Meta: Ja kur i kthej përgjigje Ramës për koalicionin

RAMA – META DREKOJNË SË BASHKU PAS PUSHIMEVEKreu i LSI-së Ilir Meta tha pas votimit për kreun e partisë se më shumë se fituesi atij i intereson procesi.

“Mendoj se gara është ajo që kemi parë e do shohim deri në fund, të gjithë kanë qenë të ftuar për të konkurruar, shpresoj të jetë një moment i ri. Për mua më e rëndësishme është mbarëvajtja e procesit dhe shkalla e pjesëmarrjes dhe për këtë edhe komisioni ka dërguar vëzhgues nga qendra, për të shmangur fiktivitet, por edhe për të kuptuar shkallën e motivimit”.

Meta njoftoi se në datën 3-4 dhjetor LSI do të mbledhë Konventën Kombëtare e cila do të vendosë edhe për koalicionet në zgjedhje. Pyetjes nëse do të kërkojë LSI do të kërkojë postin e kryeministrit, Meta dha këtë përgjigje:

“Përgjigjen do ta jepte më mirë kandidati Spahiu, për mua më e rëndësishme është sot që LSI të tregojë shkallë të lartë motivimi. Rritja e anëtarësisë do të thotë fuqizim i LSI, sa më e fortë të jetë ajo aq më e qetë, sigurt është Shqipëria, fuqishëm është dialogu politik në vend dhe e ardhmja evropiane e vendit”, tha Meta.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...