Historia e biznesmenit 32-vjeçar, që largon nga hashashi banorët e Mamurrasit me… 300 dhi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ai quhet Eronit Lama. Është vetëm 32 vjeç, me origjinë nga Kukësi, por i rritur në Tiranë.

Ka mbaruar studimet për administrim biznesi dhe numëron një sërë investimesh të suksesshme, si administrimi i një policie private, distributor vaji për makina, e ndër të fundit është një fermë dhish në Mamurras. Por nuk i pëlqen të quhet biznesmen.

Unë nuk e quaj veten biznesmen, se duket paksa arrogante, më pëlqen ta quaj veten menaxher i punëve të mia”- thotë Eroniti për dritare.net

Ideja për të ngritur fermën dhe prodhuar djathë dhie, i lindi nga udhëtimet e shpeshta që bënte në fshatra të ndryshme.

“Projektin e kam ndërmarrë me bashkëshorten time. Ideja për të bërë një fermë, na lindi spontanisht. Ne të dy jemi rritur në qytet, por shkojmë shpesh në fshatra për piknik. Duke qenë se të dyve na pëlqen shumë prodhimi, menduam që djathi i dhisë është një investim i mirë”, shprehet ai.

Për të mbështetja më e madhe është vet bashkëshortja.

Ne jemi një skuadër e mirë. Nga kjo fushë nuk kemi ditur asgjë, por po studiojmë, më së shumti sepse po na pëlqen shumë. E kemi me shumë pasion, në fillim ishim skeptikë, nëse ia vlente apo jo. Por tani jemi duke e parë me më shumë dashamirësi, duam të sjellim gjëra që nuk janë në treg”- thotë Eroniti për dritare.net.

Janë të shumta tokat djerrë anë rrugës. Është një prej zonave, ku mbjellja e hashashit është burimi primar finaciar:

Kjo është një zonë, banorët e së cilës merren kryesisht me mbjellien e hashashit dhe nuk kishin prodhim ushqimor për dhitë, pasi nuk i punonin tokat. Prandaj vitin e parë isha i detyruar të merrja ushqim në zona më ta largëta, por prodhimi që unë mora ishte shumë i madh. Kjo i cuditi, por edhe joshi disi fshatrët e zonës, të cilët nisën të mbillnin tokat. Këtë vit, ushqimin për dhitë e kam marrë vetem nga Fushë Mamurrasit dhe  kemi dalë me fitim të dyja palët.  Jo vetëm mua më është ulur kosto, por më e rëndësishme banorët , nga prodhues hashashi, tani janë prodhues ushqimi organik për dhitë dhe kjo e bën punën e tyre jo vetëm  legale, por edhe më fitimprurëse.  Ata fitojnë më shumë me punë të ndershme. Unë vetëm jam kujdesur që të mos përdorin pesticide, pasi dua që prodhimi të jetë sa më afër organikes.”

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-1.jpg","attachment_id":"577835"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama.jpg","attachment_id":"577838"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-2.jpg","attachment_id":"577836"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-5.jpg","attachment_id":"577837"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-6.jpg","attachment_id":"577839"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-7.jpg","attachment_id":"577840"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-3.jpg","attachment_id":"577841"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/lama-4.jpg","attachment_id":"577842"}]

3 komente në “Historia e biznesmenit 32-vjeçar, që largon nga hashashi banorët e Mamurrasit me… 300 dhi”

  1. Petro says:

    Do ta lere mafia valle?

  2. Faro says:

    Ju lumte Eronit, bashke me gruan!
    Cift i rralle! Te dy sfidant per te arritur majat e ndryshimeve ekonomike.
    Pergezime prinderve!
    SUKSESE!

  3. Tirona says:

    Apo mos o mafia mbrapa ktyre “menaxhereve” per te fshehur parate e vjellura te popullit. Lind dyshimi se ku i gjeti parate ky dale qe ka hapur gjithe keta biznese….. Shteti duhet ti kaloje ne site te gjithe ata qe kon hap dhe po hapin biznese keto vitet e fundit ,se hajdutet e pasurise se popullit si dhe te korruptiarit ne sistemim e drejtesise po marin masa per te fshehur parat? e vjellura dhe te marra padrejtesisht qe te dalin para Vetingut ⚖️?me duar te pastra?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *