“Masturbimi” i fundit i Fevziut!

fevzoNga Anri Bala

Blendi e ndoqa me vëmendje bisedën tënde para studentëve të UET, e ajo që më ngeli në mendje nga gjithë fjalimi yt, ishte momenti, kur po i mbushje mendjen studentëve, se sa shkrimtar i madh je. S’ka asgjë të keqe të jesh shkrimtar, por i madh është pak si gënjeshtër mburravece, për më tepër kur e krahason veten me kolosë të letërsisë botërore.

Me thë të drejtën, kam dëshirë të ta pres një çik hovin që në fillim: Ti nuk je shkrimtar, madje as edhe i përafrohesh sadopak! Por nuk ke faj, nga të gjithë “miqtë” që ke rrotull, asnjëri nuk ka ditur ose  më troç… nuk ka dashur të të ul me këmbë në tokë, për të ta thënë këtë gjë! Por, sot janë të lumtur që dikush të tha atë, që ata nuk ta thoshin dot, sepse të duan duke të urryer

Disa, duan të të mbajnë në ajër, se ashtu u pëlqen, ose duan të të trajtojnë si të tillë, kurse disa të tjerëve nuk u intereson, sepse jargaviten të ulen në kolltukun tënd me ngjyrë të bardhë. Ndaj, i vetmi mik që ke sot… jam unë. Beson apo jo! Kur të plakesh e rrudhesh, nëse skleroza do të ketë pak mëshirë për ty, ndoshta do më japësh të drejtë, duke më kujtuar dhe falenderuar, sepse po të bëj nder. Po të bëjë nder dhe respekt, duke të thënë  të vërtetën, që të lodhesh dhe sakrifikohesh dhe ca para nga pasuri jote, për t’u bërë ashtu siç ëndërron : Orhan Pamuk shqiptarë

Blendi, duke qenë se lexuesit e mi më të mirë janë familja ime dhe dy apo tre shok, mos u shqetëso, këtë bisedë nuk do e marrë vesh njeri. S’dua të të mërzis, por e ndjej detyrim moral tek ata, t’i orientojë se kush janë autorët që duhet të lexojnë. Edhe pse të paktë në numër, lexuesit e të mi e kanë shijen e stërvitur, ndaj jam i sigurtë se librat e tu s’do t’i prekin me dorë.

Teksa të ndiqja me vëmendje, mendova: Dua të bëhem si Blendi! Jo si Fevzo, se ashtu jam, vetëm se nuk kam para, por dëshirojë të bëhem shkrimtar i madh siç u bëre ti… për pak ditë. Sa për të provuar pak shijen e suksesit dhe të dehesha nën dritën e yllit tim.

Vetëm dje më ra në dorë një libër, pak a shumë si botimet e tua, ndoshta edhe më artistik. Fantazia e autorit, shkrimtarit, nëse do ta quajmë kështu, i kalonte çdo kufij. “Gjeniu” i letrave, kishte publikuar një libër të veçantë në llojin e veprës letrare, e që nuk ishte gjë tjetër, veçse arkiva e të gjithë shkëmbimeve të emaileve të tij. Pak a shumë, shkëmbime të postës, por në rastin konkret ishin elektronike. Këtë libër autori e shiste për vetëm 800 lekë.

Tani, nga gjithë kjo eufori e madhe, më lindi dhe mua një ide brilante: Do të publikoj dhe unë të gjithë bisedat e mia të “Whatsapp”-it. Kam arkivë të gjërë dhe më beso, Orhan Pamuk, shkrimtari i email-eve dhe ti… më merrni të keqen!

Pak më parë të thashë se unë jam miku yt i vetëm, për vetë faktin se miqtë dhe kolegët e tu, që të rrahin shpatullat dhe të flasin përzemërsisht çdo ditë, tani po gajasen me të madhe!

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në ““Masturbimi” i fundit i Fevziut!”

  1. foti says:

    pikes i ke rene more Anri

  2. FIX 316 says:

    Me pelqen menyra se si ja terheq veshin miqesisht nipit te Esatit.Vertet nje mik i vertete!.

  3. Pandi Korce says:

    Te ”Refleksionet”, ne mos gaboj, Edi Rama shkruan per nje shokun e klases me origjine egjyptiane (magjyp), qe masturbohesh duke sjelle ne mend mesuesen e fiskultures me tuta te ngjeshura dhe trup te bukur.Nje dite ky egjyptiani, kish ndenjur ne fund te bankave ne nje dite me shi kur nuk behej fiskulture dhe duke enderruar mesuesen po masturbohej.Mesuesja veren se ky nxenes eshte i pavemendeshem dhe shkon anash e anash nga prapa dhe ne momentin qe ai po kalonte ne orgazem (rastesi kjo) e kap per veshi.Qe nga ajo dite egjyptiani nuk mund te kaloje ne orgazem pa e kapur dikush nga veshi.

  4. Toni says:

    Si gjithmone brilant Anri. Pervec familjes, 2-3 shokeve, te lexoj dhe une me kenaqesi. Bravo

  5. ai says:

    Ne kohrat e koleres dhe antivleres natyrisht qe krimbat si Fevziu luluzojne. Propozoj ti jepet cmimi Nobel si lepiresi me gjuhen me te gjate qe shkon me thelle se te gjitha gjuhet (llapat) e tjera. O moj Shqipni e mjera Shqipni.Dhimbje vetem dhimbje ndjej.

  6. Dr says:

    Ky fevziu esh te i mbaruar as nuk e shof fare me ne tv,ska me interes se u shit ne politike gazetari duhet te jete i pavarur

  7. Le says:

    Hahahaha po te lexoj dhe un sot. Jo vetem shkrimtar po as moderator jo. E drejton emisionin si ne bangen te akzuarve. Mungon komunikimi i lir dhe pervoja per sa i perket tema. Thjesht nuk shihet me.

  8. Lali says:

    O analfabeti Hanri,
    shko e meso sesi shkruhet ne gjuhen shqipe. Duhet te kene qene te dehur ata qe te kane dhene deftesen e klases se tete.

  9. Bariu says:

    Kavjedhur gjithe pronat e fisit te tij ….me ndimen e servilizmit politik.

  10. Masturbimi says:

    Mua Blendi me duket seksi gjithesesi, dhe kjo ideja e masturbimit te tij me cmend fare, pavaresisht se behet fjale per tjeter lloj masturbimi…por, shume thelle i eshte fut ky tipi dhe s’ka nerv njeri me ja lexu gjithe kete delir qe ka shkrujt. Me qejf eshte te mendosh per Blendin tu i ra me dore sesa me lexu gjithe kete roman ketu.

  11. ismet sina says:

    megjithate ka ndertuar nje emision qe mund te konsiderohet universitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *