Shpëtim Nazarko në Zululand: Rama ka diferencë shumë të madhe nga të tjerët; do të fitojë sërish në vitin 2017

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

SHPETIM NAZARKOSot në Zululand ishte i ftuar analisti, Shpëtim Nazarko me të cilin Mustafa nano diskutoi mbi marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, pas deklaratave të kryeministrit Rama mbi këtë argument dhe reagimeve greke dhe  pse nuk kemi ende nje vizitë zyrtare të Ramës në Athinë, apo të kryeministrit grek në Tiranë.

Z. Nazarko tha:

“Rama në polemikë ngjan me Nolin, me Konicën  ndërsa në politikë Rama ngjan me Ahmet Zogun. Mbase ne shohim pjesën e sipërme të historisë, por mbase grekët i kanë kërkuar më shumë se cduhet Ramës kur ai u vu në krye të shtetit shqiptar.”

“Për herë të parë diplomacia shqiptare ka arritur që të shtrojë cështjen e camërisë tek komisonerët”, shton ndër të tjera z. Nazarko.

I pyetur nga Nano, nëse Rama nuk mund të arrinte të njëjtat rezultate dhe ta bënte edhe Hanin të fliste duke mos bërë sherif-in, z.Nazarko përgjigjet se ai mund ta ketë provuar, dhe Rama ka luajtur drejtpërdrejt me Greqinë në këtë histori.

Kur Nano e pyet, se a do të kuptoheshin, a do të pëlqeheshin, Edi Rama dhe Alexis Tsiprias po të takoheshin me njëri-tjetrin?

Nuk e besoj sepse Tsipras do të kishte megalomaninë e një shteti të madh ndërsa rama megalomaninë e një njeriu shumë herë më të kulturuar se Tsiprias, dhe do të ishte një takim i dy njerezve ku Rama do të kishte epërsine  e një njeriu të kulturuar që e shikon njeriun nga sipër, poshtë ndërsa Tsiprias epërsinë e një njeriu  i cili edhe pse e ka ekonominë e “shkundur” sërisht  hyn tek tavolina e të mëdhenjve dhe mund të trazojë botën për ekonominë e vet”, përgjigjet z.Nazarko.

Ndërsa në fund i pyetur nga Nano, a ka kohë Rama për të bërë gjëra pasi po vijnë zgjedhjet dhe  ai mbase mund të bie, z.Nazarko përgjigjet:

“Unë nuk e besoj se rama do të bjerë, sepse besoj se ka diferencë shumë të madhe nga të tjerët, rama është njeri i fortë dhe në këtë pikë ai i ka kuotat më të larta nga sa e mendojmë ne”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Shpëtim Nazarko në Zululand: Rama ka diferencë shumë të madhe nga të tjerët; do të fitojë sërish në vitin 2017”

  1. bojaxhinjte says:

    E lyet dhe e ngjyet Ramen sa deshet. Jepini dhe nje te lepire tani qe te bini rehat!

  2. Shelgura says:

    I vetmi qe munt ta vere kete popll ne rugen e shtetit ligjor. Pamvaresisht veshtiresive qe ka nga ekonomia e dobet qe egziston por e keqja vjen ne sekont e mira. Do dekada. berisha ne metoden qe perdori ne sekonte bente keq . Rama apo kuzhdo tjeter do vite te mare per mbare,

  3. Bravo ,qe doli drejte per drejte nji analist te thote publikishte se Edi Rama eshte njeri punetor dhe i kulturuar ,qe une them ,eshte politikani me Vizionar deri me sot !
    Jo zgjedhjeve e 17 tes ,por dhe ato qe vijne pas 2021, i ka te sigurta !
    Pse te mos fitoje nji njeri qe punon !
    Europa dhe ShBA , nuk e leshojne Ramen ,do ta torturojne……..deri ne vdekje duke e lene ne karrigen kryeministrore !
    Le te hane mut kush nuk e do …..????????????????????????????????????????????????
    ????????????????????????????????????????

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    O nazarko kaq i fiksuar je mbas rames
    I ke thene njehere zaloshnjes ne nje emision
    Kur rama kandidonte per kryetareve bashkie
    Si i ke bere ato sondazhet ?
    Po fitoj rama do te te ngrene nje bust
    Po humbi do te te varim ne peme
    Edhe une si ti dua te fitorje rama
    Tja q.nenen ketij mut mileti
    Uroj qe plehrat ti grumbulloje te shtepia jote.

  5. anamaria says:

    Sharlatan muci vazhdon perseri te sharlatanizoj….

  6. Aso says:

    Nazarko nuk vuan nga ndjenja e kopese, te flas si te tjeret. Ai ka mendimin e vet dhe e thote pa ndroje. Rama eshte vertet ndryshe, ka shije, kulture dhe guxim. Eshte me atdhetar e me punetore se Nano. Nuk eshte fshatar e pasarxhi si Berisha.

  7. Phoenix says:

    Si nuk lodhen me gojore keta analistat, apo sa me shume rrallohen mbeshtetesit, aq me shpesh dalin ato qe mbesin me kesi pamfletesh qe beheshin edhe per Hoxhen. Dhe ne habitemi se si ndenji 50 vjet. Ju qifsha trute! Ka mundesi te bejme zgjedhje 1 here ne vit? -Simbolika e Blushit per snajperistin do te thote se ketu kush hipen ne karrige nuk zbret me, pa plumb kokes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *