Legalistët dhe ballistët kundër Berishës: Një komunist i pandreqshëm!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

berishaNjë deklaratë e papritur dhe e pazakontë e ish-kryeministrit Sali Berisha, në seancën e fundit plenare, ku e konsideroi luftën e partizanëve një faqe të ndritur të historisë, ka indinjuar legalistët, ballistët dhe ish të përndjekurit politikë.

Ballistët dhe legalistët, aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike, ndjehen të zhgënjyer nga qëndrimi i ish­kryeministrit Berisha, ndërsa të përndjekurit shprehen për Shqiptarja.com, se nuk janë të befasuar, teksa e konsiderojnë Berishën lojë dhe njeriun e Ramiz Alisë.

Kreu i Partisë Rruga e Lirisë, Kurt Kola pohon se Berisha është i sinqertë në deklaratën e tij, pasi ishte i besuari i Ramiz Alisë, për mbrojtjen e komunistëve pas ndryshimit të sistemit.

“Lufta kaloi në vëllavrasje, me ndërmjetësimin e dy përfaqësuesve serbë. Por, Berisha vazhdoi ideologjinë komuniste në ’92. U edukua dhe shkolluar me atë ideologji.

U bë sekretar partie për 25 vjet. Në këtë kuadër, Berisha nuk ka se si të dalë kundër komunistëve, të cilët shkatërruan Shqipërinë. Ishte i sinqertët. Berisha, po të ishte antikomunist, puna e parë që duhet të bënte kur ishte president, duhet të ngrinte një Gjykatë Speciale për të dënuar diktatorin Enver Hoxha dhe regjimin totalitar, i cili pushkatoi mbi 6 mijë shqiptarë dhe burgosi 30 mijë të tjerë.

Por, Berisha ishte i besuar i Ramiz Alisë dhe i Byrosë Politike. Ishte lojë e tyre. Po të ishte i djathtë, duhet të kishte dënuar diktatorin për genocid, do të dënonte krimet masive, do t’u kthente pronën pronarëve, do t’u jepte të drejtat të burgosurve dhe të internuarve politikë etj. Nëse do t’i bënte këto, nuk do të ishte një i vendosur dhe njeri i Ramizit. Por, nuk i bëri”, tha Kola për Shqiptarja.com.

Ndërsa kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, pohoi se Berisha ose nuk e njeh historinë ose po mundohet t’a përdorë politikisht këtë çështje.

“Për sa i përket deklaratës së ish­-kryeministrit Berisha, që e quajti luftën e partizanëve një nga faqet më të ndritura të historisë, ose Berisha nuk e njeh historinë çka është e mundur pasi e ka dhënë provën në të kaluarën se ndryshon mendim kur mëson më shumë, sikur bëri në rastin e Mbretit dhe Mbretërisë, ose mundohet t’a përdorë politikisht këtë çështje, ndonëse për mua kjo është një betejë e humbur. Ose mendon realisht kështu dhe kjo do të ishte çudi, pasi zakonisht, tezën se, komunizmi dhe betejat e veta ishin të drejta, por disa diktatorë tradhtuan kauzën komuniste, pra këtë tezë, e mbartin dhe e mbrojnë komunistët më të pandreqshëm të Francës, Spanjës, Belgjikës, Gjermanisë, Italisë dhe gjetke. Cila do të jetë arsyeja për të cilën Berisha është shprehur për luftën e partizaneve si një nga faqet e ndritura të historisë, mendoj se për të mirën e vet dhe në nder të viktimave nacionaliste të luftës së partizanëve komuniste, do të kishte bërë më mirë që të heshtte”, tha Gjana.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “Legalistët dhe ballistët kundër Berishës: Një komunist i pandreqshëm!”

  1. Lugati says:

    pse tashi e moret vesh ju ka i jete qe e them edhe ngjoni ktu ene kryeministri aktual e babe salen leje ca kakarisin kot tu bo zhurme

    1. Grigir says:

      Per zotin, e para here qe po m’pëlqen shkrimi jot. Pash nerin, kom kujtu se je me Saliun. Po ti qenke taman I djathte. Ta lumsha per zotin, se Saliu dihet qe osht I majte.
      Sikur ta kishte marre me gjithe mend pushtetin e djathta e vertete ne vitin 1992, sot do ishim ne Europe me te dy komët. Sepse te djathtet e vertete do kishin hape dosjet, do kishin dënu diktaturen, do kishin fale shpirterisht gjithe komunistet e varfer qe punun me ndergjegje 45 vjet dhe do kishin bo pajtimin kombetar qysh me 1993. Do kishte Mary puna, askush nuk do e kishte menjen mo ke Enveri, kurse Saliu do ishte sot me doje. Ndersa Edi Rama do kujtohej vetem si basketbollist, se per piktor, ka sa te duash bojaxhinj sot. Po te thoje se Edi Rama mund te behet kryeminister, do thoshin te tjeret, “ho mër leni shakat, po na fol seriozisht”.
      Nji, ky o Sali Berisha. Prandaj Edi Rama e mban ne parlament. Pi te mos ishte Saliu, Edi Rama nuk behej kurre kryeminister.

  2. ben says:

    Ballistet te na tregojne komunistet e ndreqshem,se Sala qenka i pandreqshem.

  3. kusari hajn mbi majn says:

    vetem ne shqipni po diskutohet vlera e levizjes se rezistences kundra nazizmit dhe, lufta e forcave shqiptare te koalicjonit antifashist te luftes se dyt botnore po perpiqet te zhvleftsohet dhe te kriminalizohet.
    nese do ndodhte kjo ne franc atehere do duhen rehabilitu te gjith kolaboracjonistet francez qe u pushkatun,
    dhe nese do vazhdohej kshtu me te njejten psikollogji edhe ne gjermani,edhe hitleri do duhej te ringrihej ne pjedestal!
    sepse dihet qe hitleri ishte antikomunist. hajde ta dekorojm edhe hitlerin per vlerat e tij antikomuniste dhe ta shpallim martir te demokracis meqe ai u eliminu nga komunisti stalin. sepse forcat bollshevike ishin ato qe dhe bombarduan dhe pushtuan bunkjerin e hitlerit ku ai u detyru te perfundonte.
    dhe bashk me hitlerin te dekorojm mbeshtetesit e tij.
    bejani kte propozim amerikes ju ballistat dhe zogistat hitlerjan!
    ja se cfar vjershe do bente aqif qifto qivach kapertoni.
    o sa kurv e modhe
    eshte krejt gjith bota
    lart e posht pallohet
    tamam kurv me rrota.
    shum thjesht kan qene
    gjerat qysh dikur
    por tash I ndryshojme
    gur mbi gur si mur.
    o sa kurv e modhe
    po na duket bota
    jo me kot nuk thone
    bota esht me rrota.
    ai qe genjen
    dhe don me marr voten
    une po I them
    hajt ma honsh kte rroten!

  4. k says:

    NUK ËSHTË PROBLEM BALLISTI O KOMUNISTI.
    AI ËSHTË I TILLË SEPSE ËSHTË SHQIPTAR.

  5. timo says:

    Berisha nuk është as komunist, as ballist, as legalist, as demokrat dhe as socialist. Parti ai ka vetveten. Historinë e luftës nacional çlirimtare e njeh shumë mirë por ajo i intereson vetën në shërbim të vetëvetes. Po ashtu , ai e di fort mirë edhe se ju dhe ndjekësit tuaj jeni shumë pak në numur për tua pasur nevojën prandaj mbron luftën e udhëhequr nga Partia Komuniste për të fituar elektorat nga e majta. Ai e di mirë që pasardhesit e atyre 70 000 partizanëve, 28 000 dëshmorëve dhe elektorati i majtë së bashku juve ju mbysin vetëm me bështyma. Por, nga ana tjetër, si ju, si Berisha dhe të tijtë jeni jashtëqitja e kombit.

  6. A says:

    Kaq budallenj paskan qene te perdjekurit politik, perfshire edhe ish pronaret, ballistat dhe legalistat se mender SALI BERISHA kane kujtuar se nuk eshte komunist. Akoma i paskan besuar ketij personi me emrin SALI BERISHA, se prej ketij do te vine zhvillimi, begatija, mireqenie, demokracia.
    Me vjen keq persona te tille si SIMON MIRAKA, BESIM NDREGJONI, KURT KOLA dhe RESHAT KRIPA akoma i bejne fresk matrapazit, demagogut, genjeshtarit, shkaterruesit te mireqenies dhe begatise te popullit dhe shoqerise shqiptare qe quhet shpellar SALI BERISHA.
    Te persekutuarit, te perndjekurit politik dhe ish pronaret te kujtojne se per “idealet” dhe interesat e tyre u dogj, u poq, u pervelua dhe iku ne boten tjeter, vdiq, DESHMORI I DEMOKRACISE dhe te se VERTETES, i ndjeri LIRAK BEJKO.
    Keto lloj vemjesh dhe takemi i tyre nuk jane tjeter vetem disa mije xhirizesh dhe ujrash te zeze qe nuk riciklohen.
    Turp, per keto lloj shtresash qe kane 26-te vjet qe sorollaten poshte e perpjete per te drejtat dhe sapunin e hane per djathe do te ishte mire, por SAPUNIN e hane per MUT. Yt rrace e perdale dhe e peshtire qe i sherbyet perseri per 26-te vjet takemit komunist qe ju shkerdheu para dhe mbrapa dhe akoma nuk keni te ngopur.
    E kuptoni se ku jeni dhe nga rradhet e juaja dalin tipa dhe stertipa si JOZEFINA TOPALLI – COBA qe i bejne fresk komunistave dhe sekretarit te partise se punes, komunistit, SALI BERISHA. Keto jeni ju disa derdimen te peshtire dhe perversa. Yt rrace e qelbur, rrace leprash te rrahur edhe kur nuk jeni te rrahur perseri lepra jeni. Tung.

  7. TRAPI says:

    TANI O MUARET VESH JU SALIUN,,,HAHHAHAHA HERET JENI KUJTUAR….JU AKOMA MBRONI SALIUN..JU KA PERCARE QE FAREN E DREQIT JU KA FUT…BENI REVOLUCION ,,,MIRE JA BERI TE GJITHEVE,,,,

  8. Pelasgian says:

    Me ca po merren kta kkkk… Me partizane e balliste …

    E nderkohe vendi sa vjen e tjetersohet e varfnohet

  9. kameleonet says:

    Po pikerisht prej ketij dhe bijve te atyre qe sunduan per afro 50 vjet nuk ecen ky vend, dhe sidomos te perndekurit politike qe bejne be per koken e ketij plaku tani qe u solli demokracine sipas tyre, njerzve te bllokut nuk u afroheshe dot njeri ne bote pa qene sere e tyre dhe jo me te dilje dhe ne foto, kaq shume e ka pas ne gjak servilizimin dhe cdo gje qe beri kete te sundoje per 26 vjet e sa do te vazhdoje akoma. Kjo foto dhe shume te tjera flet shume qarte se vitet ne vazhdim e treguan me se miri, besojini ju qe vuajtet besojini se brrylin u tregoi dhe ka per t’ua treguar. Pse mos vihej ne kryet pd ata qe kishjin vuajtur nga ai regjim, se kishte shume njerez te zgjuar, te shkolluar, po ja ky i lane gencet, pashkot, meret me shoke. Eshte ekote te flasim.

  10. Treviso says:

    Nuk njeh Saliu historine?!
    Po te mos njihte Saliu historine nuk do te arrinte deri ketu ku ka arritur. Pse e ka njohur mire historine dhe e ka shfrytezuar ate sipas situatave qe i kane lindur u be kryekrimineli i shqiptareve. Ai beri shume demarshe per ta injoruar historine e kombit, por nuk i dilnin llogarite. Kryekrimineli ato qe ka bere armiq dje sot i ben heroj dhe i jep urdhe Nishanit qe ti japi medalje Ky ka qene dhe mbetet kryekrimineli i shqiptareve.

  11. Bashkim says:

    saliu nga vucidolli as ka qene as ka per te qene ndonjehere i djathte,sepse ai eshte nga vucidolli,nje fshat ku sic thuhet ha pula gure,sepse pushteti komunist-enverist i dha mundesine atij te behej mjek,ta shpetonte nga varferia,ta sillte ne kryeqytet dhe te futej deri te familja e kriminelit hoxha si dhe te ish antaret e byrose politike,normalisht cdo njeri qe arrinte deri ketu nuk mund kurre te ishte mosmirenjohes,bukeshkale ,saliu smund te bente perjashtim dhe kete miresi ja shperbleu aq sa kishte mudesine pasi mori pushtetin,me teper se kaq smund te bente,pasi do diskreditohej dhe nuk do realizonte qellimet e tija per te cilat ishte ngarkuar,zbatimin e vendimeve te Katovices.Saliu eshte komunist dhe do vdesi komunist.Saliu ishte Kali Trojes brenda te djathtes shqiptare qe arriti plotesisht qellimin ta shkaterroj ate duke cfrytezuar edhe dobesite qe ishin brenda tyre ,persekutimii eger dhe varferia e tejskajshme !Saliu eshte i semure per pushtet dhe per tja arritur qellimit, sllogani i komunisteve eshte marrje e pushtetit me cdo cmim edhe me gjak po te jete nevoja gje te cilen e ka vertetuar !

Lini një Përgjigje te Grigir Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *