Heqja nga qarkullimi i makinave të vjetra: Kush taksohet më shumë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

trafikQeveria duket e bindur në politikën e vet për pastrimin e ajrit nga ndotja që vjen nga makinat.Shumë vende kanë plane të qarta, nga mbitaksimi deri te bllokimi i kalimit në qytete. Në disa vende të BE-së ndalohet qarkullimi në zonat e banuara për makinat që nuk janë “euro 5”, një normë e cila tregon nivelin e ndotjes që vjen nga djegia e karburantit te motorët e makinave. Plani i qeverisë shqiptare po detajohej në draftin Kombëtar të Menaxhimit të Cilësisë së Ajrit. Sipas këtij plani, janë tri pika ku qeveria do të ndërhyjë.

Blerja e makinave

Pika e parë është subvencioni për të gjithë ata që kanë makina të vjetra. Sipas draftit që ka nisur të diskutohet me qytetarët dhe grupet e interesit, bëhet fjalë për makina të vjetra të para vitit 1995. Njëra skemë është heqja nga qarkullimi i makinave para vitit 1995. Kjo mund të bëhet me subvencionim, ose me ndalimin e importit të këtyre makinave për të ardhmen. Në draft parashikohet që të shpenzohen rreth 15 milionë euro për heqjen nga përdorimi dhe subvencionim të 15 mijë makinave. Skema është e thjeshtë.

Në rast se ke një makinë të vjetër, (pra që bën pjesë në fashën e makinave që qeveria do të heqë nga qarkullimi) dhe shkon të blesh një makinë të re, atëherë makina e vjetër do të vlerësohet me një çmim konkurrues, më të lartë sesa ai i tregut. Në këtë mënyrë, qytetari përfiton një makinë të re me një çmim më të mirë, pasi makina e vjetër vlerësohet më shtrenjtë se tregu. Për makinat para vitit 1995, drafti thekson: “Qeveria duhet të parashikojë program për të nxjerrë nga qarkullimi makinat e prodhuara para vitit 1995. Qeveria duhet të parashikojë një fond prej të paktën 20 milionë euro, për të iniciuar programin për një periudhë 3- 5 vjeçare. Numri i përfituesve mund të arrijë në rreth 20 mijë, ose afërsisht 6 për qind e njerëzve dhe kompanive që kanë një makinë”.

Taksimi i makinave

Skema tjetër që do të përmirësojë cilësinë e ajrit është ajo e dekurajimit të lëvizjes me makinë, nëpërmjet taksimit. Janë dy ide për të çuar në uljen e ndotjes.E para është taksimi i diferencuar. Pra, makinat që ndotin ajrin më shumë, që përgjithësisht kanë cilindratë motorike dhe vjetërsi më të madhe të taksohen më shumë, ndërsa ato që janë më të reja dhe kanë cilindratë më të vogël të taksohen më pak. Kjo deri në zerimin e taksës për makinat e reja. Ndërsa skema e dytë është ajo e taksimit të qarkullimit në rrugë të caktuara. “Qeveria mund të prezantojë një skemë për rrugët me pagesë, duke taksuar shoferët sipas përdorimit të makinës, në mënyrë që përdoruesit e shpeshtë të paguajnë më shumë sesa ata që e përdorin më pak rrugën”, thuhet në draft, raporton Panorama.

Në të gjitha variantet është qartësisht e lexueshme se qeveria do të ndërmarrë hapa për të luftuar ndotjen e ajrit nga makinat. Subvencionim, taksim, apo limitim i vitit të prodhimit, kjo mbetet akoma për t’u vendosur. Një gjë është e sigurt, kush ka një makinë para vitit 1995 duhet të preokupohet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Heqja nga qarkullimi i makinave të vjetra: Kush taksohet më shumë”

  1. fisheku says:

    Nje fundjave e paster do te ishte nje hap i mire per kedo. Te ndalohet qarkullimi i mjeteve mbi 7.5 t me perjashtim te atyre qe kane frigorifer dhe ushqime dhe sigurisht i autobuzeve . E kane shume vende te perendimit dote lehtesonte edhe levizjen e pushuesve ne fundjave .

  2. Zambi says:

    Skema e pare eshte per ti dhene leke kompanive qe tregtojne makina tipi Dulaku&co.
    Skema e dyte eshte ne zbatim prej vitesh.
    Te treten po e zbatojne me koncesionet e rrugeve qe po japin.

    Ka ngelur vetem te na taksojne sa here marrim fryme meqe harxhojme oksigjen dhe nxjeŕim dioksid karboni

  3. bato says:

    Ndonhe gje per cilesine e naftes qe qarkullon ne Shqiperi do te beje qeveria? Apo cilesia e karburantit rritet duke e taksuar ne shume?

  4. Polic barkderri says:

    Rilindasit jane mjeshtra te vjedhjes se parave publike.Sipas tyre im ate, pensionist, qe ka nje makine te 1992 do bleje nje te re se qeveria i fal 1000 euro?????!!!!!!Ne Shqiperi shiten rreth 2 000 makina te reja ne vit ndersa qeveria rimburson per 15 mije???!!!

    1. albaniafirst says:

      Po ci duhet babait tend pensionist makina, apo per te dale ke kafja e lagjes qe te mburret para pensionisteve te tjere.
      Ajri ne Tirane eshte aq i ndotur sa ja kalon cdo qyteti ne bote. Mendoni shendetin tuaj dhe te familjeve para se te shani qeverine per masat qe po merr, qe gjithsesi jane shume te vonuara., Keto lloj masash, Maqedonia i ka patur qe ne vitet 90, nderkohe qe ne benim importimin e te gjithe rrangallave te Europes.

  5. GR says:

    Se kuptoj pse mendojnë se duke rritur taksën do pastrojnë ajrin? Mjafton që tek kolaudimi të bllokojnë makinat që nuk kalojnë testin e emetimit të gazrave. Dhe ske pse ju merr leke edhe atyre qe nuk e ndosin ajrin pasi i harxhojne parate njehere kur mirembajne makinen duke i instaluar edhe marmida cilesore.

  6. hajn hajni i hajnave says:

    o ne ate vend duhen ndalu njerzit ne rradh te par. ata I ngasin makinat.
    ndalohen shqiptaret!
    kushdo qe esht shqiptar s duhet te qarkulloj ne rrug.
    kush kapet me kte shkelje denohet me hu ne byth.
    ky esht ligji I ri qe po ben brukseli.
    pasketaj,shqiptaret ne hen!

  7. hajn hajni i hajnave says:

    heqja e makinave te vjetra dhe heqja e pronsis mbi tokat e grabitura jan ligjet qe duhen bo. pasketaj shqipnija do njofi shvillim europerndimor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *