Shantazh? Adriatik Llalla nis hetime ndaj Shkëlqim Ganajt, njeriu që do kontrollojë pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve

7 Nëntor 2016, 19:47Kronika TEMA

Nga Lindita Çela

Dy oficerë të policisë gjyqësore, me një urdhër sekuestrimi  të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës u paraqitën mesditën e së hënës në  Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave .

Misioni i tyre ishte sekuestrimi i të gjitha dosjeve të pasurive të deklaruara nga zyrtarë të lartë, që kur në krye të ILDKPI-së është emëruar Shkëlqim Ganaj.  Grupi i Taks-Forcës së Prokurorisë së Tiranës ka dyshime se kreu i këtij institucioni ka shpërdoruar detyrën, pasi  në tre vjet nuk ka konstatuar dhe nuk ka denoncuar asnjë rast konflikti interesi të zyrtarëve të lartë.

Më herët, Prokuroria e  Tiranës kishte regjistruar procedimin penal kryesisht dhe pa autorë, me dyshimin se ILDKPKI nuk ka vepruar  në hetimin dhe  denoncimin  e rasteve të  përfshirjes në konflikt interesi të zyrtarëve të lartë.

“Regjistrimi penal është nisur kryesisht pasi ka indicie dhe fakte të njohura publikisht për përfshirje të zyrtarëve të lartë në konflikt interesi, të cilat nuk janë hetuar  dhe denoncuar nga  ILDKPKI,” tha për BIRN Albi Serani, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme.

Si raste të njohura publikisht, ku zyrtarë të lartë janë akuzuar për konflikt interesi për pasuritë e tyre, Serani përmend dosjet e deputetëve Rakip Suli, Valentina Leskaj dhe të ish deputetit Koço Kokëdhima. Për shkak të konfliktit të interesit, Kokëdhima humbi mandatin e deputetit në Gjykatën Kushtetuese.

“Për të hetuar nëse kemi të bëjmë dhe me raste të tjera, organi i akuzës ka vendosur sekuestrimin e të gjitha dosjeve të zyrtarëve të lartë që nga shkurti i vitit 2014,” shtoi Serani.

Kryeinspektori Ganaj nuk ishte i arritshëm për një koment të hënën, dhe një kërkesë e drejtuar nga BIRN zyrës së shtypit të Inspektoriatit të Lartë nuk mori përgjigje.

Hetimi kundër kreut të Inspektoriatit të Lartë vjen në momentin kur institucioni i drejtuar nga Ganaj është i përfshirë në procesin e marrjes në sitë e deklaratave të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, si pjesë e procesit e të vetingut që pritet të ndjekë miratimin e ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”

Ky ligj, i cili është ankimuar nga Partia Demokratike në Gjykatën Kushtetuese kundërshtohet me forcë nga Unioni i Gjyqtarëve dhe një pjesë e prokurorëve.

Prej kohësh, marrëdhëniet mes Prokurorisë dhe ILDKPKI-së kanë qetë të tensionuara, ku palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për mbylljen e dosjeve të zyrtarëve të lartë.

Sipas një investigimi të publikuar më parë nga BIRN, ILDKPKI ka paditur në Prokurori 158 zyrtarë të lartë dhe të mesëm gjatë viteve 2014-2015; ku përfshihen gjyqtarë, deputetë, diplomatë, ish ministra, të zgjedhur vendorë apo punonjës në tatime dhe dogana – dy sektorë të administratës publike me një nivel të lartë korrupsioni.

Në kallëzimet e bëra, ILDKPKI pretendon se zyrtarë të ndryshëm kanë bërë deklarime të rreme në mungesë të burimeve të ligjshme financiare për të justifikuar pasurinë e deklaruar.

Sipas ILDKPKI-së, nga të gjitha rastet që Inspektoriati ka denoncuar në vitet e fundit, gati gjysma ose 70 kallëzime janë hedhur poshtë nga Prokuroria.

Vetëm në pak raste, Prokuroria ka ngritur akuza dhe ka dërguar për gjykim zyrtarë që akuzohen për fshehje pasurie – kryesisht zyrtarë të nivelit të mesëm.

9 komente në “Shantazh? Adriatik Llalla nis hetime ndaj Shkëlqim Ganajt, njeriu që do kontrollojë pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve”

  1. doktor mortja says:

    Filloj lufta, kush paguan me teper do fitoj. Ky hajne cdo doganieri e tatimori u ka vene gjoba. Nxjerre ca probleme teknike kote dhe bene shantash nepermjet nje te shkurtri qe ka aty ose paguj gjysmen mua ose te gjithe shtetit.

  2. Doganieri ne pension says:

    Mua me vuri gjobe kote edhe pse un i kisha deklaruar rrogat e mia dhe te nuses prap ai thoshte qe duhej ti deklaroja edhe 10.000 lekshin qe kish ngelur ne bank. Me vuri 4 milon lek gjobe dhe mbajti gjysmat ne xhep ai i vogli per shefin.

  3. punetori says:

    Ky super i korruptuar eshte nga hajnat qe ashte pasuruar me shume ne nje kohe kac te shkurter. Gjobat e tije te gjithe i dine po asnjeri nuk flet se jane te gjithe te korruptuar deri ne palc.

  4. jena says:

    Një skandal i ri pritet të mbuloj këtë javë vëmendjen e opinionit publik shqiptar.
    Nga burime konfidenciale të gazetës on-line, zathur.net vihemi në dijeni se Prokuroria e Përgjithshme sapo ka administriuar përgjimet video dhe audiovizive të kryeinspektorit të ILDPK, Shkëlqim Gana në disa afera korruptive.
    Projekti OPDAT i SHBA ka mundur të bashkëpunojë me një grup gjyqtarësh të cilët kanë mundur të përgjojnë Shkëlqim Ganën duke marrë ryshfete në këmbim të presioneve për mbylljen dhe fshehjen e pasurive.
    Çështja i kaloj për hetim nga Prokuroria Përgjithshme në Task Forcë Anti-Korrupsion pranë prokurorisë së Tiranës.
    Burime brenda Task Forcë informojnë se Shkëlqim Ganaj në cilësinë e kryeinspektorit të deklarimit të Pasurive ka krijuar një rrjet gjobash ryshfeti nga 10.000 euro.
    Në materialin e përgjimit rezulton se kryeinspektori i deklarimit të pasurive Shkëlqim Gana u ka marrë ryshfete gjyqtarëve të gjykatës Apelit Durrës; Petrit Çeno, Kliton Spahiu, Agim Ferizaj, Besmi Treshnjeva, si dhe gjyqtarëve të gjykatës Elbasan, Arben Vrioni, Xheladin Kakinji etj.
    Por jo vetëm kaq, edhe gjyqtarëve të gjykatës Apelit Tiranë; Gramoz Levanaj etj, etj.
    Nga të njëjtat burime vihemi në dijeni se gjyqtarët kanë siguruar mjetet e përgjimit nga programi amerikan OPDAT të cilët po ushtrojnë presion për arrestimin e zyrtarëve të korruptuar dhe ndërmjet tyre edhe për kreun e deklarimit të pasurive të zyrtarëve ILDPK Shkëlqim Ganaj.

  5. alphade says:

    Ky Adriatik LLalla qenkerka koqe fare !
    Epur si mueve ! ” Sikur aksiomat gjeometrike te
    preknin interesat e njerezve, ata do t’ i perge-
    njeshtronin” . Nje sentence lapidare !!! Keshtu
    ka thene nje filisof i madh ! Edhe Dhalle po i
    futet uji ne prapanice prandaj ka nisur kunder-
    sulmin me urdherin e Vicidolasit ! Po vendose te
    mbrohesh duhet te sulmosh, e megjithate kot
    lodheni , ” dajaku” ju pret pas ” dere” ,heret apo
    vone do te perballoheni me drejtesine .S’keni ku
    shkoni, keni bere shume zullume!!

  6. genti says:

    KY Gani u ka bere presion gjithe zyrtareve te nivelit te mesem ish drejtoreve ,u dergo nje leter pa protokoll duke e quajtur extra dhe te thote ” Paraqituni me daten kaq e kaq per te marre masen penale ,administritarvie,gjyqsore ” duke ju bere presion, nga me te cuditeshmet, kur i kerkon takim nuk te vjen asnje inspektor ne takim te sqaroje, por per cdo gje e di shefi, kur te therreth Mon Kaleshi aty te thote qe ti nuk ke raportuar ne x periudhe pavaresishte se ti e ke raportuar njehere ate ,por ai do ate qe ti nuk e repartuar duke shikuar pike e presje per te bere lorja fjalesh dhe te ben presion te hapur, nje miku im pago 3000.000 leke te vjetar vetem per ta mbyllur qe ne fakt nuk eshte hic gje,por thjesht presion per te marre para. NUk Ka institucion me te kalbur dhe te korruptuar, te shkretet zyrtare cheqin me te , o zot, sa perfekt jane te ushtroje presion mizen ta bejne buall…te sorollasin dhe gjejen lloj lloj cudirash qe ti nuk mund ti besosh ,por presioni eshte i till qe me mire merri borxh ato lek dhe ik jepja hiqe qafe,..sesa te lene pa gjume….

  7. Go west says:

    Ky eshte nje shantazh i paster dhe ne diten e dielli. ajo qe çudit eshte BIRN, nje agjensi prestigjoze dhe me kontribute ne luften ndaj korrupsionit, e cila, ne vend qe ta denocoje prerazi shantazhin e Llalles, ben sikur nuk e kupton thelbin e denoncimit.

  8. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

    Albanistani em i dashtun, rilindja i ka keto pune….
    Sec degjojme jo task force jo leshi kur kryeleshi eshte I gjithe shteti sistemi I likes dhe edvinit

  9. Nik says:

    Llalla meqe nuk u be kos, per te bllokuar procesin e Vetingut eshte hedhur ne sulm…duke sulmuar institucionet e kontrollit…ILDKPKI eshte institucion qe mund te kontrollohet vetem nga Parliamenti dhe askush tjeter…Llalla do me bo stuhi ne gote por e ka kote…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje