Historia e pazakontë e një ekonomisti që PD-ja e dënoi me vdekje!…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

zeneliGjolekë Zeneli ka mbaruar shkollën e mesme ekonomike “Nako Spiru” në Tiranë e pastaj (1963-67) vijoi studimet në UT ku u diplomua për shkencat juridike e politike. Më pas (1971-’73) kreu studimet pasuniversitare, duke marrë diplomën për “Tregti të Jashtme” pranë Fakultetit Ekonomik të UT. Gjatë karrierës së tij kreu disa detyra në pozicionin e ekonomistit, por për më shumë se 20 vjet punoi në ndërmarrjen e Tregtisë së Jashtme (TRANSSHQIP). Gjatë këtyre viteve kreu detyrën e ekonomistit, të menaxherit në departamentin e Charter-ingut, n/drejtor dhe për rreth 14 vjet punoi si Drejtor i Përgjithshëm. Pas viteve ‘90 Gjolekë Zeneli punoi si drejtor i kompanisë private “Dilo” (1993-94), përfaqësues i kompanisë gjermane “Frich” (1999-2000), e atashuar pranë grupit të oficerëve të NATO-s, e cila menaxhonte kampet e kosovarëve në Seman, Roskovec e Rushkull. Më shumë se 3 vjet punoi si emigrant në Greqi.

Ai rrëfen për gazetën Dita, një histori të pazakontë.

Unë pata fatin e keq të isha nga të parët që u godita keq, për të mos u ngritur nga berishianët, të cilët angazhuan bandat dhe spiunët që me shpifje, trillime dhe alibira, më burgosën tre herë dhe më e keqja, më persekutuan gjithë familjen. Kjo vetëm se kërkoja të ndalohej korrupsioni dhe transformimi i ekonomisë, nga sistemi totalitar në atë demokratik, të bëhej mbi baza ligjore. Të shpjegosh me hollësi me këtë bisedë, do të ishte e pamundur, mbasi ky korrupsion u shoqërua me krime deri në vrasje njerëzish. Sidoqoftë po përpiqem ta paraqes sintetikisht, aq sa të mundem”, thotë ai.

“Në vitin 1988, me vendim Qeverie, Parku i Eksportit me mbi 1000 punonjës, kaloi nga vartësia e Ministrisë, në vartësi të “Transshqipit”. Nga kontrolli financiar që i bëmë ne, në bashkëpunim me Kontrollin e Shtetit, gjetëm shkelje skandaloze. Ishin përvetësuar rreth një milion dollarë. Për këtë u gjetën fajtorët dhe u ndëshkuan. Disa u dhanë për ndjekje penale: drejtori, k/inxhinieri, shefi i llogarisë e të tjerë. Ҫ’ndodhi pas këtij vendimi? Ata jo vetëm që nuk u përgjigjën për shumën marramendëse të vjedhur, por u trimëruan të merren me mua, duke pritur rastin për të më hequr qafe. Unë u tregova shumë i kujdesshëm, nuk po u lija shteg për të më goditur.

 Në vitin 1992-93, në ndërmarrjet e Tregtisë së Jashtme, në prizmin e privatizimit të sistemit, u bë një kasaphanë e vërtetë. Pa ndonjë vendim, me urdhër, sikur ndërmarrjet të ishin pronë private, u përvetësuan kapitale të mëdha: Mallra që ishin gjendje në magazinë, fondet valutore, u bënë transferta monetare pa destinacion, të kamufluara si shitje-blerje etj. Mandej i çuan të gjitha ndërmarrjet në falimentim. Të gjithë ata drejtues, pa përjashtim, të cilët pranuan të bashkëpunojnë me politikën, konkretisht me Partinë Demokratike, sot, ose janë më të pasurit në Shqipëri, ose kanë emigruar jashtë shtetit, duke marrë kapitale me vehte. Për këta mund t’u referohemi fakteve nëse do të jetë e nevojshme. I vetmi drejtor në tregtinë e jashtme që u burgosa disa herë dhe më persekutuan familjen, më kanë nxirë jetën, isha unë Gjolekë Zeneli”, vijon Zeneli.

-Pse dhe si, çka ndodhur me ty Gjolekë?

-Së pari, këta që më persekutuan, më parë bënë të gjitha përpjekjet që të bëhesha bashkëpunëtor me ta, bashkëhajdut. Për këtë mundem të jap emra të personave të rëndësishëm që ishin dhe që janë në pushtet. Emrat e tyre i kam dhënë edhe në proceset gjyqësore. Nuk kam pranuar dhe kam kërkuar që transformimi i ekonomisë së paku për ndërmarrjet që drejtoja, të bëhej vetëm me baza ligjore. Nuk mund të silleshe me këtë pasuri si hajdut sepse ishte pasuri e popullit. Në atë kohë, berishjanët më trajtuan sikur unë i kundërvihesha Partisë Demokratike, gjë që nuk ishte e vërtetë.

-Më konkretisht?

-Po shpjegohem. Në fillim fare më kërkuan që të firmosja një çek për 200 mijë $ për llogari të Partisë Demokratike. Nuk pranova, nuk firmosa. Por të dërguarit e Saliut nuk u ndalën. Mbaj mend që kishim mbyllur një kontratë me një firmë italiane për blerjen e 300 copë autobuzëve urbanë të përdorur, me 4500 dollarë copa. Më kërkuan që kontratën ta bënim jo për aq sa kishim rënë dakort me firmën, por për 6500 dollarë, pra 2000 dollarë më tepër, që ishte baraz me 600 mijë dollarë të cilët, sipas tyre, “u duheshin organeve kompetente” (kuptohet kush ishin organet). Sigurisht që nuk pranova. Mu desh të zhvilloja korespondencë me Ministrinë, duke e refuzuar “urdhrin e partisë” për të çelur kredinë me urgjencë. Pas kësaj mafia që vepronte nga lart poshtë e nga poshtë lart, më shkarkuan, më lanë pa punë. Pas largimit tim kontrata u bë si deshën, duke përvetësuar 600 mijë dollarë.

-Shuma të mëdha, si është e mundur?

-Prit se nuk kam mbaruar. Me një kompani gjermane, shumë serioze, kishim bërë marrëveshje për transporte nëpër botë me DHL. Një aktivitet ky me shumë leverdi për shtetin. Më kërkuan që këtë t’ja kaloja privatisht Valter Bedinit (ish drejtor në ministri). Unë nuk guxova, nuk mund ta bëja. Me largimin tim e privatizuan me urdhër verbal, duke marrë dhe 200 mijë dollarët që ishte gjendje në këtë llogari.

Po me një kompani gjermane “Chencer”, kishim marrëveshje për transport ndërkombëtar me hekurudhë që, sipas marrëveshjes, pas përfundimit të transportit, me paraqitjen e dokumentave, na kthente 40% të tarifave. Në vitin 1992 kishim paraqitur dokumentet dhe prisnim të arkëtonim mbi 500 mijë dollarë. Pasi u shkatërrua edhe linja që lidheshim me hekurudhë me Evropën, kjo shumë është vjedhur. Nga kush?, do të pyesni ju. Këtë e di ish-ministri Bitincka dhe drejtori Andon Hila.

Ka edhe një fakt tjetër për një grabitje të tmerrshme. Me shoqërinë e Transportit Rrugor, IRU në Francë, kishim marrëveshje qeveritare për blerjen e Karnetave TIR me 15 dollarë copa. Pas kryerjes të transportit ne kthenim karnetat e përdorura dhe IRU-s na rikethente 8 dollarë për copë. Për vitin 1991, kishim mbyllur llogaritë dhe prisnim të arkëtonim rreth 100 mijë dollarë. Kjo shumë është arkëtuar, por nuk ka kaluar në llogarinë e ndërmarrjes, por është përvetësuar. Unë pyes: nga kush?

Tjetër. Me Ministrinë e Marinës italiane, kishim Marrëveshje Shtetërore për transport pasagjerësh dhe automjetesh me traget midis porteve të dy vendeve. Sipas kësaj marrëveshjeje, pala shqiptare paguante tarifa simbolike, mbasi 80 % të tarifave mbuloheshin nga Qeveria italiane. Kjo marrëveshje është prishur me urdhër në mënyrë të njëanshme nga pala jonë, për përfitime korruptive. Nga kjo prishje, pasagjerët dhe pronarët shqiptarë, paguajnë tarifa 10-fishin më të larta.

-Ju pak më sipër thatë se janë përvetësuar edhe makineri e pasuri të tjera…

-Patjetër. Nëse nuk bëhen publike edhe disa fakte të tjera, kjo çka po them do të mbetej gjysmake.

Vjedhjet më të mëdha janë bërë me mbylljen e Ndërmarrjeve të Transportit të Jashtëm: “Transshqipit”, Flotës Tregtare dhe Parkut të Eksportit.

Pasi u lirua nga detyra e ministrit, zoti Fatos Bitincka, filloi punë si nëpunës i thjeshtë në “Transshqip”.  Mandej ai zuri vendin e drejtorit dhe, për ironi të fatit të tij dhe tonin, “organizoi” falimentimin e “Transshqipit”. Kjo ndërmarrje ka qenë nga më fitimprurëset të shtetit dhe nuk kishte asnjë faktor negativ për ta çuar në faliment. Mandej ajo dispononte fonde të mëdha valutore në llogaritë e saj.

Këtë marifet e zbatuan për të falimentuar Parkun e Eksportit, duke përvetësuar gjithë asetet dhe gjendjet valutore. U shitën plot 250 makina me kapacitet 25 tonshe secila. Këto makina kanë qenë të tipit “Benz”, “Skania” dhe vetëm 30 copë Skoda çeke. Në këtë mënyrë “u asgjësua” edhe një ofiçinë moderne që ishte importuar nga Gjermania. E gjithë vlera e tyre qindramijë dollarëshe është vjedhur.

-Po me Flotën Tregtare, ç’ndodhi?

-E njëjta gjë. Janë shitur 25 anije të kapaciteteve 16.500 tonshe, 12.500, 5000, 4500, 2700, 1800, 1000 dhe 500 toneshe. Vlera e këtyre shitjeve është shumë e madhe. Të gjitha janë vjedhur dhe thuhet se janë shitur edhe për skrap. Në fakt këto janë të verifikueshme, ku janë shitur dhe përse.

Kuptohet që vlera është shumë e madhe për një shtet si i joni. Në qoftë se këto viheshin në shërbim të popullit, ashtu si veprohet në një shtet demokratik, vendi dilte nga varfëria. Megjithatë, duhet thënë se dëmi më i madh i është bërë ekonomisë të vendit, duke shkatërruar një infrastrakturë të transportit të jashtëm shumë të sofistikuar e që ishte ndërtuar mbi principe të pastra të ekonomisë të tregut. Pra ky sektor ishte një avantazh, për të paraprirë në drejtim të Evropës. Me të drejtë, Komiteti Evropian, në analizën e ecurisë të tregtisë në Shqipëri që ka bërë në vitin 2007, ka vënë theksin tek mungesa e transportit të jashtëm, i cili e ka penguar shumë zhvillimin e tregtisë.

-Di që ti më pas ke kaluar disa peripeci të cilat janë finalizuar me burgime të njëpasnjëshme.

-Atë çka kam kaluar unë, nuk ia gëzoj as armikut. Dhe të gjitha i kam peshqesh nga Partia, nga mafia e Sali Berishës. Mbasi më hoqën nga “Transshqipi”, një kompani tregtare bullgare, “EVROTUR”, më qendër në Sofje, zhvillonte tregti këtu në Shqipëri, pa dokumenta. E drejtonte një farë Skënder Hanxhaku. Më propozuan që të punonim bashkë. Unë, mbasi nxora licensat përkatëse, formuam Firmën “EVROTUR” Albania. S.Hanxhaku, me që kishte tek firma aksionet e tij, u zgjodh president.  Mua më dhuruan bullgarët 25 % të aksioneve dhe më zgjodhën drejtor. Këtu punova vetëm 4 muaj.

-Çfarë ndodhi aty?

-Ky Hanxhaku solli tek firma e porsangritur katër persona, tre grekë dhe shqiptarin Dhimitër Gjovreku. Preteksti ishte për të bërë me ta një firmë të përbashkët për transportin. Me ta bëmë bisedime dhe ramë dakort që firmosja e kontratës do të bëhej në Athinë. Ditën që do të niseshim për në Athinë, S.Hanxhaku u “sëmur”. Ҫ’të bëja?! Shkova me Gjovrekun në zyrën përkatëse, por nuk zhvilluam asnjë bisedë për çfarë vajtëm. Kompania greke, na u prezantua ndryshe në Tiranë. Në të vërtetë ajo ishte “ELVIEMEK”, firmë që merrej me eksport-import armatimesh dhe eksplozivë. Unë dija se kur erdhën në Tiranë, drejtori i saj Haxhakis dhe dy tregtarët, kishin marrë takim me Ministrin e Mbrojtjes, Zhulalin, Kryeministrin Meksi dhe Presidentin Sali Berisha. Kujtoj gjithashtu se kur shkuam në Greqi, në Kapshticë, Dhimitër Gjovreku kaloi në të dyja doganat, shqiptare dhe greke, pa kontroll, tre makina “ZIS”, me targa shqiptare dhe me shofer grek, të ngarkuara me armatime. Në bagazhin e veturës ka pasur dhe një damizhane me 4-5 litra zhivë të kuqe që, sipas tij, dërgohej si mostër nga Ministria e Mbrojtjes. Unë di që zhivën ne e kemi sjellë nga Kina në sistemin e kaluar, ilegalisht, me anijet e linjës. Për këtë është folur në media dhe është thënë që një litër kushtonte 500 mijë dollarë.

-Si vajti fati i Presidentit të firmës, zotit Hanxhaku, sepse the që nuk ju shoqëroi, mbasi u “sëmur”?

-S. Hanxhaku nuk ishte i sëmurë, ai bë si i sëmurë dhe nga ana tjetër vepronte në linjën e tij për të vjelë dollarët, ashtu si i kishte marrë porositë nga padronët. Pasi u ktheva nga Greqia “u pa” në zyrën time ku më solli  dy fatura, njëra për 19 mijë dollarë për eksploziv dhe tjetra për 163 mijë dollarë për armatime. Sipas Hanxhakut, ishin të tijat, por kishin ardhur “gabimisht” me adresën e “Evroturit” dhe, pa firmën time, si drejtor që isha nuk i tërhiqte dot nga banka. Nuk pranova t’i firmos dhe zhvillova korespondencë me Ministrinë e Mbrojtjes, për të parë nëse shitjet ishin të ligjshme. Këta jo vetëm që nuk më dhanë përgjigje, por pas 5 ditësh më arrestuan, me pretekst se gjoja kisha sjellë alkool metilik nga Greqia, nga i cili vdiqën 11 njerëz.

-Ka një histori jo të mirë kjo puna e alkolit metilik, mud të na i sjellësh ashtu si ka ngjarë?

-Siç do të vërtetoj më poshtë, sjellja e alkoolit metilik ishte një sajesë e SHIK-ut dhe e dy bashkëpuntorëve të tij, S.Hanxhakun dhe Dh.Gjovrekun, për të më burgosur mua, si dëshmitar i poshtërsive të tyre. Dhe unë përfundova në qeli. Por të vazhdojmë me korrupsionin. Kur dola nga burgu, i pafajshëm, nuk gjeja dot punë, sepse SHIK-u më mbante në ndjekje dhe më ekspozonte si kriminel. Tek firmat evropiane, pra në vendin tim,  u caktua Ilir Adili, ish punonjës e Transshqipit, i cili propagandonte në linjën e tij se gjoja unë luftoja sistemin demokratik. Për këtë çka po them, më njoftoi Drejtori i Kompanisë “SCHULD” në Hamburg, Z.Hans Jungen Kahl dhe të tjerë nga Austria dhe Italia. I ruaj ende numrat e telefonave të këtyre njerëzve të nderuar. Mandej më punësoi këshilltari tregtar hungarez në përfaqësinë tregtare në Tiranë. Mirpo mafia bënte punën e saj. Pas tre ditë punë, më ndaloi policia të hyja në këto zyra. U takova me këshilltarin jashtë zyrave, i cili më tha: Gjolekë, ti ke probleme me Qeverinë. Më njoftuan të mos të mbaj më në punë.

-E ç’bëre pastaj?

Këto peripeci vazhduan edhe me disa firma të tjera shqiptare, derisa një ditë të bukur mu ofrua pozicioni i drejtorit të firmës “Dilo”. Pronar i firmës ishte Andrea Dilo, kushëriri i kryeministrit. Aty u njoha me çudira të tjera. Një fakt sa për të marrë vesh shqiptarët se si janë grabitur paratë tona: Firma në fjalë, kish marrë një kredi në shumën prej 100 mijë euro tek DARDANIA BANK. Kish marrë gjithashtu një kredi tjetër tek Banka e Kursimeve në shumën 150 mijë dollarë. Dardania Bank besoj se nuk ka qenë kurrë e tillë. Ajo kishte një zyrë tek ish Shkolla e Partisë dhe vetëm kaq. Me aq sa kam kuptuar e gjithë loja është bërë me Bankën e Kursimeve për të grabitur kursimet e shqiptarëve. Drejtori i Bankës së Kursimeve, psh, punonte si financier i jashtëm i firmës “Dilo”! Si e gjykoni ju këtë fakt?

-Besoj se aventura jote vazhdoi edhe më tutje, z. Gjolekë.

-Po, po, nuk po më ndaheshin. Me porosi direkt të S. Berishës doli urdhëri i tretë i arrestit, por mora njotimin përpara se të më arrestonin dhe emigrova në Greqi. U ktheva nga Greqia mbasi kisha marrë pafajësinë në vitin 1997.

Fillova punë në Alimpeks. Atje gjeta një çelje kredie për 720 mijë dollarë në Milano, pa ndonjë objekt blerje, thjesht transfertë. Pra ishte vjedhje e pastër. E çova për ndjekje penale dhe, nga ana tjetër  dhashë dorëheqjen. M’u neverit puna kur pashë që atje kishin mbetur vetëm 5 veta të cilët nuk punonin, por shikonin si të zhvasnin ndonjë gjë. Më vonë, mora vesh, se çështja ishte pushuar.

-Po familja si e përballoi atë çka ka ndodhur me ty, bëhet fjalë për vite e vite me rradhë?

Para se të më burgosnin, por edhe më pas, është ushtruar një persekutim i ashpër personal dhe familjar, për t’më detyruar “o të bëhesha me ta, ose të mbyllja gojën”. Kështu në fillim më hodhën një pusullë, me këtë përmbajtje: “Mos i fusni hundët se do ta pësoni, ke goca mos harro”. I ruaj edhe sot këto pusulla. Mandej me thyen xhamat e shtëpisë për disa herë me gurë e mjete të tjera, duke më plagosur rëndë njërën nga vajzat.

Tentuan të më rrëmbenin vajzën në Gjimnazin “Qemal Stafa”. E kapa autorin dhe e dorëzova në rajonin e Policisë Nr.2. Ia dhashë policisë emrin, mbiemrin dhe adresën e saktë të banimit. Më premtuan se do ta ndiqnin problemin, por më pas mësova që e kishin lënë “në qejf të vet”. Kjo më trishtoi shumë.

Gjithçka që ka ngjarë me mua, në radhë të parë e ka paguar familja ime, dy vajzat dhe gruaja.  Bashkëshorten e pushuan nga puna ndërsa njëra nga vajzat, e diplomuar për mjeke me mesatare 9.6, humbi gjithçka mbasi pësoi depresion dhe vazhdon të jetë e sëmurë. I njëjti skenar u ndoq edhe me vajzën tjetër, të cilës i kishte dhënë të drejtë studimi me bursë të plotë Qeveria italiane. Kriminelët e Saliut i vajtën atje dhe i dhanë ultimatumin: “Në qoftë se nuk dorëzohet Gjoleka do të të marrim peng…”.  U mbyll në konvikt për disa kohë, vajza e gjorë, dhe mandej pësoi gjendje të rëndë depresive. E shtruan në spital psikiatrik për më shumë se 3 muaj dhe, pastaj e mora në Greqi, ku isha “arratisur” familjarisht. Vajza jo vetëm që humbi shkollën, por edhe shëndetin, vazhdon të jetë e sëmurë.

-Ju jeni arrestuar tre herë dhe të tre herët kini dalë nga burgu. A u dënuat ndonjëherë nga gjykata?

-Asnjëherë. Më fal, desha të them që nuk u zbatuan vendimet. Në gjykimin e parë mua më dënuan me vdekje, me pushkatim, në bazë të nenit 73/a. Por ndërsa prisja të haja koqen e plumbit, ra “një rrufe” të cilën nuk e shpjegova dot, e solli zoti apo isha njeri në të drejtën time. Erdhi drejtori i burgut me një person tjetër, të veshur civil, i cili më komunikoi lirimin. Kërkova vendimin, më thanë se do ta marrësh pas disa ditësh në Rajonin. Nr.3 të Policisë. Nuk e mora asnjëherë. Megjithëse mora pafajësitë, nuk është bërë asgjë për zhdëmtimet, për burgimet e padrejta. Domethënës është edhe fakti që dosja hetimore dhe gjyqësore me më shumë se 350 faqe, është zhdukur nga arshivat e gjykatës Tiranë. Kam kërkuar që problem im të gjykohet nga gjykata e Strasbugut, por ma kanë refuzuar sepse edhe aty mafia shqiptare ka hedhur rrënjë. Madje gazeta angleze “The Sun”, e datës 8 gusht 2009, bën të ditur se Ledi Bjanku, përfaqësuesi ynë në Gjykatën e Sbrasburgut është një mafioz.

Megjithë persekucionin, nuk jam pishman që nuk u jam përgjigjur ofertave të tyre, që të bëhesha pjesë me ta dhe të jetoja në luks. Për këtë jam krenar, por nëse do ta dija që nuk do të gjeja mbështetje asgjëkundi, sigurisht që edhe unë, sikurse gjithë ata që formuan Partinë Demokratike do ta kisha gjetur një mundësi për t’u larguar nga Shqipëria, por shpresa më ka mbajtur se një ditë do t’i vijë radha të drejtës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

30 komente në “Historia e pazakontë e një ekonomisti që PD-ja e dënoi me vdekje!…”

  1. afrimi says:

    jam nip i gjolekes…eshte nje nga burrat me te ndershem qe kam njohur.por ce do me saliun qe edhe kur nuk eshte ne pushtet eshte ne shtet na ka mbytur familjarisht gjithmone

    1. gimi says:

      ku shkrim me kujtoi venezuelen sot.

  2. AGIM ANASTASI says:

    Me vjene keq per ekonomistin qe nuk e ka kuptuar akoma edhe pas 26 vitesh , se sistemin totalitar nuk e zevendesoi sistemi demokratik siç pretendon propoganda. Nje diktature e re, nje sistem me totalitar akoma, u shfaq hapur,diktatura financiare,diktati i parase do te shfaqej hapur kudo. Ne vete diktature te flashes duhet te mendohesh mire. Denohesh,hiqesh nga puna apo mundet te gjindesh i vrare ne ndonje kanal, jane normalitet.

  3. Korabi says:

    Ka prokurori ky vend? Ky Llalli i prishur, lexon gje, apo eshte duke blere makina luksoze per familjen e tij prej fshatari te trashe?

  4. antifashisti says:

    Ja kjo ishte shkerdhatokracia kapitaliste ,aq e reklamuar si shpetrimtarja e shqiptareve,mjafton qe te rrezonim socializmin!
    Perendimi nuk e donte Shqiperine socialiste sepse ishte YLLI POLAR per popujtr e botes!
    E izoluan politikisht,ekonomikisht dhe nxiten te gjithe elementet karrieriste dhe agjenturen e tyre te fshehte me Ramiz Aline ne krye!
    Gjithcka per ta rrenuar Shqiperine,ekonomine e saj,historine,bujqesine,industrine,tokat bujqesore,pyjet,pemtoret,ullishtet,minierat,uzinat,kombinatet e fabrikat, u grabit armatimi dhe municioni i ushtrise dhe askush nuk ben pyetje se pse nuk eshte arketuar asnje qindarke nga disa mijra miliarda dollare pasuri ushtarake e popullit e shitur per skrap!
    Shqiptaret jane tradhetuar nga brenda e nga jashte aq sa edhe pas 26 vjetesh ne vuajme per buken e gojes!
    VDEKJE FASHIZMIT!
    LIRI POPULLIT!

  5. zzz says:

    FOL….FOL DHE HIC ASGJE……………..KU ESHTE LIGJIIII….!!!!!!!!!!!!!??????????????????????

  6. arben says:

    Ku eshte Rilindja.Arsyeja e vetme qe erdhi ne pushtet ishte shkaterimi I klanit ogurzi berishjan.Deri me sot Rilindja nuk ka bere asgje.Ata qe kishin dje pushtetin ekonomik e politik Jane Te njejtet edhe sot Te maskuar me nje ngjyre tjeter.Populli duhet Te ngrihet e Te rivendose vete drejtesine e jo Te prese nga meshira e Te korruptuarve.

  7. Petro says:

    Dy pyetje: Sa vite burg ka bere? Si jeton sot? A mundet? Se shume fjale lexuam po gjthmon atje ku ishte leku i madh del rrefyesi?Asnje ide ketu nuk pershfaq per ato vite te para ku shteti u gjet ne kolaps te plote…Eshte lehte te flasesh pas kaq vitesh.

    1. Rajub says:

      PETRO SHPIRT ZI PERSE JE KAQ NEGATIV NJERI

      1. Andrea Cino says:

        …ka të drejtë Petro.. po të joqën nga puna qeveria nuk gjen dot punë kollaj.. po ta bënë benë për të zhdukur nuk ke ku fshihesh… ajo historia e zhivës së kuqe duket akoma më përrallë për fëmijët e moshës parashkollore…

  8. Emigranti says:

    Vetem vjedhjet e qindramijra milionave, dollare qe jane vjedhur nga kriminelet dhe hajdutet qe vuri sali kriminelei neper vendet kyce, per te vjedhur pasurine kombetare, deshmon me se miri se si shkerdhatokracia e drejtuar nga mostra Sali, e katandisi vendin e popullin tone, duke i bere disa hajdute e bandite pushtetare te PD, multimiljonere, duke i lene qytetaret dhe fshataret ne varferi apsolute. Argumentat dhe faktet qe sjelle zoti GJoleke Zeneli, jane aqe bindese dhe te verteta, sa te vejn te qashe e te maresh malet, kure meson se si dhe sa shume eshte vjedhur pasuria kombetare nga nje grushte trafikantesh, hajdutesh e politikanesh, qe me veprimet e tyre, kerkojne hetim nderkombatre, jo vetem te denohen, pore edhe tu konfiskohet cdo pasuri, e luajteshme dhe e paluajteshme, brenda e jashte vendit dhe ti kethehet arkes se shtetit. Drejtesia shqiptare, ase e ka bere dhe ase e ben dote, prandaje duhet te kerkohet hetim nderkombetare, sepse, deshmite dhe faktet qe sjell zoti Zeneli, duhet te vene ne levizje komisjonin e ekonomise te parlamentit te SHqiperise dhe te filloi ivestikimi i fakteve tronditesedhe me pase ti drejtohet per heim drejtesise nderkombetare.

  9. mirel says:

    Me kete ceshtje po merret Taku, se shteti osht i xanun me pune te tjera.
    Duhet me germu te vjedhe cfare la banda e Berishes, qe per hir te se vertetes kryeministri ka deklaruar qe nuk ja vlen te merresh me te?
    Po beni nga nje sy gjume, dhe shkoni votoni kur te vije dita prape.

  10. Krist says:

    Gjoleka,eshte jo vetem nje njeri me karakter,I ndershem dhe dinjitoz,por eshte edhe nje profesionist I klasit extra.E njoh ne tregtine e jashtme dhe ruaj nje konsiderate dhe respect te vecante.Per sa tregon me siper,jane nje tregim real dhe krejt te verteta,ndryshe ky njeri nuk din te flase.

    1. Petro says:

      Po miire mor Krist, sa vjete burg ka bere?Se shume e pervuajti veten. Po tani ku rron, me se rron me me cfare rron? Ti qe e njeh mund te flasesh, se jo rastesisht dalin keto hiistori pas 20 vjetesh.

      1. Eros Mako says:

        Petro un jam cuni i goces se gjolekes edhe flas nga brenda shtepis gjoleka esht aq njeri me karakter qe kto histori qe po lexon ktu kto ngjarje trragjike qe kan ndodhur nk mi ka treguar ndonjeher vtm kur i kam lexuad vet ne arkivat e biblotekes se tij, por thelbi i mhb eshte ketu qe gjyshi mundohet akoma qe ta hedhi posht te padrejten qe i bn , akm mundohet e stermundohet qe te dali e verteta dhe kto ceshtje kan shkuar deri ne gjykaten e strazburgut , dh sa per me ca rron ai sot e ksaj dite ka nje pension qesharak qe duhet ta merrte nje njeri qe punonte ndonje pun te rendomte e jo nje ish drejtor i pergjithshme qe ka pasur gjith buxhetin miliona dollaresh ne duart e tij edhe asnjeher nk ka futur duart ti ndyej sic bejn kta te sotshmit edhe per kte arsye ai po vuan sot e ksaj dite , por nuk ka problem sepse zoti esht me njerzit e ndershem dh te drejt e jo me te pangopurit e te korruptuarit

  11. vjola says:

    Shpellari nuk ka te ngopur akoma sot e kesaj dite me gllaberimin e pasurive te ketij vendi .O drejtesi per kete monster faktet jane aq te shumta dhe aq ashiqare sa nuk ben vaki qe edhe nje foshnje te mos i kuptoj . O drejtesi kur do besh drejtesi .

  12. titi says:

    E njoh prej vitesh dhe e vleresoj shume z. Gjoleka! Kurajo vella, kurajo! Gjithe sa the dhe deshmove duhet t’i kalojne prokurorise, jo kesaj qe eshte tani,…, sigurisht, Vetem ruaji fort mire dokumentet qe ke.

  13. Plaku Xhuxhumaku says:

    Keto qe thote ky zoteria mund edhe te jene te verteta, por kur flet per ate damixhanen me “zhive te kuqe” o ia fut kot fare, o genjen me vetedije. Arsyeja eshte e thjeshte, “zhiva e kuqe” nuk egziston. Ne fillimet e demokracise u perdor si nje emertim qe synonte te krijonte networke kriminale, dmth kush ishte i gatshem te premtonte se do te gjente zhive te kuqe, ose se kishte zhive te kuqe, etj. etj. konsiderohej kontigjent per krimin e organizuar dhe e perfshinin ne trafiqe te tjera, si droge, arme, njerez etj. etj., prandaj zoti Gjoleke aty ke “damixhana me zhive te kuqe” e ke prishur. Kredibiliteti jot, per mua, cenohet edhe ne historite e tjera, pavaresisht nga vuajtjet qe mund te kesh hequr ti dhe familja jote nga krimineli Sali Berisha.

    1. Poseidon.al says:

      Ke të drejtë Xhuxhumak,
      Pasi lexova komentin tend, kerkova në Wikipedia dhe gjeta nje histori te gjatë të zhivës së kuqe, me shume hipoteza dhe hamëndje, me tjerrje per spekulime tregëtare dhe, madje, edhe një përshkrim dhe “foto” te zhivës së kuqe në formë pluhuri, por në thelb, konkluzioni ishte se realisht, përveç materialeve fallco, kjo lëndë me vetite që duan ta përskruajnë, nuk ka prova shkencore që egziston.
      Nderkaq, historitë me zhivën e kuqe, qarkulluan me shumicë në Shqipërinë e pas 90-tës dhe, me siguri, nuk do të kenë munguar spekulantët, dallaveraxhinjtë dhe sharlatanët shqiptarë që duke rëne në në kontakt me trafikantë të Lindjes se Evropës me monstra të “zhivës së kuqe”, të jenë përfshirë në tentativat e trafikimit të kësaj lënde.

      Edhe ky fakiri Gjoleka, do ta ketë me të dëgjuar historinë e damixhanit me zhivë të kuqe(4 litra???) që na qënkesh kaluar ilegalisht në Greqi. Gjithsesi nuk përjashtohet që drejt ndonjë grupi trafikantësh sllavë në Greqi, dikush të jetë përpjekur të kalojë atje ndonjë lëng të kuq të depove shqiptare të rezervave, sidomos ato që ruheshin për industrinë e nxjerrje së naftës tek ne. Nga një miku im fizikant në naftë, me kujtohet se kam dëgjuar një histori telashesh të shkaktuar nga humbja e një pilule me lëng të kuq radioaktiv, që ruhej, përcillej dhe përdorej si detektor për puset e naftës me proçesverbal vetëm nga persona të autorizuar të stafit inxhenjerik drejtues. Nuk jam i sigurt çfarë lënde radioaktive (me siguri shumë e holluar) ishte kjo pilulë (polonium ndofta).
      Por me siguri zoti Xhuxhumak, pavarësisht detajeve dhe pasaktësive, historia e këtij Gjolekës qëndron në sensin e një prove/rrëfimi, më shumë për të treguar psikën xhvatëse dhe të paskrupullt të atyre që u ra në dorë të trashëgonin pushtetin dhe të mbeturat e pasurive të shtetit të dregosur e reckosur shqiptar të pas 1990-ës.

      Këta zuzarë e banditë grabitën ç’mundën dhe i vunë pishën demokracisë dhe Shqipërisë dhe vranë shpresën tonë.

      Zoti mos ua harroftë dhe ua nxjerrtë për hundësh, për bythësh e prej mushkërive, inshallah, deri në shtatë breza.
      Amen!

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Zoteri, shume mire qe e paskeni verifikuar ne Wikipedia punen e zhives se kuqe. Per ate lengun e kuq qe te ka folur miku jot fizikant po te jap edhe une ca sqarime me shume. Se pari ngjyra e kuqe qe paska pasur lengu nuk perben ndonj element te rendesishem. Naftes i kane humbur disa here burime radioaktive (sic quhen). Pergjithesish nafta ka perdorur te ashtuquajtura burime te mbyllura, dmth kryesisht ne gjendje te ngurte dhe te inkapsuluar ne ate menyre qe lenda radioaktive te mos dilte ne ambient. Nuk ka qene ne praktiken e naftes perdorimi i lengjeve radioaktive sepse ne rast derdhje, kontaminimi do te perbente problem.

        Sa per pjesen politiko-shoqerore te shkrimit, sic e kam thene, edhe mund te jene te verteta. Une e kam fjalen qe kur njeriu fillon e flet per genjeshtra te tipit te “zhives se kuqe”, madje tregon se ka pare edhe me syte e veta kur eshte bere trafikimi, kredibiliteti i personit bie shume dhe une ve ne dyshim edhe “faktet” e tjera qe perdor ky individ per te mbeshtetur tezat e veta. Pastaj, qe Saliu eshte kriminel dhe PDja grabiti vendin dhe i shkerdheu shqiptaret, kjo nuk ka mbetur te vertetohet nga Gjoleka.

  14. sokol says:

    Nuk e kuptoj se cfare do te thote Gjoleka. Qe eshte njeri me halle gjynah… Por permend burgun dhe kercenimet… po asgje nuk i ka ndodhur. Perse nuk thote qe si eshte e mundur te vish nga Kalivaci i Tepelenes te punosh tek filatura e tekstileve Stalin dhe hop hop dhe 14 vjet drejtor i TRANSSHQIPIT ne kohen e tij kur sundonte zona operative nr.1.

    Kudo qe punonte “zbulonte” armiq. Lereni Gjoleken ne hallet e tij

  15. Treviso says:

    Per te hetuar regjimin mafjoz te sali Berishes duhen nje mije vjet.Ai ka punua sipas udhezimeve qe i kan dhene sherbimet sekrete te huaja te mirestudjuara qe fajsia te shperndahet sa me shume. Floririn kerkojne ta bejne kryeminister. A thua se ky nuk ka dore ne kete histori qe tregon zoteria?

  16. O Gjolek Zeneli,te uroj shendet.Ashtu siç te ka ndodhur ty, ne ndermarrjet ku ti ke punuar,te njejtat gjera kane ndodhur
    edhe ne ndermarje te tjera shteterore.
    Ja nje shembull qe perngjan me ato te tuat.
    Fabrika e Llambave ne Vlore,ne magazinat e saj, si dhe neper reparte ,kishte lende te pare dhe materiale me shume vlera.
    Pas largimit nga puna te te gjithe punonjesve,aty ngelen te besuarit e P D qe, nen petkun e likujdatorit,vodhen dhe plaçkiten ç’do gje.
    Sot,qe ne flasim, nuk ka mbetur asnje tulle.Ç’do gje eshte sheshuar per te mbuluar vjedhjet.
    Me parate e vjedhura nga shitja e ketyre materialeve,ish drejtuesit,likujdatore sot,ndodhen neper shtete te ndryshem.
    Gjithe keto marrezi dhe vjedhje kane nje emer ,Sali Berisha,icili po qe gjalle, do te pergjigjet nje here.

    1. LG says:

      Mos harro dhe Sodë-PVC, ushqimoren, etj etj….

  17. luzati says:

    gjoleken e kam njohur ne kohe te monizmit ,dhe ndryshe nga shume kolege te tij qe punonin ne tregeti jashteme ,ka qene njeri me integritet,i ndershem dhe mjaft profesional.Jetonte mjaft thjesht ne 2 dhoma ne nje apartament nga Braka ,kur shokewt dhe koleget e tij jetonin ne luks.Dhe keto qe tregon une ne ate kohe kam qene jashte nuk i di por mendoj se Gjoleka nuk eshte nga ata qe te shpifi dhe te akuzoje kend pa baza.Sa per disa komentues ketu qe i kerkojne sesa burg (kohe ) ke bere dhe ata qe i permendin zhiven e kuqe me vjen keq per injorancen e tyre .Por Gjolek mos u merzit se ne jetojme ne nje shoqeri te semure ku ndershmeria drejtesia nuk vleresohet,por perkundrazi mashtrimi shpifja ,parate e pista jane ato qe sundojne sot ne kete qe quhet ZULULAND

  18. kalaja says:

    KALAJA. Unè qè po u shkruaj kam punuar vete ne Ministrine e Tregetise dhe nuk u heq asgje atyre qè thuhen nè interviste. Pergezime gazetes tema pèr botimin e kèsaj interviste. Pèrgezime gazetarit Bashkim Koçi pèr kètè intervistè shumè interesante. Gjolek Zenelin e kam njohur si njè njeri shumè puntor, korrekt dhe shumè i perkushtuar nè puné . Personat qè permenden me emèr i kam njohur nepermjet punès dhe nuk i heq njè presje se ishin njerès tè korruptuar por edhe nè vitet nè vazhdim jane te lidhur me te gjithè njerzit e korruptuar ne kohen e Sali Berishes. Gjolekès i uroj shendet dhe gjithè te mirat familjarisht dhe me vjen shumè keq pèr hallet qè ka pasur familjarisht. Ndoshta ka ardhur koha qé tè gjithè kriminelet tè vihen para pèrgjegjèsise. N.q.s. Pashko me teorinè 0 u dènua dhe shkoi ne fund té detit, N.q.s Azemi zbatoi nè praktik teorinè 0 e dènoi Zoti , nuk do te vonoi koha qè edhe Sali Ram Berishèn ta źèrè familjarisht haku i popullit . Ky popull do tè biere nè qetesi kur tè shikojè prapa hekurave kéte hajdut ordiner dhe gjithe shpuren e tij qè kanè vjedhur njè pasuri tè njè populli tè tère. Ato qè thotè intervistuesi èshtè shumè pak nè krahesim me korupsionin dhe vjedhjet e bera gjatè gjithè pushtetit tè Sali Berishes. Zoti u dergoftè shumè shpejt nè ferr pèŕ gjithè mèkatet tuaja karshi popullit shqiptar.

  19. Sokoli says:

    KALAJA. Unè qè po u shkruaj kam punuar vete ne Ministrine e Tregetise dhe nuk u heq asgje atyre qè thuhen nè interviste. Pergezime gazetes tema pèr botimin e kèsaj interviste. Pèrgezime gazetarit Bashkim Koçi pèr kètè intervistè shumè interesante. Gjolek Zenelin e kam njohur si njè njeri shumè puntor, korrekt dhe shumè i perkushtuar nè puné . Personat qè permenden me emèr i kam njohur nepermjet punès dhe nuk i heq njè presje se ishin njerès tè korruptuar por edhe nè vitet nè vazhdim jane te lidhur me te gjithè njerzit e korruptuar ne kohen e Sali Berishes. Gjolekès i uroj shendet dhe gjithè te mirat familjarisht dhe me vjen shumè keq pèr hallet qè ka pasur familjarisht. Ndoshta ka ardhur koha qé tè gjithè kriminelet tè vihen para pèrgjegjèsise. N.q.s. Pashko me teorinè 0 u dènua dhe shkoi ne fund té detit, N.q.s Azemi zbatoi nè praktik teorinè 0 e dènoi Zoti , nuk do te vonoi koha qè edhe Sali Ram Berishèn ta źèrè familjarisht haku i popullit . Ky popull do tè biere nè qetesi kur tè shikojè prapa hekurave kéte hajdut ordiner dhe gjithe shpuren e tij qè kanè vjedhur njè pasuri tè njè populli tè tère. Ato qè thotè intervistuesi èshtè shumè pak nè krahesim me korupsionin dhe vjedhjet e bera gjatè gjithè pushtetit tè Sali Berishes. Zoti u dergoftè shumè shpejt nè ferr pèŕ gjithè mèkatet tuaja karshi popullit shqiptar.

  20. ADRIAN says:

    Nuk mund te shahet ish kryeministri SALI BERISHA por as PD mund te thuhet se INDIVIDE po kan keqperdorur GJOLEKEN ….ne interviste duket qe ky zoteri beka KARJER por nuk dika te bej MARVESHJE ..kur je dhe te ven DREJTOR duhet te jesh i zoti qe zagaret qe ke nen kembe duhet te dish si tju a shtrengosh litarin se ndryshe te han koken ashtu dhe si ja hengren GJOLEKEN dhe e ben viktim ,,eshte fatekeqesi por dhe ska qen i zoti te mbaj forte punen dhe familjen

  21. shkumbini says:

    shkumbini . Ti i ashtuquajturi Ardian me qe nuk e kupton ishalla i provofsh ne familjen tende ato qè ka pesuar i intervistuari ne mos qofsh vetè njè nga hajdutet dhe tè korruptuarit qè i keni marre shpirtin ketij populli. E drejta vonon por kurr nuk harron. Do te vije dita qe Sali Berisha dhe shpura e tij do ti paguajne te gjitha .

  22. TRAPI says:

    NUK E NJOH ..POR DI QE DHENDRI I VET ARDIAN XHUHERI U BE KAPO I BANKAVE DHE BERI BURG …..SI E DOGJI GJOLEKEN KUE MBAJTI ZEHERIN…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *