Majlinda Bregu kundër Bashës e Berishës: Çelja e negociatave me BE, i vështirë por i domosdoshëm…

Ish-Ministrja e Integrimit, njëherësh dhe kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit deputetja e PD Majlinda Bregu në një takim me biznesin, ka nënvizuar rëndësinë e integrimit të sipërmarrjes shqiptare sipas rregullave të BE.

Bregu ka nënvizuar se çelja e negociatave me BE një process I vështirë por shumë i domosdoshëm dhe duhet të zhvillohet me një dialog të qartë me të gjitha grupet e interesit.

Po citojmë të plotë postimin e Bregut në rrjetin social:

Integrimi i sipërmarrjes shqiptare sipas rregullave te BE është sfidë dhe përgjegjësi se pari e qeverise.

Biznesi dhe sipermarrja shqiptare kane nevoje per masa konkrete mbeshtetese dhe jo per kryqezata ndeshkimore te cilat jo vetem nuk mbushin arken e shtetit, por vrasin edhe klimen e domosdoshme te mirekuptimit mes administrates dhe biznesit.

Shqiperia nuk eshte treg i fuqishem perballe konkurences se tregjeve rajonale dhe me tej, presionit te tregut te perbashket te BE-se.

Bujqësia dhe agropërpunimi, turizmi, industria, shërbimet, eksportet, etj, nevoja per te caktuar prioritet tona te qarta kombetare se cilet sektore do te jene prioritare;cfare kosto i sjell biznesit niveli i admistrates; investimi i manget ne teknologji moderne, kapital njerezor, incentivat per investimet e huaja, hartimi nje strategjie se si nxitet dhe mbeshtetet konkurrenca e ndershme dhe cfare ndryshimesh ligjore jane te nevojshme per te mbeshtetur prioritet kombetare në mënyrë të qëndrueshme, duhen konsultuar ne vijimesi.

Celja e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne BE, do te jete me e veshtire se sa imagjinon kush nuk e kupton procesin.

Sidomos nese nuk zhvillohet e mbahet nje dialog i qarte me gjithe grupet e interesit. Keshilli Kombetar i Integrimit do ta vazhdoje kete bashkebisedim ne nivel politikash sektoriale.

Eshte ceshte e qasjes drejt modelit europian te zhvillimit.

Nuk kryhet me fjalime pa buke.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Majlinda Bregu kundër Bashës e Berishës: Çelja e negociatave me BE, i vështirë por i domosdoshëm…”

  1. Emigranti SHBA. says:

    Urime zonja Majlinda Bregu, per qendrimin patriotike dhe atedhetare qe treguat, diten e djeshme, ne Parlamentin Evropjane, Bruksel, per hapjen e negocjatave qe dote cojne vendin tone drejte familjes evropjane. Ndryshe nga Sali Berisha e Lulezim Basha qe ben cmose qe PE dhe KE, te ishn kunder hapjes te negocjatave, Ju zonje e deruar, vute interesat e SHqiperise, te qytetareve shqiptare, vute prosperitetin e vendit dhe popullit tone, mbi interesat e verbera te PD, Sali Berishes e Lulezim Bashes. Le te jete ky nje shembull i shkleqyer, qe cdo politikane i cdo krau qofte mbi partine te vere interesat e Atdheut e te popullit shqiptare.

  2. Bena says:

    Ti je nje demokrate e vertet qe nuk ke frike as nga saliu dhe as nga basha si ca te tjere qe i lepijne b….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *