Donald Lu: Ka shqiptaro-amerikanë që janë anëtarë të Parlamentit, nobelistë...

6 Nëntor 2016, 20:55Politika TEMA

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu komentoi për rolin e shqiptaro-amerikanëve në përparimin e Shqipërisë. Lu u intervistua nga korrespondenti Ilirian Agolli dhe i bëri komentet në prag të samitit të diasporës që mbahet në Tiranë nga 18 deri në 20 nëntor. “Doja ta filloja këtë intervistë me një histori, tha ambasadori Lu.

Është një fotografi e famshme e një djali sirian që u përhap në internet në mbarë botën. Ai ishte plagosur në një sulm ushtarak dhe ishte i përgjakur. Kur presidenti Obama shkoi në Kombet e Bashkuara në shtator, ai foli rreth një fëmije amerikan që quhej Aleks, i cili i kishte shkruar një letër ku i kërkonte ta sillte djalin e vogël sirian në shtëpinë e tij. “Dua që ai të jetë pjesë e familjes sonë, dhe ai do të jetë si vëllai im”, shkruante Aleksi. Letra e gjashtëvjeçarit u bë e famshme në mbarë botën dhe të gjithë mësuan se ai ishte shumë i veçantë.

Ata nuk e dinin në fakt që ai ishte një shqiptaro-amerikan. Prindërit e tij janë nga Shqipëria. Kjo më kujton mënyrat e ndryshme me të cilat shqiptaro-amerikanët kanë kontribuar në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi një vend imigrantësh dhe në Amerikë ka 214 mijë shqiptarë që punojnë në fusha të ndryshme të jetës. Ata janë atletë, lojtarë hokei, lojtarë futbolli, muzikantë, artistë hip-hopi, regjisorë filmash, biznesmenë, shkencëtarë, dhe ka nga ata që shërbejnë në forcat e armatosura amerikane duke sakrifikuar çdo ditë për sigurinë e vendit tonë.

Ne kemi patur politikanë që kanë qënë shqiptaro-amerikanë. Ish-kongresmeni nga Nju Jorku, Joe Dioguardi është shqiptar-arbëresh. Kryetari i bashkisë së Usterit në Masaçusets dhe ai i bashkisë së Nju Orlinsit në Luiziana janë shqiptaro-amerikanë. Kemi një shqiptaro-amerikane që është një atlete e famshme olimpike: Enkelejda Shehaj është një nga qitëset më të mira në botë. Ajo mori pjesë në lojrat olimpike të vitit 1992 në Barcelonë dhe mori pjesë atje si përfaqësuese e Shqipërisë. Pas trazirave të 1997-ës imigroi në Shtetet e Bashkuara. Verën e kaluar ajo konkurroi në Rio si amerikane edhe njëherë pas 24 vjetësh.

Kemi shqiptaro-amerikanin Ferid Murad i cili fitoi çmimin Nobel në mjeksi në vitin 1998. Dhe sigurisht, shqiptaro-amerikanët ndoshta më të famshëm janë vëllezërit, Xhim dhe Xhon Belushi, aktorë që unë i kam ndjekur kur isha fëmijë. Të gjitha këto raste më kujtojnë gamën e gjerë të kontributeve që shqiptaro-amerikanët kanë dhënë për vendin tim dhe ky kontribut vetëm sa ka filluar.”

I pyetur se çfarë roli mund të luajë diaspora shqiptare e Amerikës në përparimin e Shqipërisë, zoti Lu tha: “Ne e dimë se ka qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në SHBA. Ajo që njerëzit mund të mos e dinë është se në Shqipëri vijnë çdo vit mbi 100 mijë amerikanë dhe shumë prej atyre janë shqiptaro-amerikanë. Kjo shpjegon pasurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Diçka tjetër që njerëzit mund të mos e dinë, – tha ambasadori Lu, – është sot në Shqipëri jetojnë në mënyrë të përhershme rreth 20 mijë amerikanë, shumë prej të cilëve janë shqiptaro-amerikanë dhe punojnë çdo ditë për të kontribuar në të mirë të përparimit të Shqipërisë.

Kam takuar shqiptaro-amerikanë që vijnë në Shqipëri dhe që dëshirojnë të kontribuojnë për arsimin. Njëri prej tyre mendon të hapë një universitet amerikan këtu. Kam takuar biznesmenë shqiptaro-amerikanë që shpresojnë të investojnë në infrastrukturë, në fasone dhe në biznesin bankar.

Ka shqiptaro-amerikanë që janë anëtarë të parlamentit, një shqiptaro-amerikan shpreson të themelojë një bankë amerikane investimesh këtu. Ka shqiptaro-amerikanë që punojnë në mjekësi e në arsim.

Madje kam katër shqiptaro-amerikanë të mrekullueshëm që punojnë këtu në ambasadë. Një punon në zyrën time si sekretar për zv/ambasadorin, një tjetër është oficer i sigurisë diplomatike, një është prokuror federal amerikan, i cili punon për krimet e rënda në çështje shumë të vështira të antikorrupsionit. Njëra është agjente e FBI-së. Ajo punon çdo ditë me policinë për çështje të antikorrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndoshta historia ime e preferuar është ajo me Rrok Mirditën, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar. Ai ishte kryeipeshkvi katolik për Durrësin dhe Tiranën. Ai ishte shqiptaro-amerikan. Ai emigroi në SHBA kur ishte djalë i ri, u rrit në Nju Jork, u bë prift në moshën 25-vjeçare dhe shumë vite më vonë, Papa Gjon Pali i Dytë e emëroi në Shqipëri.

Ai e ringriti kishën katolike pas komunizmit dhe shpenzoi 25 vjet nga jeta e tij në shërbim të katolikëve shqiptarë. Në një farë mënyre, ai është babai i kishës katolike këtu në Shqipëri dhe shumë shqiptarë si dhe amerikanë ushqejnë ndjenja respekti për kontributin e tij.

Gjithnjë e më shumë shqiptaro-amerikanë vijnë në Shqipëri çdo vit dhe kam besim se sa më shumë të vijnë aq më shumë do të rritet kontributi i tyre vit pas viti.”

7 komente në “Donald Lu: Ka shqiptaro-amerikanë që janë anëtarë të Parlamentit, nobelistë…”

  1. gjneral kusari says:

    ashtu esht ambassador. shum drejt. shqiptart jan me t bukrit e shpezve.
    po,burgjet I ke pa?
    po statistikat kriminale I ndjek?
    po ftyrat e zymta dhe te vrazhda qe te kallin daten ne erresire nuk I shef perdit rrugve?
    jan shqiptaret kta. jan nobelistat e krimit dhe te s keqes. jan kampjonet e ligesis.
    por ty ta do puna qe ti levdosh shqiptaret. ne fund te fundit kush zotni e shan qenin e tij?
    te gjith zotnit e duan at kafsh per nji gje,sepse ai esht qen.
    dhe qeni qeneron. domethen I lepi bythen zotnis se tij dhe kafshon te tjeret kur zotnija esht ne rrezik.
    e ku ka badigard me t mir sesa qeni. esht pa pages dhe besnik. se edhe bodigardi me I mir njerzor korruptohet nga parja dhe tradhto. kurse qeni jo. sidomos po t jet shqiptar,pa tru dhe pa shpirt.
    ja ,prit dhe pak,se do ngjosh lehjet e qenve shqiptar komentuesa qe do pordhnojn per rracen e tyre te zgjedhur dhe syperjore…
    do dalin edhe te na tregojn se na ka zgjedh amerika si pasuri europjane etrashgueshme..
    pirdh o pirdh e pirdh ne p!dh
    o ambassador
    megjithse s esht muji prill
    por eshte nentor.

  2. kusari hajn mbi majn says:

    I vetmi shqiptar qe ka fitu cmimin nobel e ka fitu per ceshtje p!dhi. ka shpik vjagren.

  3. GR says:

    God bless Amerika!
    God bless you Donald Lu, friend of Albanians!

  4. Maria Logoreçi says:

    SHQIPTARO-AMERIKANET NE KUVEND…

    jane thjesht agjente te CIA-s, e ndryshe nga miopia e ketij tartufi qe ndryshon vendlindjen sipas tsunameve qe fryjne se shumti ne epoken qe jetojme, shqitaret e nuhasin “dashurine e kontributin” e tyre te vyer per vendin qe i lindi, i rriti, i edukoi, per ti pare duke shkelur mbi djersen, sakrificat e gjakun e derdhur te prinderve tane, me siguri jo te tyre.

    Njeri pa dyshim eshte ai palo-burri i psikopates se ORA NEWS, Selami, nje i degjeneruar i nivelit te basifondeve te Maryland-it ku edhe vazhdon te mbaje rezidencen.

    Kur babai i Alyas e Kipling-ut (Sheila-s e David-it – alias names of Donald ed Ariel Lu, cildrens) flet per kontributin e “shqiptaro-amerikaneve” ne USA, apo edhe ne Shqiperi, harron te spjegoje qe vertete keta kontributore infinidecimale nuk emigruan nga trojet tona, jane shqipfoles kryesisht nga Mali i Zi, pra serbomalazeze.

    Ata aventurieret qe pretendojne te hapin banka ne Shqiperi, jane te se njejtes origjine edhe nga Kosova natyrisht. Por ajo qe desha ti kujtoj ketij hungtingtonbeach-jani dhe qe eshte me e rendesishme eshte origjina e Rrok Mirdites, qe nuk arriti te fliste shqipen deri sa nderroi jete. Ishte nga Mali i Zi, pra serbo-malazez, aspak shqiptar.

    Po ti referohemi shtypit te huaj te periudhes mes dy luftrave boterore, gjenden artikuj interesante, ku flitet per kishat katolike te veriut te Shqiperise, krejtesisht te ndikuara nga Kisha Ortodokse serbo-malazeze, duke e vene ne veshtiresi edhe centralitetin dhe varesine e tyre nga Selia e Shenjte ne Rome. Lexo Donald Lu pak histori qe ne te ardhmen te mos kakarisesh siç beje ne Afrike kur u mesoje afrikaneve te ndertonin halete fushore per tu dhjere ne menyre me moderne.

    Edhe Juncaj qe permend eshte nga Mali i Zi, nje jurist medioker siç e klasifikojne sitet e specializuara ne kete zhanger vleresimi (natyrisht site amerikane).

    Me tre dallandyshe (shqiptaro-amerikane) nuk vjen pranvera, thuhet andej nga Mesapliku i Dumrese… (joke)!

    Kur u flet shqiptareve eshte mire ti therasesh mendjes, se me sa duket qe nga koha e prezantimit bombastik qe bere kur shkele kete truall per here te pare, duke pretenduar te flisje shqip, po matufepsesh perdite e me shume. Uroj te mos perfundosh ne analet e grireta te historise sone, my (not) friend Donald Lu !

  5. Ilir says:

    Z Lu
    Ke ” harru” kryesorin. George Washington krijusi i shtetit amerikan e kishte nenen shqiptare.

  6. Bekimi says:

    Po dëbuar nga Amerika, si shqiptarë që kanë një tufë me shqiptaro-amerikanë prapa në SHBA, sa ka dëbuar vendi yt, o Lu, i ke parë statistikat?
    Se Shqipëria nuk ka dëbuar asnjë amerikan, megjithëse janë të përfshirë në krime skandaloze të rangut të lartë.

  7. Askushi says:

    Nuk e kuptoni qe Amerika do te na ndimoj se jemi te vetmit qe i dham kontribut ne krishteri me te madhin Qjerqj Kastrioti .Ca skruani brockulla ne dem te vetes .Kaq qejf kemi te rim te varfer po kush na pyet neve ,popull i varfer jemi arsimi per tok politikanet per tok vet per tok .Kaq popull budalla jemi Ameriken qetem te shajm dhe te huajet qe na pushtojme i vletesojm i adhuro .Pa ndimen e Amerikes ne jemi ici zere se nuk ekzistojm .po turistst kush na i bie ne shqiperi ne i biem po nuk dha firmen Amerika nuk ka reklam ne medja .pse pak vende te bukura ka bota ne nje grimce jemi .Nuk ishim ne mbajtem komunizmin e ngelem te ham bar prap bar duam ne nuk u ngopem . Nuk e kuptoni nje qje do bota te ne ke kthehemi ne fen e krishtert .Nuk e kuptojme se po muk u kthyem nuk ka ca te na bej as europa dhe Amerika per ne doni te plasi lufta e tret boterorr .Nuk e kuptojm se Greku e Serbi kan Rusin .Po Turku ka lindjen .Ne ke kemi ndonje fuqi te na mbroj se jemi ndar dhe po ndahemi ne disa loj fesh .Dhe po ta provojme ca umbasim ne shqiptaret jemi fetar te mdhenj shum .Kjo eshte ruga e vetme qe as greku serbi turku skan ca te kerkojne ne te ne .Dhe i hapim rugen perendimit dhe perendimi ka goj te fot qe jan katoliket e mi dhe i perkssin perendimit .Kjo nuk do filozofi nuk do mend te rezojme kishat ortodokse dhe xhamit se ato mbi themelet katolike jan nuk bejme metat dhe nuk jemi mekatar ,mekatar jan ata qe i ndrrtuan mbi themelet katolike .Te zqjohemi njer te vetme ne kete bot se kemi 700 vjet te shtyput .Kush do ta bej kete te kthehemi ne katolik do jet i pa vdekshem do kthehet ne leqjend boll humbem koh kot kemi 26 vjet vetem ziemi dhe vjedhim njeri tjetrin dhe vrasim njeri tjetrin se me te huajin nuk kemi byth nje ze te therasi Turku behemi dhe nje ze Greku dhe behemi dhe boll u ritem me frik per mia nuk jam zot po zoti po me thot kthehini katolik te shpetoni keto jan fjalet e perendis te mendohemi te mendohemi kete po kerkon zoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje