Bashkia e Tiranës: Ja zonat problematike, ku nuk duhet të lëvizni

8 Nëntor 2016, 11:16Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ka kërkuar nga qytetarët, që të mos lëvizin në zonat problematike pas reshjeve të dendura të shiut.

Njoftimi i Bashkisë:

Nisur nga situata e krijuar për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve gjatë paradites së sotme, Bashkia e Tiranës gjen rastin t’u bëjë thirrje qytetarëve të saj që të ulin sa të shumë qarkullimin gjatë orëve në vijim, si dhe të shmangin frekuentimin e brigjeve të lumenjve në zonat periferike, që paraqesin rrezikshmëri.

Bashkia e Tiranës ka evidentuar të gjitha rrugët problematike dhe me mundësi të lartë për t’u bllokuar gjatë reshjeve të dendura të shiut, si dhe prej ditës së djeshme 1800 punonjës nga ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune në terren, në shërbim të qytetarëve.

Aktualisht, situata në Tiranë përgjithësisht është nën kontroll, por ka disa zona të cilat paraqesin problematika për shkak të pranisë së shtuar të ujit. Situata është më e rënduar në zonat rurale, në Njësitë Administrative Zall Bastar dhe Zall Herr, me dëmtimin e disa urave, për shkak të prurjes së jashtëzakonshme të ujit nga përrenjtë dhe lumenjtë. Gjithashtu, nga 200 shkollat e Tiranës ka pasur problematika vetëm në 2 shkolla, ku është ndërhyrë menjëherë për përmirësimin e situatës.

Problematikë e shtuar shfaqet edhe në Njësinë Administrative 8, në zonën e Bregut të Lumit, i cili ka dalë nga shtrati. Bashkia e Tiranës po monitoron situatën, për të ndërhyrë edhe me evakuimin e banorëve aty nëse do të jetë e nevojshme.

Bashkia e Tiranës këshillon qytetarët që të shmangin qarkullimin në zonat e mëposhtme të qytetit:

– Ura e Shkozës, Njësia 1

– Zona e Selitës

– Zona e rr. Misto Mame

– Rr. Don Bosko

– Zona e Bregut të Lumit

Në raste emergjencash, ju lutemi të kontaktoni në numrin e emergjencave 112 ose me Administratorin e Njësisë tuaj Administrative.

5 komente në “Bashkia e Tiranës: Ja zonat problematike, ku nuk duhet të lëvizni”

  1. xheni says:

    Miku mirë në ditë të vështirë. Ju falenderojmë që në këto ditë të vështira jeni në ndjekje të kësaj emergjence. E rëndësishme është të kalojmë të keqen.

  2. donald says:

    Eri je njeriu shembull me i mire per te ju tregu te gjithe atyne qe filozofine e jetes e kane shenderu ne POLITIKE se organizimi shoqeror e qytetar eshte detyrim dhe qyteterim dhe se organizimi ne kohe emergjencash natyrore eshte detyrim i xhdo te qyteteruari suksese pac per jet e mot

  3. fiona says:

    Edhe katakombet e Parisit te kishim, do permbytemi me gjithe ato qese e mbeturina qe leshojme si pa te keq rrugeve.

  4. dhora says:

    Njerzit e mir i tregojne vertytet e tyre dhe cilesit qe kane vetem me pune Suksese

  5. er says:

    Amon me se vetem shqiptaret dine te ankohen. E shofim te gjithe si eshte sitata, edhe ne itali kishte permbytje te tilla po nuk doli njeri ti thote kryetarit te bashkise e ke ti fajin per gjithe kete shi.
    Jane permbytur rruget po e dine, por edhe punetoret e shkrete rrugeve mbeten.
    Fajin per gjendjen e Tiranes e kemi te gjithe, por ti leme llafet dhe te mundohet gjithsecili te jape ndihmen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje