjen nga Athina ne mes te Tiranes per te shkaterruar qeverine shqiptare dhe ate plumb qe hengri e ka pasur shum pak.Te vish nga Athina per te shkaterruar qeverine shqiptare? kush e dergoi? sa para I dhane ? etj. etj.Ky Hipkrit I Janulles akoma kerkon te tjetersoi Historine se nje bande kriminelesh me 21 janar te 2011 kerkonin te benin grusht shteti ne favor te djalit te janulles (te Greqise qe shqiperia te jet gjithmone pa shtet qe Grekeqiret te shkaterrojne shqiperine dhe me shum te asimilojne shqiptaret Ortodokse se ata jane afer Vrimes se Bythes se tyre, qe per 5 aspra jane gati jo te shesin shqiperine por kedo vetm e vetem qe Grekeqiret te komnadojne e te copetojne kete vend.Andrea Stefani eshte nje kelysh grek dhe nje mbrojtes sharlatan I nje Idioti e injoranti qe quhet Edvin Rama dhe si ky qe te gjith Ortoqiret po bejne propaganda qe te mbajne ne pushtet Kopilin Grek ,antishiptarin dhe te bekuarin e Janullatos sepse Kopili kur ishte kryebashkjak I Tiranes I dha lulishten e Ministrise se Mbrojtjes Janullatos dhe Celesin Kengetarit personal te Milloshevicit qe te ndertonte e te propagandonte Propaganden Greke mu ne mes te shqiperise ,ne zemren shqiptare.Kete ben ky bastard me emrin Andrea Stefani me degirime etj kunder Ajkes shqiptare zotit Lulzim Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *