Ja çfarë duhet të bëjë Edi Rama në Beograd

9 Tetor 2014, 18:46Blog TEMA
Ja çfarë duhet të bëjë Edi Rama në Beograd

Nga Nexhmedin Spahiu

Vizita e pritur e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd do të ndodhë pas afro 7 dekadash. Mu për këtë edhe ka rëndësi historike dhe simbolika luan rrol të madh.

Edi Rama nuk duhet ta përsërisë gabimin e Ilir Metës, i cili kur shkoi në Beograd si ministër i jashtëm vuri kurorë lulesh mbi varrin e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq. Gjingjiqi vërtetë ishte njëri ndër kryeministrat më të zotë e më pro-perëndimor në historinë e Serbisë, por ai njihet si politikani serb që deshi ta ndante Kosovën mbi baza etnike dhe respekti për Gjingjiqin, simbolizonte pajtimin e Shqipërisë që Kosova të ndahet në baza etnike mes Shqipërisë e Serbisë. Është e sigurt që Ilir Meta nuk do ta ketë menduar kështu aspak këtë punë, por çështja është si e panë gjestin e tij opinioni publik në Beograd.

Kurorë lulesh tek pëmendorja e Dimitrije Tucoviqit

Edi Rama duhet të vëjë kurorë tek përmendorja e Dimitrije Tucoviqit (1881-1914) në qendër të Beogradit. Dhe ai duhet ta thotë arsyen përse. Tucoviqi ishte politikani i parë serb që kundërshtoi ushtrinë serbe për pushtimin e tokave shqiptare dhe përshkroi masakrat ndaj shqiptarëve. Kur pas luftës së fundit në Kosovë (1999), emrat e rrugëve dhe shesheve të Prishtinës u zëvendësuan me emra shqiptarë, edhe pse dominonte frymë ekstremisht nacionaliste, autoritetet lokale të Prishtinës e panë të udhës që emrin e Dimitrije Tucoviqit edhe më tutje ta bartë një rrugë e Prishtinës. Fatkeqësisht, në Tiranë nuk ka një rrugë më emër të tillë. Do t’ishte mirë të kishte. Do të shprehte kulturë e respekt për autorin e veprës monumentale “Serbia e Shqipëria”.

Ceremoni fetare në Kishën e Shën Savës në Beograd

Edi Rama do të duhej të vizitonte Kishën e Shën Savës në Beograd dhe të bëmte kryqin sipas ritualit ortodoks. Kjo do të kishte jehonë tejet pozitive në opinionin serb dhe do të tregonte kulturë e respekt që do të shkrinte shumë paragjykime. Paraprakisht Edi duhet ta praktikojë këtë në Kishën Ortodokse në Tiranë që, si fëmijë i komunizmit ateist, të mos bëjë ndonjë gafë gjatë ritualit dhe kësisoj të arrijë kundërefekt. Këtë ceremoni duhet ta zhvillojë jo për hirë të bindjeve të tij fetare (sepse Edi ka të drejtë të jetë edhe ateist, tek e fundit është e drejtë personale e secilit), por pse si kryeministër i Shqipërisë përfaqëson edhe një komunitet të madh të krishteresh ortodoksë.

Vizitë xhamisë në Beograd

Edi Rama do të bënte mirë ta vizitonte edhe xhaminë e Beogradit, për të treguar se si kryeministër i Shqipërisë përfaqëson një komb myslimano-kristian. Natyrisht, në xhami nuk ka nevojë të kryej ceremoni fetare, sepse do t’ishte qesharake që një kryeministër të bëjë edhe kryq edhe namaz. Thjesht, Edi Rama në Beograd duhet të tregohet si një i krishter, por që qeverisë me një komb që është myslimano-kristian.

Me këtë ai do të tregonte superioritet duke qenë se serbët janë një komb ekskluziv mono-fetar (ortodoks) përballë kombit shqiptar si komb multi-fetar.

Takim me artistë, por jo nga ata të kohës kur Shqipëria ishte inferiore e Serbia (Jugosllavia) superiore

Edi Rama bënë mirë të takohet me artistë serbë, pasi edhe vet është artist, por bënë mirë t’u shmanget takimeve me artistë serbë që krijuan famë në kohën kur Shqipëria ishte e izoluar. Pra, Edi bënë mirë t’i shmanget takimeve me Goran Bregoviqin, Emir Kusturicën, Zdravko Qoliqin etj, për asgjë tjetër përveç se për arsyen se takimet me këto personalitete të artit e kultures serbe përkujtojnë kohën kur Shqipëria ishte inferiore karshi Serbisë (Jugosllavisë). Mund të takohet me artistë që kanë bërë emër viteve të fundit, kohë kjo që nuk ngjallë kujtime të kohës së kaluar kur Shqipëria ishte inferiore karshi superioritetit të Serbisë (Jugosllavisë).

Intesifikimi i marrëdhënieve ekonomike, autostrada Durrës-Nish

Pasi të ketë treguar superitet kulturor përmes simbolikës që përmenda më lartë (kurora lulesh te permendorja e Tucoviqit, kryqimi në kishë, vizita në xhami), pozicioni i tij do të jetë krejtsisht solid. Atëherë ka mundësinë të flasë i relaksuar për marrëdheniet ekonomike që duhen intensifikuar, ku theksi duhet vënë në ndërtimin e autostradës prej Nishi deri te kufiri me Kosovën, ku serish ka rastin të tregoj superioritet pasi që pjesa shqiptare dhe ajo kosovare e autostradës tashmë kanë përfunduar.

Jo duar thatë, për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kryeministrit shqiptar nuk i ka hije të shkojë duarthatë tek komuniteti shqiptar që qeveriset nga shteti serb. Do t’ishte mirë që në emër të qeverisë shqiptare të bënte ndonjë donacion për ndonjë shkollë, çerdhe të fëmijëve, shtëpi kulture apo çfaredo qoftë që të ketë nevojë në Luginë të Preshevës.

Kërkesa për njohje të pavarësisë së Kosovës

Pika mbi shkronjën “i” vëhet në fund me kërkesën ndaj qeverisë serbe që ta njeh sa më parë pavarësinë e Kosovës, duke theksuar këtu se Qeveria e Shqipërisë mbështet plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd.

Gjatë deklaratave publike e jo publike duhet të shmagen lajkat, por edhe tonet e ashpra, si kundërpergjigjie e toneve nga pala serbe.

Kombi shqiptar si fitues i konfliktit 140 vjeçar

Pozicionimi i kryeministrit shqiptar gjatë gjithë qëndrimit në Beogradi duhet të jetë i tillë që të dëshmojë se kombi shqiptar dhe ai serb ishin në konflikt 140 vjeçar, por ky konflikt ka përfunduar me fitoren e kombit shqiptar dhe aleatëve të tij, dhe si komb fitimtar nuk sillet me arrogancë e përçmim, po sillet me urtësi e respekt për humbësin. Natyrisht, punën e fituesit e të humbësit nuk duhet ta thotë shprehimisht, por veprimet e tij në Beograd duhet ta manifestojnë këtë.

37 komente në “Ja çfarë duhet të bëjë Edi Rama në Beograd”

  1. capucino says:

    po kultura eshte gje e madhe….tregojuni qe e kemi kete…

    1. Pilo Lala says:

      Shume detyra i ke dhe Edit, nuk ka kohe ti bej te gjitha.
      Edi e di vete , dhe nuk ka nevoje per mendjet tuaja te ndryshkura.
      Edi ne Beograd perfaqeson Shtetin Shqiptar, dhe jo Kosoven.

      1. Realisti says:

        Te lumte Nexhi,ashtu duhet te beje Edi,por s’ka guxim dhe do ti mungoi aresyeshmeria.Nderesa,komentet e spermes serbo-komuniste s’kane vlere per kete forum.

      2. Sadik Elshani says:

        Pilo Lala,
        Cdo pellemb e tokes shqiptare eshte Shqiperi dhe Kryeministri i Shqiperise duhet t’i mbroje interesat e te gjithe shqiptareve.

      3. Edhe diçka: Edi Rama s’ka nevojë për këshillat e askujt, aq më pak të këtij NS. Dhe tjetra E.R. Nuk është kryetar e qeverisë së kombit muslimano-kristian, por i kombit shqiptar dhe si i tillë duhet të sillet, në çka besoj plotësisht. Besoj sepse AI ka këllqe.

  2. Pelasgian says:

    Shume dakort me ju zoteri

    1. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

      ja ke fut i çik si kau pelës pellazgo!?

  3. Dardha says:

    Ne fakt nuk eshte aspak ide e keqe per nje balancim te duhur pozicionesh.

  4. Drini Bardh e Zi says:

    Zoti Nexhmedin Spahiu,

    Kryeministri Rama duhet t’ju perfshije ju ne rrethin e keshilltareve te tij, jo per te ndjekur keshillat tuaja por, ne mos per te bere te kunderten e tyre, se paku, tu shmanget atyre qe ju do ta keshillonit.

    Ju jeni shprehur publikisht se, tashme, ka dy kombe shqiptaresh: Kombi shqiptar i Shqiperise Londineze dhe Kombi shqiptar i Kosoves ose, sic e quani ju ne menyre akoma me ndarese, thjesht, kombi kosovar.

    Sipas ketij veshtrimi, ju duhet te pranoni se Serbia ka qene ne konflikt 140 vjecar me kombin kosovar, dhe jo me kombin shqiptar, kryeminister i te cilit eshte aktualisht Edi Rama prandaj, Rames nuk i mbetet te tregoje ndonje superioritet apo modesti fituesi ndaj serbeve, pasi fituesi, sipas kendveshtrimit tuaj, eshte kombi kosovar dhe i takon kryeministrit apo presidentit kosovar te merret me sterhollime te tilla te etikes se mikut ne shtepine e mikpritesit.

    Me tej, Edi Rama eshte deklaruar katolik, pra nuk eshte ortodoks dhe per pasoje, sipas ritualeve fetare perkatese, edhe pse mund te zgjedhe, per kortezi
    te ortodoksve shqiptare dhe serbeve ortodokse, te vizitoje Kishen e Shen Saves, ai nuk mund te beje kryqin ortodoks, ashtu sikurse, nuk mund te marr avdes dhe te bej lutje fetare myslimane, ne nje vizite te supozuar ne ndonje xhami te Beogradit.

    Me tej, takimet e sugjeruara te Rames me artiste serbe, gjykoj, mund te kene vetem nje site selektuese: nese keta artiste kane qene me veprat dhe qendrimet publike te tyre shoviniste, raciste dhe paragjykues ndaj shqiptareve si dhe pro raprezaljeve dhe genocidit ndaj shqiptareve te Kosoves, athere Rama duhet te qendroje sa me larg tyre.

    Sa i takon ndarjes nga ana juaj te artisteve te tyre qe mund te preferohen nga Rama, si te athershem (jugosllave), apo si te tanishem (serbe), sepse kinse, te athershmit na kujtojne inferioritetin shqiptar ndaj tyre, kurse te tanishmit nuk na paskan ndonje superioritet apo, akoma me absurde, na qenkeshin inferiore ndaj nesh, kjo ishte nje gje qe nuk e prisja nga nje publicist si ju, qe me se paku, e kam vleresuar per intelektin e tij.

    Nuk ka dyshim, se si athere, ashtu edhe tani, per shkaqe te shumta historike dhe mundesish arsimimi dhe kontaktesh me boten e qyteteruar, serbet vazhdojne te jene ne avantazhe te ndjeshme intelektuale dhe rrethesh artistike ndaj nesh, avantazhe qe nuk mund te kapercehen, nder te tjera, me intelektuale nga tanet qe, misteriozisht, i fryjne tezave te dy kombeve shqiptare e Ballkan.

    Duke qene se eshte arsyeja kryesore e komentit tim per shkrimin tuaj, po ndalem edhe nje here tek kjo teze ogurzeze e dy kombeve shqiptare ne Ballkan, zoti Nexhmedin Spahiu, teze qe e cvlereson rende portofolin tuaj profesional si publicist.

    Zhvillimet ne Krime dhe ne Ukrainen Lindore, shume me heret sec e kisha parashikuar ne nje koment-debat te para shumkohesh ndaj tezes tuaj publike per egzistencen tashme te nje kombi kosovar te ndryshem nga ai i Shqiperise, treguan se konjukturat gjeostrategjike dhe protagonistet e tyre, levizin shpejt dhe vrullshem, shpesh ne menyre agresive dhe, edhe superfuqi, qe i japin tonin jetes ndekombetare, mund te kapen gafil dhe te nbeten te pafuqishem per te ndryshuar gjerat ne teren.

    Ballkani eshte njeri nga rajonat me te ekspozuara ndaj ketyre zhvillimeve dhe Kosova, pjesa me vulnerabel e ketyre skenareve qe, me siguri, para se te vihen hapur neper skena, kane planizimet e hollesishme ushtarake, administrative dhe civile ne arshivat ruse dhe serbe.

    Lufta 140 vjecare serbo-shqiptare ende nuk eshte fituar!

    Eshte fituar nje beteje e madhe e saj, por jo krejt lufta.

    Dhe kjo lufte nuk do te jete kurre e fituar, sa kohe qe do te kete, dy shtete apo dy kombe shqiptare ne Ballkan.

    Kush i fryn kesaj teze dy kombeshe, me apo pa dashje, e con ne kalendat greke fitoren e kesaj beteje 140 vjecare.

    Dhe, ne kushtet aktuale nderkombetare, kur shtrimi i bashkimit de jure te Shqiperise me Kosoven, per te formuar nje komb-nje shtet shqiptar, eshte akoma nje tabu diplomatike, na mbetet te shtrojme rruget e bashkimit de fakto te tij, nepermjet unifikimit te arsimit, ekonomise, te institucioneve dhe sherbimeve te inteligjencies, te tregetise dhe bashkimit doganor, te niveleve universitare dhe akademike, te tregut energjitik dhe agroindustrial, te asambleve te perbashketa vendimarrese te legjislatures, drejtesise dhe ekzekutuvit dhe, para dhe mbi te gjitha, te unifikimit te mesimit dhe perdorimit te gjuhes shqipe standarte ne gjithe universin e shkolles, medias, botimeve letrare, shkencore dhe artistike.

    Keshtu, faktori shqiptar ne Ballkan, do te ngrihet seriozisht ne nivelin e kombeve te tjera ballkanike dhe do jete realisht, faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon.

    Vizita e Rames ne Serbi, nese nuk ka nje dokument te parapergatitur per temat e diskutimit dhe nje projektmarrveshje te mundeshme, do te jete thjesht nje spektakel qe do merret me detaje te etikes, nga ato qe ne rreshtoi zoti Nexhmedin Spahiu, ne mos qofte nje kortezi qejfberese ndaj rekomandimeve te nderkombetareve.

    Nese Rama, formalisht, pershendet dialogun Prishtine -Beograd, pa theksuar se ky dialog duhet te kete ne rrafsh njohjen e pavaresise se Kosoves nga Serbia, personalisht do ta konsideroja si nje leshim qe Shqiperia i ben finteve te ca qarqeve dominuese europiane, te cilat kane filluar ta kene bezdi axhenden kosovare ne tryezat diploamatike dhe duan me cdo kusht ti japin fund kesaj ceshtje ne dem te integritetit teritorial te Kosoves, madje edhe pa arritur njohjen serbe te pavaresise se saj.

    Pas zhvillimeve ne Ukraine dhe impotences dhe mosdeshires europiane per tu vene fre orekseve aneksioniste te Moskes, Beogradi e sheh veten ne pozita favorizuese ne takimet me Ramen dhe do te beje presion qe Shqiperia te leshoje pe, ne kurriz te Kosoves, pa marre gje ne kembim te pavaresise dhe njohjes se saj, pa folur per ndjesen e munguar serbe per krimet ndaj shqiptareve te kosoves ne kapercyellin e shekullit qe shkoi.

    Ky eshte testi i Rames ndaj ceshtjeve madhore kombetare dhe, nga kjo pikpamje, do te cmohen arritjet apo deshtimet e kesaj vizite.

    Detajet etike te shkrimit te zotit Nexhmedin Spahiu do te mbeten vetem shashka tymyese , ndofta naivisht, pa te keq te tij.

    1. Robert says:

      Masakrat per te cilat flet Dimitrije Tucoviqi ne librin e tij, serbet i kane bere ne territoret e Shqiperise se sotme. Edhe nga serbet etnike jane krijuar dy kombe: serbet e malazezet. Nese u bene dy kombe shqiptare ky eshte nje sukses dhe jo disfate. Edi Rama dhe shume qytetare te Tiranes u treguan infriore kur dalldiseshin me Gran Bregoviqin qe i kendonte kallashit.

      1. alban.ny says:

        @Drini Bardh e Zi.Nje koment shume I mire,dinjitoz dhe i zgjuar.Spahiu eshte nje mendje e zgjuar por e mbrapshte.Ai e di qe nuk mund te beje axhenden e Kryeministrit, por provokon.Dhe teza e tij e”Kombit Kosovar” e “mbeshtetur” me emra filozofesh e statistesh europiane, te vjeter e te rinj, qe ai i citon me aq deshire e “kompetence”, eshte nje sherbim qe ai i ben antishqiptareve, ruseve, sebeve, Solanave, nikolagejxhve, e sojsorollopit te tyre. Nuk dua te them qe Nexhoja yne doemos eshte antishqiptar, por idete e tij jane te gabuara.Me pelqen dhe jam i nje mendje me ju per rrugen ekonomiko-socialkulturore-sportive-etj.etj.gje qe mendoj se e ka ne mendje edhe z. Rama.I gjithe Ballkani duhet te jete nje treg i vetem, por ne shqiptaret duhet te jemi shume kompakt, shume te integruar shpirterisht, politikisht, ekonomikisht, ne kete treg.Me tezat e Nexhos kjo nuk arrihet, perkundrazi, sabotohet.

    2. - Navy Seal Elite- says:

      zoti Drini Bardh e Zi (me zemer kuq e zi)

      Me lejoni te shpreh simpatine time per kete koment brilant.Zotin Nexhmedin dhe disa te tjere si puna e ketij rralle i lexoj deri ne fund.Nga artikujt e tij pergjithesisht negative ky eshte me pak i keq.

      Mendoj se kjo vizite e Rames eshte shume e parakoheshme ,…e nevojeshme por jo e domosdoshme.Me teper eshte nje vazhdim nga pasarelat e ketij viti me Papen,takimin me Merkelin,xhiroja nga Kina etj etj.Me shume duket si detyrim percaktim nga faktori nderkombetar dhe rezultati do jete i vaket..sepse dhe paria e Kosoves sot per sot po i lumturon serbet qe kane te forte hegjemonine ekonomike mbi vilajetin e Kosoves.

      Jam shume i ofenduar qe shtypi boteror (made in elezbiberjan) po komentojne qe kjo vizite po kryhet pas 7 dekadash kur u takuan lideri Tito me diktatorin Enver….edhe njehere e perseris…lideri jugosllav me diktatorin shqiptar…..pra rrofte druzhe Tito ..poshte Enveri do thonin Elezbibilenjte,Rugova me komsomolasin Isa mulla Mustafa dhe ky jeniceri Spahi.

      edhe nje here faleminderit dhe shkruaj shpesh se je i nevojshem per kete kohe qe bora po nxihet dhe balta zuri thinja…

      1. ---- says:

        ku e ke brilantine kjo me nder komentuesja, apo te leshi i saj nje po nje jo si shkolla e nates

  5. sejdiu says:

    me pelqejne idete. Bravo, shprehin patriotizem dinjitet kulture. Ju pergezoj.

  6. Toni KS says:

    Propozime qe deri dikund mund te mirren parasysh. Perveq te fundit. Kombi shqiptar fitues i konfliktit 140 vjecar? Ky eshte nonsens. Shqiptaret jane humbes absolute qe vetem me 1999 arriten te rekuperonin nje pjese te vogel te humbjes. Eshte nje krahine e madhe sa Kosova – Toplica ( qe shtrihej deri ne paralagje te Nishit) e cila u shpopullua komplet nga shqiptaret pas Kongresit te Berlinit. Lugina e Presheves eshte ende nen administrim direkt te Beogradit sikur qe eshte indirekt veriu dhe enklavat. Pastaj pjesa shqiptare e Maqedonise eshte jashte shtetit shqiptar pikerisht per shkak te disfates osmane/shqiptare ndaj Serbise. Kemi shume me shume te vrare ne konflikt e gjithashtu njerez te shperngulur ne Perendim/Turqi/Siri si rezultat i pushtimit/represionit serb qe jane me numra milionesh.
    Serbia pas suksesit spektakular ne fillim te shek. XX u zgjerua aq shume sa nuk kishte potencial te sundonte gjithe ate territor prandaj ne fund te shek. XX u kthye neadhesine natyrore. Bile eshte fitues relatov sepse i mbeti krahina e pasur e Vojvodines qe ne realitet eshte toke hungareze. Ndersa ne Bosnje dhe Kosove ende luan rolin e hegjemonit.

  7. Besi says:

    Edi Rama ka aq mend sa të mos dëgjojë budallallëqe, por të hartojë agjendën e vet që gjithsesi do të jetë më e mençur se sa sugjerimet mediokre të një pseudopolitologu, i cili nxjerr ca broçkulla për gjoja një inferioritet artistik shqiptar, qoftë dhe në fushën muzikore, dhe e këshillon kryeministrin të vizitojë kryekishën serbe, e vetmja që duhet sabotuar me një gjest të qartë diplomatik, duke marrë parasysh se kisha serbe është projektuesja,zbatuesja dhe bekuesja e të gjitha të zezave që u kanë ndodhur shqiptarëve në Ballkan që prej fundit të shekullit 19. Historianja kroate Ljubica Shtefan, një mike e shqiptarëve akoma e parespektuar prej nesh, në vitet 90 shkroi librin me titull: “Kisha ortodokse serbe dhe fashizmi”, ku identifikon këtë të fundit me ideologjinë dhe me praktikat fashiste. Të vizitosh kryekishën serbe nuk nënkupton thjesht të vizitosh një kishë, por një kishë akoma fashiste, e cila akoma nuk i ka gjykuar krimet serbe në Kosovë, madje as masakrimin e qindra foshnjave kosovare. Më në fund, ishte vetë Edi Rama që ia përplasi në fytyrë kryepopit serb në Tiranë racizmin e tij antishqiptar dhe mungesën e kulturës e të taktit diplomatik, gjë për të cilën, edhe po të dojë Edi Rama, do ta gjejë derën të mbyllur.

  8. beso says:

    Cfare eshte ky zoteria,Ka haber nga diplomacia apo po mban referat tek pavioni 17?Me e forta qenka te takoje artistet,por jo ata qe quhen artiste,po keta te viteve te fundit,medemek shkendije mujen.Nuk mund te shkosh tek Shtepia e tjetrit e te hedhesh rromuze,aq me teper pas 70 vjetesh.Eshte thjesht vizite kortezie,”per paqen ne Ballkan” dhe do shume kujdes ne protokoll,qe te shkrihet akulli per te miren e te gjitheve.

    1. Wendy-B says:

      hahahahaha @ beso Shkendija e ka “kall” duhet me e taku patjeter si “artiste” qe eshte.

    2. Labi says:

      Une, nderkaq, mendoj qe propozimet e zoterise qendrojne.
      Edhe ju pranoni qe duhet te beje kujdes, qe te jape sinjalet qe duhen me tolerance atje ku duhet dhe me vendosmeri atje ku duhet.
      C’ te duhet se cfare – fshesaxhi, maxhordom apo lypsar? Ka gjera te vlefshme , thuaji qe ka. Nuk te pelqen ajo e artisteve? Thusji qe nuk me pelqen dhe kaq!
      Se ne fund te fundit edhe ty nuk te pyeti njeri cfare je!!!

  9. heretiku says:

    sugjerime te menduara mire, per tu marre ne konsiderate.

  10. 17nentori says:

    kryeministri i nje pjese ortodokse duhet ta beka kryqin sipas ritualeve ortodokse!!!!

    vetem nga shqiptare degjon idiotesira te tilla. nuk ka perdhosje me te madhe se te hiqesh sikur je per dicka qe sje.
    perse u dashka qe kur kryeministri deklaron vete se eshte pagezuar katolik, perse duhet te hiqet si me ritual ortodoks!!!!
    pervec perdhosjes eshte edhe ofendim per ortodokset e vertete qe dikush qe nuk eshte te hiqet sikur eshte.

    i ka ngelur ora autorit tek epoka e mao-ce-dunit….. cudia me e madhe zgjat tre-dite….apo thua ta hame turpin me buke…. po futi dhe nje gote vere nga mprapa.

  11. Kor+ca. says:

    A eshte koha te kemi nje sektor te Akademise se Shkencave qe ti shtroje platforma publikut dhe qeveritareve tone mbi te vertetat e armiqesimit me fqinjet tane ,vecanerisht gjate osmanizmit disa shekullor, si dhe orjentimet gjitheperfshirese drejt europjanizimit, duke aritur nje ndjesi miqesimi te meritushem me fqinjet dhe ata me ne ?
    Nuk ka europe per ne nese mbajme ndezur armiqesite e vjetra; kjo si per ne ashtu edhe per fqinjet.

    1. ---- says:

      po moj hunde madhe, por nuk na dhe gje

  12. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

    rama na zgjodhi një këshilltar për kosovën ,nga kosova,shkëlzen maliqin!?!VK,pavarsisht se ka në shqipëri aq shumë njohës së kosovës sa nuk llogariten dot!
    tashti del ky debil i përjetshëm dhe jep “urdhëra”se si duhet të veprojë një kryeministër!!nuk e di përse e boton mero një shkrim të tillë??ndoshta për të treguar se deri ku shkon guximi i budallait!?!
    ky copë mishi,si të gjithë ne mund të shprehëmendimin e tij,por ta botosh në një gazetë!?nuk është e drejtë!!përndryshe duhen botuar dhe mendimet e ver llapër dhe xim kulufit ndjes pastë!!
    or debil në perpetum mobile,shkon një kryeministër në një vizitë zyrtare në një shtet tjetër!!ai shkon për interesat e vëndit që përfaqson!nuk shkon për të bër qoka tek shteti tjetër!!interesat fillojnë nga ato politike deri tek ato kulturore!!nuk ka nevojë të bëjë kryqin kur nuk beson dhe nuk ka nevojë të ngërë bythën përpjet pëse përfaqson një popull me shumicë myslymane!!këto mund bëjë privatisht,sepse ai është përfaqsuesi i shtetit LAIK shqiptar!!
    simbolika më e mirë është qetësia dhe mbrojta e interesave që ai përfaqson!!mbrojtja e tyre bëhet si me të ulëritur(budallai),si me të kërcitur dhëmbët(trimi budalla)ashtu dhe me qëndrim të qetë por këmbëngulës(qeveritari i mënçur);kujtoni vizitën e presidentit gjerman në turqi para disa muajsh;për tu marrë shëmbull;i qetë tha ato që duhej të thoshte;erdogani po ashtu,idiot,tha aot që e ka zakon të thotë!!
    një gjë i pëlqej meros!!
    di si ti shtojë klikimet në gazetën e tij!!nxirr idiotër me shkrim idiote,nxitës”debati”(sharjesh),dhe tituj injorantë të artikujve të tij!!
    beso përshëndetje për shkrimin!si në shumicën e rasteve i njëmendimi me ty!!
    ps:ramë debili,nuk duhet të përgjigjet me atë ironinë e tijë të trashë,si e ka zakon këtu!!do të ishte mirë sikur të hiqte dorë nga dhënja e mundësisë për thënje dykuptimshme,të interpretueshme sipas oreksit!!thjeshtë dhe saktë!1,2,3,4 e në vazhdim!!ndërrimi i mënyrës së numrimit mund të mund të përmëndë të gjithë numrat, por në fund të fundit bën vetëm një çorbë të madhe!!ai e ka zakon një gjë të tillë!!shpresoj që për atë vizitë të heqë dorë!!

  13. ziza says:

    I din Meta pun te veta, eshte nje thenie . Edi Rama nuk ka nevoj te mesohet se cka dote flas e cka dote beje , Ai eshte treguar shum mire se din te flase dhe din cka ben, din cka kerkon, eshte me i kulturuar se serbet dhe me intelektual se ata me te cilet do te takohet.

    1. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

      o zizo
      ke shumë të drejtë!!i kulturuar sa ska kutë vejë për një adoleshent,por jo për moshën që ka!për politikë është tek C,kur të tjerët e kanë kaluar disa herë nëpër duar komplet alfabetin!
      se kush janë sërbët!?nuk besoj se të duhen shumë fakte!do të të mjaftonte fakti se ata bënë krimet më të mëdha,pas hitlerit,në europë dhe në fund arritën të të njollosin me akuza absurde të trefikimit të organeve!!
      nës nuk je në gjëndje të kuptosh këtë,atëherë më fal për këtë replikë!bile i kërkoj vehtes po ashtu të falur për kohën që humba!!

  14. asdreni says:

    Nexhmedin Spahiu,qe prezanton mesjeten e pushtimit aziatik,ne keto troje,sherben si nje indikator i persosur per ate :
    SE CFARE NUK DUHET TE BEJE RAMA NE BEOGRAD.

  15. Lumi says:

    Beteja me serbet nuk ka mbaruar, sepse serbet akom ai mbajnete pushtuaran tokat shqiptare.

  16. beci says:

    pasi ngriti ne qiell “lavdine ” e Xhaferr Deves me shoke per masakren e 4 shkurtit, e te tjera si kjo,Nexhmedini “shkelqen”perseri.

  17. Çiljeta says:

    Më pëlqen më shumë, paragrafi i fundit ku “Shqipëria është fitimtari në luftën me Serbinë, por duhet të sillet si fitues zëmërgjerë”…(???!!!) Ha,ha,ha,ha,ha,ha,ha….ky Nexhmedini paska trutë e gomarit fare…!

    1. Labi says:

      Ciljeta,
      Po ta gjykosh se lufta eshte bere per Kosoven, patjeter qe ka te drejte.
      Apo ke mendim tjeter?

  18. Çiljeta says:

    Se më doli nga mëndja… Edi Rama, merre urgjentisht Këshilltar këtë diamand/karafil…!!!

  19. kola says:

    Ore maskara ku nga e merr kete kurajo te keshilloshe kryeministrin e Shqiperise qfare duhet te beje e te flase ne nje vizite zyrtare.Vertete me vjen peshtire deri ne vjellje kur degjoj e lexoje qindera kesi ahmakesh qe dalin neper media e shesin mend secili duke secili me i ceket se shoqi.Paraqiten si njohes dhe ekspert univerzal dhe pa asnje hesitim akuzojne,etiketojne,fyejn njerzit e zgjedhur me voten e popullit a ne fakt jane si ky qe doli ne zgjedhje per kryetar komunje e nuk fitoj as votat e familjes se tij.Kush e njehe njeriun me mire se familja e farefisi.

    1. Labi says:

      Gjeja qe te bie ne sy tek fjalia e pare eshte “maskara”. E pse valle? Pse i jep keshilla? Cudi bre Kole… nuk gjeta ndonje fjale tjeter…

  20. Luftulla Peza says:

    Një nga vizitat e E. Ramës duhet të ishte Qendra Arkeologjike Vinka, në jugë të Serbisë, afër kufirit me Kosovën. Në këtë vend është rregjistruar kultura më e vjetër pellazge, gjatë mijëvjeçarit 6 p.e.s.. Aty është gjetur shkrimi më i vjetër i botës, ku shkruahet fjala pellazge/shqipe “VIJ” = UIJ = UJI si dhe është ndeshur një shtatore veshur me fustanellë, më e vjetra ndër veshjet shqiptare. Në Vinkë janë dy simbolet e kulturës sonë pellazge/shqiptare: Fjala UIJ dhe Fustanella. Presheva duhet të jetë patjetër vend i vizitës së tij. Serbët kanë arritur bashkimin e komunave serbe në Kosovë, kanë krijuar minishtetin serb brenda Kosovës, tu kërkohet edhe komunat shqiptare të bashkohen bashkë, ashtu siç u krijuan në shqipëri minishteti grek dhe minishteti maqedonas me bahkimin e komunave minoritare greke dhe maqedone. Me këtë vizitë ndofta kryeministri ynë do ta shihte të domosdoshme ndihmën ë shteti Amë duhet të japë shqiptarëve që janë shkëputur me dhunë më 1913. Ndofta do ti lindë në zemër ngritja e ministrisë për shqiptarët jashtë Atdheut, që kërkojnë mbështetje dhe frymëzim nga shteti Amë

  21. rrnoft Pi Di,ja says:

    Zotni Nexhmedin,do te ishte me mire keto mendime tja kishe derguar zEdi Rama me perpara se ti beje publike ne gazete,edhe nqs mund te kesh te drejte per ato qe shkruan te le shije te keqe perpara vizites.Mendoj se Edi Rama e ka studjuar dhe menduar shume mire me perpara axhenten e tije te vizites,prandaj nuk eshte e drejte te prononcoheni ju per kete vizite.

  22. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Kam mendimin se vizita në Beograd, këtë muaj, e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, është në vëmendjen e çdo shqiptari, në trojet etnike shqiptare në Ballkan dhe në diasporë. Secili shqiptar, kudogjendet, ka të drejtë të thotë e të shtrojë mendimin e tij edhe, rreth kësaj vizite, si për çdo gjë tjetër, në kuadrin e lirisë së fjalës dhe të atdhetarizmit, si pjesë përbërëse e kombit shqiptar.
    Vizita në fjalë është, në radhë të parë, vizita e një shtetari të lartë të Shqipërisë, pas 68 vjetësh. Edi Rama shkon në Beograd si kryeministri i një vendi, i cili, për mbi 100 vjet, ka qenë dhe mbetet aktor dhe faktor, për stabilitetin në rajonin tonë e më gjerë, pavarësisht rregjimeve që kanë qeverisur. Kushdo, kudo që të jetë, bën mirë ta dijë se, shteti shqiptar, në periudha të caktuara historike, ishte shumë dinjitar dhe me autoritet në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar, pavarësisht sistemit politik.
    Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, dhe, çdo shtetar e pushtetar tjetër shqiptar, shkon në Beograd dhe kudo, si përfaqësues i shtetit të pavarur e sovran shqiptar, të shpallur nga 28 nëntori 1912 e këtej dhe jo i “Shqipërisë të ngjyrës së tij”. Ai, ndërkohë, shkon edhe me autoritetin e shtetit amë, për të gjitha trojet etnike shqiptare në Ballkan dhe serbët, finokë e hileqarë, këtë e dinë fare mirë, bile, më mirë edhe nga ne shqiptarët.
    Disa prej rekomandimeve, që po i bëhen kryeministrit, janë sa qesharakë aq edhe ofendues për kombin tonë. Marrëdhëniet midis shteteve bazohen vetëm në parimet dhe të drejtat që burojnë nga dokumentet e pranuara për marrëdhëniet ndërkombëtare midis shteteve, aq më tepër atëhere kur ato janë në pikën më të ulët, për dekada të tëra.
    Protokolli i vizitës së parë, të një shtetari a pushtetari shqiptar, pas gati shtatë dekadash, është shumë i rreptë dhe kolovitjet do ta ordinerizonin vizitën. Unë, do t`i rekomandoja kryeministrit të kërkonte gjatë bisedimeve dhe qëndrimit në Beogra.
    1. Vendosjen e një kurore me lule në ish-Kampin nazist të përqendrimit në Beograd, në afërsi të urës që lidh Beogradin e ri me atë të vjetër ose aty afër, ku janë mbajtur dhe zhdukur edhe shumë shqiptarë. Ky gjest, është mirë, të kthehet në ritual i përvitshëm nga Ambasada Shqiptare në Beograd dhe nga delegacionet e ndryshme shqiptare që mund të shkojnë atje.
    2. Gjetjen dhe mbylljen e çështjes të të zhdukurve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë, të cilët mbahen ende peng nga Beogradi.
    3. Gjetja dhe dorëzimi i dokumenteve që bëjnë fjalë për zhdukjen misterioze të intelektualit të shquar Ukshin Hoti.
    4. Bisedime për Luginën e Preshevës dhe vizitë protokollare atje, si një e drejtë e shtetit amë, për të mbrojtur të drejtat kombëtare, politike, ekonomike dhe socialukulturore të pakicë kombëtare shqiptare në Kosovën Lindore, përndryshe, në Luginën e Preshevës.
    Përsa i përket vendosjes së një kurore me lule në varrin e Dimitrije Tucoviçit, nuk do të ishte racionale, kur kemi parasysh ndërsjellësinë, por patjetër Prishtina dhe Tirana duhet të kenë të emërtuar një rrugë në nderim të tij, siç duhet edhe për Millan Shuflain e të tjerë të kalibrit të tyre.
    Vizita duhet përgatirur mirë nga pala jonë, duke patur në vëmendje të kaluarën e marrëdhënieve serbo-shqiptare. Urime dhe faqebardhë delegacionit shqiptar, të kryesuar nga Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje