Bumçi thotë se pavarësisht debateve, Bregu "votoi pro propozimeve tona". Dhe shpjegon pse PD kërkon kushtet për mos-hapjen e negociatave

8 Nëntor 2016, 16:45Politika TEMA

Ne nje interviste ne News 24 deputeti Aldo Bumçi shpejgon kushtet qe ka propozuar PD per mos hapjen e negociatave dhe sqaron se pavaresisht debateve me zonjen Bregu, ajo ka votuar njesoj si grupi i PD ne Bruksel.

Pyetje: Jeni një ndër 5 deputetët e PD-së që keni votuar kundër rekomandimit të hapjes së negociatave për Integrimin e Shqipërisë?

Gënjeshtër që mund ta prodhojë vetëm Taulant Balla. Është një takim ku thelbi nuk është deklarata por diskutimet. Axhenda vendoset nga Bashkimi Europian. BE-ja kërkonte që ne të informonim  për zgjedhjet, reformën në drejtësi, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. Këto ishin temat që kishin vendosur BE-ja, që priste informacion nga ne dhe kjo është detyra jonë si deputetë të opozitës, që të përcjellim këndvështrimin tonë dhe informacionin tonë.

Në këtë takim nuk ka vendimmarrje. Ky është një takim diskutimi, informimi. Shqetësimet tona i ndau edhe Fleckenstein, që është reporteri për Parlamentin Europian që mbulon Shqipërinë, z.Kukan dhe deputetë të tjerë të cilët folën për problemet me zgjedhjet, për problemet me moszbatimin e ligjit të dekriminalizimit ku keta dy deputet kanë qënë ndërmjetës dhe garant  të parlamentit Europian dhe për ceshtjen e kultivimit te droges.
Ky është thelbi i këtij takimi. Në 13 vite ky takim ka vetëm, një deklaratë të përbashkët, quhet deklaratë e përbashkët sepse të dy palët shumica, edhe opozita duhet të bien dakord për këtë deklaratë.

Pyetje: A është opozita pro hapjes së negociatave?

I vetmi paragraf që kishte konsensusin e të gjithë palëve qeveri dhe opozitë ishte paragrafi i parë që thotë shprehimisht, e thotë shumë qartë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë kur të plotësohen kushtet në fusha kryesore dhe këto të jenë të pakthyeshme; mbështesim hapjen e negociatave në atë fazë ku implementimi i reformave të jetë i besueshëm dhe hapja e negociatave do të jetë një nxitje për shtyrjen më tej të reformave.

Pyetje: Cilat janë kushtet që duhen plotësuar?

Kushtet që duhen plotësuar nuk i vendos opozita shqiptare. Kjo është një lojë që do të bëjë Partia Socialiste dhe më vjen keq që z.Balla gënjeu dhe nuk tha të vërtetën. Kushtet i vendos Bashkimi Europian.
Nuk ka votuar njeri kundër rekomandimit, nuk ka patur asnjë votë për të vendosur për rekomandimin këtu dhe nuk është diskutuar, a jeni ju pro rekomandimit  kjo pyetje nuk është shtruar dhe nuk ka qenë kurrë e shkruajtur. Dhe unë ju thashë që kemi votuar pra “pro”, ke amendamentin e parë që është i votuar nga të gjithë ne.
Por mosplotësimi i kushteve: zgjedhje të lira dhe të ndershme, moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit, mungesa e luftës ndaj krimit dhe drogës. Këto janë çështje që kanë shqetësuar europarlamentarët edhe Bashkimin Europian. Plotësimi i këtyre kushteve hap negociatat.

Pyetje: A nuk do të ishte mirë të hapeshin negociatat dhe paralelisht të zbatoheshin dhe kushtet?

Nuk vendos kushte opozita, nuk merr vendime opozita, ky është një manipulim që po bën Partia Socialiste, nuk është ky një komision që merr një vendim është një komision që informohet, diskutohet, dëgjohet zëri i qytetarëve shqiptarë dhe të atyre që kanë ardhur në Europë për të kërkuar azil dhe që nuk po jetojnë dot në këtë Shqipëri sepse po të ishte bërë Shqipëria si Europa nuk do të largoheshin.

Pra, ky është një komitet që nuk merr vendime dhe është mashtrim i hapur të thuash që opozita votoi kundër.
Thelbi i çështjes është: kushtet i vendos Bashkimi Europian dhe Bashkimi Europian në bashkëpunim me komisionin dhe Komisioni Europian nesër do të dalë me propozimin, ky propozim do ti nënshtrohet vendimeve të vendeve anëtare, Gjermanisë dhe vendeve të tjera, në Këshillin e Ministrave dhe janë ata që do të vendosin për Shqipërinë; hapjen e negociatave, hapjen me kushte dhe etapa të mëtejshme.

Por kjo lidhjet me plotësimin e kushteve dhe jo me opozitën shqiptare. Për shkak se është qeveria më e dështuar, më e korruptuar, më e kriminalizuar do të fshihet sikur opozita kundërshton. Nuk e ka kundërshtuar opozita, absolutisht, opozita mbështet procesin e integrimit në Bashkimit Europian të Shqipërisë.

Pyetje: Kur mendoni se duhen çelur negociatat?

Unë besoj se negociatat duhen çelur, e para kur kjo qeveri të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kur të luftojë drogën. Kjo Shqipëri me këtë përhapje të frikshme të drogës dhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme po shkon drejt një krize dhe ky është një problem i madh me të cilin ne po ballafaqohemi prej tetë muajsh.

Pyetje: Pra ju thoni pas 2017-ës?

Vendimin nuk e marr unë, vendimin e merr Bashkimi Europian.

Zgjedhjet janë kushti i parë që BE-ja i ka vënë çdo vendi anëtar. Dhe kjo përmasë e frikshme që ka marrë fenomeni i drogës me ndikime në shoqëri, ekonomi dhe në zgjedhje është alarmuese. Por vendimin do ta marrë BE-ja dhe Këshilli i Ministrave. Ky ishte një takim që ne kemi informuar mbi çështje që ka kërkuar BE-ja dhe çështjet janë shumë të qarta; çështjet janë krimi, zgjedhjet dhe dekriminalizimi.

Pyetje: Pse u nda vota juaj nga zonja Bregu?

Nuk ka patur asnjë ndarje vote ndërmjet nesh dhe znj.Bregu. Zonja Bregu ka votuar të gjitha propozimet e Partisë Demokratike, pra çfarë propozimet bëmë ne që shumica i rrëzoi më votë  dhe unë ju thash që nuk ka pasur kurrë votë në 13 vite, ka pasur konsensus. Zonja Bregu votoi pro propozimeve tona, ndërsa votoi “pro” propozimeve tona kjo është shumë e qartë se nuk ka ndarë votë.

10 komente në “Bumçi thotë se pavarësisht debateve, Bregu “votoi pro propozimeve tona”. Dhe shpjegon pse PD kërkon kushtet për mos-hapjen e negociatave”

  1. birbo says:

    nje njeri qe vete Doktor Berisha i ka thene “idiotin ma hiqni qafe”…. pra cfare te presim nga ky tashti????

    1. Albani says:

      Nuk eshte ky,por politika e pergjithshme e PD-se,te sabotojne sa me shume qe tu rriten shancet per pushtet,por harrojne qe keshtu e vulosin pergjithmone te qenit OPOZITAR.

    2. Anton says:

      Kjo eshte tradheti kombetare. Keta maskarenj qe perhapen drogen ne te gjithe vendin i kerkojne llogari qeverise qe po e shkaterron drogen dhe shpif ne parlamentin europian. Keta maskarenj qe kane vjedhur hapur zgjedhjet per dekada flasin per vjedhje te zgjedhjeve nga PS apo LSI. Kjo esthte pataksi. Keta maskarenj qe kane kapur drejtesine dhe nuk lejojne te denohet asnje kriminel si Berisha, Basha e shume te tjere thone te vendoset drejtesia kur drejtesine e kane ne dore keta. Thone te behet dekriminalizimi kur kryekriminelet me te medhenj Berisha e Basha qendrojne te lire sepse drejtesia eshte ne duart e tyre. KJO ESHTE TRADHETI KOMBETARE! POPULLI SHQIPTAR DUHET TE REAGOJE FUQISHEM. Perndryshe hidhjani Shqiperine derrave sepse gjithcka ka marre fund me kete popull.

  2. epiriiiii says:

    sa te ket BUMCA SALIRA ISLAMRA POLLOQI GOJSHTREMBI PALOQE etjetj Paragrafi Pare nuk plotsohet KURR. PD, era po merr fund…..

  3. Tony says:

    A nuk po e kuptojme ne kete shkrim apo ka diqka qe nuk shkon ketu: edhe thuhet se “nuk ka patur votime ne 13 vjete” dhe po ashtu thuhet se ” zonja Bregu votoi pro propozimeve tona”, tani ka patur apo jo votim se u traposen te gjithe ne Bruxel me duket.

  4. arben says:

    Ketu bie ere tradheti burra.

  5. Piro says:

    FAJI ESHTE I URDHERUESAVE TE SHQUPI, KY DITEZI ESHTE THJESHT NJE IDIOT QE HA ÇORB. TURP PER KETE PARTI….TURPERUAN GJITHE DEMOKRATET E NDERSHEM QE E KANE IDEAL INTEGRIMIN E SHQIPERIS. TURP

  6. Eltoni says:

    ooooo idiot-debil-anadoll-delirant-plere-tradhetare-etj ndyresirash permban car kushtesh more bastard papagall i zhulalit,kushte jane+duhet te jete zbythja e gjykatave te cdo shkalle+niveli dhe dedes+llalles qe mbrojne bthq hollandez me RAPORTE MJEKESORE+PROCEDURA per mega vjedhje-vrasje+pakte detare o analfabet po dosjet e mimes-imamit-rulit-pollos-etj ndyresirash pas qe as po hetohen me dosje nga me te ndyrat,pa llogaritur pleren filo serbe berishen kurven e UDB-serbe qe ka mbi 40-fletethirrje nga prokuroria per vrasje+zhdukje o kurve analfabet e zhulalit o tru kare,po kush je ti qe bllokon kete komb te ardhmen e femijeve te mi dhe taneve o shkerdhate e nje elite te fundit KOMUNISTESH te SHQUP-it,po pse o ndyresire te kimi gje borxh neve surratit tend o kerme,PTUUUUUUU…

  7. Fatosi-kosove says:

    Mjerisht e degjova intervisten e keti pseudodeputeti,dhe ju them nga zemra se asnjehere ne jeten time nuk jam ndier me i fyer e i poshteruar se sa mbreme nga goja e keti deputeti qe flet ne emer te popullit,as gjat masakrave serbe,as nga dhunimet serbe,as nga poshterimet serbe e greke nuk jam lenduar me shume se sa mbreme,dhe quditerisht paska “njerez” qe ia duan vendit te vet te njejtat gjera qe ia donte millosheviqi por edhe millosheviqt e gjall te sotem,une thene te drejten e kam ditur kete qysh para 25 vjeteve sepse e dija qe sali berisha nga vrases komunsit na u ba “demokrat” vrases dhe te gjithe horrat si bumqi qe u futen ne PD jane hiq me pak se ai dhe millosheviq,por ama se ka shqiptar qe votojne per ta dhe qe do votojne edhe pas kerkeses per shkaterrimin e vendit te vet nuk e kam besuar dhe nuk e kam dashur,por ja qe ka,çfar te themi pas gjithe ketyre poshtersive sdo befasohem neser kur nishani do ti dekoroj edhe keta vrases masiv,do ta dekoroj edhe millosheviqin dhe vrasesit si ai,kjo seshte tragjike me!

  8. matiani says:

    Turp te keshe more Aldo,ty te mbane ne politike ajo fusnota e Gerdecit ku shkruajte “Per Shkelzenin” dhe tani nuk ke kah ia mbane ndryshe do te kishe konsiderate per te paret tu e per Shqiperine s,se paku nuk vjellje ndytesi e balte nga goja mbi vendin tend dhe popullin tend.PO si mendon ti se funksionaret e BE-se nuk e njohin realitetin dhe punen e qeverise se Shqiperise pa broqkullat dhe intrigat tua?Si pranon te ulesh ne nivel kaq te ulet dhe te ndyesh vendin tend?Europianet nuk e kane hallin tuaj as ambicjen e semuar per pushtet.Ata vetem habiten me nivelin tuaj .Populli shqiptar tashme e sheh haptazi me kend ka te beje dhe pse eshte gjithe kjo histeri e neveriteshme kunder refotrmave dhe funkcionalizimit te shtetit shqiptar.Normalisht rrugaeuropiane dhe funksionmi i shtetit te se drejtes faren tuaj do ta perballe me drejtesine dhe nuk do i le vend ne politiken shqiptare.Pse duhej te ishe ti pjese e kesaj ore derezi,ndoshta mbahesh peng nga mjeshtri i intrigave dhe eleminimeve makaber.MOs harro se ti je tani vetem nje ndytesirene syte e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje