FBI shfajëson Clinton, tërbohet Donald Trump

7 Nëntor 2016, 09:10Bota TEMA

Zyra federale e hetimeve apo FBI nuk gjeti prova veprimesh kriminale në e-mailet e reja të Hillary Clinton.

Në një letër dërguar anëtarëve të Kongresit, drejtori i FBI-së James Comey tha se agjencia kishte përfunduar rishikimin e emaileve të reja dhe nuk kishte gjetur asgjë që të ndryshonte pozicionin e saj.

Në korrik, Comey tha se Clinton ishte treguar e pakujdesshme, por nuk kishte bërë asnjë krim në manaxhimin e materialeve sekrete në serverin e saj provat të postës elektronike ndërsa ishte sekretare e shtetit.

Por çështja u ndez sërish kur FBI tha se kishte zbuluar emaile të reja që mund të kishin lidhje me hetimin e mëparshëm.

Emailet e reja u gjetën në laptopin e Anthony Weiner, ish-bashkëshorti i një prej këshilltareve më të afërta të Clintonit.

“Bazuar në rishikimin tonë, ne nuk kemi ndryshuar përfundimet që u shprehën në korrik në kuadër të çështjes së zonjës Klinton”-shkruan Comey në letrën e dërguar ditën e dielë kongresit. Në një letër të ngjashme muajin e shkuar, Comey lajmëronte ligjvënësit amerikanë se hetimi për Clinton ishte rihapur, diçka që tronditi garën drejt shtëpisë së bardhë dhe i dha forcë fushatës së republikanit Donald Trump.

Trump sulmon FBI-në

Donald Trump sulmoi FBI-në, pasi Byroja Federale e Hetimit e shfajësoi për të dytën herë rivalen e tij, Hillary Clinton, nga përgjegjësia e skandalit të “e-mail”-eve.

Argumentet e drejtorit të FBI-së nuk e bindin Trumpin, i cili pretendon se do të ishte e pamundur për FBI-në të verifikonte 650 mijë “e-mail”-e brenda një kohe kaq të shkurtër.

“Hillary po e mbron një sistem që është i gjithi i korruptuar, kam kohë që e them një gjë të tillë”, u shpreh republikani. Përfundimi i FBI-së i stabilizon shpresat presidenciale të Clintonit, të lëkundura nga momenti kur u njoftua rinisja e hetimeve.

1 komente në “FBI shfajëson Clinton, tërbohet Donald Trump”

  1. lori says:

    Te dhjefsha ameriken per tete dite shqyrton aq shume emaile????
    Botes i erdhi fundi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje