Vrau punëtorin e karburanit në Sarandë për 60 mijë lekë, kapet autori

6 Nëntor 2016, 15:38Kronika TEMA

Policia e Sarandës ka mundur të arrestojë autorin e vrasjes së Artan Hoxhës, 44 vjeçarit punonjës së një karburanti në zonën e Qafë Gjashtës.

Autori është identifikuar pas 10 orësh në kërkim. 27 vjeçari Arqile Koçi është arrestuar në një hotel në qytetin e Sarandës.

Sipas burimeve të para nga blutë e qytetit, i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Më herët policia gjeti motorin dhe armën e krimit në lagjen nr.4 të Sarandës pranë Drejtorisë së Tatimeve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, ku autori nga motori i tij ka qëlluar me armë mbi viktimën dhe ka grabitur 60 mijë lekë të reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje