Çfarë duhet të bëjë Edi Rama?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

nano ramaNga Mustafa Nano

Le të shohim pak se si po shkon Edi Rama në zgjedhjet parlamentare të vitit tjetër. Ta fillojmë me arritjet e tij: “Po pritet që të çelen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, është miratuar ligji për kompensimin e shpërblimin e ish-pronarëve, është vënë rregull për sa u takon ndërtimeve pa leje dhe ka filluar në stil të gjerë një proces legalizimi i ndërtimeve pa leje të kryera deri në vitin 2013, është vënë në binarë treni i Reformës në Drejtësi, dhe pritet që shumë shpejt të mbërrijë në stacionin e fundit (nëse nuk do bëhen pengesë ata që këtë reformë të nevojshme për vendin e shohin si të keqen e tyre), janë kryer një numër reformash të tjera, si ajo e pensioneve, ajo territoriale, ajo e arsimit etj., për efektet e të cilave, ç’është e vërteta, është ende herët të flitet, është bërë de-Kristalizimi i botës universitare, është futur njëherë e mirë kultura e kuponit tatimor në praktikën e shitjeve e të blerjeve me pakicë, ka dhënë frute përpjekja për t’i detyruar, deri dhe me metoda represive, një pjesë qytetarësh që të paguajnë faturat e energjisë elektrike, është disiplinuar trafiku urban, aq sa sot respektimi i semaforëve në udhëkryq është bërë normë edhe për gangsterët urbanë, po rindërtohen qendrat e të gjitha qyteteve të rëndësishme të Shqipërisë, është krijuar në Shqipëri një klimë, në të cilën nuk është më frikë të jesh opozitar, gjë që duket edhe te portalet e shumta anti-qeveri që financohen me para apo reklama biznesmenësh lokalë etj. etj”.

Tani një numër cenesh e dështimesh: “Ekonomia është e mekur, e nuk ka gjasa që të këndellet në muajt e ardhshëm, investimet e privatëve sidomos ato të të huajve, janë në nivele të mjerueshme, borxhi publik është rritur mbi 70%, GDP-ja rritet me një ritëm 2-3%, por në këtë rritje më shumë ndikon ndonjë investim fatlum, si TAP-i, e një lloj talenti shqiptar për të mbijetuar (nënkupto edhe kanabizimin e territorit) se sa politika qeveritare që synojnë rritjen, administrata e ndarë në llokma më shumë u shërben partive në koalicion se sa publikut, është ngritur një sistem që, si provë të legjitimitetit e si kartë morale të vetën na shet luftën ndaj kundërvajtjeve të atyre që s’kanë krahë (duke filluar me Shukrinjtë e duke përfunduar me ata që nuk kanë fuqi të paguajnë faturën e energjisë elektrike), është krijuar një klimë biznesi, në të cilën e vetmja garë mes sipërmarrësve të mëdhenj është ajo për t’i fituar zemrën kryeministrit e ministrave, e jo ndonjë garë e llojit tjetër, në botën e masmedias të lirë janë vetëm pronarët, që rëndom janë miq me kryeministrin, një numër entesh të qeverisjes lokale apo qendrore u provuan se ishin të kriminalizuara, qeverisja është tërësisht jo transparente dhe kjo ka sjellë që ajo të mbetet e korruptuar (një numër rastesh të denoncuara në shtyp të krijojnë idenë se Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë kaq e korruptuar) etj. etj”.

Vazhdojmë më tutje. Këtë herë me një nënvizim pozitiv. Rama ka ditur të prezantohet mirë, dhe me dinjitet, në politikën e jashtme. Ka ditur të lërë shenjë. Aq sa mund të lërë shenjë kryeministri i një vendi si Shqipëria, kuptohet. “Osht një kryeministër që jasht t’nero”, mund të thuhej me një gjuhë të thjeshtë baresh. Këtë sjellje dinjitoze e ka manifestuar edhe në marrëdhëniet me vendet fqinje. Me Serbinë, e sidomos me Greqinë. Me këtë të fundit, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve bilaterale po tentohet që fqinjëve tanë t’u thuhet se marrëdhëniet e mira nuk ka kuptim të ngrihen prore mbi një si appeasement, me fjalë të tjera mbi tërheqjen e palës së dobët shqiptare para tekave të palës së fortë greke, se marrëdhëniet e mira duhet të ngrihen mbi logjikën e reciprocitetit, s’ka gjë se Shqipëria është më e vogël dhe Greqia është më e madhe, se Ligji i Luftës është një gjyle që nuk ka pse ta kemi nëpër këmbë, se për çështjen e çamëve mund të duhet të gjendet një zgjidhje e përshtatshme, se fshehja e problemit çam afërmendsh nuk është zgjidhje etj. Kritikat se Rama duhet të qetësohet pak, se të njëjtat gjëra mund t’i thotë pa tërsëllëm, se të bësh publicistin teksa je kryeministër nuk është një gjë gjithnjë e këshillueshme, dhe se ca gjëra është mirë të thuhen o ndryshe, o gjetkë, o nga të tjerë, kritika të tilla pra janë absolutisht të drejta. Por duhet thënë se Rama, edhe sikur nesër të pushojë së qeni kryeministër, u ka hapur rrugën pasardhësve të tij që të sillen me më shumë dinjitet me fqinjët tanë grekë e që të kenë gojë për t’i kërkuar ca gjëra që kurrë nuk i kanë kërkuar. Kaq mjafton që t’i vihet fre zellit të ca e ca-ve për të gërmuar e gjetur qëllime të liga prapa qëndrimeve që ata vetë i përshëndesin. Gazetarët, por edhe politikanët, pasi të jenë lodhur duke i thënë “plaç”! një kryeministri që nuk e duan, mund të gjejnë pak qetësi e kohë sa për t’i dhënë një “chapeau” të momentit. Ndryshe, nëse e rrethojmë me presion edhe për këtë gjë (Blushi ka qenë një zhgënjim në këtë rast), Rama ka rrezik të shihet në këtë pikë, me pa të drejtë, si një marrok, e jo si një kryeministër që rivendosi stekën atje ku duhet. Shkurt, për sa i takon politikës së jashtme, Rama ka përbërë një risi në politikën shqiptare të 26 viteve të fundit. Dhe ai shkon në zgjedhjet e ardhshme me këtë kartë.

Por jo të gjitha kartat i ka në rregull, gjë që del edhe nga çfarë rreshtova më sipër në listën e dështimeve të kësaj qeverie. Ku nuk përfshiva një gjë. Dhe e bëra qëllimisht. Për t’u ndalur tani. Edi Rama ka ndërtuar një nga ekipet më të dobëta qeverisëse të 100 viteve të fundit. Shpëtim Nazarko, në mos gaboj, ka thënë në një rast se Edi Rama është kryeministri më i kulturuar në historinë e Shqipërisë, pas Fan Nolit. Ja, ta zëmë se është e vërtetë, i dashur Shpëtim. E megjithatë, në këtë historinë tonë, nuk ka patur një kryeministër tjetër që t’i ketë patur kaq zët njerëzit e kulturuar. E nuk besoj se ka nevojë ta ilustrojë këtë që sapo thashë…. Ose, kërkoj ndjesë, ndërrova mendje, po e bëj ndonjë ilustrim. Ai preferon Taulant Ballën para Ben Blushit, çupkat e tatimeve e të doganave para Mimoza Hafizit etj. etj. Shije të çuditshme, apo jo?

Sikur të mos mjaftojë kjo, ekipi i tij është edhe i korruptuar. E nuk ka se si të jetë ndryshe. Prandaj, qeverisja e Ramës e ka hak një “medalje” në këtë drejtim. Ua merr të gjitha qeverive të mëparshme shqiptare. Dhe e bukura është se Rama këmbëngul që të mos ndryshojë asgjë deri në zgjedhje, gjë që mua më bën të më lindë një pyetje dyshuese: Është i lirë Rama të marrë vendime, është i lirë të vendosë të largojë prej rrethit të vet “|djemtë e këqij” (besoj se e keni vetë merak që termin “djemtë e këqij” ta shihni përtej kufijve gjinorë që përcakton vetë termi; dhe në fakt, djemtë e këqij ka qëlluar ca si shpesh të jenë vajza), është i lirë t’u tregojë vendin horrave që ka zgjedhur si bashkëpunëtorë apo të tjerëve që i janë bërë horra përpara syve të tij, është i lirë të vendosë të ndryshojë diçka te vetja, të përmirësohet? Ka ca që mendojnë se Rama nuk e bën ndryshimin e qeverisë, ngaqë kjo do të merrej se ishte Meta që ia futi këmbët në një këpucë (Meta, nën motivime nga më të ndryshmet, personale e impersonale, ka kohë që ia kërkon këtë gjë), apo se në këtë mënyrë ai do të përligjte kritikat e opozitës. Tani, këto janë arsyetime që një kryeministër edhe mund t’i bëjë, por në rrethana të tilla nuk duket se ka shumë kuptim që të jetë kështu. Nëse ka një gjë që Rama nuk duhet ta bëjë është të shkojë në zgjedhje me këtë qeveri. Dhe të mos e gënjejë mendja se do të jenë mjaft dy-tri ndryshime, sa për të dhënë idenë e ndryshimit e sa për t’i hedhur hi syve opinionit publik. Shqiptarët, dhe Rama vetë është i pari që duhet ta dijë këtë gjë, kërkojnë një shkundje të fortë të qeverisë e të qeverisjes.

Do ta bëjë Rama këtë gjë? Si zor. Edhe sikur të jetë i lirë për të vendosur, ai duket si një njeri që nuk di a nuk do të bëjë llogari. I ka mbushur mendjen vetes se zgjedhjet mund t’i fitojë me ministra si Arben Ahmetaj. Nuk i shkon në mendje se për të fituar zgjedhjet duhet shumë më tepër. Duhen dhe aleatë të të gjitha llojeve. Mirëpo ai e ka mendjen te zgjerimi i hartës së sherreve të veta. Ka tre vjet që, në vend të flasim për bashkëpunimin PS-LSI në qeverisjen e vendit, flasim veç për mospajtime, hile, pakënaqësi, mllef, goditje pas shpine që Rama e Meta i bëjnë njëri-tjetrit. E sikur ky sherr mes të dyve të kish plasur gjatë debatit për Reformën në Drejtësi, faji do binte i tëri mbi Ilir Metën, që këtë reformë nuk e ka dashur, që këtë reformë ka bërë çmos ta sabotojë në bashkëpunim me Sali Berishën, dhe deri në një farë mase ia kanë dalë, e ndoshta do t’ia dalin në masë të plotë. Por xanxat mes Ramës e Metës, ç’është e vërteta, kanë lindur qysh në ditën numër një të afrimit të tyre. Dhe nuk ka qenë gjithnjë për faj të Metës.

Rama është futur në një sherr spektakolar edhe me gazetarët. Madje, çështja nuk është fare që është në sherr me ta (disave prej gazetarëve një Perëndi ua di hallin). Çështja është që Rama e kërkon këtë sherr, më tej e spektakolarizon, më tej akoma nuk lë askënd pa fyer me logjikën “Je kritik ndaj meje? Ok, je gazetar kazani, je portalexhi, je sharlatan. Nuk je kritik ndaj meje? Je një zotni burrë”. Këtë sjellje e ka manifestuar po njësoj me gazetarët e Prishtinës. E nuk është se ka lënë kokëmënjanë veç këta të fundit. Ka lënë kokëmënjanë edhe autoritetet e Prishtinës. E më në fund, është sherri me Athinën. Por për këtë të fundit, siç thashë, duhet bërë me faj për tonet, e jo për mesazhet.

Për ta thënë përmbledhtazi, Rama po shkon në zgjedhje edhe si arrogant, edhe si nacionalist, edhe si reformator, edhe me aleatë të pasigurt, edhe me një entourage ngordhalaq, edhe si lojtar i zoti në diplomaci, edhe si i korruptuar, edhe me ekonominë si mos më keq. Cili nga këta faktorë do të jetë më i rëndësishmi në ekuacionin elektoral? Kjo mbetet për t’u parë. Por ndërkohë, ai ka ende kohë të ndreqë diçka në qeverisjen e vendit. Dhe kjo gjë mund të fillojë me një tërmet në qeveri. (Mapo)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

30 komente në “Çfarë duhet të bëjë Edi Rama?”

  1. Albanistan em i dashtun says:

    e keni gabim o milet…
    cfare duhet te kishte bere Edvin Rama dhe aleanca e qelbsinave?


    ose cfare beri edvin rama ne pushtet?
    1. nuk zgjodhi gerdecin
    2.ngriti bunker
    3.na solli plehrat e botes
    4 dekoroi visho ajazin
    5 rriti emigracionin neper bote dhe tha jane nga greqia
    6.per pak na ngjalli ligjin e agjitacionit
    7.ben sikur tallet me Berishen por i garantoi pleqerine e mbare
    8.na gezoi me batuta
    9.na solli Camet ne qeveri e Kuvend
    10.forcoi lidhjet me Turqine e larget por i prishi me Greqine fqinje, e rregulloi me serbine por jo kosoven
    11.nuk luftoi korrupsinon,emeroi minstra te korruptuar dhe hajdute jo ndryshe nga qeveria e berishes
    12.vazhdon te luaje rolin e diktatorit duke futur hundet ne cdo fushe te jetes si artist qe eshte
    13.ndertoi qendrat e qyteteve dhe shtroi rruget me gure te porositura nga fabrikat e Like Floririt
    13. e kush po pyet per koncesionet
    14. na njohu me ekspoziten e arteeve Edvin Rama ne shume vizita zyrtare
    15 mbi te gjitha na futi ne burge pabuksit te vobektet por jo Imamin, Fullanin apo miqte e tij.
    se per pak harrova, na prishi shtepite(me te drejte)por jo ato te Kocokokdhjemes.

    1. undefined says:

      Ik more halldup i Sali hales shko futu ne shpelle more pic derr te paska “prishur ” Rama marrdheniet me fqinjin grek ty more analfabete kur do te vij ajo dite kur do te pastrohemi nga llumi juaj more mocal

    2. Lugati says:

      noshta e ke mir me te tjerat..po grekut e serbit ja ka bo jo mire po shum shum mire

  2. GR says:

    O Muç!
    E ke kuptu dhe vete qe e teprove me ate “Qeveria me e korruptuar e ketyre 25 viteve” dhe tani e dredh dhe e sperdredh muhabetin per ta relativizuar ate qe ke thene…..
    Ore mik…eshte qeveria me e mire e ketyre 25 viteve…por ama eshte prape qeveri shume e keqe ne krahasim me ate qe duhe te jete. Kjo eshte e verteta.
    Me mire te rrime shtrember e te flasim drejte sa te themi budalleqe, e kur e kuptojme qe e kemi tepruar me vrap fillojme “lecaculon” ndaj KM me gjasme ti je i mire ose deri diku i pranueshem por keta qe te rrethojne i ke te keqinj e bejne te dukesh dhe ti i keq…..as mish as peshk me nje fjale…. “as te q… as te len” i thote populli i “kulturuar”….

    1. skraparlli jo si meta says:

      te gjitha keto qe ka shkruajtur Muci jane blah, blah, blah. E vetmja gje e rendesishme elektoralisht ne zgjedhjet e qershorit eshte pyetja nese do te jete meta ne koalicion me ramen apo jo…

  3. kozmo says:

    Duke bere bilancin e ketyre viteve ne qeverisje ,rezulton nje pune e madhe pozitive ,per pak vite ne qeveri .Nuk duhet te harrojme Rilindjen Urbane qe i ka zbardhur faqen Shqiperise dhe qe do te vazhdoje ta zbardhi akoma , sepse ky vend ishte plot germadha te cilat nuk e benjn aspak nje vend atraktiv ,terheqes nga Turistet ,te cilet jane dhe nje piksynim i kesaj qeverie . Persa i perket vendeve te punes besoj qe me keto kantiere ndertimi jane punesuar shume . Ajo me e rendesishmja ne kete vend jane investimet e huaja ,ku do te ishte e mundur nje fuqi punetore e madhe dhe kjo do te ishte zgjidhja e problemit te papunesise ,si dhe investimet ne bujqesi .
    Per hire te se vertetes nuk duhet fajsuar shume kjo qeveri per keto investime te huaja ,pasi tashme e dime qe duhet te kryhen nje sere ligjesh qe te hyj ky investim . Pra gabimet e bere nga qeverite e tjera nuk duhet ti faturojme kesaj qeverie . Natyrisht qe dhe kjo do te arrihet te behet ,por kerkon kohe ,durim .
    RAMA PER MOMENTIN MBETET ZGJEDHJA ME E MIRE .NJE MANDAT I DYTE DO TI JEPTE RAMES SHANCE ME TE MEDHA ,PER TE BERE SHUME NDRYSHIME NE SHQIPERI ,PASI DHE EUROPA ESHTE DUKE U TREGUAR E GATESHME NE NEGOCIATA TE CILAT JANE NJE SHANC I MIRE PER NDIHMA .
    JO RAMA ,POR ASNJE KANDIDAT TJETR QE PREMTON SE DO TA BEJ SHQIPERINE LULE ,NUK MUNDET TE BEJE ASGJE PA EUROPEN .
    DUHET VETEM DURIM !!!!

  4. Asper says:

    Kesaj radhe Muçi e plazmon lumin ne shtratin e vet, rikthehet raconal e analizt rrace, kur deduksionet per te keqen vihen ne sherbim te se mires te neserme. Dhe s’eshte nje parade e mmeritave e gabimeve, siç rendom ndodh me mendimtaret medioker.

  5. Petro says:

    Kercen dege me dege, as miish as peshk, apo dhe mish dhe peshk.Natyrisht edhe s eshte ne gjendje te beje nje bilanc, qe do te nxjerr nje perfundim(s merr vesh nga shkencat e sakta), po dhe me zanatin e lepiresit te shojeve te kepuceve s mundet.Bukur Muc! Edhe nje here manifeston vartesi dhe driteshkurtesi, qe s eshte e rralle tashme ne radhet e gazetareve, po dhe te ashtuquajtures inteligjence te nenshtruar.

  6. Mersin says:

    Zoti Mustafa duket qe mban anen e Like floririt. Po ne qofte se nuk jane realizuar shume objektiva te qeverisjes faji kryesor eshte i Like floririt, i cili qendron ne dy karrige, por kam bindjen se me shume ne karrigen e Saliut.

  7. Jousouf says:

    U doka vene regjimi kufitar se po na mesykan danezet dhe singaporasit me cka thote ky agjutprop i neveritshem.

  8. anamaria says:

    O Zot cfar sharlatani esht ky muci….as mish e as peshk..i neveritshem deri ne infinit.

  9. anamaria says:

    O Zot cfar sharlatani esht ky muci….as mish e as peshk..i neveritshem deri ne infinit.
    Botojeni pa frik …!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  10. Devolliu says:

    Ç’duhet te beje ?

    Po ja te mbaje shenim keto qe i thua ti more idiot i lindur.

  11. Briklona says:

    I nderuar Muç !
    Nuk te duken pak te tepruara vleresimet negative per qeverine dhe vete E.Ramen?
    Cila qeveri dhe cili kryeminister, te pakten keto 25 ,vjet ka bere dhe ka vene ne binare shume sektore te jetes dhe ekonomise ?
    Per kete nuk besoj te kesh pergjigje.
    Gjeni ju nje emer i cili do bente me shume dhe populli do ta votoje.
    Sa per Blushin dhe Hafizin me thoni cfare i dhane PS?
    Nuk mjafton te kesh tituj qe te punosh ne ate parti qe aderon, por te sjellesh ide te reja per te permiresuar punen e qeverise.
    Me thua dot, i dashur Muç cfare beri Blushi pervec librave me “kandidate” dhe” kryeminister” te vitit 2021? Eshte e qarte qe Blushi dhe Hafizi donin poste, te cilat i enderron Blushi si ne librat qe shkruan.
    Me respekt per ju, por duhet te tregoheni me i drejte pasi Blushi nuk ka ndonje vlere me te madhe se T. Balla dhe Hafizi gjithashtu nga A.Dade, V.Leskaj, etj.

    1. mzati says:

      o brimklona tu ka bo menja blush dil nga guzhina se po tmer truni era pras

  12. Aso says:

    Sa gjate shkruani o njerez!

  13. Delli USA says:

    Preferoj Ballen ne vend te Blushit,thot Muci,por harron zotnija se Blushi me LMN e famshme pa dal rezultati zyrtare I zgjedhjeve te 2009-es kerkoj largimin e Rames,dhe nga 2009-2013 vegjetoj ose me sakt u mor me librat e tij,pra ishte nje opozitar inekzistent.Nese Blushi eshte deputet sot,eshte nga Edi Rama,ai nuk ka asnje kontribut per forcen politike qe I perkiste deri dje.

  14. lylash says:

    Meqe paske merakun e Blushit dhe Hafizit, ata shkuan e formuan nje parti tjeter. Nese ke deshire shko dhe bashkohu edhe ti azsaj partie. Persa i perket gazetareve te kazanit, kjo te djeg sepse ke rene edhe vete me koh ne kete kazan.

  15. Jimi says:

    Muco! I vetmi gabim i Rames dhe me i pafalshmi, premtimet e fushates qe deshi ti bente realitet brenda keti mandati, pa e ditur tamam se ne c’gjendje katastrofale e la qoftelargu ekonomine e ketij vendi.
    Sa per aleatin e koalicionit, ti e di shum mire, qe eshte nje aleance e detyruar dhe jo e deshiruar, por qe ne politike dhe jo vetem ne Shqiperi eshte normale. Nga kjo lloj aleance gjithecka edhe pritet, perderisa LSI-ja para koalicionit ishte nje parti “garniture”, pas zgjedhjeve ne koalicion pesefishoj numrin e deputeteve, por jo per merite te saje, por per shkak te formules se zgjedhjeve , e cila favorizon fuqishem partite e vogla te koalicionit. ” Merit” e metes eshte qe e parashikoj perfitimin qe do te kishte nga ky koalicion me PS-n si forca fituese dhe ju bashkangjit asaj jo se e deshironte por se do te perfitonte dhe nuk i doli keq! perfitoj kaqe shum sa tani ben edhe te fortin dhe shantazhuesin!?
    Tani ky lideri famoz i LSI-se objekt i vetingut, si edhe ortaku i tije i meparshem, i egzaltuar nga rrezultati i 2013-s e genjen mendja se ne zgjedhjet e ardheshme munde te dale edhe forca e pare!? Me duket se do ta pesoj si ai qeni me mish ne goje tek fabula , qe kur e pa veten ne pasqyren e ujit, thela qe kishte ne goje ju duke me e madhe, leshoj ate qe kishte ne goje dhe u turr te rrembente ate qe shikonte ne pasqyre, por c’edo se humbi edhe ate qe kishte ne goje!
    Forcat qe do te konkurojne forte dhe pretenduese per pushtet, do apo nuk do Meta jane PS dhe PD Edhe pse ne ditet e saj me te keqia PD sot per sot nuk munde te renditet ne vend te trete. Githashtu PS si force qeverisese, me gjithe konsumin qe te jepe nje mandat, e ka te hapur edhe fitoren e nje mandati te dyte.
    Ne zgjedhjet qe vijne, pretendimi eshte se PS-ja eshte perseri pretendente e qeverisjes se ardheshme, sigurisht jo e vetme dhe njeri nga aleatet natyral te saj perseri ngelet LSI . Qe te mos i rriten veshet me shume se c’i jane rritur, PS-ja le ta bej koalicionin, por paszgjedhor , secila force le te konkuroje me forcat e veta!, ne rraste te kundert le ta lere LSI-n te bej koalicionin parazgjedhor me PD-n!
    Nje gje eshte per tu theksuar muco ! ne keto 26 vjete Rama me te mirat e te keqiat mbete km me i mire. Nuk diskutohet qe dekadat qe do te vijne do ti sjellin ketij vendi km edhe me te mire!

  16. Jimi says:

    Muco! I vetmi gabim i Rames dhe me i pafalshmi, premtimet e fushates qe deshi ti bente realitet brenda keti mandati, pa e ditur tamam se ne c’gjendje katastrofale e la qoftelargu ekonomine e ketij vendi.
    Sa per aleatin e koalicionit, ti e di shum mire, qe eshte nje aleance e detyruar dhe jo e deshiruar, por qe ne politike dhe jo vetem ne Shqiperi eshte normale. Nga kjo lloj aleance gjithecka edhe pritet, perderisa LSI-ja para koalicionit ishte nje parti “garniture”, pas zgjedhjeve ne koalicion pesefishoj numrin e deputeteve, por jo per merite te saje, por per shkak te formules se zgjedhjeve , e cila favorizon fuqishem partite e vogla te koalicionit. ” Merit” e metes eshte qe e parashikoj perfitimin qe do te kishte nga ky koalicion me PS-n si forca fituese dhe ju bashkangjit asaj jo se e deshironte por se do te perfitonte dhe nuk i doli keq! perfitoj kaqe shum sa tani ben edhe te fortin dhe shantazhuesin!?
    Tani ky lideri famoz i LSI-se objekt i vetingut, si edhe ortaku i tije i meparshem, i egzaltuar nga rrezultati i 2013-s e genjen mendja se ne zgjedhjet e ardheshme munde te dale edhe forca e pare!? Me duket se do ta pesoj si ai qeni me mish ne goje tek fabula , qe kur e pa veten ne pasqyren e ujit, thela qe kishte ne goje ju duke me e madhe, leshoj ate qe kishte ne goje dhe u turr te rrembente ate qe shikonte ne pasqyre, por c’edo se humbi edhe ate qe kishte ne goje!
    Forcat qe do te konkurojne forte dhe pretenduese per pushtet, do apo nuk do Meta jane PS dhe PD Edhe pse ne ditet e saj me te keqia PD sot per sot nuk munde te renditet ne vend te trete. Githashtu PS si force qeverisese, me gjithe konsumin qe te jepe nje mandat, e ka te hapur edhe fitoren e nje mandati te dyte.
    Ne zgjedhjet qe vijne, pretendimi eshte se PS-ja eshte perseri pretendente e qeverisjes se ardheshme, sigurisht jo e vetme dhe njeri nga aleatet natyral te saj perseri ngelet LSI . Qe te mos i rriten veshet me shume se c’i jane rritur, PS-ja le ta bej koalicionin, por paszgjedhor , secila force le te konkuroje me forcat e veta!, ne rraste te kundert le ta lere LSI-n te bej koalicionin parazgjedhor me PD-n!
    Nje gje eshte per tu theksuar muco ! ne keto 26 vjete Rama me te mirat e te keqiat mbete km me i mire. Nuk diskutohet qe dekadat qe do te vijne do ti sjellin ketij vendi km edhe me te mire!

  17. Ben Dibrani says:

    detyra e gazetareve eshte te shikojne realitetin ne sy. Te shohin diferencen e llahtareshme me paraardhesin dhe te vleresojne se Rama eshte nje person dhe nese ka te meta kudo ne shoqeri, t’i vene emrin te metes dhe te merren me personin fajtor, jo “sulm kryeministrit” sic i eshte bere patologjike tashme. Eshte e pabesueshme se si BE di te dalloj me mire se gazetaret shqiptare realitetin shqiptar, si mundet qe FMN eshte gjithashtu ne te njeten shkalle vleresimi. Ne Shqiperi gazetaret jane kthyer ne misionare te se keqes, pas dhe me karten e anti-Rama/ve tashme rreshtuar ne “aleance te ndyre” te gjithe ata qe jane me antishqiptaret ne teresi. Nuk eshte rastesi qe Rama tashme eshte i njesuar si asnje politikan me pare, me interesin me te mire kombetar, ndersa opzita duket si nje tentakule e fshehur e pansllavizmit dhe filo-ortodoksise, armiq asgjesues te shqiptareve.
    Mbeshtet Ramen Mustafa, jo se eshte me i miri nder parardhesit, por sepse eshte me i miri ndonjehere.
    Mos u kompleksoni se do dikush mund t’ju akuzoje per servilizem, me mire servil ne dobi te ceshtjes kombetare se sa nje narcist i qelbur ne dem te ketij vendi.
    Ne si individe jemi kalimtare, dinjiteti i Shqiperise ka miliona here me rendesi se “dinjiteti” fallc i momentit. …. sepse ….
    Shqiperia do te rroje, per te, per te luftojme ne.

  18. england says:

    Me siguri dikush i ka pershperitur ne vesh ketij Mucit se je shume i zgjuar,per ndryshe nuk kam si ta shpjegoj faktin se ky ben sikur i di te gjitha!Ta nis me njeren nga kritikat kur krahason Ballen me Blushin,dhe Hafizin me vajzat e doganes,ti Mustafa je komplet jashte loje ne kete debat,pasi per te bere formacionin e ndeshjes kunder Izraelit ne 12 nentor eshte pergjegjesi e De Biazit dhe askujt tjeter,pasi ai ja di kondicionin lojtareve qe ka ne dispozicion,dhe sigurisht merr pergjegjesite per deshtimin,ose suksesin!pra eshte pergjegjesi e Rames drejtimi i qeverise me njerez te afte dhe “puntore” qe vlersojne cdo detaj ne ate qe bejne,dhe eshte Rama ne kete rast te vendose per drejtimin e nje institucioni,se po te ishte ndryshe do te vendosnim ty si kryeminister.Kur te gjithe kosovaret pa perjashtim me komentet e tyre neper rrjetet informative komplimentonin Ramen,dhe kritikonin gazetaret e tyre kjo cfare tregon per ty Muc arrogance,apo vlersim per kryeministrin?Ti thua se qeveria ka nevoje per emra te rinj,pasi dy tre ministri nuk kane funksionuar,nderkohe qe del hapur per cdo problem tjeter,ketu nuk e thua troc se kush jane keto ministri!se eshte e thjeshte te jesh ne anen e kritikuesit,por kur vjen puna te jeni me konkrete ju gazetaret mundoheni ti pergjithesoni ceshtjet qe kane nevoje per emra konkrete,pasi ju flisni per te mbushur rreshtat e gazetave,se per kete paguheni,se nese do dilni konkretisht me emra keni frike se do perballeni me faktet e shifrave qe Rama ja u ka perplasur me qindra here neper televizione.Muc perfundimisht shko dhe bej ndonje shkrim per fene islame,se per politiken po deshton dita-dites…

  19. aqif tahipi says:

    O Muco ,respekt per ty qe ke dell opozitar ,por nuk behet opozita me hicin. Nese ti do te ngacmosh nervin kundershtues te shqiptareve (jo vetem per hir te nervit ) ,atehere duhet te tentosh vetem drejt te vertetave qe shumica jone i perceptojne (sepse jane ) te tilla. Ne mos befsh kete gje , atehere ti dhe krejt opozita politiko — nediatike mund te humbni besueshmerine (kredibilitetin ) ne opinionin e shqiptareve .Vetem e verteta ,e pranuar sic ka qene nga ju ,opozitaret , mund te na beje tju marrim sado pk seriozisht.

  20. Fshatari says:

    O Muqi degjoje popullin se qenka me i informuar se ty

  21. Devolliu says:

    Të tëra mirë i ke thënë o Muçi, por kur përmënde atë Ben Blushin më erdhi për të vjellë. Të dhjefsha mu në Benblush!

  22. ATDHETARIA says:

    MUCIT PO I DREJTOHEM , SI KA MUNDESI TE JENE NJEREZIT KAQ HIPOKEKRITE ME DY FTYRA,SI JU MUSTA NANO/ ME ISHTE KRIJUAR NJE PERSHTYPIE SE JENI SHOKE ME EDIN NGA QE JAM 25 VJET JASHTE NUK E DI TAMAM.DITEN ME TE KEQE QE UJQIT KISHIN HAPUR GOJEN DHE VESHET , DITA KUR EDI ME SHUME SE KURE KISHTE NEVOJE PER MBESHTETI NGA ANALISTET, POPULLI DHE POLITIKA JO SE KISHTE FRIKE ,AI ESHTE I VENDOSUR PER ATO QE THOTE DHE I BEN RALITET GJE QE PO E SHOIM DITA DITES NGA JUGU NE VERI( GRUPI I GAZETAREVE TE PA VARUR ) LUBONJA, ZHEI , BUSHATI, BLUSHI , E DISA TE TJERE QE Z RAMA E DI ME MIRE SE NE,MENDOJ DHE KY ESHTE MENDIM PERSONAL ,JU Z NANO NUK DUHET TE DILNIT ME ATE ARTIKULL, QE SA FILLONTE E DERI SA MBARONTE KISHTE VETEM NJE REFREN QEVERI E KORUPTUAR E SHUM TE TJERA ,DUKE BERE KRASIMIN ME TE SOTMIN ISHTE NATA ME DITEN SIKUR BRENDA DY DITEVE GJITHCKA NDRYSHOI ME SHKOPIN MAGJIK( ME TE PARIN I BASHKOET GAZETAREVE TE PA VARUR QE VETEM VRER VJELLIN ) KISHA DHE DICKA KRASIMIN NE MES BLUSHIT DHE BALLES ,PER BALLEN ESHTE FOLUR PO JO VERTETUAR QE MER LEK PER TE TE FUT NE PUNE DHE KETE E THONE SHUME MENDOJ QE JNE SHPIFIE TE SHQUPIT. ESHTE ENERGJIK DHE PUNTOR, BLUSHI NUK MUND TE KRASOHET ,BLUSHI ESHTE XHELOZ,INATECI I MEFSH DHE JO AKTIV ,CDO GJE E SHOIN NE INTERES PERSONAL MIRE BERI QE U LARGUA HAFIZI,PAS ZGJEDHJEVE Z RAMA BERI QEVERINE ZONJA U ZEMERUA DHE ESHTE BERE ARMIKE ME EDIN,PER PUNEN E DROGES AJO PAK DITE KA QE ESHTE SHKRPUTUR NGA PS ,TE JAPE LLOGARI SE AJO KA QENE ANTARE E PS DHE DEPUTETE ,PO ESHTE KEQ KUR FLET GOJA PARA MENDIES, PER HAMETAJ EDHE UNE JAM CUDITUR NJE NJERIU IM KA MBARUAR SHKOLLEN E BENIT I NJEH 2 GJUHE NJEREN SHKELQYER ESHTE RITUR NE ATE SHTET I EDUKUAR PA PUNE ,HAJDUTET KRIMINELAT KANE ZENE VENDET ME TE MIRA PO KA QE KANE NGA 2 VENDE SHEMBULL VAJZA E XHOZIT QE NA JEP MEND NE KUVEND,ARBENI NDOFTAI E BEN MIRE SE EDI NUK E MBANTE NE ATE VEND ,RAMA PO PUNON PA U LODHUR PER TE NDRYSHUAR KETE VEND QE ESHTE SHKATERUAR NGA TE GJITHE ANET PERFSHI DHE NJEREZIT,ZOTI I DHENTE FORCE SHENET PER TE MIREN E VENDIT ,,SHQUPSAT JANE TE DJALLEZUAR TE GJITHA KETO QE PO NDODHIN,TRITOLI DROGA E SHUME SI KETO QE PO NDODHIN ESHTE DORA EPISTE E OPOZITES

  23. petrit says:

    O Muco ! Reforme ne Polici , Reforme ne pushtetin Lokal ,Reforme ne Arsim ,Reforme ne Pensione ,Reforme ne Rilindjen e Qyteteve , Reforme ne Shendetsi , Reforme ne Drejtesi ,Reforme ne Tatime , Reforme ne Energjitike , reforme ne Turizem e Teritor . Reforme ne Bujqesi dhe Perfaqesim Dinjitoz ne Politiken e Jashtme , Ndalimi i Prerjes se Pyjeve , Prishja e Ndertimeve pa Leje , Pershpejtimi i Legalizimeve , Pershpejtimi i Zgjidhjes se Problemit te Pronave ,Pershpejtimi i dhenjes se demshperblimit te Ish te Perndjekurve Politike , dhe shume te tjera jane Shtrati i Shtetndertimit te Shqiperise Moderne dhe Europiane , U pranuam vend kantidat dhe ne Daten 29 te ketij Muaji Z. Merkel njofton Hapjen e Negociatave me BE.Po ti Analizosh keto nje per nje nuk gjen Qeveri me te Mire se kjo ne keto 25 vjet o MUCO .

  24. Jimi says:

    O muco mos u bej aleat me djallin! Nuhatja politike e “plebejve” qe e mbeshtesin ne menyre masive Ramen eshte me realiste se scolarizmi i “patriceve” nihiliste e xheloze!

  25. Populli says:

    Dhe me ne fund Rama do te marre te gjatin. Mezi mori 63-deputete ne 13-en, imagjinoni ne Qershor. Me shume vota do te mare LSI se PS, sepse PS nuk ekziston me. Qeverine e ardheshme e ben Meta. Po e mori gjatoshin prape, ndoshta e mban edhe ca ne kembe, por jo me si kryeminister.

  26. Sami says:

    Une them qe rama duhet te mari pene dhe bllok dhe te mbaj shenim orientimet qe jep ky Muc idioti. Muci ka shkare nga qeremendreja dhe merr rolin e keshilltarit te k/ministrit ne menyre affirmative. Hej Muc je firme nga Skrapari dhe mbahu pak se mos biesh. Ke filluar te bjesh ne dashuri me mendjen tende dhe te ustait tend qe te ka dehur me ndonje doze megallomanie. Mos ki frike Muc se LSI eshte partia e fundit pas partise agrare. Edhe pse PD e Saliu Luli e shpura e tyre kane vrare shqiptare te pafajshem edhe pse ka futur ne dhe 26 vete ne Gerdec edhe pse ka bere vjedhje makabre dhe tradheti kombetare me faljen e detit, edhe pse Ilir Meta u kap me ze dhe figure perseri per Muc Nanon qeveria Rama eshte me e korruptuara ne 25 vjet. Ti Muc nuk je gazetar ti je thjesht nje mercenar qe ndot figuren e gazetarit. Cfare e kujton popullin shqiptar ti se nuk i kupton balten tende gazetareske e amballazhuar ne magazinat e LSIse kunder Edi Rames? E shumta qe akuzon ti Ramen eshte se tregohet arrogant dhe kur nuk tregohet arrogant per ty sjellja eshte shume e bute dhe mosperfillese. Ne se tregohet arrogant me tipa mercenare te pavlere si puna jote Rama ben shume mire. Ti nuk i afrohesh dot te gjykosh punen e pakrahasueshme qe ka bere kryeministri Edi Rama. Une i heq kapelen gazetarise se Mero Bazes qe eshte pene e talentuar dhe personalitet qe respektin e ka fituar me pune dhe ndershmeri dhe nuk eshte shitur per para dhe se ka cenuar dinjitetin dhe figuren e gazetarit. Mero Baze eshte kapitali informativ i popullit shqiptar dhe ka ate reputacion fale ndershmerise se tij qe eshte pasuria me e madhe e tij. Ne se ti Muci kerkon te frysh shpresat e LSI se si parti e pare apo e dyte me ndikimin e shkrimeve te tua te shpifura ta dish qe jo vetem nuk do kesh rezultat por po ben efekt te kundert. Nuk jemi ne Amerike ketu Muci ku media ndikon fort zgjedhjet elektorale. Populli shqiptar eshte pak popull “thashethemexhi” por i zgjuar dhe te vertetat nuk i konfirmon nga gazetat e nga artikujt e tu te papershtypshem por nga kafenete duke diskutuar me njeri tjetrin. Mos harro se leku i ri eshte futur ne qarkullim ne 1964 por akoma 10 lekeshes ketu i thone 100 lekeshe e vjeter. Ti je klasifikuar si faktor negativ me efekt te kundert dhe si mercenar te ka dale boja. Ti nuk mund te behesh faktor i rendesishem duke na treguar se mbreti lakuriq Ilir Meta i ka rrobat e bukura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *