Lulzim Basha akuzon Ramën: Merr 80 mijë euro çarter për të shkuar në Bruksel

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bashaKreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me strukturat e partisë në kryeqytet.

Ai tha se policia ka shkarkuar në bllok oficerët e policisë që kryen operacionit antidrogë në Lezhë e Mirditë.

Sipas tij, kjo tregon se “kush është padroni i vërtetë i drogës në Shqipëri”.

Ky është një shtet i banditizuar në çdo qelizë, për pazaret e drogës nuk po luftojnë më vetëm bandat me njëra-tjetrën por po lufton edhe shteti brenda shtetit. Mbi tre tonë drogë kanë kapur në ish-pularinë në Rrëshen, jo në majë të malit por në qytet, në ish-pularin në Rrëshen. Prej katër apo pesë orësh e mbanin të rrethuar dhe nuk guxonte të hynte policia. Policia e Rrëshenit kishte braktisur operacionin, policia e Lezhës nuk guxonte të hynte. Është treguesi më i qartë i kriminalizimit të shtetit e të policisë nga Edi Rama, e ka vënë në funksion të padronëve të drogës. Ka tregues më të qartë se kush është i zoti i drogës?! E kush tjetër përveç Edi Ramës”, tha Basha.

Basha tha se vetëm gjatë vitit 2016, nga janari deri në shtator, 14 kompani me lidhje miqësore, politike dhe klienteliste me Edi Ramën kanë përfituar 42.2 milionë dollarë. Me këto para  mund të hapeshin 55 mijë vende pune në një vit, tha më tej kreu i PD-së.

“Droga, krimi, hajdutëria qeveritare, këto janë tre përgjegjësit kryesore për gjendjen e vendit. Subvencione jo, vende pune jo, investime jo. Pse?! Sepse kjo është zgjedhja e Edi Ramës. Jo se nuk ka lekë, siç gënjen lartë e poshtë, se lekë për miqtë e vet ka. Pse paske lekë ti për t’i dhënë Vilma Nushit 1.7 miliard, 134 milionë dollarë  të tjera i ka marrë 11-sha, kombëtarja e korrupsionit. Dy herë vetëm muajin që sapo lamë mbrapa ka marrë çarterin, 80 mijë euro për Bruksel, 85 mijë euro për në Hamburg. Në qoftë se vendi duhet të shohë një ditë të bardhë kushti numër një është largimi i kësaj qeverie, largimi i këtij Kryeministri”, deklaroi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Lulzim Basha akuzon Ramën: Merr 80 mijë euro çarter për të shkuar në Bruksel”

  1. undefined says:

    Po lul kurva sa le jav per jav

    1. Aqif Isufi prej Terbufi says:

      e ka fajin janullatus, lol…


      pse mos te ankohet LULUJA edhe te tjeret u ankuan per 200.000.000 milionat qe gjasme kishte vjedhur ai… cudi une prisja te thoshte dicka per ekspozitate edvin rames gjate vizitave zyrtare si dhe per vizitat boshe apo idjotike te kryetarit te kuvendit sa ne Amerike apo Greqi…..

  2. Eltoni says:

    oboboooo kush po flet po ti ore jashtaqitje e gites-xenit+salehut sa i ke dhe dhene dhe po i jep akoma JOHN PODESTES o plere ,po a ka me kriminel-hajdut-tradhetare-ordiner etj qeveritare qe ke qene dhe je ti,yyyyttttt palaco…

  3. Lomi pri Baldushku says:

    O Lulo! Una kom i menim qetër: Mo mir osht me ja math zotnia jote, jo Edi, se na çave mazdrukllën. Osht mo mir për t’gjith qi t’bim rahat pri teje ne pri Salës. Ne nigjo, çaj ferrë m’Hollondë sa nuk ka fillu Vetingu. Gje i sebep, ne mathja! Mos u qell! Hajt tyrqeta pri Lomit dixhital,m’ Baldushk.

  4. XIXA says:

    LULOOOOO : KE SHUME TE DREJTE RAMA ESHTE HAJDUT,KRIMINEL, DROGAXHI TE GJITHA TE ZEZAT I KA DHE E KA FILLUAR ME LEKET QE VODHI KUR ISHTE MINISTER ME RRUGEN E “kombit”.

  5. DRENICA E KUQE says:

    Po a nuk ia shihni tre “gishtat serbe” ne kete foto a?! Ky eshte betu ne Beograd, Prishtine, Shkup, Podgorice e Presheve se ka me e shkatrru Shqiperine! Kastraveci nje here! Nuk e di ende se shqiptaret qe i shkojne pas jane tradhtaret me te medhenj te kombit shqiptar…
    Shqiperia nuk shkaterrohet kurre. Do rroje e do behet tamam SHQIPERI ETNIKE.

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *