Rama në traditën e mjeshtrave të vjetër në politikën e jashtme

6 Nëntor 2016, 13:06Politika TEMA

  Nga Shpëtim Nazarko

Do të mjaftonte një fjali e gazetarit të vjetër Shaban Murati për të kuptuar problemet e debatit të hapur së fundmi. Ndërsa gjithë gazetarët e Greqisë ju vërsulën Ramës duke mbrojtur vëndin e tyre, gjysma e gazetarëve shqiptarë bënë të kundërtën. Thuajse e njëjta pamje u krijua dhe pas vizitës së Ramës në Serbi një muaj më parë.

Gazetari i vjetër mund të shtonte këtu edhe gjysmën e politikanëve shqiptarë që bënë thuajse të njëjtën gjë. Më tipikët në këtë histori ishin Blushi dhe Islami.

U përpoqa dhe unë të futesha në këtë debat duke argumentuar të kundërtën. Po e pësova shumë keq. Brënda një ore shumica e portaleve e kishin trasformuar në të kundërtën opinionin e thënë në një prej televizoneve të vëndit. Është e dyta herë brënda një muaji që më ndodh kjo gjë. Nuk më mbetet vecse të dëshpërohem e të shoh se ku po përfundon shtypi i lirë që bashkëthemelova pas 1990-s.

A gaboi Rama në Serbi dhe Greqi, apo është në vijën e mjeshtrave të vjetër të të kaluarës si Noli e Konica në polemikë dhe në atë të Zogut në politikë ?

Mendoj se është pikërisht e dyta dhe po mundohem të argumentoj këtë gjë.

reDo të mjaftonte vetëm një vështrim në historinë e shkurtër të shtetit, për të parë se vetëm Zogu në mesin e viteve 20 të shekullit që lamë pas, ka përfunduar marrëveshje dinjitoze me grekët. Po themi marrëveshje dhe jo debate se në këtë pikën e fundit mund të shtonim Hoxhën në diskutimin e njohur të Parist në 1946, ku përplas me Caldarisin.

Pse Rama është në traditën e mjeshtrave të vjetër në politikën e jashtme ?

Ka një rregull të thjeshtë që është e vlefshme në të gjitha fushat e veprimit pra jo vetëm atë diplomacisë por edhe atë ushtarake sport etj etj. Kjo rregull e thjeshtë thotë se nëse je më i vogël se të tjerët, nuk mund të hapësh dy vija fronti lufte njëherësh e vecanërisht kur kundërshtarët janë më të fuqishëm se ti. Një nga shëmbujt më gjenialë të zbatimit të kësaj rregulle bile dhe kur kundërshtarët janë më shumë se dy, gjëndet në betejat e fundit të Napoleonit kur koalicioni i madh po hynte në kufijtë e Francës dhe po marshonte drejt Parisit. I mbetur me një ushtri të rrënuar dhe të përbërë prej rekrutëve 15 -16 vjecarë, Perandori i vendosi trupat në qëndrën e një rrethi ku bashkoheshin lumenjtë më të mëdhenj të Francës përgjatë të cilëve po vinin forcat e kundërshtarit. Prej këtu ai kishte mundësinë ti vërvitej gjithë kundërshtarëve pa u përplasur asnjëherë me të gjithë bashkë.

Shëmbulli i sipërm thjeshtohet në rastin tonë. Të gjëndur historikisht në probleme me Serbinë dhe Greqinë, a mundet pavarësisht konjukturave të favorshme të hysh në diskutime me të dy njëherësh? Rregulla thotë jo, po a zbatoi Rama atë ?

Mbi një muaj më parë ai u takua me Vucic për të tretën herë. Nën sytë e Europianëve dhe vecanërisht të Gjermanisë që inicioi procesin e Berlinit, pa zbatimin e të cilit Shqipëria nuk i hap dot negociatat për anëtarësim në BE, Rama u soll shkëlqyeshëm në të gjitha planet. U theksoi serbëve historinë e Trepcës,e pastaj prefiksin telefonik dhe interkonjeksionin. Të gjitha këto probleme të vendosura në një rrafsh politik që u plazmua mirë, e detyruan vetë Vucicin të theksojë se është lojtar politik më i dobët se Rama.

Nëse kundërshtarët e këtij të fundit donin ta kritikonin për vizitën mund ti kishin thënë dicka krejt të kundërtën me cfarë i thanë. Cështja është pse Shqipëria është e pazonja të bëjë projekte e si rrjedhim merr shumë më pak fonde se Serbia. Po kjo është temë tjetër dhe padyshim shumë e rëndësishme për tu diskutuar. Në vënd të fokusosheshin këtu, analistët e të dy krahëve të kufirit filuan e të flasin për gjëra që nuk kanë lidhje me temën. Politika e Kosovës e kritikoi se po takohesh më shumë se duhej me Vucicin e po fliste në emër të Kosovës. Berisha mori yrysh më shumë dhe në vazhdën e politikës së vjetër hoxhiste e akuzoi si vasal të Serbisë etj brockulla të këtij lloji.

Po në thelbin e temës që po diskutojmë mund të themi se Serbia një nga kundërshtarët tanë historikë në momentin e dhënë, duket më pak agresiv dhe aq më pak i interesuar të ndihmojë në luftën e propagandës motrën e saj Greqinë.

Pikërisht pak pas këtij momenti me Serbinë vjen konflikti i ditëve të fundit. Mjeshtër jo vetëm i polemikës por dhe i goditjeve taktike me kosto minimale, Rama futi në lojë një gravurë të Akropolit që gjithsesi nuk ishte « mushka e famshme » e Daut Hoxhës që Greqia e pa si shkakun zyrtar për të hyrë në luftë me Shqipërinë.

Tollovia e shkaktuar këtej dhe andej kufirit u bë e madhe. Po para se të gjykojmë sjelljen e keqe në përgjithësi jo vetëm të shtypit tonë po dhe politikës (LSI u largua nga salla kur fliste Rama) le të shohim konsekuencat që vijnë nga kjo përplasje e re. Më e rënda prej tyre duket se u theksua prej Milos e kjo ka lidhje me veton e Greqisë ndaj përjekjeve tona në BE.

Po a mundet vërtet të ndodh kjo ? Ka shumë pak gjasa nëse flasim për një shtet që megjithë krizën e konomike që e ka mbërthyer, përsëri ka shumë më tepër se Shqipëria eksperienca në fushën e diplomacisë.

Për momentin Greqisë i duhen shumë veto. Së pari kundër Maqedonisë, pastaj Turqisë, pastaj Kosovës, Shqipërisë etj. Janë shumë për kurrizin e një shteti që i ka marrëdhëniet jo shumë mirë me BE dhe me ShBA për shkaqe së pari ekonomike e pastaj politike.

Mbeten realisht ato që quhen « manovra në zunkth » për tu hakmarrë, ku më e rrezikshmja është ajo e « politikës së fshesës » Kjo e fundit megjithë dhimbjen për fate individësh, nuk mundet kurrë të marrë përmasa që do të binin efekt të kundërtën për Greqinë në planin ndërkombëtar. Syrit të Europës që po heq vështirësi me emigrantët e paligjshëm, nuk do ti shpëtonte kurrë një veprim antiligjor e masiv kundër emigrantëve të ligjshëm. Në një plan më pragmatik gjykimi, Greqia e ka të pamundur të përdorë « fshesë » kundër të gjithë emigrantëve shqiptarë. Pavarësisht ndihmës që ka dhënë pas 90-s duke i pritur ata, ajo ka fituar po aq shumë qoftë edhe për shkak të punës së papaguar. Në një emisionet e BBC-së me të drejtë komentatori thoshte se për herë të parë nga koha e vjetër, Greqia po pajisesh me skllevër modernë që po rrisnin mirëqënien e saj. E në këtë plan gjykimi po pragmatik, heqja qafe e gjithë emigrantëve shqiptarë do të rrëzonte nga vetë afendikonjëtë grekë qeverinë që i privon nga këta njerëz që u shtojnë begatinë.

Të kthehemi tek tema. Po nëse Greqia i ka keq problemet jo vetëm me fqinjët por dhe me të mëdhenjtë e rruzullit si gjëndet Shqipëria në këtë plan ?

Jo vetëm me fqinjët e tjerë afër por dhe me ata me larg i ka të shkëlqyera. Dhe këtu duhet të fusim edhe BE dhe SHBA. Është padyshim koha më e artë e shtetit shqiptar në marrëdhëniet me botën që nga krijimi i tij.

Nuk ka as më të voglin dyshim për mua se momenti kur Rama përmëndi fort Cështjen came u bë brënda rregullave të arta të diplomacisë pa shkelur atë më kryesoren, hapja e zjarrit në dy fronte kur je më i vogël se të tjerët.

Po le të kthehemi edhe njëherë te konstatimi i gazetarit dhe diplomatit të vjetër

Shaban Murati e të pyesim pse palët analistë e politikanë këtej dhe andej kufirit u sollën keq me lëvizjet e Ramës  në lidhje me Serbinë e Greqinë?

Shumica e analistëve kosovarë duke përfshirë edhe ata më të rëndësishmit e panë problemin në një kënd të ngushtë dhe larg diplomacisë apo realpolitikës. Shqipëria me kushtetutë është e detyruar të avancojë të gjithë të drejtat e bashkëkombsave të saj në mënyrë të pandërprerë. Po kjo duke ju përmbajtur rregullës që u theksua më sipër. Rama duhet të fliste me Vucicin për Kosovën, por duke pasur parasysh dhe Shqipërinë e së pari BE-në që nëpërmjet Berlinit i vështron palët nga sipër. Rama duhet të fliste për Kosovën duke pasur në sy dhe Cështjen shqiptare të Camërisë, Preshevën pastaj shqiptarët e Maqedonisë ata të Malit të Zi etj.

Po nëse gazetarët kosovarë janë në të drejtën e tyre për të parë fushë të një karakteri lokal, cfarë ndodhi me shumicën e analistëve tanë dhe një pjese të politikës ?

Nëse do ta formuloja akuzën në mënyrë të rëndë, rrënjën e arësyetimit do ta zhvendosja në vitin e largët 1992. Ajo që Berisha dhe të tijët nuk kuptuan ishte se marrja e pushtetit, nuk mund të jetë e njëjtë me atë të shkatërrimit të shtetit.

Megjithëse jam antienverist për të gjitha shkaqet e kësaj bote, nuk do të arrij kurrë të kuptoj sjelljen e shtetit të asaj kohe e dhënë kjo në një shëmbull të thjeshtë. I detyruar të merrte arratinë thjesht edhe për bukë goje, ish ministri i mbrojtjes Kico Mustaqi punonte roje nate ne një kalibe greke. Mund ta fusje fare mirë në burg në vëndin e tij këtë njeri që kish në dorë shumë sekrete për shkak të detyrës dikur, por kurrë ta hidhje në mëshirë të një vëndi tjetër, qofë ky edhe mik.

Në të vërtetë fatin e Kico Mustaqit e pati shumica e gazetarëve analistëve apo politikanëve të opozitës së asaj kohe e cila u strehua thuajse e gjitha në vëndin fqinj.

Kishim hedhur kështu themelet e një politike të pistë që edhe nëse nuk do të angazhohesh ti bënte dëm vëndit të tyre, do të ulte sytë kur ti kërkonin gjëra që duhet të ishe i nënshtruar tja plotësoje.

Një pjesë e analistëtve politikanëve tanë kanë turp ti hedhin sytë kësaj periudhe dhe vendosin ta trajtojnë problemin e krijuar nga Rama në një sens tjetër. E quajnë, narcist, nacionalist apo ja mbathin nga salla sic ishte rasti i LSI-së kur ai foli për cështjet me Greqinë. Natyrisht LSI e shikon afrimin e PS-së me PDIU jo mirë, po kjo nuk përbën asnjë motiv për tu sjellë kështu.

Blushi e quajti këtë nacionalizëm që kërkon vota. Ka një diferencë midis nacionalizmit dhe realpolitikës. Nacionalizëm mund ta quaje fjalimim e Berishës në koferencën e Mynihut ku Shqipëria e tij duhet të cante rrethimin e ardhur nga ekonomia e keqe dhe mjaft probleme të tjera që dihen. Këtë përpjekje analoge nacionaliste e ka bërë dhe Hoxha pas prishjes me Kinën aty nga 1979 kur ekonomia po merrte të tatëpjetën. Rezultati i këtyre përpjekjeve fatkeqe dihet.

Rasti i Ramës është pak më ndryshe. Ka marrëdhënie të shkëlqyera me rajonin BE dhe SHBA dhe përpiqet nëpërmjet këtyre marrëdhënieve të avancojë problemet e kombëtare dhe ekonominë e vëndit të tij duke shfrytëzuar procesin e Berlinit.

Po nëse mes këtyre lëvizjeve arrin të forcojë edhe marrëdhëniet me një faktor partiak si PDIU kjo është punë e tij që më së pari duhet vlerësuar nga PS . Ne nuk na hyn aspak në punë kjo strategji e tij. Në një sy të ftohtë mund ta vlerësojmë dyfish në planin individual si lojtar skakiere. Nëse në planin diplomatik arrin të kërkojë Cështjen came pa hapur zjarr në shumë fronte, në atë të brëndshëm forcon radhët e tij apo të koalicionit që ka zgjedhur. Një lëvizje quhet e mirë kur plotëson më tepër se një funksion. Dhe kjo që Rama bëri me Greqinë apo PDIU mund të quhet e tillë.

Duke e mbyllur këtë artikull mund të them dicka për arësyen e të shkruarit të tij. Dal shumë rrallw në ndonjë televizon, sic është rasti i djeshëm për të komentuar konfliktin me Greqinë të cilin portalet e shtrëmbëruan, cka më detyron ti përgënjeshtroj. Kam vendosur prej kohësh të mos shkruaj edhe sepse mendoj që nuk sjell ndonjë dobi. Nga ana tjetër nuk është se më pëlqen aq shumë ajo që bën Rama, cka të pengon ti shprehësh lëvdatat edhe kur ai punon mirë. Gjithnjë besoj se një analist shumë i mirë qoftë edhe për shkak të jetëgjatësisë në punë, është shpesh shumë më i dobishëm për njerëzit apo edhe shumë më i rëndësishëm se një ministër apo kryeministër sidoqë ta ketë emrin ky i fundit. Në fakt goditja ndaj Ramës, në cdo rast është bërë një farë sporti kombëtar. Mendoj se për ta goditur realisht atë së pari duhet të zgjedhësh retorikën sepse është vetë një polemist i klasit të parë. Nga ana tjetër duhet ti zgjedhësh po aq mirë argumentat. Ndryshe për Ramën shërben si ata ngritësat në sportin e volejbollit që e lejojnë goditësin të të shëmbë përdhe duke shkaktuar nënqeshjen e të tjerëve.

40 komente në “Rama në traditën e mjeshtrave të vjetër në politikën e jashtme”

  1. Jimi says:

    Artikull i denj jo vetem per “plebejte” por edhe per “aristokratet”! ok si gjithmone mjafte i kthjellet.

  2. Emigranti SHBA. says:

    Analize e shkelqyer. Faleminderit Zoti Nazarko, qe a kethjellon shume gjera, nga dherat dhe plerat, qe duan te ndotin, cdo gje edhe ate qe eshte e mire. Ashtu si Ju, edhe ne bashkeatdhetaret tuaje, ndjekim me vemendje situaten e vendit tone. Na gezojne haritjet e mira, te cilat, po i shjikojme gjithnje ne ritje, pamavresisht, pengesave dhe luftes qe ben opozita e Saliut, per rikethimin ne pushtet. Pamvaresisht gabimeve njerezore te Rames dhe rreormave te dhimbeshme, pore te domosdoshmme qe ndermori qeveria e tije, ne shikojme se Zoti Rama, kerkon te beje shtet. Mbeshtetja qe i jep SHBA, BE, ne planin nderkombetare, ritja ekonomike nga 1 perqind ne 2013 ne kohen e qeverise Berisha , ne 3.2 per qind deri tani , me trend ritjen, deshmon se vendi yne eshte ne rruge te mbare. Aka vend per kritika dhe per te bere me shume e me mire kjo qeveri , ka plote, pore ne shikojme angazhimin e perkushtiimin ne sensin pozitiv.

  3. Aleko says:

    Kejo eshte analize reale per te kuptuar me mire veprimet politike te rames ne lidhje me problemet dhe maredhenjet me fqinjet ,dhe jo ata analiste dhe politikane qe po vene kujen Cna gjeti< can beri Rama"Se I foli 5 fjale Greqise per te ndalur nderhyrjen ne punet e brendeshme te shqiperise qe e ben , ne cdo rast , sa here do dhe si ti teket ,pa ju dridhur qerpiku fare,ne mbrojtje te ekspansionit te saj ne dem te shqiperise duke patur mbeshtetjen e gjithe shoqerise greke,nderkohe qe gjysma jone per turpin tone qe cdo dite po e hame me buke behemi ne anen e atyre qe na kane grabitur 3/4 e teritorit dhe duan akoma.Gjithmone kame besuar se ne Tirane eshte nje lobe greke qe fshehur dhe hapur mbrojne interest e grekerve dhe kejo duhet neutralizuar sa nuk eshte vone… ku jane perfshire jo vetem analist gazetare portalesh por dhe politikane.Greket duhet te ndalin sulmet ndaj shqiperise.Se kushe eshte minoritare apo shqipetare ne shqiperi e dime vetem ne dhe askush tjeter.Ka ardhur koha te kemi ca vija te kuqe ne maredhenje me greket, dhe kejo duhet bere sa me shpejt.Rama per mua beri hapin e pare ne kete ceshtje ,kurse Ilir Meta u terhoq zbythash, dhe ska si te ndodhe ndryshe sepse nje pjese e politikaneve tane ndodhen nene peshen e gjynaheve qe bene ndaj ketij populli per 25 vite rrjesht ,dhe kerkojne here pas here kamerdare shpetimi.Keshtu ka ndodhur dhe me pare, keshtu , po nodhe dhe mesa duket keshtu do ndodhe.Per te shpetuar veten apo perpara interesave individuale jemi gati te bashkohemi dhe me dreqin…

  4. Arben says:

    Me vjen keq, por me sofizmat e z. Nazarko, nuk besoj se mund te ndertojme nje te tashme dhe te ardhme te mire per vendin tone.

    1. (&) says:

      E the, është sofizëm. Mjafton kaq. U bë, është e pamohueshme. Nqs përdor fjalor filozofik, përse nuk bën hapin themelor të saj , jep argument të mirë, pastaj gjej fjalën përshkruese ? Pse qenkan sofizma, o erudit idiot ?

  5. Greece & Turkey are shit says:

    jam dakort me gjithcka dhe me duket tejet realist por teorine e dy zjarreve me duket pak si e ekzagjeruar pasi Rama nuk hapi lufte por “vuri kufij te thana”! Une jam komplet i cliruar nga ndikime greko-turko-sllave si dhe jam mjaft krenar per qenien time Shqiptar ndaj dhe i shoh gjerat tejet i ftohte. Madje do te thosha se mbas marrjes se statusit Rama duhet te tregohet shume me teper i vendosur ne zbatimin e reciprocitetit ne cdo fushe me greqine e cila do te fuste marredheniet ne krize te papare e per pasoje edhe kerkimin e faktorit nderkombetar per zgjidhjen perfundimtare te problemeve midis nesh.

    te fala janulles…..

    1. Beqir says:

      S’paku Rama beri nje te mire sado pak ngriti pak ndjnjen kombetare se pat ra per toke.

  6. nardi says:

    Lerini filozofite, problemi eshte i thjesjte, Rama tu jape tapite e pronave himariotevev dhe ti demshperbleje, se ata nuk jane kunder prishjes te banesave nqs marrin parate.A nuk e luptoni qe Rama nuk do ti demahpwrbleje si komunist qe eshte. veprimi i qeverise shqiptare eshte grabitje e paster.

    1. Greece & Turkey are shit says:

      pse nuk kane patur tapi ata? ndertim pa leje? dhe duhet te paguhen me parate e mia? dhe te gjithe taksapaguesve Shqiptare sepse dikujt ju ngrit te ndertoje pa leje? hajt qiu janulla….

  7. titi says:

    Z. Shpetim Nazarko mbetet nder teI vetmit gazetar analist profesionist dhe me integritet! Ju lumte!

  8. titi says:

    Po mo Nardi, po. Ku e ke degju ti kete se Rama nuk do t’i shperbleje keta disa himariote. Gjithkujt qe i eshte prishur shtepia i eshte dhene ose kompensim financiar, ose territorial. Pse keshtu mo Nardi??? pse do me mbjell ca genjeshtra te tjera, qe t;ua hipesh atyre te opozites??? Hala me ata ti??? Nuk po shef se cfare ndryshimesh po behen dhe me sa ligjshmeri???

  9. LORA says:

    Duke e marre seriozisht opinionin e pjeses derrmuese te komunitit te vet-thene te anal-isteve,,,,padyshim kenveshtrimi dhe kunddervenia ndaj tyre e Nazarkos eshte ekzakte.
    Por e verteta e pakontestueshme eshte se opinion publik shqiptar i ka vene prej kohesh vizen dhe i perdor si objekt humori dhe talljeje taborrin e ljubave ,,,,,,deri tek buzhalat @co.
    Mengenosja kaq e madhe qe Nazarko u ben atyre ne kete analize te tijen I faktorizon (per te) perkunder mendimit te njerezve.Qe te mbeshtesim me te gjithe forcen Kryeministrin e shqiptareve ne politiken e jashtme te tij ,deri tani shume te frytshme dhe dinjitoze,nuk do te thote aspak te humbasim kohen ne makinacionet e shpajfura te mercenareve antishqipatare anal-iste te pjerdhur.
    Tung Shpetim.

  10. Lpl. says:

    Kush jane mjeshtrit e vjeter Zogu beri me mashtrimet e tije qe te na pushtoje Italia , kurse Enveri n e izoluan Berishen e shternguan Ramen e banalizuan .Kaq fanatik komuniste eshte ky miop sa qe kujtone se Shqipria ka politike te jashtme .Shqiptaret akoma nuk kane meduar me ndej me burra e ba muhabet si burre por te gjithe popull e udheheqs e gazetare jane injorante e ladruc .Shkrim i turpshem tregon nivelin e ulet qe ka si gjoja analist ,me trego nga je se te tregoj kush je .Lengo Shqiperi lengo nga injorantet e shkolluar .

    1. edi says:

      Lpl ti flet ne kushtet e sotme ku je i qete, pa pushtues deri ne mes te Shqiperise. Hulumto paksa per Zogun pasi propaganda e regjimit te ka hutuar kthjelltesine. Ne kohen kur jane marre ato vendime te dhimbshme i kishe pushtuesit malazeze ne mes te Shqiperise dhe ne ishim te pafuqishem t’u kunderviheshim. Keta kemi qene zotrote ne ate moment. Lexo edhe mbi debatet ne kuvend mbi opsionet qe kishte Shqiperia, ose te pushtohej e tera, ose te leshonte keto territore. Nuk jam asnjehere per leshim territoresh, por perkundrejt humbjes si komb, kuvendi i asaj kohe ashtu e gjykoi. Dhe, mos harro: ne kohen e Zogut paraardhesit e tu leviznin pa vize si ne Europe edhe ne Amerike – ku e ke Shqiperine sot? A leviz dot pa vize ne SHBA? Kjo dhe shume marreveshje te tjera qe i gjen ne arkiv te shtetit, pasi per 50 vite i zuri pluhiri komunist dhe tani del vetem c’ka duan disa analiste sipas interestit te kohes.

  11. Klimax says:

    Na qenka “mjeshter i politikes dhe polemikes” Rama dhe na e krahson pa asnje kuptim e lidhje me “mjeshtrat e vjeter” Zogun, Nolin, Konicen, Enverin ne kohen e tyre??!!
    Qe ti thuash botes se historia e Greqise nuk eshte ajo qe njihni ju shkencerisht, por ajo qe imagjinon truri i Edi Rames eshte “mjeshteri” apo idiotizem?
    Qe ti thuash botes se Greqia eshte bere, mbrojtur e populluar nga shqiptaret eshte “mjeshteri” apo idiotizem?
    Qe te “shesesh” populizem per dy vota te qelbura came, te shprehesh urrejtje ndaj fqinjeve duke deklaruar se shteti grek “i populluar dhe formuar nga shqiptaret” eshte “armik” i Shqiperise dhe i shqiptareve(!!!!!) eshte “mjeshteri” apo idiotizem?
    Qe ti kundervihesh me arogance, brutalitet, me forcen e pushtetit duke shkateruar shtepi, kisha ortodokse e rrembyer prona te nje popullsie grekofolese eshte “mjeshteri” apo fashizem e shovinizem?
    Qe te pretendosh se “i ke mbajtur me buke” edhe kur ne te vetmin rast qe kerkuan ndihme ne token shqiptare nje grup komunista grek per tu mbrojtur nga spastrimet e Luftes Civile ne gushtin e 1949 u trajtuan si “pushtues” te njojtur nga propaganda e diktatorit Hoxha si “Provakacionet e Gushtit” duke i burgosur dhe internuar ne kampe perqendrimi ata te mjere eshte “mjeshteri” apo idiotizem?
    Qe te cilesosh diktatorin Erdogan, shtetin dhe popullin turk, “vella, aleat dhe mikun e vetem te shqiptareve” eshte “mjeshteri” apo idiotizem?
    Ti kundervihesh nje vendi te BE-se, vendit me vendimtar dhe katalizator te emigracionit shqiptar dhe te ekonomise shqiptare, kur nga ana tjeter je plotesisht i izoluar nga Europa, kur akoma ajo BE te kerkon te kalosh klasen ne demokraci, ne lirite dhe te drejtat e njeriut, ne formimim dhe forcimin e shtetit dhe te drejtesise, te mirqenies e ekonomise, te kalimit nga feudalizmi dhe korrupsioni shqiptar, nga anarshia e droges dhe e pasigurise, ne nje shtet modern, te pakten sa gjysma e fqinjeve, te duket “mjeshteri” e Rames apo idiotizem?
    Te deklarosh se shteti shqiptar i Edi Rames ka miqesi me te madhe me vendet e BE-se dhe SHBA-ne se Greqia, anetare e BE-se, lojtar kyc ne NATO dhe vendi me strategjik dhe me interesa te jashtezakonsahme i aleances dhe mbi te gjitha i SHBA-se, eh, atehere ose jetoni ne ndonje planet tjeter, ose vertet jeni te cmendur!
    Shikoni nje here vetveten ne pasqyre se ndoshta do te kuptoni se cfare mendon Europa, SHBA-ja dhe bota per Ju!
    Te pakten, ne qoftese keni cipe ne faqe, thoni faleminderit qe fati dhe rruget e historise ju sollen kaq shume prane civilizimit dhe kollonave te Akropolit grek!

    1. undefined says:

      Kur na qenka me kaq interesa te jashtezokonshe per SHBA perse nuk e ndihmojn ate Greqine tende te dale nga borxhet po e lene te qyrravitet si shkerdhate po te njejten gje ben edhe Gjermania si ka mundesi akoma kujtoni more te semure se do te beni si te doni me presionet e shantazhet e juaja si dikur ne Luften e Ftohte ajo kohe ka ikur nje here e pergjithmone eshte prezente vetem ne ato turma te atij Shteti te pjerdhur qe kane jetuar gjithe jetes me endrra e perralla

    2. Klimakskorofillaku says:

      Ashtu duket me te vertete Rama, kur ti Klimaks perdor syzat e e janulllaqit e te propagandes vorio-epirote.
      Shiko komentuesit e tjere si bien plotesisht ne kundershtim me ty. Jam i sigurt qe ti nuk je aq budalla sa dukesh ne komentin tend. Ti e di pse te tjeret jane te ndryshem nga ty: ata nuk lepijne kockat qe u hedh agjentura antishqiptare vorioepirote qe ne menyren me donkishoteske qe njoh une ne hisotri, prej thuajse 200 vjetesh, po sheh endra ne diell per vorioepirin.
      Te fala mjekercjapit dhe na thirr ne funeralin e tij, se bashke me te do fusim edhe kermen politike te Megaliidhe -votioepirit.

    3. Albani says:

      Analize dhe shkrim i perkryer.
      Ky eshte kryeministri yne.
      LIDERI ME I MIRE I TE GJITHA KOHERAVE,qe permiresohet cdo dite dhe me shume.
      Ndersa ti klimax dhe Greket e tu sajoni perralla dhe nuk e kuptoni Shqipen,sepse Rama nuk tha qe Athina eshte Shqipetare,por tha eshte Shqipetare aq sa eshte dhe Himara Greke.
      Sa per ate qe shumica e revolucionisteve ne Greqi ishin Shqipetare nuk po e themi vetem ne,por dhe ju Greket.
      Perse ju djeg aq shume perderisa per cdo gje burimet e informacionit dalin nga vete Greket,ne atyre u referohemi.

  12. Sarandjoti says:

    NJE ARTIKULL KORREKT..RESPEKT z.Shpetim::::NUK KEMI ASGJE PER TE SHTUAR…”Bythecet e Politikes Shqipetare” le ta LEXOJNE Artikullin tuaj dhe le te Mesojne prej tije..lol

  13. hajn hajni i hajnave says:

    c jan mer kta lloj njerzish qe vetquhen “analista” dhe flasin me byth!?
    po na flet per Ahmet Zogun ky se paska bo marrveshje me greqin!!!
    se dijm se cfar marrveshtje osht kjo. mund te na e citoj marrveshjen. …
    Ahmet Zogu njifet per marrveshjet e fshehta dhe larg syve te popullit prej tradhtari te shitjes se territoreve shqiptare Shen Naum e Vermosh Serbis per ndihmen e serbis qe ai te hypte ne fron. esht shum primitive marrveshja. esht si tregtija me klering,sepse s kishte pare ahmeti I zogollve qe ta pagunte kash sherbimin serb. “princ” pa pare mo. legen!morracak shpelle!
    dhe I dha tokat tona serbve.
    kurse enveri beri c esht emundur per tokat tona.i mbajti dhe I lulzoji.i mbrojti madje I mbushi me bunker qe te luftonte edhe kunder “zotit” vet. kunder te gjithve! per ti mbrojt ato.,qe te mos na I mernin,sic kishin ber ne shekuj dhe sot e shofim sa veshtir esht per me I rikthy mbrapsht.
    si genjejn sy per sy shqiptaret sepse ju intereson.
    kjo qenka edhe demokracija. rrej qe t ecesh lart! qe t pasurohesh.
    shkerdhat!

    1. Edi says:

      ti flet ne kushtet e sotme. Hulumto paksa per zogun pasi propaganda e regjimit te ka hutuar kthjelltesine. Ne kohen kur jane marre ato vendime te dhimbshme i kishe pushtuesit malazeze ne mes te Shqiperise dhe ne ishim te pafuqishem t’u kunderviheshim. Keta kemi qene zotrote ne ate moment. Lexo edhe mbi debatet ne kuvend mbi opsionet qe kishte Shqiperia, ose te pushtohej e tera, ose te leshonte keto territore. Nuk jam asnjehere per leshim territoresh, por perkundrejt humbjes si komb, kuvendi i asaj kohe ashtu e gjykoi. Dhe, mos harro: ne kohen e Zogut paraardhesit e tu leviznin pa vize si ne Europe edhe ne Amerike – ku e ke Shqiperine sot? A leviz dot pa vize ne SHBA? Kjo dhe shume marreveshje te tjera qe i gjen ne arkiv te shtetit, pasi per 50 vite i zuri pluhiri komunist dhe tani del vetem c’ka duan disa analiste sipas interestit te kohes.

  14. Tiransi says:

    Gjepura dhe dava kriminelesh eshte shkrimi jot z.Nazarku. Per cilen liri te shtypit na flet qe themelove mbas viteve 90. Shtypin e kriminalitetit, te droges te degjenrimit te shoqerise apo per shtypin e politikaneve kriminele e poltikaneve hajdute dhe diplloma fallco. Per cfar na flet per pallatin prej kashte, apo per plehrat Rama, Idrizi etj. Harron qe nje popull i tere e braktisi Shqiperine per nje cope buke dhe kerkon azil nga Anglia e Gjermania deri ne Japoni. Dhe per te fshehur fundin tragjik te vendit kane gjetur “diplomacine nacionaliste” qe te armiqesoj nje popull me vendet fqinje.
    Zoti Nazarku, ne vend qe te shruani per Ramen e pallate me mbreter, iformoni shqiptaret per ceshtje e minoritetit grek, per Himaren, per Vorio Epirin, per greket e Shqiperise, per rrembimin e pasurise se tyre nga grabitqaret turkoshqiptare, per te drejtat minoritare qe Shqiperia nuk i zbaton e pastaj dil e na perrallis per “diplomacine mafioze”.

  15. Une says:

    Nazarko shkruan shume keq, jashtzakonisht keq. I cakton piketat e tij qe me pare dhe pastaj nuk merr mundimin me te vogel te argumentoje ate qe thote; flet me citate dhe ca me keq, eshte shume dezinformues. Psh. jam kurioz te di se ku dhe pse politika e jashtme e Nolit u cilesua sukeses (e si rrjedhim, Noli nje mjeshter i saj)?
    Sepse, sipas cdo analize te bere, politika e jashtme e Nolit ishte nje fiasko e vertete. Ishte pikerisht mbeshtetja e munguar nga fuqite e huaja qe detyruan Nolin te arratisej sepse nuk mund te perballonte Zogun e rikthyer.
    Noli eshte shume i vleresuar ne lemin e letrave e jo vetem por politika e tij, per fat te keq nuk ishte ne hapin e arritjeve te tij personale ne fusha te tjera.

  16. çimi says:

    Anal-ist bythelepires.

  17. KAONIA says:

    Je nga te paktet analiste qe shkruan qarte dhe pa gabime! RESPEKTE !

  18. KAONIA says:

    Popull analfabet lexojeni mire titullin e shkrimit.NE kete rast autori quan mjeshter Zogun dhe jo Nolin.Sepse per hire te se vertetes ishte Zogu qe beri hapa shume pozitive per ceshtjen shqipetare(kuptohet krahasimi behet me Nolin dhe me Hoxhen se me perpara ishim nen Turqine.Idiota.Dhe njehere respekte per Nazarkon.

  19. Krist says:

    Shpetim,si ne rastin e pare,edhe ne kete shkrim,populli I thjeshte (leri ato qe komplimentojne neper portale) te pergjigjet shkurt:Kerkon te lash m…me sh….Edhe nje fjale desha ma ta thane (mos ma merr per keq se nga mosha e shoh se jam me I vjeter ,e me lejohet),atyre komenteve qe nuk flasin ne favorin tend,sidoqofte nje pese perqind,mund ta kene nje te vertete,prandaj gjithsesi mos I nenvlefteso,dhe se kthesat e menjehereshme,gjithmone jane te rrezikeshme.

  20. ttt says:

    Nje pergjigje per z.Nazarko:shtypi grek mban te njejtin qendrim per vete faktin se historia e tyre eshte shkruar nga historiane,nuk ndryshon sa here bien qeverite dhe njihet boterisht kurse gazetaret shqiptare jane ne qendrime te ndrysme pasi ndodh e kunderta……..si shembull mqs gjendemi ne muajin Nentor festa e clirimit 28 apo 29?

  21. bledi says:

    nuk je aq psikopat sa RAMA

  22. Altin says:

    Qe kur thua disa here “marredhenie te shkelqyera” me ate dhe me kete tregon qe je nje komunist i pandreqshem dhe se bashku me ate vellain tjeter jeni bere servilat binjake te Rames dhe kaq. Analize koti…Konica po, po Noli ne politiken e jashtme???? Ai nuk arriti as brenda te behet jo me jashte…..

  23. kombi says:

    Bravoo Nazarko nije analize e qarte ,per qendrimin dinjitoz te Rames ne mbrojtje te ceshtjeve te shqiperise . Ne jemi nje popull shume paqesor ,por nuk durojme shtypje dhe mashtrime . Pa nje politikan te forte ,Shqiperia do te kishte pasoja nga zullumqaret .

  24. ok says:

    Falenderoj shkruesin! Ka argument, kulture, kendveshtrim te gjere, mendje te kthjellet, vendos pikat mbi I, respekton perpjekjet pozitive dhe ka dashamiresi ndaj lexuesit.

  25. Aso says:

    Pas vitit 1990 ne nuk kemi guxuar ti themi grekut nje fjale kundra sepse ata na kane bere vazhdimisht presion, si per rrugen evropiane dhe per largimin e hallexhinjve tane nga greqia. Tani disa gjera kane ndryshuar dhe duhet te shprehemi, sic jane ceshtjet e pazgjidhura me greqine. Dhe Rama kete po ben dhe ben shume mire qe shprehet. Ai nuk I sulmoi greket, nuk prishi Marreveshje te nenshkruara me greket, ai nuk perze greket nga Shqiperia, ai kerkon zgjidhjen e problemeve mes dy shteteve qe never te mos keni probleme mes nesh. Keshtu vepron gjithe Evropa e perparuar. Ai sqaron se ne Himare ka nje projekt dhe prishjet nuk Jane kunder Himarjotve, po per shkak te ketij projekti. Me kete sjellje Jane befasuar Jo vetem greket po dhe gazetaret dhe politikanet tane. Mos u merzitni. Greket do mesohen me kete gjendje te re dinjitoze qe na ngre ne nje nivel te ri me komshinjte.

  26. dash says:

    Te lumte z.Nazarko,analize e sakte ,pavaresisht se ne si popull kemi shume probleme kompleksiteti, urrejtje mes nesh ,shqiptare te tredhur nga gjitonet(gjitone me origjine shqiptare) politike antishqiptare dhe largpamesi zero…

  27. Shelgura says:

    Z. Nazarko te pershendes per argumentat jam nga i vent qe je dhe ti atj vendit tone aq te ashper qe jemi na ka detyruar ti gjykojme me qetesi qe ju nuk u mungon . Po krimi i nje mentaliteti qe te shahet puna e te shahet fjala e goditur eshte bere si moderne dhe mencuri vime nga nje zono shum fukara por ligjit dhe regullit i ka thene mirmengjesi ,

  28. Jimi says:

    Ne nje koment me siper thash qe, Shpetimi shkruan edhe per plebejte, por nuk thashe per analfabetet!

  29. Dielli mbi Korab says:

    Respekt dhe komplimente Zotni Nazarko,Nje analize shum e sakt.

  30. REVOLUCIONI says:

    Greqia nuk duhet te harroi kurre ,qe shqipetaret kane luftuar per clirimin e saj .

  31. Fagu says:

    E ka the Konica i madh “Armiku me i madh i shqiptareve jane shqiptaret”. Kurse nje shoku im thoshte “Shqiptaret shkelin mbi 20vete per te perqafuar nje te huaj. Ne ka moment qe kryeministri shqiptar duhet mbeshtetur eshte ky o njerez me tallash ne tru.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje