Ben Blushi, me “Libra” për të vrarë armiqtë: Nga funerali i Rilindjes, tek “vdekja” e Qazim Sejdinit dhe... vrasja me snajper e Ramës

8 Nëntor 2016, 09:46Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ben Blushi e nisi 2 vjet pas fitores në zgjedhje të socialistëve, kur e “ngjeu” për herë të parë penën me të zezë, e futi “Rilindjen” në arkëmortin e fundëm dhe përcolli funeralin në një pamflet të gjatë si sprovë letraro-politike që rastisi në kulmin e fushatës për zgjedhjet e kryetarëve të 61 bashkive të vendit.

Funeralin e “Rilindjes”, Blushi e përshkroi si një kortezh që më shumë se i përmotshëm, ishte si lehtësim për një vdekje, e cila edhe pse metoforike, ajo shihej si ndodhi epike, pasojë e një zemërate të fortë.

Armiku politik më i madh në atë botë i Ben Blushit, që kryesonte listën e qarkut të Elbasanit, ishte kryebashkiaku i qytetit Qazim Sejdini, për të cilin shkrimtari-politikan, shkroi fap e fap një libër, ku njeriun e urryer, pikërisht “Lalën” që u rizgjodh për të katërtën herë, e vdiq tek “Kandidati” i tij.

Kryetari i bashkisë, në librin e Blushit nuk ishte një gjë tjetër, por një i vdekur që zgjidhet, një kufomë elektorale që sillej si metaforë deux ex machina për të prishur statukuonë.

Dy vjet më pas, në kohën kur ka nisur një betejë të fortë kundër Edi Ramës, ku është betuar publikisht se do ta rrëzojë me të gjitha mjetet, e duke u bashkuar me gjithkënd, ndërkohë që ka nxjerrë në skenë partinë e re të tij, Ben Blushi publikoi librin e radhës, ku atë-armikun e tij të egër, Edi Ramën, e vdiq njësoj si Qazim Sejdini, por këtë herë ka indikuar edhe armën: snajper me plumb blindshpues.

Personazhi i Blushit, qëllon mbi kryeministrin dhe eleminon pikërisht duke menduar se hakmerrej në emër të popullit që vuante.

Ndryshe nga ajo që Blushi flet në dy librat e parë, ku dënon dhunën e forcën duke e tallur atë.

Ndryshe nga folozofia që sapo anonçoi me partinë më të re “LIBRA”, si forcë e njerëzve të lirë që luftojnë me mendimin e ndershmërinë, në operimin e tij drejt opinionit publik, Ben Blushi ka dalë i armatosur për të eleminuar të gjithë armiqtë e tij; me dënim kapital.

Blushi në këtë histori i ngjan atij shkrimitarit të shquar që tregonte Sabri Godo shpesh.

“Jam personi më paqësor në botë”-thoshtë shkrimitari që rrëfente me mjeshtëri Godo: “Dua të rri i izoluar në një pyll, të jetoj në një kasolle të thjeshtë me një krevat, dollap për librat, një tryezë e karrike për të punuar dhe natyrisht, një makinë shkrimi.

Ama, veç kur të zgjohem në mëngjes, e të dal në ajër të pastër i dua t’i shoh varur në pemë; 5 a 6 armiqtë e mij…”

Por shkrimitari që tregonte me simbolikë të fuqishme virtuozi Godo, ishte në botën e librave, ndërsa Ben Blushi, është ngulur fort me kthetra në “republikën e politikës”, të paktën prej vitit 1998, kur u kooptua në Komitetin Drejtues të PS-së, sot Asambleja Kombtare.

E kjo politikë, ka vuajtur shumë nga morali i forcës, i dhunës verbale, asaj institucionale por edhe reale.

Sot është koha për forcën e moralit, fuqinë e ideve dhe vullneteve parimore.

Funeralet, vdekjet e vrasjet e Blushit mund të jenë edhe Fiction letrar, por të dhëna nga një njeri politik si Ben Blushi, përveç përcjelljes frojdjane të rrjedhës së subkoshiencës, merr direkt perceptimin e një mesazhi drejt opinionit publik.

Një mesazh që flet për të vrarë armiqtë, qoftë edhe me “LIBRA”…

2 komente në “Ben Blushi, me “Libra” për të vrarë armiqtë: Nga funerali i Rilindjes, tek “vdekja” e Qazim Sejdinit dhe… vrasja me snajper e Ramës”

  1. majlinda says:

    ben blushi mos ka vrare dhe sokol olldashin ne bashkepunim me berishene dhe lul bashen ? ku i dihet !
    nje njeri fodull qe nuk ka pike karakteri, dhe qe e ka zene lapsi te jete deputet per shume legjislatura, dembel dhe di te shkruaj libra qe shume pak i lexojne, do bej mire te vetevritet nese ka ne mendje te vrase te tjere, kjo do jete me mire per te te shpetoj nga ankthet e vrasjeve me cdo mjet qe ai pretendon, ose imagjinon.

  2. vang says:

    Ben Blushi po na kthen ne klasicizmin francez duke perdorur elemente te ”Deus es machina”-te zgjidhjeve mekanike sado talentit te pa diskutueshem letrar.Letersia nuk eshte AGJITACION, si ai qe bejme ne referendume, votimeve apo reklamave.Letersia eshte PROPAGANDE E e thelle ideore ideollogjike pa e permendur asnje here qellimin hapur si ne gazetari qe ka edhe ajo karakter agjitativ.Ne letersi mjeshteria artistike duhet te jete e tille qe mos flase” direkt” per qellimin. Shkeputja nga agjitacioni ,mbeshtetur ne vertetesine artistike,ahere komponentet e tjere stili ,magjia e talentit ,perbejne letersine e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje