Penxherja e gazetarisë së frikës

7 Nëntor 2016, 20:21Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Është një këngë e vjetër e Shqipërisë së Mesme, krejt orientale, e cila ka një kumt të rëndë qysh në krye:

…doli hoxha në penxhere, për me pa se kush ka vdek’…

Kjo këngë më erdhi ndër mend, kur pashë një gazetare që doli në penxhere për me pa se kush po kthehej nga Greqia. Ishte kaq e shqetësuar zonja, tek rrëfen dy histori njerëzore të vërteta (jam i bindur që nuk i ka sajuar) dhe në fund për hir të këtyre fateve dramatike, reflekton që duhet ta mbyllim sqepin, sepse greku na kthen ata që kemi emigrantë. Me deduksion arrijmë në përfundimin se kush i mban me bukë gjitha ata të këptur që janë në Greqi dhe e hanë atje tasin e groshës.

Por, dje u qetësova, sepse Ambasada greke na e la kopilin në derë neve, gazetarëve që raportuam kthimet në kufi. Me siguri kolegia jonë e ka mbyllur dritaren dhe ka fjetur gëzueshëm, sepse grekët nuk do ia cekin personazhet e rrëfenjave të saja.

Në lëmin e komunikimit manipulimi i opinionit publik nëpërmjet historive personale, është padyshim një armë fituese. Në çastin, kur tregon historinë e dikujt që halli i ka zënë derën, e ke të thjeshtë të bësh përgjithësimin e një përfundimi politik, qoftë të gabuar. Ky ishte qëllimi i kthimeve greke, të kallte datën, nëpërmjet historive individuale. Natyrisht, dikush që ka frikë të kalojë nga njëra këmbësore tek tjetra, kur e ka semaforin me dritë të gjelbër, mund të mendojë që të tërë kanë frikë dhe nga gjithçka. Fobitë personale shpesh mund të bëhen udhëheqëse të jetës individuale dhe të çojnë të mendosh që kaq e trembur është gjithë gjindja që të rrethon. Prandaj, përhapja e frikës si valë është një tekonologji fitimtare që e përdorin diktaturat, autokratët dhe shërbyesit e tyre, kryesisht mediatikë. Hitleri e mori pushtetin duke filluar të kallë datën nëpërmjet propagandës. Të parët që ranë pre e saj ishin dhjaksët e më pas sahanlëpirësit.

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Pas deklaratave të Komisionerit Hahn janë rihapur çështjet që kanë mbetur varur mes dy vendeve. Greqia nuk dëshiron të ulet në bisedime, as për marrëveshjen e ujrave, as për sheltin territorial, as për Çështjen Çame. Ndaj kërkon të ngjallë frikë dhe panik. Kthen aq sa ka mundësi në kufi për të shkaktuar tek propagandistët atë efekt që na doli në dritare.

Por, grekët përherë kanë përdorur përzënien e dhunshme në historinë e tyre moderne për të spastruar territore. Fjala vjen, a mund t’i rrëfejmë në penxhere përzënien e dhunshme për tre orë të gjithë hebrenjeve të Selanikut, bashkë me ta dhe shumë shqiptarë.

Po në marrëveshjen e ishujve që po ankohet sot qeveria turke a e di njeri sa familje shqiptare i shkulën nga pronat e tyre dhe i zëvendësuan me kolonë grekë? Kjo është arsyeja që sot kemi një komunitet aq të madh shqiptarësh në Izmir. Po kur i kthyen shqiptarët gjatë kohës së Mbretit Zog a e di njeri si u ndalën? Greqia u kërcënua që sa shqiptarë do të kthehen, aq minoritarë do u çojnë në derë. Por, le të bëhemi pak më modernë. A ka më mizorë se operacionet “Fshesa”. Qysh në emër të ngjallin krupën.

Natyrisht, dramat njerëzore, nëse i përdor, ke dhe më shumë sukses. Problemi është si do u përgjigjemi dramave të tjera njerëzore që na duhet t’i dënojmë me harresë. Ildize Jupes, 80 vjeç që nuk e lanë më të hynte në Greqi, sepse mbajti fjalim Edi Rama ç’do i themi? Ajo as që e ka idenë. Është një e moshuar që kishte dhjetë vjet që jetonte me djalin, nipërit e mbesat në vendin fqinj. Pas dhjetë vjetësh i thanë kthehu mbrapsht në Cërrik, sepse e ke vendlindjen Arpicë, për hir të së vërtetës, sepse ka mbajtur Edi Rama fjalim. Ka gjë më të poshtër se kaq? Dhe ka gjë më të poshtër se sa të bësh propagandë për të ulur kokën, se mos na shtohen raste të këtilla. Natyrisht, nuk ka. Tek e fundit edhe në kohën e shokut Enver mund ta shtyje po të qepje gojën, por jo të gjithë e qepën./ 27.al

19 komente në “Penxherja e gazetarisë së frikës”

  1. Devolliu says:

    Nje qam katolik , gruja e te cilit, rguja e Demit pra, te var tek pema.

    1. adi says:

      More kopil turk
      Na e shpife me turqishten tende te shqiperuar.
      Shqipja more kopil I erdoganit ka fjalen e bukur dritare dhe po nuk te pelqeu gjej ndonje cam te vjeter jo turk e te te thote se te vjeterit I thoshin “fanester” Apo te paret e tu kane ardhur vone nga turqia dhe nuk ariten ta mesonin kete fjale?
      Qe si pa dashje shkruan gjuhen e shpirtit tend turk.
      Vetem se cdo njeri qe ka 2 gr tru ne koke e di qe minoritaret greke ne shqiperi jane shtetas shqiptare qe kur shqiperia u krijua si shtet.
      Dhe shumica e atyre 600.000 shqiptareve ne greqi me i vjetri ka nja 25vjetdhe me i riu 2 dite.
      A nuk ka te njejten dhimbje fshesa e te pasurit edhe kur e ben merkeli edhe kur e ben greku????
      Apo per filozofine e lepiresit qe perfaqeson ti kur e ben gjermani quhet patriotizem.
      Kur flisni ti e jot shoqe per nder e principe morale cdo njeri normal I ketij vendi mban barkun me dore.
      Se jot shoqe ne fillim ishte me PD
      Pastaj kur Meta u be kryeminister u be keshilltare e tij.
      Pastaj kur PD erdhi prape ne pushtet u be prape me PD.
      Kur PD iku nga pushteti do e gjente mesila nje menyre per te kapur ndonje gje nga pushteti dhe na rilindi came.
      Prandaj boll na bere karagjozin kaq kohe se jam I sigurt qe po u be vertet lufte me grekut ti e jot shoqe do jeni te paret qe do dezertoni. Bile jam I sigurt qe po te beri kontroll policia do te gjeje poshte krevatit vec flamujve te gjithe partive shqiptare edhe flamujt e gjithe botes mjafton te kapni ndonje kocke dhe e sigurt qe e valvisni me krenari e patriotizem.

  2. Moni says:

    Dmth ka gje me te poshter se kjo qe beri Edi Rama, qe mbajti fjalim. Po prandaj ju camet jeni me Berishen. Sepse nuk mban fjalim per te mbrojtur ceshtjen came. Bile ju fal grekeve 350 km katror te teritorit shqiptar. Gjithashtu jep leje per nja pese varreza greke ne Shqiperi.
    Dhe sigurisht Berisha eshte Skenderbeu i dyte. Edhe kur ndihmoi serbet me nafte per tanket e tyre. Per te miren e popullit kosovar e beri. Ishin shtuar shume dhe duhej te vriste disa prej tyre Sllobua, Dhe Berisha mbetet patrioti me i madh qe kane fshtaret e Shqiperise dhe Kosoves.

    1. Mondi says:

      Jo te gjithe Çamet jane me Ramen.
      Jo te gjithe Çamet jane me Berishen.

  3. Tony says:

    Monedha ka dy ane Enkel.
    Por per fat te keq, media qe ti perdor dhe publiku qe ti informon eshte analfabet.
    Nacionalizmi eshte strehu i fundit i horave.
    Mos u poziciono ne kete fjali.

    1. ttttt says:

      ai eshte gazetar dhe jo politikan

  4. Idris illdis says:

    Nigjo ktu plako !! Teritoret merren me lufte,me asgjo tjeter ,ke myth lufto ti dhe camet e tjere,un nuk luftoj per ty te jesh i sigurte ,po gjete budall te te vine nga pas provoje ,aty o sheshi dhe mejdani ,ndajeni kete pune se na keni ca bash trapin.

  5. Shqiptar i Ndershëm says:

    JU LUMTË PENA ENKEL DEMI !

  6. ttttt says:

    Lerini gazetaret te shprehen. Mos ofendoni dhe shani si te marre. Ky eshte debat, nuk po therret njeri per lufte pervec se veglave te Greqise

  7. @ all (except thieves) says:

    Kot lodhesh o “Idris Illdis”. Ky Enkeli i Demajve nuk ka as byth dhe as shtylle kurrizore per te bere lufte, prandaj na cajne trapin me artikuj bajate per ti sherbyer padronit te radhes. Kjo specie eshte ajo qe tradhetoi racen e vet ne kohen e turkut, ne kohen e nazizmit, ne kohen e Enverit, ne kohen e Berishes, tani te Rames, neser te dikujt tjeter qe do ti siguroje mbijetesen e tradhetise historike… I ke parasysh ato kermijt e zij e te peshtire pa guaske qe qaraviten dhe qurrosen poshte gjetheve? Keshtu jane dhe keto qenie parazite qe kane privatizuar partine e cameve. Ku jane camet trima dhe te ndershem qe nuk e meritojne aspak te perfaqesohen nga keto vemje qe diskreditojne nje komunitet me tradita shekullore si ne Shqiperi por edhe ne Greqi?

  8. Klimax says:

    Nuk e kupton qe je bere i bezditshem per lexuesit??!! Shpreh njeriu nje shqetesim personal apo te races se tij, ok, deri aty, por jo cdo dite te njejtat e te njejtat si ato grate e liga te lagjes!
    Hajde, boll e qelbe kete gazete me vrerin dhe diarien tende!
    Megjithate, per nje gje duhet te jesh i bindur, shqiptaret urrejne camet me shume se sa mendon ti se greket urrejne racen tuaj (te pakten keta te fundit kane edhe arsye per kete gje sepse edhe i perkisni nje besimi tjeter, edhe i sherbyhet fashizmit e nazizmit ne periudhen e Luftes per te shtypur levizjen clirimtare ne Greqi)!
    Jo me kot thuhet ne nje shprehje popullore se “cami me i mire duhet varrur tek Sheshi i Flamurit”! Mos je gje ti me i miri i tyre?
    Duhet te jesh i lumtur per kete gje, ashtu sic jemi dhe ne te tjeret te lumtur, 70% e shqiptareve “kokepalare”, qe jot shoqe do te na varri ne litar tek palmat!

    1. LABI, VLORA says:

      @ (mavri llapaqëne greke),

      Ato shprehjet kundër vëllezërve shqiptarë çamë në Vlorë, janë produkt i propagandës së pështirë greke.

      buçe e zgjebosur greke !

  9. Ivan i madh says:

    Edhe sikur ti kapish problem realisht prape ti dhe shtojsja jote Mersila e palmes skane te drejten morale te te flashes e shkruash Se dihen dhe jane te dekumentuara esterizmat e saj ne vrasjen e 4 protestuesve dhe kercenimi i saj nqf se kapeshe froni i babes Berishes do behen ataja. Se nuk u ngop kjo bushtera me gjakun e tyre po deshte akoma gjak si race vampiresh qe jane e jeni mor palo gazetar i priviligjuar qe ndron Tv si ndrimi i dashnoreve politik Mersi jote. Ne shkrim ngrene dhe problemin e Enverit mos valla deshiroje qe per interaset tuaja Ai te bente ate qe beri idhulli i Mersila dhe tendi sa trapi Zog per ata qe perzuri grekerit ne Turqi e te mos hapte kufirin qe te vinin ne Shqiperi race juaj e felliqur qe ska asgje dallim nga grekerit. Ngre problemin e plakes 80vjecare dhe ste behet vone per gjithe ata shqipetaret qe shkuan per buken e gojes dhe perzihen. Prandaj mbyllur sqepin ti e ajo bushtera jote Mersila se me deklaratat qe po ben ne parlament ne lidhje me dekorimin e partizaneve e drejtueseve te lufet nac clirimtare tregon se me te verteta kjo mbetje e ngjitur camerve se do qe te realizoje ate qe lane njerezit e tu ne mes ne lidhje me bashkepunimin me nazistet gjerman. Pa lerin ato pralla se deshin Shqiperine etnike se bje ere qelbelbersirllek.

  10. Tralala says:

    Ca keni mor cuna me Kelin? Ai se ka me Ju, e ka me gazetaren. Apo meqe I fusni nja dy te shame, doni me u heq si gazetar?

  11. Tralala says:

    Ca keni mor cuna ? Keli se ka me Ju, e ka me gazetaren. Apo meqe I fusni nja dy te shame, doni me u heq si gazetar?

  12. Ben Dibrani says:

    Eshte fatkeqesi qe ka shqiptare qe komentojne si me lart, por duket se Xhunga nuk eshte nje person por nje fenomen. Cfare turpi te shkruash ne sherbim te politikes se marre greke, kunder kryeministrit tend qe flet ne emer te Shqiptareve dhe strikt per interesin e tyre. Ne vend qe te perkrahet e nxitet ai dhe kushdo qe shkruan per ate padrejtesi kriminale (te pakten 1 shekullore) te qeversie Greke, ne vendin e te patruve, sulmohet. Koj eshte e tepert por gjithsesi tregon nje arsye te fuqishme perse jemi katandisur ne nje vend te vogel e te varfer. Ne vend qe te sinergjizojme energjite rreth politikes se guximeshme atdhetare, e sulmojme ate.
    Enkel, mos u merzit, eshte injorance qe do te kaloje! Edhe Xhunga (cfare mbiemri idiot), ndoshta do te vere mend nje here, se dinjiteti ka me rendesi se corba e dites dhe do te ndaloje te manipule opinionin me fakte coroditese, larg thelbit, larg veshtrimit strategjik te fakteve.

  13. avokati i djallit says:

    O Enkel
    Po flet dhe ti sikur je ne qender te botes, sic tha gazetari grek Tzimas per Edi Ramen.
    Dhe meqe po na i permend ca si shpesh hebrenjte e Selanikut per te demaskuar greket, nuk mendon se nje logjike e tille e peshtire mund te kthehet ne bumerang per Camet. Ta shpjegoj une pse-ne qe ta qepesh gojen here tjeter o njeri i vogel.
    Me 1940 Shqiperia i shpalli lufte Greqise dhe shume Shqiptare u mobilizuan me forcat italiane. Greqia si kunderpergjigje i shpalli lufte Shqiperise qe e mban ne fuqi edhe sot e kesaj dite. Shqiperia argumenton kunder ketij ligji lufte se ne 1940 nuk ishte shtet sovran dhe u terhoq ne lufte nga italia.
    Po Greqia o Enkel, a ishte shtet sovran me 1943-1944? Ne Selanik ligjin e benin greket a gjermanet? Fatin e atyre hebrejve e percaktuan greket a gjermanet?
    Pa le na behesh dhe zedhenesi i Sulltanit per ishujt grek.
    Vazhdoni diskreditohuni vete.

    1. LABI, VLORA says:

      @ (grek i djallëzuar),
      1.
      Të dhjefsha ligjin e luftës që qëllimisht e mbani vetëm kundër Shqipërise, dhe jo kundër Italisë e Gjermanisë.
      FAKTE
      2.
      Në kohën e Luftës së Dytë, dhjakonarët grekë si ti spiunuan edhe hebrenjtë e Selanikut te Nazizmi Gjerman.
      FAKTE

  14. LABI, VLORA says:

    @ (mavri llapaqëne greke),

    Ato shprehjet kundër vëllezërve shqiptarë çamë në Vlorë, janë produkt i propagandës së pështirë greke.

    buçe e zgjebosur greke !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje