FOTOT/ 50 vjet burg për vëllezërit që vranë biznesmenin pas lidhjes me gruan e tij

6 Nëntor 2016, 17:17Politika TEMA
FOTOT/ 50 vjet burg për vëllezërit që vranë biznesmenin

Gjykata e Tiranës dënoi me nga 25 vite burg dy vëllezër, 32 dhe 29 vjeç, të akuzuar për vrasjen e një biznesmeni shqiptar me aktivitet në Itali.

Aleks Totraku (foto 3) dhe Antonio Lala (foto 2)u fajësuan për “vrasje me paramendim” të Agron Dervishit (foto 1) më 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Tiranës. Sipas Gjykatës, motivi i vrasjes ka qenë një lidhje intime që njëri prej të pandehurve ka pasur me bashkëshorten e viktimës.

Emrat e të pandehurve, Aleks Totraku alias Abdyl Lala dhe Antonio Lala alias Mirjan Lala, u lakuan si të dyshuar gati 8 muaj pas ngjarjes, bazuar në një informacion të përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga autoritetet italiane. Ky informacion kishte në themel një deponim të bërë në policinë italiane nga vëllai i viktimës.

Vendimi ndaj tyre u shpall më 12 tetor 2016 nga një trupë gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Tereza Lani (Merkaj) dhe anëtarë Altin Abdiu e Migena Laska. Gazeta “Panorama” ka zbardhur vendimin. Vëllezërit Totraku dhe Lala u gjykuan në mungesë në Gjykatën e Tiranës. Masa e sigurisë “arrest në burg” e caktuar ndaj tyre nuk është ekzekutuar, ndonëse ata gjendeshin të arrestuar në Zvicër për përfshirje në fushën e narkotikëve.

Avokati i tyre ka pohuar në gjykim se autoritetet zvicerane refuzuar ekstradimin, duke iu druajtur hetimit të padrejtë në Shqipëri. Sipas avokatit, aktualisht të pandehurit kanë përfunduar dënimin në Zvicër janë të lirë në këtë vend.

Sipas një plani të detajuar të parapërgatitur shprehet gjykata, dy të pandehurit, Aleks Totraku dhe Antonio Lala, kanë ndjekur dhe ndaluar viktimën, i kanë kërkuar të zbresë nga automjeti i tij, i gjetur i ndezur pas ngjarjes, dhe kanë shtënë disa herë me armët e zjarrit në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në kokë e në trup, e duke shkaktuar vdekjen e tij si pasojë e plagëve të marra.

Për Gjykatën, nga shqyrtimi gjyqësor del shumë qartë motivi i të pandehurve në kryerjen e kësaj vepre penale. Ka qenë pikërisht lidhja e dashurisë jashtëmartesore e bashkëshortes me një nga të pandehurit.

Në arsyetimin e Gjykatës përmendet njëri nga të pandehurit, ndërkohë që në dëshminë e gruas përmendet emri tjetër. Për këtë arsye nuk bëhet publik identiteti i personit të lidhur me gruan e viktimës.

3 komente në “FOTOT/ 50 vjet burg për vëllezërit që vranë biznesmenin pas lidhjes me gruan e tij”

  1. Kritiku says:

    I lexoni keto idiotesira qe shkruani, ore gazetare “dru-me-pre”? Lexoni edhe nje here titullin qe shkruani. Kishin te dy “vellezerit” lidhje me gruan e te vrarit apo vetem njeri prej tyre? Me poshte ju shkruani qe qenkan vellezer por kane te dy mbiemra te ndryshem(?!). Shkruani qe vendimi i gjykates nuk eshte ekzekutuar, sepse ata ndodhenin ne burg ne Zvicer, por dy rrjeshta me poshte shkruani qe ata kane mbaruar denimin dhe jane te lire.
    Gazetare injorante!

  2. www.lapsi.al says:

    Po ndonje foto te gruas se denje per nje personazh balzakian nuk mundet te na tregoni?

  3. berti says:

    Kriminelet, o shoku, kane nga 100 emra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje