Shqiptarët presin të gëzohen për humbësin!

7 Nëntor 2016, 20:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Amerikanët do të votojnë nesër për Presidentin e ri të tyre, pas një fushate të pazakontë, ku më shumë se për fitimtarin e pritshëm, emocionet janë të drejtuara nga humbësi i mundshëm. Nëse Hillary Clinton vazhdon të ruajë epërsinë në sondazhet e ditës së fundit, ajo do të jetë Presidentja e re e SHBA, por për këtë nuk do ketë shumë entuziasëm.

Çlirimi vjen nga fakti i mundshëm që Donald Trump nuk do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, por kjo nuk do të thotë që nuk e ka nxirë sadopak imazhin e saj.

Problemi është se zgjedhjet në SHBA kanë rëndësi për shqiptarët si faktor gjeopolitik në Ballkan, por nuk kanë rëndësi për faktorët politikë brenda shqiptarëve. Por në kundërshtim me këtë, tifozllëku më i madh është brenda faktorëve politikë shqiptarë, dhe më pak mendojnë për problemin që ka faktori shqiptar në Ballkan nga një humbje vëmendjeje nga Shtëpia e Bardhë.

Sa i përket ndikimeve në politikat e brendshme në Shqipëri dhe Kosovë, fitorja e presidentëve në SHBA nuk ka pasur kurrë ndikim. Shpesh herë në Shqipëri politikanët janë përpjekur të bëjnë fushatë vesh më vesh me këtë çështje, duke hapur fjalë se “po fitoi X” i kemi punët mirë, por gjithmonë i ka përgënjeshtruar historia.

Në vitin 1992, kur Bill Klintoni ishte në fushatë me Xhorxh Bushin e parë, Eduard Selami, atëhere politikani i ri, pasionant pro republikan, nuk e besonte dot që po fitonte Klintoni dhe gati sa nuk tha në një intervistë të tij “prit se duhet të kalojë dhe në Kongres”, si për të ilustruar zhgënjimin e tij nga fitorja e së majtës amerikane. Formimi i PD konçidoi me pushtetin e Xhorxh Bushit . Ai priti Berishën në maj të 1992 në Shtëpinë e Bardhë dhe Selamit i dukej fundi i botës të dilte Bushi nga Shtëpia e Bardhë. Por Klintoni jo vetëm që u bë mbështetësi më i madh i PD dhe Berishës vitet e para, duke e pritur atë në një vizitë zyrtare, por administrata e tij ishte dhe ajo që mori në mbrojtje Selamin pas problemeve me Berishën. Pra, u bë fati i tij.

Nga ana tjetër, i njëjti zhgënjim pozitiv u ndodhi socialistëve në vitin 2000. Beteja ligjore dhe elektorale Bush-Al Gor gati u kthye në ndeshje futbolli në Tiranë. Berisha shpresonte se fitorja e Bushit do ta nxirrte nga izolimi, ndërsa socialistët bënin tifozëllëk për Al Gorin. Por e vërteta që pasoi nuk ishte fare e këndshme për Berishën, por normale për politikën amerikane. Ilir Meta arriti të takohej si Kryeministër me Bushin në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa izolimi i Berishës u thellua. Fatos Nano pas Ilir Metës u thirr po ashtu në Shtëpinë e Bardhë dhe ishte i preferuari i administratës, duke nënshkruar Paktin e Adriatikut me Colin Pauellin dhe duke ju bashkuar forcave aleate në Irak dhe Afganistan .

Edhe fitorja e Obamës më 2008 nuk e ndihmoi Edi Ramën të vinte në pushtet, edhe pse shkoi ndoqi fushatën e tij, ndërsa Hillary Clinton erdhi në Shqipëri e ftuar nga Berisha. I vetmi nder që ju bë Ramës ishte kur fitoi pushtetin dhe u ftua zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë, por kjo jo për preferencë politike, por si shenjë e një miqësie të fortë shqiptaro- amerikane.

Ky është normalitet në politikën e SHBA, e cila nuk merret me krahët politike, por me orientimin demokratik të vendit dhe politikën rajonale.

I vetmi ndikim që kanë këto zgjedhje në SHBA nuk janë në Shqipëri dhe as në Kosovë, por në faktorin shqiptar në Ballkan. Shqiptaro-amerikanët me të drejtë vote do të votojnë në shumicë Hillary Clintonin, për një kontrast shumë të qartë të historisë së Klintonëve me lirinë e kombit shqiptar dhe mbështetjen maksimale që ultranacionalistët serbë i japin Donald Trumpit, për atë që ka konsideruar si gabim çlirimin e Kosovës dhe orientimin e tij pro-rus.

Por përtej kësaj, Donald Trump do të ishte një problem real për Shqipërinë dhe Kosovën, nëse do të hynte në Shtëpinë e Bardhë. Me orientimin e tij pro-rus, me shpresën që do të ngjallte tek segmentet ultranacionaliste serbe dhe festën e Sheshelit në mes të Beogradit, do të krijohej një perceptim se faktori shqiptar nuk është më në fokusin e politikës amerikane dhe shumë procese në Ballkan do të ngrinin dhe mund të bënin regres. Shqipëria dhe shqiptarët e tjerë në Ballkan, janë një faktor i brishtë gjeopolitik ende i pastablizuar, më së shumti për shkak të problemeve të tyre dhe ata i zë shumë shpejt e keqja dhe mungesa e vemendjes e të mëdhenjve, në këtë rast e SHBA.

Unë e kuptoj se nëse ndodh që Trump të jetë President, ai nuk do jetë kaq gomar sa ka qenë në fushatë, pasi e moderon administrata dhe “vijat e kuqe” të Sigurisë kombëtare të SHBA, por qoftë dhe perceptimi se ka ardhur një armik i shqiptarve në Shtëpinë e Bardhë, na bën dëm.

Ndaj të gjithë ata që bëjnë humor me idenë se Trump nuk e ka mendjen tek shqiptarët, duhet të dijnë se ata që kanë dalë me pankarta pro Trump në rrugët e Beogradit pas Sheshelit, nuk kanë nevojë të merret Trump me ne, boll të mos merret të ndalë ata.

Ndaj shqiptarët i presin këto zgjedhje, jo për të duartrokitur fituesen e mundshme Hillary Clinton, por për t’u çliruar nga makthi i një ëndrre të keqe, që quhet Trump.

7 komente në “Shqiptarët presin të gëzohen për humbësin!”

  1. latifja says:

    Nje gje eshte e sigurt: njerit prej ketyre dy do t’i lepijme bythen
    bythziu zemerbardhe iku!

  2. latifja says:

    Nje gje eshte e sigurt: njerit prej ketyre dy do t’i lepijme bythen
    bythziu zemerbardhe iku!!!

  3. luis says:

    100% i sakte.Trump eshte fatkeqesia e shqiptareve, por fshatarat e Shqiperise mendojne se Trumpi mbeshtet yllin e tyre polar Sali trapin si e tha ai djali 15 vjecar nga Shkodra.

  4. BERISHA LARGOHU says:

    O Mero, pse a voton ti per Trump e Clinton? The really polls jane populli dhe jo media ha ha ha. Edhe ne Angli, polls tregonin se Anglezet do votonin per te qendruar ne EU, por nuk shkoj si thonin polls. Shikoni hallet e shqiptareve sepse Trump do votohet nga populli American.

  5. donaldi says:

    Me kete shkrim ja ke fut kot fare.
    Nga njera ane thua se zgjedhja e presidenteve nuk ka influencuar ne politiken shqiptare se x priti apo ndihmoi selamin(alekum) dhe ktej i fut tmerrin shqiptareve se po fitoi Trump ne do jemi nen kercenimin rus dhe sheshel ose ose e ben si disa demokratikas qe shpresojne se po fitoi Trump ,AI (trumpi)eshte shprehur se do ta shtypi Edi Ramen si morr i kuq sepse Ai (edi) na e paska share Trumpin………….
    Mos u bej edhe ti naiv si keta koqet demokratikas sepse kushdo qe te vij ne pushtet ne Amerike nuk e ndryshon dot politiken si te doj se ka disa dhoma ku do aprovohen ose bllokohen politikat e nje individi.
    Shiko kronollogjin ,po te them vetem per politiken e emigranteve ilegal ku cdo president (per vota)e ka pas perparsi legalizimin e tyre dhe njera dhome e aprovonte dhe tjetra e bllokonte e sa e sa te tjera qe ti idi me mire,por do qe te besh politik kunder Trumpit.
    Presidentat e USA nuk jane salikomunistishpellar qe ben cfare ti doj qefi me fshataret e tij.

  6. Leone-53 says:

    Edhe une jam shqiptar dhe as me intereson se kush fiton ne SH.B.A. sepse nuk eshte vendi im keshtuqe as gezohem e as merzitem.
    Do te isha i lumtur nese :
    -Vendi im do te qeverisej nga njerez te ndershem e te pergjegjshem ne veprimet e tyre.
    -Bashkekombesit e mij te votonin per te zgjedhur perfaqsuesit e tyre nga cdo kend i globit qe te ndodheshin sic bejne te gjithe popujt e tjere.
    -Do te doja vendim tim NEUTRAL ne kete bote shume te semure ku MASONERIT dhe BANKAT bejne ligjin ne menyre fare te padukeshme por shume te “lexueshme” per ne qe kemi dy pare mende ne koke.
    Se kush fiton e se kush humbet ne Amerike a Europe u inereson te tjerve z. Baze i ke shkruajtur kot keto vargje.
    E publikoni a jo kete koment pak me intereson sepse dihen ca gjera.
    Coao !…

  7. John says:

    E ke ulur shume nivelin e shkrimeve Mero! Je bere si Faro. Mos ki frike se po fitoi Tramp nuk i ben asgje Rames, as i bie ne mend se egziston Rama apo fshati i madh Tirana. Shiko ketu qe u mbytem, mos ja qaj hallin Amerikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje